Ku e ka origjinën në Washington diplomacia e eliminimit politik të Edi Ramës, e ambasadorit Arvizu

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4427
Tashmë është mëse e qartë se Washingtoni nuk donte që Edi Rama të zgjidhej për herë të katërt kryetar i Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, tashmë mëse e qartë se Washingtoni nuk donte që PS të fitonte zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, çka nuk ka kuptim tjetër veç atij se Washingtoni nuk donte që Edi Rama të bëhej kryeministër në 2009. Pyetja është se ku është origjina e kësaj politike amerikane? Fati politik i Edi Ramës në Washington u vendos në 17 qershor 2009, ditën kur Presidenti Obama priti  në Shtëpinë e Bardhë kongresmenin demokrat Barney Frank dhe Senatorin democrat Chris Dodd në lidhje me reformën për rregullat financiare. Pas të gjitha gjasave, Edi Rama, i cili në atë kohë gjendej në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbaheshin njëmbëdhjetë ditë më pas, as mori vesh për këtë takim, se edhe nëse ia ka kapur veshi lajmin, e ka konsideruar si rutinë politike të Washingtonit.Në të vërtetë ngjarja kishte të bënte me fatin e Edi Ramës, se kishte të bënte me fatin e protektorit të tij, Soros. Kur Presidenti Obama erdhi në pushtet, në 2009, ekonomia amerikane vuante ende krizën financiare, e cila teknikisht përfundoi vetëm në 2010. Financat publike amerikane qenë në prag të falimentimit, siç u duk dhe gjatë negociatave të kohëve të fundit për rritjen e kufirit të borxhit, kur vetë Obama bëri të ditur se vendi gjendej në prag të bankruptit. Ata që e sollën Obamën në pushtet, kishin llogaritur që ai të firmoste disa ligje, të cilat kriza financiare i kishte bërë të domosdoshme dhe të cilat nuk mund t’ i bënte ndonjë person tjetër, i zgjedhur president. Një prej këtyre ishte ligji i diskutuar prej shumë vitesh për kontrollin e fondeve private të investimeve, të cilat qenë bërë “vrima të zeza” të evazionit fiskal. Një nga autorët e këtyre ekspedientëve financiarë dhe përfituesit kryesorë prej tyre ishte George Soros.

Ndoshta libri më dashamirës i shkruar për Soros, është ai me titull “Soros: The life and times of a messianic billionaire” (2003), i Michael Kaufman, një ish-punonjës i Soros. Kaufman, në parathënien e librit shkruan për Soros se ai bashkëpunoi në shkrimin e këtij libri: “Pak ditë më pas ai më çoi shënimin e mëposhtëm: ‘Kjo është për t’ u konfirmuar me shkrim, atë çka unë ju thashë personalisht me gojë. Nëse ju do të keni një kontratë për librin, unë do të jem i gatshëm që të bashkëpunoj me ju. Unë nuk kërkoj që të influencoj përmbajtjen e librit në asnjë mënyrë, dhe unë dua ta shikoj të thënë qartë se kjo nuk është një biografi e autorizuar”. (Michael T. Kaufman, “Soros: The life and times of a messianic billionaire”, Neë York, Wintage Books, 2003, f. xvii) Epo, së paku mund të quhet një biografi gjysmë e autorizuar! Në librin e lartpërmendur, thuhet për fondet e investimeve të Soros: “Gary Gladstein, drejtori menaxhues i Soros Fund Management, tha se numri i aksionerëve në Quantum dhe në pesë fondet e tjera që Soros krijoi më vonë, ndoshta kurrë nuk e kapërceu shifrën një mijë. Ata janë individë shumë të pasur, më tepër se institucione, dhe shumë prej tyre kanë interesa në disa, ose madje në të gjithë fondet e investimeve të Soros. Sipas ligjeve të Curaçao, ku fondi i investimeve është regjistruar legalisht, është e kundërligjshme për ndonjë nga drejtorët ose përfaqësuesit që të identifikojë ndonjë nga aksionerët me emër, madje edhe tek njerëzit e “Soros Fund Management”, që është pjesa e New York, e operacionit që përcakton dhe zbaton vendimet për investime si këshilltar i fondit. Ndërsa disa aksionerë e kanë bërë vetveten të njohur tek firma menaxhuese në New York, shumë të tjerë janë shënuar thjesht me llogari të koduara në bankat e Zvicrës, ose nga këshilltarë financiarë që shërbejnë si të emëruarit e tyre. Është krejt e mundshme që Soros nuk i njeh ata, ose që nuk do që t’ i njohë të gjithë aksionerët e tij. Por ata të gjithë e njohin atë. Nga fillimi Soros u shfaq si figura qëndrore dhe e dukshme e diçkaje si operacion bizantin i bërjes së parave, që ai kishte krijuar. Në shtesë të korporatës me bazë në Curaçao është gjithashtu edhe Quantum Partners, një lloj korporate holding e krijuar në Ishujt Cayman dhe Soros Fund Management në New York”. (po atje: f. 135)Curacao është një ishull me sipërfaqe 444 km² dhe me popullsi rreth 150 mijë banorë, që gjendet në Detin e Caribbeve (Karaibeve siç thuhet në shqip), pranë bregdetit të Venezuelës. Curacao (ish-koloni holandeze) deri në 2010 ishte një provincë autonome e Mbretërisë së Holandës, ndërsa tashmë quhet pjesë konstituive e Mbretërisë së Holandës. Ishujt Cayman janë një Territor Britanik i Përtejdetit, siç quhen në gjuhën juridike zyrtare të Londrës, me sipërfaqe 264 km² dhe popullsi 50 mijë banorë, që gjenden po në Detin e Karibbeve, në jug të Kubës.

