Letër presidentit Obama dhe sekretarit të shtetit John Kerry…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3190
Elida BuçpapajLETËR PRESIDENTIT OBAMA DHE SEKRETARIT TË SHTETIT JOHN KERRY NË SHQIPËRI NË 23 VJET PASDIKTATURË ËSHTË KRIJUAR NJË SISTEM SOVJETIKO-MAFIOZ.

1.Në Shqipëri nuk është shkruar ende historia pasdiktaturë, kështu shoqëria ushqehet me manipulimet e historisë bërë nga diktatura. Shembull konkret: të gjithë fëmijët e shkollave kanë vizituar në Durrës statujën e Mujo Ulqinakut, i cili në librat e historisë komuniste përshkruhet si një individ që luftoi pushtimin italian, kur në fakt operacionin kundër invadimit fashist e drejtonte Abaz Kupi, të cilin historiografia komuniste e paraqet si „tradhtar“.

2.Klasa politike pas rrëzimit të sistemit komunist nuk ka mbajtur qendrim akuzues dhe distancues ndaj diktaturës dhe krimeve të saj. Nuk e ka vënë shenjën e barazimit midis Hitlerit dhe Enver Hoxhës. Politikanët shqiptarë konsumohen me sharje dhe akuza të ndërsjellta në mënyrën më sharrlatane në kuvend, ndërkohë që me ardhjen në pushtet të koalicionit PS-LSI, shihet qartë prirja për rehabilitimin e diktatorit.

3.Politika shqiptare e pasdiktaturës për të mbajtur në këmbë luftën e klasave në kushtet kur Shqipëria është anëtare e NATO-s manipulon historinë duke vënë shenjën e barazimit midis luftës antifashiste dhe diktatorit, ku dënimi i diktatorit dhe krimeve të diktaturës manipulohet si denim i luftës antifashiste .

  1. Mos hapja e Dosjeve të diktaturës dhe refuzimi ndaj ligjit të Lustracionit, ka bërë që klasa politike dhe përfaqësuesit e insitucioneve të drejtësisë, mediave dhe shoqërisë civile të jenë njerëz me integritet të cënuar, të cilët janë vënë në funksion të një sistemi paralel që ekziston në Shqipëri, i cili është kundër shtetit ligjor.

5.Në Shqipëri nuk ka liri të shprehjes, megjithëse ka pa fund televizione dhe gazeta, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veç merren me trushplarjen e opinionit publik. Pjesa më e madhe e opinionbërësave janë ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit. Le të marrim si shembull Artan Hoxhën, një inxhinier minierash që nuk ka asnjë lidhje me opinionbërjen ka pushtuar gazetat dhe televizionet e Tiranës. Dhe të kësaj kategorie janë pjesa më e madhe. 

6.Mjerisht lajmërimi i mbylljes të programit të Zërit të Amerikës në Shqip është një lajm i mirë për klasën politike të Tiranës, shkaktarja e korruptimit dhe degradimit të sistemit. Që vjen krahas ndalimit në Rusi nga Putini të transmetimit të Radios Zëri i Amerikës dhe Evropa e Lirë

7.Ish-Ambasadori i SHBA në Tiranë Withers në intervistën e tij më të fundit tek VOA tha se korrupsioni në Shqipëri është kancer për shoqërinë, ndërsa vuri re se sistemi i drejtësisë është i diskretituar pasi politika e përdor drejtësinë për të mbrojtur veten.

8.Uzurpimi i politikës për 23 vjet rresht nga një klan njerëzish, të njëjtat emra majtas – djathtas, është si një reflektim adeguat i klikave diktatoriale. 

9.Në Shqipëri është kthyer frika e hapjes të gojës. Elita e krijuar pas rrëzimit të diktaturës është pothuaj e ekskomunikuar, duke marrë sinjale të qarta nga politika se nëse do të kritikojë, do të ketë pasoja.

