Lëvizja “Bashkohu” – krijesë e Beogradit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 9301
Qysh kur Presidenti Rugova ideoi ndërtimin e Katedrales katolike në Prishtinë, një nismë shumë e qëlluar, e pritur fort mirë edhe nga Evropa kristiane dhe Amerika e madhe, Beogradi i ndjeh keq, se po demantohej në propagandën shpifëse, se kinse “Kosova myslimane paraqet rrezik për botën kristiane”. Si gjithëherë, Beogradi ka projektet rezervë për veprime kundër Kosovës. Dhe, shpërfaqi bujshëm njërin sish, sajesën fatkeqe, Lëvizjen “Bashkohu”.
Kjo Lëvizje kishte kohë që vepronte, por, për të fshehur burimin rrjedhës nga vinte, u fsheh pas veprimeve, gjoja spontane, të besimtarëve myslimanë. Kuadri i saj ishte i gatshëm, madje i bollshëm. Por, ky kuadër, i shkolluar në vendet mike të Serbisë, me paraqitjet ekstreme, me mjekërra, veshje, sjellje në familje dhe shoqëri si dhe me ushtrimet e lutjeve fetare tipike arabe – talebane, nuk u pëlqye në popull, biles ngjalli neveri e përbuzje masive. Kjo racë shkretëtire ekzekutoi, me armë të pazëshme, sekretarin e Komitetit Islamik të Shqipërisë, Sali Tivarin, vite më parë, në zyrën e tij në Durrës, sepse ai ishte hoxhë bashëkohor dhe nuk përfilli dogmat e racës fanatike mjekërroshe, të ardhur rishtas nga shkollat e shkollëzat obskure arabe. Dhe, me të drejt u shpreh shqetësimi se këta do të jenë shkitë e ardhshëm të Kosovës, të Shqipërisë.
Vehabistët e ideologjisë talebane, që më se paku kanë të bëjnë me fenë dhe besimin fetar, të ndjerë të diskredituar keqas, të kinsultuar me qendrat antishqiptare, u tubuan rreth Lëvizjes “Bashkohu”. Nën çatinë e kësaj Lëvizjeje, ku do të strehohen edhe njerëz të thjeshtë, besimtarë të devotshëm, por të mashtruar dhe të manipuluar nga horrat mjekërroshë, do të zhvillojnë veprimtarinë e tyre destruktive dhe antishqiptare, gjithnjë në konsultim dhe bashkëveprim me qendrat armike të Kosovës. Telebanët “paqësorë” të sotëm, do të jenë vrastarë të nesërm.
Shqiptarët e kudondodhur janë të vetëdijshëm se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe e hirshmja humaniste Nëna Tereze, janë dhuratë Perëndie, janë privilegjë për shqiptarët, të cilët janë gjak i gjakut të tyre dhe identifikohen me këto dy figura të papërsëritshme, jo vetëm në hapësirat shqiptare, por edhe në historinë botërore. Udhëtimi i Skënderbeut nga Kruja për në Prishtinë, madje pa i zbritur fare kalit, shqetësoi jo pak Beogradin dhe argatët e tyre të ideologjisë talebane në Kosovë.

Gjaku tërheq gjakun. Dhe, Nënë Tereza u nis nga Kalkuta e largët, për t`u ngulitur pranë të vëllait, Gjergjit, në kryeqendrën e Kosovës. Ishte ky një tjetër siklet i Beogradit, Moskës dhe i veglave të tyre shqipfolëse, por mendjemykur e shpirtshitur ke djalli dhe i biri. Kundërshtia e tyre për vendosjen e dy shtatoreve, të Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, fillimisht, në surdinë, më vonë hapur dhe zëshëm, ishte e çuditshme, amorale dhe armiqësore karshi këtyre figurave markante dhe krenare për shqiptarët dhe opinioni e dënoi rrept dhe fort argumentueshëm.
Përurimi i Katedralës “Nëna Tereze” në Prishtinë, ishte një ngjarje e shënuar jo vetëm për besimtarët e krishterë katolikë shqiptarë, por edhe për të gjithë shqiptarët zemërbardhë. Pavarësisht se sa është numri i katolokëve rezidentë në kryeqytet, aty janë misionet diplomatike dhe organizatat tjera ndërkombëtare civile, të përfaqësuara, kryesisht, nga besimtarë katolikë. Tashmë edhe ata do të kenë një adresë për lutjet e tyre fetare, që zakonisht i bëjnë të dielave dhe në ditët e festave. Edhe Hasanët, Hysenët, bile edhe Isët e Muhametët kanë filluar frekuentimin e Katedralës të re, madje, jo thjesht si vizitorë, turistë, por edhe në dëgjimin meshtar. Të ndejurit në ulëset komode dhe dëgjimi i predikimeve në gjuhën e nënës, sikur po i joshë më fort kisha se sa xhamia. Dhe, pa fije urrejtje fetare, njerëzit mirë të ekukuar, faltorët i konsiderojnë si shtëpi të Zotit dhe të “robit”, njeriut, pasi “robi”, figurativisht, llogaritet bir i Zotit.