Përtej këtyre eufemizmave juridike holandeze dhe britanike të statusit të Curacaos dhe Ishujve Cayman, qëndron fakti se Holanda dhe Britania e Madhe i përdorin këto dy ish-koloni të veta si qendra okulte të financës, si parajsa fiskale, ku mund të bëhet pastrimi i parave dhe të shërbejnë si baza për spekulime financiare ndërkombëtare, përfituesit e të cilave mbeten anonimë dhe nuk taksohen. Nuk është e vështirë të kuptohet se në fondet e Sorosit bëhet pastrimi dhe investimi i parave të pista të krimit të organizuar ndërkombëtar, si dhe i parave të fituara nga korrupsioni prej zyrtarëve gjithandej botës. Një njeri që merret me një veprimtari të tillë financiare nuk mund të ndjekë seriozisht një agjendë filantropike, apo të investojë për modelimin e shoqërisë në vende të ndryshme, sipas idealeve të së mirës dhe së drejtës.Pasiqë këto lloj fonde të investimeve u shndërruan në kancerin e ekonomisë globale dhe posaçërisht asaj amerikane, më në fund u vendos që të veprohet për kontrollin e tyre. Me takimin e 17 qershorit 2009 në Shtëpinë e Bardhë, filloi lufta ndaj fondeve të investimeve offshores. Kongresmeni Frank dhe Senatori Dodd, të përmendur më lart, me miratimin e Presidentit Obama, ndërmorën nismën legjislative të quajtur “Dodd-Frank Wall Street Reform and consumer protection act”, një ndër pikat e së cilës ishte dhe kontrolli i fondeve të investimeve të llojit sorosian. Natyrisht se Obama dhe mbështetësit e këtij legjislacioni e dinin se i priste një luftë e gjatë, se Soros dhe të ngjashmit qenë mobilizuar për të ndaluar kalimin e legjislacionit në fjalë. Prandaj u vendos që Soros të goditet edhe në atë anë të tij që biografi i tij, Kaufman e portretizon kështu, me një citim: “Të tilla veprimtari e bënë Morton Abramoëitz, një ish-ambasador amerikan dhe drejtor i Carnegie Endowment for International Peace, të ofrojë karakterizimin e Soros si ‘i vetmi njeri në SHBA-të i cili ka politikën e vet të jashtme dhe që mund ta zbatojë atë”.(po atje: f. 165)Pra, Soros do të goditej edhe në gardën e tij politike globale. Dhe kështu ndodhi që një “drone”, siç quhen aeroplanët e vegjël vrasës, pa pilot, të telekomanduar, që përdoren në Afganistan, u nis nga Washingtoni duke shënjestruar Edi Ramën, njeriun e Soros në politikën shqiptare. Qoftë me kaq mendoi Edi Rama pas zgjedhjeve të vitit 2009. Por lufta në Washington vazhdonte. Në kohën që Edi Rama protestonte për zgjedhjet e qershorit 2009, Ligji Dodd-Barney kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve, në 11 dhjetor 2009, me 223 vota pro dhe 202 vota kundër, çka tregonte se sa e fortë ishte lufta dhe rezistenca e financës sorosiane.

Në kohën që Edi Rama bënte grevën e urisë në bulevardin e madh të Tiranës, në pranverë 2010, në Senatin amerikan bëhej beteja për këtë ligj, i cili kaloi në 20 maj 2010 kaloi me 59 vota pro dhe 39 vota kundër. Ligji hyri në fuqi kur u firmua nga Presidenti Obama në 21 korrik 2010. Ai që quhet Titulli IV i ligjit, “Regulation of Advisers to Hedge Funds and Others”, dhe që për nga rëndësia njihet si “Private Fund Investment Advisers Registration Act of 2010”, duke i detyruar zotëruesit e fondeve të investimeve që të deklarojnë të dhënat e investitorëve, praktikisht i eliminon këto ekspedientë të spekulimit financiar. Por megjithatë, njerëzve si Soros, ligji u la afat deri në mars 2012 që t’ i likuidojnë fondet e investimeve nëse duan që të mos i deklarojnë, sipas ligjit. Sorosi, edhe pas kalimit të ligjit nuk donte të dorëzohej dhe vazhdonte që të bënte një lobing okult në Washington, duke u përpjekur që të siguronte rrjeta shpëtimi juridike për akrobacitë e tij financiare. Edi Rama, i cili mendonte se Soros ishte ende ai që kishte qenë, mendonte se mund të sillej me ambasadorin e ri amerikan, Arvizu, si me Babë Lymin, siç e quante ish-ambasadorin amerikan Limprecht, duke evokuar emrin me të cilin e quante Enver Hoxha Myslim Pezën. E kështu, Edi Ramës, i cili as që e kuptonte se çfarë po ndodhte, i erdhi “drone” i dytë në kokë, në zgjedhjet vendore të këtij viti, kur u mor vesh se amerikanët nuk e donin për kryetar bashkie, edhe sikur të fitonte dhjetë palë zgjedhje rresht. Nëse Edi Rama do të kishte idenë më minimale për atë që po ndodhte, nuk do të kishte kandiduar, ashtu siç bëri sorosiani tjetër në Maqedoni, Branko Crevenkovski, i cili pasiqë kërkoi gjatë zgjedhje të parakohshme, kur Gruevski ia dha ato këtë vit, deklaroi se nuk do të kandidonte për kryeministër.Në kohën që Edi Rama deklaronte se do të bënte këtë apo atë reagim force, pasiqë ia vodhën fitoren në Tiranë, ndodhi një ngjarje apokaliptike. Soros, në korrik të këtij viti  deklaroi se ai, deri në fund të vitit 2011, do t’ ua kthente paratë klientëve të fondeve të tij të investimeve, ashtu që të shmangte detyrimin ligjor për t’ i regjistruar të dhënat në SEC, zyrën e kontrollit të bursës, brenda marsit 2012. Soros deklaroi se këtej e tutje fondet e tij të investimeve do të punonin vetëm me paratë e familjes Soros. Me këtë deklaratë Soros shpalli fundin e imperisë së tij financiare okulte globale, nga ku buronte edhe fuqia e imperisë së tij politike globale.