10.Para disa ditësh, mediat botërore lajmëruan se sipas statistikave nga 25 mijë universitete të botës, ato shqiptare janë të rradhitura në tridhjetshen e fundit. Prej këtej merrni me mend sistemin piramidal të krijuar nga pseudoelita shqiptare për të lënë në injorancë dhe errësirë rininë.

  1. Televizioni italian në një dokumentar të ditëve të fundit lajmëroi edhe një herë se në Lazarat prodhohet marihuanë me vlerë sa gjysma e prodhimit bruto të vendit. Një “Kolumbi” në zemër të Europës e toleruar nga shteti për 23 vjet rresht, është akuzë për klasën politike.

12.Shoqëria civile është derivat e politikës, me qëllim dhe e obliguar që t’i shërbejë saj. Kush del nga sistemi mbetet jashtë projekteve dhe pa para për të ekzistuar.

13.Gazetarët në Shqipëri po ashtu janë derivat i politikës. Nuk ka zëra kritikë. Emrat me më pretendime shpërblehen me poste dhe detyra dhe shërbejnë si dordolecë dhe megafonë.

14.Modeli i Shqipërisë është imituar në Kosovë e Maqedoni.

  1. Politika bën gjithçka për t’ia marrë frymën edhe diasporës, duke e sjellë modelin e saj të shëmtuar edhe në Europë, si dikur diktatura enveriste.

16.Klasa politike e Tiranës që riciklohet në pushtet këta 23 vjet në bashkëpunim me homologët e tyre në Kosovë dhe Maqedoni ka përdorur të gjitha mjetet për të penguar dhe mos lejuar zërin e intelektualëve. Nuk lejohet asnjë zë kritik. Nëse kritikon të shpallin armik. Nëse je me integritet politika nuk të pranon automatikisht sepse të shikon si rrezik. 

  1. Qendrimet armiqësore dhe diametralisht të ndara e të kundërta të klasës politike, pa e njohur gjuhën e bashkëpunmit dialogut, konsensusit, konkordancave, qendrimeve bipartizane, kompromiseve tregojnë se nuk ka shpresë për strategji të përbashkët me qëllim shpëtimin e vendit nga katastrofa. 

18.Aleanca e LSI me PD dhe PS në zgjedhjet e 2009 e të 2013 tregon se klasa politike shqiptare për hir të pushtetit bën gjithçka, por jo detyrën sipas përgjegjësisë që i ka dhënë vota e Sovranit. Në këto kushte janë të rrezikuara interesat e vendit dhe të qytetarit.

  1. Faktori Ndërkombëtar, përfaqësuar nga SHBA, BE, NATO, OSBE kanë dhënë orientimet e tyre, por deri tani, politika i ka konsumuar këto orientime vetëm për të sulmuar njëra-tjetrën.
  2. Klasa politike shqiptare po penalizon popullin shqiptar, duke e lënë më të varfërin në Europë dhe të paintegruar në BE, ndërkohë që vetëdija e sovranit është në stadin minimalist, sepse populli shqiptar e sheh shpëtimin tek partia që voton, jo tek shteti i së drejtës, i cili në Shqipëri nuk ekziston.





  3. Ky sistem sovjetiko-mafioz që është i instaluar në Shqipëri, është i rrezikshëm jo vetëm për vendin dhe rajonin. Gjatë peridhës të izolimit diktatorial, Shqipëria ishte një bunker, sot rezulton vend i hapur.

Dhe shansin për të lëvizur e kanë ata që kanë para, pra jo shqiptarët e varfër.

Në këto kushte shumë dramatike, si një gazetare me integritet, e cila është përballur që fëmijë me mizoritë e diktaturës dhe tani po përballet me mizoritë e këtij sistemi të përçunduar, ju lutem dhe kërkoj që të veproni sa më shpejt.

Ngjarjet në Ukrainë le të shërbejnë si mësim për të gjithë ne.

Me respekt,
Elida Buçpapaj
E Premte, 04.11.2014

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/04/2014. Filed under Peticione/Letër e Hapur. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.