Letër e hapur: Presidentes së Republikes së Kosovës, Atifete Jahjaga

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2483
Atifete Jahjaga ne AmerikePara pak ditesh mësuam për dekorimin që u bëtë disa institucioneve dhe përsonave në diasporën shqiptare të Amerikës.

U indinjuam së tepërmi, kur në asnjë rast nuk përmendej komuniteti katolik, sidomos ai i Detroitit, i cili ka qënë ndër komunitetet më vital në ndihmën për Pavarësisnë e Kosovës dhe ndërtimin e Shqipërisë pasdiktatoriale. Komuniteti katolik i  shqiptarëve të Detroitit ka merituar dhe meriton shumë më shumë se një dekoratë, edhe pse asnjëherë s’i ka kërkuar as s’i kërkon dekoratat, sepse kurrë s’i ka menduar ato.

Ka qënë ky komunitet, dhe në veçanti ai i Shën Palit, prej ku kanë filluar levizjet e para në ndihmë të vëllezërve kosovarë, kur makineria serbe i shtypte dhe i vriste dita ditës, duke u marrë lirinë dhe të drejtën e tyre njerëzore. Pikërisht këtu filluan ndihmat e para për Luftën e shejtë të UCK-së. Pikërisht këtu u diskutuan takimet me përsonalitete të politikës amerikane deri te Presidenti Klinton, për ta vënë në dijeni në lidhje me masakrat e vazhdueshme që bënte Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës dhe, pikërisht nga këtu u  nxit Qeveria Amerikane të ndërhynte deri në përzënjen përfundimtare të  bishës serbe nga Kosova. Nuk e kuptojmë  pse “ harrohet” ky komunitet? Kujt ia zënë diellin veprimtaria patriotike e këtij komuniteti, ndër më të fuqishmit në diasporen shqiptare në gjithë botën!

 

Po u dërgojmë shkurtimisht vetëm  një historik të shkurtër të Kishës Katolike të Shen Palit:

Kisha Katolike e Shen Palit  në Detroit u inagurua me 28 Qershor të vitit 1981.

Në inaugurimin e saj moren pjesë afro 6000 vetë në tri ditët që vazhdoi festa.

 

Qe ne hapat e para u be mbeshtetsja kryesore e te drejtave te shqiptareve te Kosoves, duke u vu ne balle te demostratave ne disa  shtete kryesore te Amerikes, sidomos ne Washington dhe ne New York.

Perveçese Kishe, kjo u kthye qe ne fillim ne nje Qender te vertete kombetare, ku linden shume inisiativa per  çlirimin e Shqiperise nga komunizmi dhe  çlirimin e Kosoves nga serbet.

Me ne krye kleriket e kesaj Qendre fetare dhe atdhetare dhe veprimtarine patriotike te shume anetareve te saj, u priten dhe percollen te gjitha personalitetetet me te larta te Kosoves dhe Shqiperise, u drejtuan demostratat dhe protestat e pafundme ne ndihme te studenteve shqiptare te Prishtines, te minatorve te Trepçes, te reprezaljeve serbe kunder popullsise se paarmatosur dhe te pafajshme.

Qe ketu nisen tubimet e para ne mbrojtje te tyre dhe u organizuan te gjitha ndihmat( me shume se nje million dollare) per Ushtrine Çlirimtare te Kosoves, e cila shume shpejt u be faktor nderkombetar per te ardhur te Pavaresia.

Ne kete qender u festua per here te pare, ne menyre te organizuar festa e Pavaresise me 28 Nentor 1984 dhe Kryengritja e Malesise se Madhe ( 6 Prilli 1911 ), duke u perkujtuar vit per vit deri me sot.

Po ne kete qender u prit dhe festua data e Pavaresise se Kosoves me 18 shkurt te vitit 2008 dhe per çdo vit  perkujtohet kjo ngjarje, per te cilen Komuniteti Katolik i Shen Palit ka nje merite te veçante dhe te padiskutueshme.

Ketu nuk u fut asnjehere flamuri komunist me yll dhe, per mosfutjen e tij u be  zhurme e madhe, prej mbeshtetesve te komunizmit shqiptar, qe drejtohej nga ambasada  shqiptare ne  Amerike e para vitit 1990.

Me  fillimin e levizjes demokratike u vu plotesishte ne ndihme te saj dhe te forcave te reja , duke i pritur, percjellur e ndihmuar  kesaj levizje, ( Partine Demokratike dhe drejtuesit e saj).

Ndihmoi Shqiperine ne ndertimin e  institucioneve fetare me shuma te medha,  si dhe Institucionet fetare te Kosoves sa here iu kerkua.

Ne vitin1991 Ekrem Bardha  dhe Donika, Kisha Katolike dhe te tjere me dy avione ushtarake me ndihma (rreth 2 milione $$$) keto shkuan ne Shqiperi dhe Kosove…

Ndihmoi vazhdimisht per Pavaresine e Kosoves, me demostrata si dhe me grumbullimin e fondeve te nevojshme per Luften. Priti e percolli te  gjithe udheheqesit e Kosoves, nga Rugova e deri te Thaci.

Kjo qender ka qene dhe eshte nje nga me te rendesishmet ne komunitetin shqiptar, jo vetem ne Michigan, por edhe ne gjithe Ameriken e diasporen.

