LUFTA E DYTE BOTERORE – Pjesa e trete

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2598
LUFTA E DYTE BOTERORE
PJESA E TRETE
Lëvizjet dhe Aleancat para luftës
Në fillimet e luftës, Britania dhe Franca ndoqën një politikë mos veprimi ndaj Gjermanisë duke dashur të ruanin paqen në Evropë. Ka mendime se kjo politikë u ndoq pasi këto dy fuqi të mëdha dyshonin në se popujt e tyre do të kishin dëshirën të luftonin një luftë tjetër madhore në kaq pak kohë.

Me Marrëveshjen e Mynihut (Munich Agreement) në vitin 1938, u kuptua qartë që tashmë lufta ishte e pashmangshme, pasi pikërisht Britania e Madhe dhe Franca, dhanë leje pushtimit të atyre tokave Çekosllovake, ku sipas Hitlerit jetonin popullsi gjermano-folëse. Çamberlain deklaroi se ky ishte një pakt që do të shënonte paqen në Evropë. Por në të vërtetë, Gjermania pas pushtimit të “tokave që i përkisnin”, në mars të 1939, do të pushtonte të gjithë Çekosllovakinë. Në më pak se një vit nga pushtimi i Çekosllovakisë, Britania e Madhe dhe Franca, do t’i deklaronin luftë Gjermanisë.

Firmosja e Paktit Molotov-Ribbentrop në Moskë. Mbas Molotov nga e majta në të djathtë qëndrojnë Shaposhnikov, Ribbentrop dhe StalinMe pushtimin e Çekosllovakisë u pa qartë dështimi i Marrëveshjes së Munihut. Gjithashtu Britania e Madhe dhe Franca arritën në përfundimin se Hitlerit nuk i zihej besë dhe se ai kërkonte të shtrinte pushtetin në të gjithë Evropën, një gjë kjo që ata nuk mund ta toleronin. Polonia dhe Franca do të binin dakord të ndihmonin njëra tjetrën më 19 maj 1939, në rast sulmimi nga pala Gjermane. Britania e Madhe do të ofronte ndihmën e saj ndaj Polonisë me të njëjtin qëllim si Franca në Mars. Më 23 gusht 1939, pakti Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop do të firmosej nga të dyja palët. Ky pakt ishte i fshehtë dhe kishte si synim kryesisht formimin e një protokolli për të realizuar ndarjen e Evropës qendrore, ndërmjet Nazistëve dhe Sovjetikëve. Kjo ndarje do të bëhej sipas planeve të interesave dypalëshe dhe gjithashtu i premtonte Bashkimit Sovjetik një pjesë të Polonisë. Të dy palët arritën në një marrëveshje që lejonte si Gjermaninë dhe Rusinë të “bridhnin” të qeta dhe të mund të kryenin veprime ushtarake në tokat e njëri-tjetrit. Duke kujtuar Luftën e Parë Botërore ku Anglia i kishte bllokuar shumë gjëra asaj duke bërë që Gjermania të vuante urinë, Gjermania dëshironte një kontratë me Bashkimin Sovjetik, ku ky i fundit zotohej të shiste ushqimet, naftën dhe produkte të tjera Gjermanisë.

Gjermania tashmë nuk frikësohej dhe ishte gati t’i shpallte luftë Britanisë së Madhe, Polonisë dhe Francës. Hitleri në fillim qartësoi se ai donte thjeshtë të shtinte në dorë Qytetin e Danzing (do ishte më e saktë të thuash Qytet-Shtet) dhe Korridorin e Polonisë, por qëllimet e pushtimit të plotë të Polonisë ishin të qarta. Marrëveshja midis Britanisë së Madhe dhe Polonisë në 25 gusht, nuk do të ndryshonte planet e Hitlerit.

Periudha dhe Ngjarje të luftës

Evropa si Fushë-Betejë

Pushtimi i Polonisë
Më 1 shtator 1939, Gjermania pushton Poloninë. Me pretekstin e rremë se Polonia “sulmoi” një pikë Gjermane në kufi, Hitleri do të hidhej në sulm kundra saj duke e pushtuar. Më 3 shtator të po atij viti, si Britania e Madhe ashtu edhe Franca, do të shpallnin luftë ndaj Gjermanisë. Shumë shpejt edhe Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re do t’i shpallnin luftë asaj gjithashtu. Francezët do të organizoheshin shumë ngadalë. Pas ofensivës në Saar, ata shumë shpejt do të hiqnin dorë dhe do të tërhiqeshin. Ndërsa Britania, e kujtuar pak vonë, nuk mundi të bënte asgjë për të ndihmuar Poloninë që ndodhej nën sulm tashmë. Në 8 shtator, Gjermania Naziste do të arrinte në Varshavë (kryeqyteti i Polonisë), pas thyerjes së bujshme të mbrojtjes së dobët Polake.

Shtator 1939. Këmbësoria Polake në pritje gjatë Pushtimit të PolonisëMë 17 shtator 1939, Bashkimi Sovjetik sulmon nga lindja dhe pushton atë pjesë të Polonisë që i ishte premtuar nga marrëveshja e fshehtë me Gjermaninë. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, si presidenti dhe kryetari i përgjithshëm i trupave të armatosur polake, do t’ia mbathini në Rumani. Më 1 tetor, pas një muaj sulmesh mbi Varshavën, forcat armike do të shtinin në dorë qytetin. Batalioni i fundit i trupave polake, do të dorëzohej më 6 tetor, edhe pse zyrtarisht, Polonia nuk iu dorëzua kurrë Gjermanisë. Trupat polake të mbetura, u tërhoqën në vendet fqinje duke shpëtuar për momentin. Këto trupa do të luftonin më vonë në Fushatën e Shtatorit dhe do të jepnin një ndihmë të madhe ndaj forcave aleate për fitimin e Luftës së Dytë Botërore.

Lufta rrufe
Pas rënies së Polonisë, Gjermania e ndaloi hapin e saj për t’u rigrupuar gjatë dimrit të viteve 1939 dhe 1940 deri në prillin e 1940-ës. Gjatë kësaj kohe Franca dhe Britania e Madhe kishin qëndruar në gjendje mbrojtjeje. Pushtimet e mëvonshme do të zhvilloheshin shumë shpejt nga ana e gjermanëve me anë të sulmit të quajtur “Blitzkrieg” (e cilësuar si “the Phony War” – “Lufta e rremë”, nga mediat e Britanisë së Madhe sepse terreni i përdorur ishte shumë pak dhe shumë shpejt ???). Në shqip komentohet Blitzkrieg ose “Luftë-rrufe” por njihet gjithashtu edhe si BlitzKrieg (në të vërtetë kjo gjë është deri diku e gabuar sepse ky term i përket gjuhës gjermane duke bërë që ndonjëherë të dalin keqkuptime) ?!
VAZHDON

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2010. Filed under Shekulli jonë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.