Lufta anti-drogë, BE: Policia shqiptare më e mira në Ballkan

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5931
Vlerësohet arrestimi në një operacion të përbashkët me forcat amerikane dhe gjermane që çoi në arrestimin e 57 personave dhe hetimet speciale që shkatërruar 47 grupe kriminale.
“Viti 2010 ishte viti i zhvillimit dhe zbatimit të një strategjie të re kombëtare, strategji që përputhet tërësisht me standardet evropiane për vitin 2009-2011 ndërsa ka arritur rezultate shumë të mira në luftën kundër krimit”. Grupi përgjegjës për drogën në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian ka vlerësuar një ditë më parë gjatë analizës së tij të bërë për gjithë rajonin e Ballkanit në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, punën e bërë nga Policia e Shtetit., ndërkohë që në rekomandimet që ky grup i bën Shqipërisë kërkohet përpjekje më të mëdha për luftën ndaj korrupsionit.

Në raportin e përpiluar nga ekspertët e BE-së vendi ynë është vlerësohet me nota shumë pozitive për luftën ndaj trafikut të drogës gjatë vitit që sapo lamë pas, madje për më tepër është theksuar se Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit që ka korrur sukses. Shprehimisht, në raportin e grupit evropian për drogën në Ballkan është vlerësuar se në 2010-n, Shqipëria mundi të arrinte rezultate shumë të mira falë përpjekjeve që policia bëri ndaj biznesit ndërkombëtar të drogës. “2010-a ishte viti i zhvillimit dhe zbatimit të një strategjie të re kombëtare, strategji që përputhet tërësisht me standardet evropiane për vitin 2009-2011”, – thuhet në raportin e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, në raport është vlerësuar zgjatja e moratoriumit për skafet, si funksionimi i qendrës ndërinstitucionale të Durrësit me pajisje moderne të reja, që kanë treguar efikasitetin e vet me detektimin e 5 tentativave të kontrabandës drejt Italisë. Lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike, raporti i BE-së vlerësoi se njësitë antidrogë kanë njohuri shumë më të mira dhe kontakte shumë më të afërta me qeverinë lokale dhe se ato reagojnë shumë më shpejt se në të kaluarën.

Ndërkaq, për shkatërrimin e kulturës së bimëve narkotike, është vlerësuar se vetëm brenda vitit 2010 janë shkatërruar 40% e sipërfaqeve të mbjella, një shifër rekord brenda një viti, që i ka dhënë Shqipërisë këtë vlerësim të Bashkimit Evropian, i cili kërkon ndërkohë që të vazhdohet puna për heroinën dhe kokainën. “Një aksion i suksesshëm së bashku me forcat amerikane dhe gjermane çoi në arrestimin e 57 personave”, – thuhet në raport duke u evidentuar gjithashtu, se në sajë të njësisë të forcimit të ligjit dhe oficerit të policisë Selfollari, janë kryer hetime speciale dhe shkatërruar 47 grupe kriminale në të gjitha vendin.

Në raportin e djeshëm të grupit kundër drogës në selinë e BE-së është bërë ndërkohë krahasimi midis vitit 2003-2004, kur niveli i trafikut të drogës ka qenë në majat e tij më të larta me vitin 2010, ku niveli i qarkullimit dhe drogës në vend është pothuajse zero. Gjithashtu, ekspertët e BE-së që kanë përpiluar analizës janë shprehur se bashkëpunimi me Europolin dhe Interpolin dhe PAMECA ka venë në pah, se ka zhvilluar trajnime të suksesshme me oficerët e forcimit të ligjit. Sipas raportit të Bashkimit Evropian, është rritur bashkëpunimi midis doganave, por ndarja e informacionit të inteligjencës midis të gjitha forcave të policisë , ashtu dhe patrullat e përbashkëta mbeten prioritet.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/02/2011. Filed under Policia shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.