Liberalizim vizash edhe me Kanadanë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4968
Gazeta kanadeze “Toronto Sun” raporton se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të lëvizin lirisht vitin e ardhshëm, pas shqyrtimit të një mundësie të tillë nga qeveria kanadeze

Kanadaja mund të liberalizojë vizat vitin e ardhshëm për Shqipërinë bëjnë të ditur mediat kanadeze. Sipas të përditshmes “Toronto Sun”, qeveria kanadeze po shqyrton mundësinë e liberalizimit në bllok të vizave të qëndrimit afatshkurtër për vendet e Ballkanit Perëndimor, pas pranimit të tyre në vendet që lejohet të qarkullojnë lirisht në zonën Shengen. Shqyrtimi i një mundësie të tillë, sipas gazetës, do të bëhet vitin e ardhshëm.

Mundësitë

Liberalizimi i vizave mes shteteve të zonës Shengen dhe Shqipërisë, më shumë sesa një mundësi për bashkëqytetarët tanë për të lëvizur të lirë, ka treguar edhe se Shqipëria, sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ka arritur një farë standardi të barabartë me vendet e Bashkimit Evropian për sa i përket kontrollit të kufijve, cilësisë dhe sigurisë së dokumenteve, luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Si pasojë, këto standarde janë të përafërta me vendet e Amerikës së Veriut, që kanë gjithashtu një politikë të rreptë në fushën e lëvizjes së lirë. Pas zonës Shengen, Kanadaja, dhe ndoshta në të ardhmen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mundësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët shqiptarë, siç bëjnë të ditur edhe burimet nga qeveria e Otavës për mediat kanadeze.

Një rrugë e gjatë

Por për të ardhur në një ditë, ku një mundësi e tillë shihet në horizont, Shqipëria kaloi mjaft sfida me fazën e parë që ishte edhe qëllimi parësor, liberalizimi i vizave me vendet anëtare të zonës Shengen, pra me Bashkimin Evropian pa Britaninë dhe Irlandën, plus Zvicrën, Lihtejnshtejnin dhe Norvegjinë.

Në qershor 2006, Shqipëria u bë vendi i tretë në Ballkan që nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, ndërsa në shtator 2007, Bashkimi Evropian nënshkroi me Shqipërinë marrëveshjen e lehtësimit të vizave që hyri në fuqi më 1 janar 2008. Ndërkaq, në qershor 2008, Komisioni Evropian paraqet udhërrëfyesin për Shqipërinë, në bazë të të cilit duhet të plotësohen kushtet për vizat. Një vit më vonë, në prill të vitit 2009 hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ndërkaq Shqipëria paraqiti pranë Bashkimit Evropian kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në BE.

Beteja e fundit do të vinte në vitin 2010, kur në muajin maj, Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, pasi dy vendet kishin përmbushur kushtet, ndërsa dy muaj më vonë, në korrik, ekspertët e Bashkimit Evropian mbyllën misionin e fundit të kontrollit teknik për vizat, duke theksuar se Shqipëria kishte përmbushur kushtet. Në shtator 2010, Parlamenti Evropian miratoi me shumicë absolute votash liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe në nëntor 2010: Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE-së mori vendimin përfundimtar në favor të liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Dhjetori i këtij viti i gjeti shqiptarët me mundësinë e festimit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në cilindo kryeqytet të Evropës, pasi dhjetori shënoi liberalizimin e vizave për vendin tonë.
Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/12/2010. Filed under Emigracion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.