Presidenti Rugova shembull i harmonisë ndërfetare

Në kohërat moderne, në historinë më të re botërore, nuk ka asnjë shembull tjetër i krahasueshëm me Presidentin Rugova, për forcën e ndikimit dhe të reformave pozitive të bëra në jetën dhe sjelljen e popullit të Tij. Mësuesit e dr. Rugovës ishin Rilindasit tanë, me kryemësuesin Pjetër Bogdanin, tek i cili princi Rugovë do të gjente frymëzimin e madh, filozofinë e virgjër shqiptare.

Mësuesit dhe miqtë e dr. Rugovës, profesor Anton Çeta dhe akademik Mark Krasniqi do të ishin mentorë dhe guidë e sigurtë për nisma fisnike, siç ishin pajtimet shqiptare në vitet `90-a, të cilat, domosdo, unifikuan një popull të tërë, madje në mungesë të policisë, ushtrisë dhe të çfarëdo pushteti tjetër ekzekutiv. Me të drejtë kjo është quajtur mrekulli shqiptare, të cilën, vetëm lehaqenët komunistë, pushtetarët e sotëm xhahilë, artificialisht, e mohojnë këtë madhështi hyjnore të Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova.
Është rast unik në botë që fjala urtake e një njeriu, qoftë Ai edhe vetëm me pushtet moral, të bëhet ligj, duke hequr barrën e dokeve, zakoneve negative dhe promovimin e kodeve dhe të normave bashkëkohore, të thjeshta dhe praktike për popullin, qoftë në robëri, qoftë në liri. Shumë zakone, të cilat i ishin veshur fesë, por që në fakt nuk kishin të bënin fare me atë, me këshillën e Tij të urtë, dr. Rugova i amortizoi, përfshi këtu edhe diferencat ndërfetare shqiptare. Rrugëndjekësit e Tij, si kryemyftiu Ramiz Boja, prifti dom Lush Gjergji me shokë, në predikimet e tyre publike e fetare, do t`u thonn dhe do t`i ftonin besimtarët shqiptarë, pavarësisht konfesionit, se “në faltorën e parë që të hasni, qoftë ajo kishë apo xhami, hyni në të dhe lutjuni Zotit për liri, paqe, dashuri ndërnjerëzore dhe begati ekonomike”.

Presidenti Rugova kishte një maturi supreme. Ai nuk ishte revolucionar, sepse siç thotë mjeshtri i analizës profesionale, Nexhmedin Spahiu, nuk ka revolucion demokratik, ngaqë revolucioni është gjithëherë i dhunshëm, ndërsa demokracia përjashton dhunën. Por, studimet e origjinës dhe të historisë të lashtë shqiptare, të bëra nga dr. Rugova, dëshmonin bindshëm për krishtërimin bazal shqiptar. Dhe, këtë të vërtetë Ai nuk e fshehu, përkundër, ua tha hapur dhe të faktuar shqiptarëve. Pa hamendje, shpalosja e të vërtetës edhe në aspektin e besimit fetar shqiptar ndër shekuj, ka ushtruar një ndikim të drejtpërdrejt tek shqiptarët në përgjithësi, ndërsa tek shqiptart e Kosovës në veçanti. Pikërisht, në këtë ndërkohë janë shënuar lëvizje e rikthime në besimin e të parëve, qoftë individuale, familjare dhe grupore. Është kjo arsyeja e urrejtjes ndaj Presidentit Rugova të hoxhëve ekstrem talebanë, si në Kosovë, ashtu edhe në trevat tjera shqiptare. E ritheksojmë, vetëm ata të sektit kriminal talebanë.

