Loja e padrejtë e shahut…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3998
Le ta fillojmë me  Sirinë e sotme. Megjithëse populli sirian luftoi heroikisht për pesë muaj me radhë, duke pasur mijera viktima (jo qindra), Amerika dhe BE i bënin presion Bashar El Asadit se do ta pësonte si liderët e Tunizisë dhe Egjiptit, po të mos hiqte dorë nga dhuna. Nderkohë CIA dhe Mosad (sherbimet sekrete izraelite) vazhdonin bisedimet sekrete me El Asadin, për ta vënë në shërbim të plotë të tyre, në shkëmbim të karrierës politike. Kjo është shumë e rëndësishme strategjikisht për Izraelin, mbasi Siria dhe Irani, pas pushtimit të Irakut, kanë nënshkruar një traktat ushtarak për të luftuar së bashku, nëse do të sulmohej ndonjëra prej tyre. Këtej e tutje, Siria jo vetëm që nuk do ta ndihmojë më Iranin në rast sulmimi, por El Assadi dhe shërbimet e tij sekrete (mjaft efektive) do të vihen tërësisht ne shërbim të Izraelit. Pas kësaj marrëveshjeje pabesie, El Asadit iu la dorë e lirë të përdorte masivisht tankset, duke bërë kërdine mbi kryengritësit. Duke u zhytur keq në gjak (si politikanët e verbër shqiptarë më 1997), El Asad detyrohet të bëhet edhe më skllav akoma i padroneve të tij “shpëtimtare”, njësoj si politikanët e sotëm antishqiptarë.

Gadafi, që kishte përvojë të gjatë sundimi (42 vjet), nuk ishte më i negociueshëm për ATA dhe e likujduan. Vetëkuptohet që pasuesit e rinj të Gadafit do të nënshkruajne me te dy duart “marrëveshjen”, para se t’iu krijohet mundësia ta stabilizojne pushtetin ne duart e tyre. Qysh kur filloi kryengritja tuniziane, Lindja e Mesme është kthyer në një arenë përqendrimi të shërbimeve sekrete më të fuqishëm të botës, ku dominon si gjithmonë treshja e plotfuqishme: CIA + IS + Mosad. Duke e rrethuar Iranin me qeveri kukulla të dirigjuara prej tyre, ATA do ta detyrojnë Ahmadinexhadin (ose pasuesin e tij) të zgjedhë: ose si Gadafi, ose si El Bashari. Dhe qarku i Lindjes së Mesme mbyllet me instalimin e qeverive kukulla, të komanduara nga butonët e Shtëpisë së Bardhë në ujdi me Londrën e Jerusalemin e çifutizuar.

Le t’i hedhim tani një sy skenarit që po luhet në Kosovë, se Shqipëria me “udhëheqës” agjentë po qeveriset prej 70 vjetësh. Mbasi CIA zgjodhi një grup vagabondësh-kriminelë (shembëlltyra të Enverit) si banda e Hashim Thaçit, njerëz të hurit e të litarit, të zhytur deri në fyt në të gjitha mëkatet, i ndihmoi të vinin ne pushtet (mbasi zhduken me atentate rreth 1000 intelektualë patriotë qe do t’i kishin pengesë si ata edhe CIA) dhe tani kjo e fundit i vendos veglat e saj të verbëra para alternatives: ose do te nënshkruajnë ndarjen e Veriut me Serbinë për të qëndruar në pushtet, ose do t’i dorëzohen gjyqit të Hages për krime që Thaçi & co i kane kryer vërtet dhe ATA disponojne dosjet përkatese.

A mund të pyes nje kriminel ordiner per te ardhmen e vendit të tij, kur vihet para alternatives: ose në pushtet, ose në burg të perjetshëm?

