Letër – Unë kam Besue Gjithnjë Tek Hapja e Dosjeve!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 293

gentiana-sulaE nderueme zonja Gentiana Sula!

Pak ditë perpara u njoftue se: “Gentiana Sula votohet si kryetare për hapjen e dosjeve të sigurimit. Parlamenti ka votuar me 69 vota pro dhe 1 abstenim si Kryetare të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.”
Nuk kerkova të dhana tjera rreth biografisë dhe aktivitetit Tuej…
U perqendrova tek kjo foto e Jueja që mu duk se flet mjaft persa më intereson sot.
Do t’ Ju shkruej per dy raste që kam pasë me njoh dy persona në jeten time, dhe jam shumë i sigurtë se njëditë do të më kujtoni!
Ishte viti 1962 kur jam kenë smurë dhe shkova per mjekim në Spitalin Ekstrapolmonar të Vlonës. Ishe 22 vjeç. Porsa mërrijta atje, një tiranas djalë i ri, më njohu me një të sëmurë të interrnuem nga Shkodra, Françeskan i dënuem në vitin 1947, At Frano Kiri…
– Nuk e njihshe fare po, i kishe ndigjue vetem emnin. Sa ju afrova shtratit të Tij më njohu. Ishte me Ate një grup të rijshë që e kalonim kohen tue luejtë domino… Mbasi delshim nga mensa në drekë, At Frano, shkëputej dhe shkonte tek një stol nën hije të një peme dhe aty, ulej e lexonte gazeten… Po, sa kohë? – Besoj se lexonte kater faqet e saj…
Një ditë Ju afrova dhe mbasi pashë se po lexonte gazeten “Zeri i Popullit”, e pyeta: Mirë se ke vullnet me lexue, po nuk priton perditë me lexue rrenat e komunistave bre Burrë, dhe as, nuk priton me lexue kater faqet me rrena të “Zerit Popullit”..?!
Ai qeshi dhe, më tha: Shiko, unë i lexoj të kater faqet, po jo se shka shkruejnë këta…
Per me marrë vesht të verteten nder shkrimet e tyne, “unë lexoj shka asht e shkrueme tek e bardha në mes të rreshtave të zezë!”… Qeshem, po fjalët e Tij nuk i harrova kurrma!


  • Burrat e mendshem me pak fjalë kanë lanë vepra të shkrueme në Shkoder!
    Një prej Tyne asht kenë ekonomisti Zef Shiroka, vllau i mjekut njohun Federik Shiroka. Per Zefin thonin se “asht nder Burrat e rrallë me cilësi të mira!”
    Një ditë një mik e pyeti: “Zef, a me të vertetë je Burrë i mirë, ashtu si të njeh Shkodra?”
    Zefi e shikoi, dhe me buzë në gaz i tha: “E dij unë se shka kam hjekë me më thanë sot gjithë Shkodra, se Zefi asht Burrë i mirë! Vetem pesë minuta i duhen njeriut per me kenë ‘burrë i keq’, prandej, nuk asht aq e thjeshtë me u quejtë Burrë i mirë në Shkoder…”
    Zef Shiroka dhe shumë Burra të mirë në Shkoder, edhe e mbyllen jeten e tyne jo vetem, me këte Epitet nderi, po edhe të provuem nder hetuesi si të tillë!

E nderueme zonja Gentiana!
Papa Gjon Pali II kur vizitoi Shqipninë me 25 Prill 1993, ka thanë në Sheshin Skenderbeu se: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazen dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerzimit!..”
E, dokumentacionin e kësaj tragjedije të pashembullt që ka ngja tek ne, sigurisht, keni me e pasë në kujdes dhe studim Ju. Piksynimi i Juej ka me kenë nxjerrja në pah e asaj që ka ngja dhe ekziston në Shqipni, pikrisht nder Dosjet që kanë me kenë nder duertë Tua, me synimin drejt së mires: Me shikue Perpara!
Në të vertetë ky kusht nuk lejon me u rikthye tek të njajtat krime po, edhe siç porositë Papa Gjon Pali II, “ky asht shtegu ma i mirë per një proces pajtimi të vertetë!”
– Në vitin 1998 kam lexue edhe unë “në mes të rreshtave të zezë” disa Dosje, dhe kur kam shkrue per ato Dosje, kam shkrue “Vetem të Verteten”!
Do të më pelqente fort që mbas disa vitesh… Edhe per Ju, të thonin Shqiptarët e vertetë:
“Gentiana asht me të vertetë një Shqiptare Burrneshë, po, edhe një zonjë e nderueme!”
E kjo, asht vetem në doren Tuej! Koha ka me tregue Vepren Tuej!..
Me shumë respekt!
Fritz RADOVANI/Proletari.Com
Melbourne, 3 Dhjetor 2016.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/12/2016. Filed under Peticione/Letër e Hapur. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento