Kush eshte Hugo Chavezi?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1754
Portret: Kush asht Hugo Çavez-i?
Burri energjik
Pak biografi
Aktualisht president i Venezueles
Dikur oficer
Simpatizon presidentet:
E Kubes – Fidel Kastron
E Nikaraguas – Daniel Ortega
Te Iranit – Mahmoud Ahmadinejad

Kush asht?
Hugo Çavez ashte president i Venezueles, nje provokator i neveritshem i kurorezuar prej ’’Times Magazine’’ si nje prej 100 burrave ma te plotfuqishem ne bote.

Perse?
Dje presidenti Hugo festoji 10 vjetorin e ardhjes ne rruge demokratike, siç pohoi vete ne krye te Venezueles si nje prej vendeve ma eksportuese te naftes ne bote. Qysh ne fillim e mepas u be ai nje person i urryer dhe i dashur prej grupe njerzish. Ky vendosi nje linje shume te ashper me SHBA me ne krye ish presidentin Xhorxh Bushi i Ri.
Jubileu i dhjetevjetorit te Hugos si president u kremtua keto dite me pompozitet te madh ne Kongresin e kryeqytetit Karakas me miq te larte politik te ardhun nga kontinenti latin.

Dikur?
Ne vitin 1992 organizoi nje tentative ne rrezimin e ish presidentit Karlos Andres Perez me ane te ’’grushtit ushtarak’’ dhe pushtoji disa ndertesa kryesore qeveritare. Grushti i shtetit perfundoji ne izolimin e Hugo Çavez-it te nje Muzeum i Karakasit duke perfunduar ne burg. Gjate qendrimit ne burge mori nje semundje ne njerin sy derisa per pak humbi shikimin.
Prej vitit 1999 u zgjodhe presidenti i Venezueles.
Ne 2007 u zgjodhe prape si president i Venezueles. Ne nandor te 2008 ai propozoji nje amendamente per zgjatjen e periudhes se presidentit , gja qe u miratue nga parlamenti. Kjo i sillte favorin atij me nje mandat zgjatjeje si presidente deri ne vitin 2021.

Te thanuna?

Thuhet edhe pse jane te pasigurte se Hugo ka thane per ish presidentin Bushi I Ri ne podiumin e salles se OKB-es ne Nju Jork: ’’Djalli ishte ketu heret, qe qelbeson prej banditizmit.’’
’’Une kam thene shume here perpara se rruga per nje bote te re dhe perparimtare nuk vjen nepermjet regjimit kapitalizmit. Kapitalizmi e gremise boten direkte e ne djall.’’

Ndryshe?

Kur presidenti Hugo nen nje Takim nderkombetar me vendet spanjollfolese ne 2007 e thirri ish kryeministrin spanjoll Aznar ’’fashist’’ dhe menjehere mbreti i Spanjes Juan Karlos i tha: ’’Perse nuk e mbyll llapen?’’
Kundershtaret e tij e perdorin si propogande burrin qe nuk di te ndale gojen kurre kunder kundershtarit edhe pse ashte kene dikur superfuqi koloniale.

Artikulli i marre nga gazeta ’’metroXpresse’’ dt.3.shkurt 2009 te autorit Niels Thimmer
Perkthyer Bep Martin Pjetri
Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Bota. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.