Ka nje biblioteke qe mba gjalle gjuhen shqipe, kater klasa te gjuhes shqipe dhe nje salle me afro njemije vende per takime te ndryshme.

Ne mjediset e jashtme te saj, mban monumentin e  Gjergj Kastriotit –Skenderbeut dhe ate te Nene Terezes si dhe mjedise sportive.

Ka pritur disa personalitete te politikes  amerikane si kongresmenë  e senatorë, te cilat jane edhe miq te Shqiperise  e shqiptareve, duke i ndihmuar e perkrahur ne  punen e tyre dhe, duke i bindur e nxitur per diskutimin e çeshtjes se shqiptareve ne Kongres dhe Senat. Njohja e hollesishme e tyre me problemet e shqiptareve te Kosoves solli vendimin per nderhyrjen ushtarake te forcave te NATO-s

 

Kisha Katolike e Shen Palit boton buletinin e saj te perjavshem ne gjuhen shqipe “ Drita”, e cila ndihmon te rinjet te mos harrojne  gjuhen e paradhesve te tyre dhe te mbajne gjalle shqiptarizmin ne diasporë.

Adresa e saj e sotme eshte:

Kisha Katolike Shqiptare “ Shen Pali”

525 Auburn Road, Rochester Hills

Michigan, 48306

Tel:  1810-573-8799

 

 

Ne Librin e Miqeve te Kishes se Shen Palit gjinden keto shenime te personaliteteve qe kane pasë rastin ta vizitojnë;

 * “ Komuniteti shqiptar i Detroitit ka ne mesin e tij, personalitete shqiptare qe kane ndikim te posaçem ne Shtepine e Bardhe” .

Dr. Ibrahim Rugova, Ish President i Kosoves

Shkurt 1993

 

“ Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit ”.

Azem Hajdari, Heroi i Demokracise Shqiptare

Nendor, 1997

 

* “ Mbeta shume i kenaqur nga shqiptaret e Detroitit”.

Pjeter Arbnori, ish Kryetar i paralamentit Shqiptar

Shkurt 1993

 

* “ Drita e ketij komuniteti reflektohet ne te gjitha skajet e shqiptarise. Protestat e vazhdueshem per Lirine e Kosoves, jane nje merite e veçante”.

Adem  Demaçi,

Qershor 1992

* “ Shqiptaret ne Detroiti dhane nje mbeshtetje te madhe demokratizimit te jetes ne Shqiperi”.

William Rajerson, ish ambassador i SHBA ne Shqiperi,

Qershor 1995

 

* “ Komuniteti shqiptar i Detroitit, nje komunitet patriotik, per t’u marre shembull ne gjithe diasporen.”

Fatmir Mediu, kryetar i Partise Republikane Shqiptare

Nendor 2000

 

* “ Ne komunitetin shqiptar te Detroitit perjetova emocione te veçanta, sidomos, ne perkujtimin e Dites se Flamurit.”

Arian Starova, Nen kryetar i Bashkimit Liberal dhe ish Minister i Jashtem i Shqiperise

Nendor 2000

 

* “ Shpreh nderin dhe respektin me te madh per shqiptaret e Michiganit, per patriotizmin dhe ndjenjat atdhetare qe kane.”

Ridvan Bode, Sekretar i Pergjithshem i PDSH-se,

Nendor 2000

 

* “ Kam kenaqesi te veçante qe kete pervjetor te pavarsise e festoj ketu ne Detroit, ne vendin ku Azemi e kishte vizituar tri vjet me pare.”

Fatmira Hajdari

Nendor 2000

 

“Nese doni te karikoni baterite me patriotizem, shkoni ne Kishen e Shen Palit, ne Detroit.”

Prof.Dr. Nusret Pllana

Shtator 2012

 

* “ Mesa pashe une keto dite, shqiptaret ne Detroit kane  nje organizim kompakt dhe intelektual, qe duhet ti vleresoj e te mbeshtetet edhe shteti shqiptar”.

Isamil Kadare,

Nendor, 2004

 

  • Kishen e Shen Palit e kanë vizituar edhe presidentet Rexhep Meidani, ne vitin 1999, Alfred Moisiu në vitin 2003, Bamir Topi ne vitin 2010, të cilet jane shprehur me superlativa per kete komunitet, duke vene ne pah vlerat patriotike, atdhetare dhe bujarine  per te ndihmuar shqiptaret ne te gjitha trojet e tyre.

 

Me respekt:

Ekrem Bardha, Konsull Nderi i Shqiperisë në Michigan

Dom Ndue Gjergji, Famullitar i Kishës “ Zoja Pajtore”

Don Fran Kola, Famullitar i Kishës së Shën Palit

Alfons Grishaj, Kryetar i Degës së Vatres

Ndue Ivanaj, kryetar i Lidhje se Intelektualve

Pashko Gjokaj, Kryetar i Shoqates “ Malësia e Madhe”

Mikel Demaj, Kryetar i Shoqates “ Kosova”

Julian Çefa, Kryetar i Shoqates së Ndihmes

Nikolle Vneshta, Kryetar i Shoqates “ Kastrati”

Marash Nucullaj, Liga Shqiptaro-Amerikane

Fran Gjoka, Qendra  Kulturore

Dielli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 31/12/2012. Filed under Kosovë,Peticione/Letër e Hapur. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.