Kush ishte, është dhe do të jetë Partia Demokratike…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2134
Parti DemokratikeU bënë tashmë 23vite që u plurarizua  politika shqiptare duke krijuar shumë parti të kryesuara nga Partia Demokratike. Besoj se nuk kemi nevoj të përsërisim tashmë faktet e pakontestueshme ku vetë pjesmarrësit kanë faktuar sesi u mënjanuan dhe braktisën ata që ishin të parët, ata që ishin populli i vërtetë. Ata që kishin pasion lirinë, demokracinë e ndershmërinë për hir të Shqipërisë. E kotë të shtoj sesi doktori kardiolog me shokët e tij me pardesy arritën të merrnin dhe kryesinë e PD-së. Është e kotë t’ju them sesi moren statusin e të përsekutuarit edhe ata që ishin dënuar për akte ordinere si psh: rrahje, vjedhje, mashtrim, përdhunim etj. E kotë t’ju them se hapja e ambasadave bënte pjesë në planin e neokomunizmit.

Apo harruat mbylljen e të gjitha fabrikave dhe uzinave të Shqipërisë nga e ashtuquajtura “TERAPIA SHOK“ e besuar pardësys Pashko dhe ku dolën të papunë të gjithë shqiptarët pa përjashtim. E kotë t’ju them sesi në 4 vitet e para të këtyre partive pseudodemokratike apo të vetëquajtura të djathta (ashtu si vetëshpallej mbret një nga tradhëtarët e kombit, matiani Ahmet Zogu) e zhytën Shqipërinë në krime ekonomike, ku nuk mbeti asnjë nga këto demokratët me dosje spiunash pa ngjyer gishtin në marrëveshtjen e furnizimit me karburant dhe ushqime makinën vrasëse serbe në luftën kundra Bosnjës.

Apo t’ju tregoj për emigrimin e mijërave familjeve shqiptare duke rrezikuar jetën nëpër detra, ku i prisnin nën urat e Italisë e vrasjet nëpër malet e Greqisë, në një kohë kur këta vidhnin dhe shkatërronin pronën e shqiptarëve.  Apo t’ju rikujtoj krijimin e firmave komuniste piramidale me në krye të gjithë ish-hetuesit të gjithë ish-spiunët domethënë të gjithë ishët që pasi krijuan kaosin e biznesit dhe parave të ndyra që u bënë në këto 4 vite i mblodhën në fund dhe mbushën bankat e huaja. Për mos tu harruar kurrë vrasja e kryetarit të parë të Partisë Demokratike Azem Hajdarit. Eh sa shumë po më kujtohet. Hapjen e depove, shitjen e armëve, vrasjet vëllavrasëse Veri-Jug(që u parandaluan nga vetë ndërgjegjja popullore shqiptare).

Mos të flasim pastaj për politikat antishqiptare duke sjellë kriminel ekonomik në parajsën e krimit të organizuar Shqipëri, nga politikanë që vazhdonin më përpikmëri mësimet e mësuesve. Mos të harrojmë përçarjet që ju bënë shqiptarëve me bindje patriotike duke i ndarë në shoqata dhe financuar për ti mbajtura të përçara sot e asaj dite. Pra ngritën një makinë spiunazhi “alla aliaj“ që nuk lënte dy shqiptarë të mblidheshin kundra këtij rregjimi të ri. Por ajo që bëri në 8 vjeçarin e fundit i vuri kapakun përfundimisht shpresës se mund të dilnim nga faza tranzitore post komuniste, sepse rihym prap në diktatin e nepotizmit(pushtet familjar) neokomunistë. Në këto 8vite ripërtëriti strukturat e saj duke larguar të “pabindurit“ e fundit dhe duke i zëvendësuar me elementë besnik familjarisht që nga koha e rregjimit Zog. Krijoj kupolën neokomuniste duke bashkëpunuar ngushtë me çdo organizatë mafioze brenda dhe jashtë vendit që sillte para me shumicë.

Nën luftën e korrupsionit ndërtoj institucione që çdo post administrate kishte një çmim ashtu siç jemi mësuar të shohim ushqimet në supermarkete ku poshte çdo artikulli ndodhet një çmim ashtu dhe poshtë çdo posti shtetërorë kishte një çmim që konkurronin edhe ato europiane biles jo nga cilësia por nga sasia.

E kot të shtoj se u bëmë pjesë e NATO-s me një papunësi që i kalonte 65% të popullsisë dhe që në vend që të çonim mallra shqiptarë bio për të eksportuar ne eksportuam vetëm ushtarë të varfër që për një rrogë pranonin të shkonin në “misionet e paqes“ dhe që u nderonin sikur po luftonin për vendin e tyre dhe jo për të mbajtur të pushtuar një vend tjetër. Mirëpo kjo parti vazhdonte të krenohej me arritjet e saj duke e udhëhequr popullin në rrugën e zhvillimit. Ah po se harrova, po rrugët që u ndërtuan duke e zhytur shtetin në borxhe, sa rrugë plotësojnë 100% standartet infrastrukturore europiane??? – asnjë, sepse fondet u frynë dhe u vodhën duke i ndërtuar gjysmake dhe duke e rritur me 100% aksidentet rrugore me vdekje.

Se mos të harroj hyrjen e Shqipërisë në SHENGEN(schengen) me papunësinë dhe varfërinë ku rroga mesatare nuk e kalon 20mijë lekë(të reja) në muaj, sa % e këtyre shqiptarëve do përballonin çmimet Europiane ku rrogat i kalojnë 140mijë lekë(të reja) në muaj? – dihej, askush s’do dilte jashtë vendi për turizëm por krijuan një emigracion të ri duke ja lënë si peshqesh pastaj qeverisë pasardhëse ta rregulloj këtë problem(pasi ishte me kusht që shqiptarët mos të kërkonin azil politikë). Si rezultat i kësaj partie alia-je u arrit me sukses largimi i të paktëve të djathtë që kishin shpresa në demokraci dhe ndershmëri, arritën që me arrogancën e tyre dhe përçmim të shtojnë në rrallën e partive të majta shumë të persekutuar dhe demokrat që nuk mbështeteshin nga PD-ja por që ju hap dera nga PS-ja dhe LSI-ja. Për ti vënë kapakun me vrasjen politike të demokratit të fundit demokrat Sokol Olldashi pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 23qershorit 2013. Si përfundim na la si dhuratë figurën e diktatorit, kriminelit dhe antishqiptarit enver hoxha të paprekur dhe të pagjykuar duke i lënë gjithë meritat që i takonin në kohën e shqiptarvrasjeve, dhe duke e kthyer atë figurë në një figurë pozitive biles të pretendojnë ti ngrihet busti përsëri. Gjitha këto falë kësaj partie fondamentaliste të kthyer në terrorë për demokratë dhe njerëzit e ndershëm patriot shqiptar.

Për ta mbyllur do ju bëja pyetje secilit prej jush që t’ja bëni vehtes: një parti e tillë çfarë do të bëhet në të ardhmen? Pellazgilirarbër/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 19/01/2014. Filed under Analizë,Diktatura komuniste,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Kush ishte, është dhe do të jetë Partia Demokratike…

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.