Ka ndodhur një fenomen jo i zakontë i aleancave të pajtimit të të kundërtave: të fanatikëve myslimanë talebanë me komunistët shqiptarë, madje të kudondodhur. Dihet, komunizmi është armik i fesë, sepse komunistët janë ateistë. Shembulli konkret, Enver Hoxha me shokë. Por, është armiqësia e komunistëve dhe e islamistëve ekstrem ndaj Presidentit Ibrahim Rugova, që i ka bashkuar këto dy ideologji fatale për njerëzimin. Dhe, kjo shpërfaqet turpshëm në faqet e internetit, të cilat i zotërojnë këto ideologji obskure. Dhe, ky bashkim është bërë me pragmatizmin: “Armiku i armikut tim, është miku im”.

(Tekstin e plotë të këtij shkrimi mund ta lexoni në disa vazhdime në gazetën “Bota sot”)
Idriz Zeqiraj/Bota Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/10/2011. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Lëvizja “Bashkohu” – krijesë e Beogradit

  1. shqiptari

    16/02/2013 at 13:49


    o kot ekeni o ju minoritete a qka jeni ju spo dihet tash edhe emrat po i nrrojn ne komente jo kosova as nato po as amerika sun ka me ndal ket fe ju po shihni andrra me sy qel se krejt ju jeni komunista e komunisti asht ma i keq se djalli se aj nuk e mohon exzisitmin e zoiti e ju po me dhmini

  2. Agimi

    09/10/2011 at 09:05


    Kryetar i bandës terroriste islamike vahabiste – talebane ,,Bashkohu,, për Kosovën është Hashim Thaçi.
    Nëkryetari Shoqatës vahabiste talebane ,,Bashkohu,, është fanatiku islamik, antirugovjan, anti Nënë tereza – ministri i arsimit i Kosovës dhe Kryetari i Shoqatës Rinore Intelektuale Islamike për Kosovën dhe Maqedoninë – marksist – stalinisti sh. Memli Krasniqi, këngëtari drogave dhe i viagrave.

    – Nën-kryetari i Dytë i Celulës Islamike të Kosovës vahabiste talebane ,,Bashkohu,, është Dr. Fehmi Agani – ministër i shëndetsisë të Kosovës dhe Kryetar i Partisë të Drejtsisë si falangë e partisë të otomanit Tahip Erdogani i Turqisë otomane.

    – Sekretari i kësaj bande islamike vahabiste talebane ,,Bashkohu,,është daja i Memli Krasniqit, kryeimami i Kosovës Naim Tërnava.

    – Në raste ekzekutimi të tyre nga NATO-ja janë zevendsa të tjerë të panjohur të regjistruar te vëllezrit e tyre në Turqi e Arabi.

    E mbaftë me shëndet targën e kësaj shoqate talebane Kosova, Europa dhe SHBA!

  3. Arturi

    06/10/2011 at 23:09


    I dashtun Idriz Zeqiraj!

    Të falenderoj për mesazhin fisnik e atdhetar, që prune sofrës shqiptare për t’u bashkue ashtu siç jena, katolikë e muslimanë dhe ortodoksë shqiptar.
    Por të prekësh lisin e historisë me synim për ta rrëzue përdhe quhet një vepër gati blasfemike sepse Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti një lider shpirtëror i shqiptarve të mbarë rruzullit shqiptar.
    Asht një Lisë që nuk mund ta tund nga vendi as stuhia e shkretëtirave talebane-al-kaidash dhe as grupe komunistash e tradhtarësh shqiptar të kudo-ndodhun në botë.
    Ibrahim Rugova ndodhet përkrah Shenjtores shqiptare dhe të botës Nanë Tereza.
    E kush guxon me hedhë për dysheme portretet e tij dhe të nanës Terezë në Kosovë te Zyra e ministrit të kulturës? Vetëm ministra rrugaçësh që nk i lidh as gjaku me kombin shqiptar.
    Ibrahim Rugova ndodhet në panteonin e njerzve të mëdhenj shqiptar. Rroftë vepra e tij në shekuj!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.