Pikerisht tani kur po diskutohet zgjidhja e çështjes së Veriut, është rritur presioni psikologjik mbi Hashim Thaçin dhe krahun e tij të djathtë, Fatmir Limaj, nëpërmjet akuzave të rënda ndaj tyre. Bile Limaj, aktualisht   eshte në arrest shtëpie, dhe duhet të paraqitet në gjykatë së shpejti. Në keto rrethana, banda kriminale që drejton Kosoven e nis bjondinën Edita Tahiri me duart plot peshqeshe për negociatorin serb, Stefanoviç (nacionalist i terbuar, kuadër i Sheshelit), në bisedimet e Brukselit, që janë thjesht diktate.

Konkluzioni

Politika, qysh se ka lindur e derisa të ekzistojë (sigurisht, përgjithmonë) ka pasur, ka e do të ketë vetëm një parim: përça e sundo. Në fakt ky është vetë qëllimi i ekzistencës se saj, misioni i saj i vërtetë. Mjerë ai popull që pret dhurata nga politika e “Të Mëdhenjve” ! Ai e ka lidhur veten kokë e këmbë me zinxhirët e “bamirësve” të tij, të cilët i quajnë “burra shteti” vrastarët e atij populli miop.

Detyra primare e politikanëve të vërtetë e të papërlyer të vendve të vegjël është që të kuptojnë sa më mirë çfarë interesash e objektivash kanë “Të Mëdhenjtë” vendimmarrës në rajonin politik ku inkuadrohet vendi i tyre (rajoni i Ballkanit, p.sh.) dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme me forcat e brendshme për të mbrojtur interesat jetike të popullit e të vendit të tyre, gjithë duke u munduar të mos konfliktohen me “Të Mëdhenjtë”, por të tregohen konstruktivë në bisedimet dhe marrëveshjet me ta, pa pranuar të cenohet hapësira jetike e popullit dhe vendit që përfaqësojnë. Një shembull i mirë në këtë drejtim në rajonin tonë mbetet shteti i ri e i vogël i Maqedonisë. Ndonëse pa përvojë krahasuar me shtetin shekullor shqiptar, politikanët maqedonas nuk janë gjunjëzuar nga presioni për vite me radhë i Ndërkombëtarëve të ndërsyer nga Athina. Përkundrazi, ngritën edhe monumentin e Aleksandrit 18 m të lartë dhe, në përgjigje të protestave të Greqisë dhe sugjerimeve të BE për të mos nxitur nacionalizmat, ata u shprehën: “Monumentin e babait të Aleksandrit do ta ngejmë 24 m të lartë.”

Ndërsa në Shqipërinë e falimentuar politikisht dhe ekonomikisht, gjithçka është e montuar nga “Të Mëdhenjtë”, me synime të paramenduara. Edhe një lëvizje me emrin Aleanca Kuq e Zi me pretendime kombëtare në pamje (ndonëse me përbërje krejtësisht të majtë), e cila propagandoi mjaft kundër censusit në fillim, e kyçi gojën gjatë javëve që census-antishqiptari po hidhej në letër. A nuk është kjo dukuri e një lëvizjeje të telekomanduar, me të cilën është parashikuar zëvendësimi gradual i PD berishiane (tashmë të diskredituar e në shpërbërje) në spektrin politik shqiptar me një tjetër forcë politike të majtë, por me parulla të djathta si ato të vetë Berishës ?

Shtetet e mirëformuar e të kulturuar i qëndrojnë gjithmonë larg, me aq sa lejojnë koniunkturat, politikës së “Të Mëdhenjve” dhe popujt e tyre janë më të lumturit në botë: si p.sh. Vendet Skandinave, Zvicra, apo Austria.
Klodeta Telegrafi/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 22/10/2011. Filed under Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

5 Responses to Loja e padrejtë e shahut…

  1. Ceni

    16/11/2012 at 16:27


    Zonje vete e keni bere kete shkrim?

  2. Sinan

    19/06/2012 at 08:51


    Stafi i Proletari.com do te bente shume mire qe artikuj te tille t’i afishonte perhere online, mbasi shkrime te ketij niveli jane shume te rralle e po aq te dobishem per shqiptaret sot.

  3. Edmond Bodo

    24/10/2011 at 15:12


    FATKEQESISHT DUKET SE QEVERIRTE MBARE BOTERORE (FALE ”SEKRETEVE” DHE GRUPEVE TE INTERESAVE )TE TERHEQUARA DERI ME SOT NGA RRYMAT E KOHES E TE NDIKUARA GJITHASHTU DHE NGA KRIZAT APO ZEMERIMI I POPUJVE QE DUAN NDRYSHIME ,DUKET SE PO I COJNE ME KEMBET E TYRE DREJT FUNDIT NJE SERE SHTETESH.”DEMOKRACIA” QE JU AFROHET NJEREZVE E CILA JO RRALLE NENKUPTON PERMBYSJEN E NJE RENDI KUSHTETUES TE SHOQERUAR ME PERBYSJEN E VLERAVE NJEREZORE TE KRIJUAR NE MIJERA VITE.NJE BARAZVLEFSHMERI QE NUK PERFAQESON CFARE ZOTI PERENDIA DHE TE DERGUARIT NA KANE PERCJELLE,KA PROVUAR E DO TE PROVOJE PERDITE E ME SHUME , SE NA CMENYRE APO SA SHPEJT MUND TI VIJE FUNDI NJEREZIMIT DHE BOTES MBARE.E NATYRISHT QE CIA ESHTE PROTOGANISTJA E GJITHCKAJE.NJE CIA QE FLET ME GJUHEN E ATYRE QE DO ASHTU SI DO ,DUKE I PARALAJMERUAR E DUKE I MBROJTUR PER QELLIME RADIKALE E PSE JO DHE DUKE I VRARE SAPO TE BEHEN TE PAVLEFSHEM ASHTU SI QINDRA E MIJERA NJEREZ,GJENERALE,KOLONELE,POLITIKANE,BIZNESMENE ETJ ETJ .UNE THEM SE DO TI VIJE FUNDI DHE CIAS .KUPTOHET NESE ME PARE NUK DO TI VIJE FUNDI BOTES.

  4. Violeta

    24/10/2011 at 09:27


    Pershendetje, Klodeta!
    Nuk ke çfare t’i shtosh e nuk i heq dot asnje presje ketij shkrimi. Sa mire do te ishte qe ta lexonin edhe politikanet-hajdute te Tiranes kete shkrim!
    Por ata jane te zene me censusin, me dhurimin e detit, me varrezat e Janullatosit, me importin e fekaleve te Evropes ne atdheun tone fatkeq qe ata tradhtare e urrejne aq shume! I zente buka e tokes shqiptare qe po perdhunojne!
    Faleminderit per shkrimin

  5. Qerimi

    23/10/2011 at 18:58


    Klodeta më ke mrekulluar me shkrimin tuaj tepër analitik dhe shkencor.
    Ju jeni një njohëse në nivel eksperte për Çështjet e Lindjes së Mesme dhe njohja e juaj shkon me gjykimin objektiv.
    Objektiviteti është suksesi i analistit/-es. Ka dekada që manipulohet publiku nga helmi i mediave dhe i shteteve. S’ka më llahtari se sa të lejohen konçensione subversive të qeverisë të Sirisë kundër Lirisë dhe demokracise të një popullit sirian.
    Prandaj jam i mendimit se ishte faj rrëzimi i qeverisë dhe i Gadafit.
    Nuk ishte nevoja të hidhej me mijra tonelata bomba edhe radioaktivitet mbi popullin, spitalet, të shkretohej pallate e të vritej Gadafi për të vendosë demokraci sepse ka zgjidhje paqsore si izolimi i qeverisë, i ngrirjes të pasurive, izolimit të familjes të Gadafit,….
    Mbeta shumë i kënaqur para artikullit tuaj të rrallë e të nivelit akademik.
    Suksese dhe vazhdo!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.