Tani natyrshëm lind pyetja se përse do t’ i duhet Sorosit Edi Rama, kur Soros njerëzit si Edi Rama i duheshin nëpër botë për të krijuar për veten imazhin e njeriut që ka një politikë të jashtme globale, ashtu që ta përdorte këtë si një kartë në lojën ku luhej fati i imperisë së tij globale financiare curacaose-caymaniane. Herët a vonë, edhe Edi Rama do ta kuptojë këtë. Nëse Edi Rama ka sadopak intuitë politike, ai duhet që të përpiqet që të rregullojë marrëdhëniet me Washingtonin, të cilat i shndërroi në një provë force, në 21 janar dhe më tutje. Në këtë provë force Edi Rama humbi se mendonte që Soros kishte ende fuqinë e parë. Edi Rama duhet që ta konsiderojë veten njeri shumë fatlum politik, nëse bëmat e tij harrohen në Washington deri në pranverën e vitit 2013, dhe nuk i vinë “drones” të tjera nga Washingtoni mbi kokë. Me ato që ka bërë Edi Rama, ai duhet që ta quajë veten njeri fatlum edhe nëse ndryshimi i qëndrimit të Washingtonit varet nga sjellja e tij. Takimi Countryman-Blushi kishte kuptimin se Edi Rama nuk shihet si i pazëvendësueshëm për momentin, për amerikanët. Administrata “Obama” është ngopur deri në fyt nga bëmat e sorosianëve në Washington dhe qartësisht nuk ka durim për sorosianët e Tiranës. Pastaj ka “drone” e drone.
Kastriot Myftaraj/Gazeta Sot
E Enjte 04/08/2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/11/2011. Filed under Analizë,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Ku e ka origjinën në Washington diplomacia e eliminimit politik të Edi Ramës, e ambasadorit Arvizu

  1. Arberit

    07/03/2012 at 03:28


    USA esht vendi demokrat qe sakrifikon gjithcka per te ralizuar qellimet e veta ne interes te Demokrateve.Pasi asnje shtet ne bot nuk do te pranonte, vetem po ishin per influence dhe territore.Kjo praktik sjell fitime te papara te vet personit qe hiqet si invester(Soros) duke sjellur disa njerz qe deklaroj se jane punojes CIA ose Gjykates Amerikan,keta mund te ken punuar me pare por jane jo te vertet.Me kujtohet Ambasadori Rajerson i cili kryente pastrimin e parave $ ne shqipri dhe shfrytzonte gjith mundesit dhe konekshen te kalonte Miljona,Miljona $,Trafik qe nuk mund te kontrollohet ne vendet e pa zhvillura.Prandaj ky esht interesi per vendet e mbarura.SocilImperjalizmi qellimi influenc dhe trritore nuk interson zhvillimi social i shqiprise apo asnje vendi(Vetem vatra zjarri dhe konflikti) pasi Vlera $ arrin te futet dhe duke ndryshuar konceptet e atij kombi,dersi te behet sherbetore ose fushe tregu per USA.Prandaj ka dy rruge vendos doren mbrapa se do te hash,ose beje pjestare te nje lobi ne treg.Keshtu po ndodhe me kosoven qe nuk jep dhe nuk din te jap % e ivestuar nga Kapitalistet si perfundim e ke humbur.Dhe Zoti (soro)esht nje njeri qe leviz me Biljon $ qe arrin te zhusi ekonomin e gjdo vendi ne lindje.Ky miljoner Derr Carrikan vendose fatin e atij apo asaj qeverie duke mashtruar dhe monipuluar.Kjo esht politika enje miloneri Gjorgj Soro duke vendosur ekipet e zbulimit dhe shfrutzimit te nje populli te farfer, prandaj ndodhet afer nje ish punojes me nivel te lart shqiptar si kshilltar personal pamvarsish hipokrit,dhe shume arrogant,hiqet si kanselar i madhe.Prandaj ruajt zoti prej ketij perbindeshi te rrezikshem prej Mafia shqiptare me ate amerikane,dhe se fundi me Mafian kosovare me nje grup prifterinjesh CIA te cilet mund te perbysin gjdo karrike dhe eleminoj gjdo humen bin ne bot.Keto jane te vertetura nga ish oficer i vogel i perendorise se madhe ketu ne ushington i kthyer me deshir ne vendin e tij.Korce dhe fshatin e bukur Bilisht.

  2. Arberit

    07/03/2012 at 02:33


    Kjo esht teper e verte se (Soros) esht krimineli dhe agjenti i partise demokratike USA.Esht thesari dhe kontrabandisti Demokrati qe nxjerr fitime perrallore nga vendet e pa zhvillura duke perdorur elemt ish pushtetare,(Gjukaten e lart Tiran 92-Vazhdim)te gjitha fondet evropjane dhe USA levrohen nepermjet miljonerit dhe qeveritareve te rekrutuar qe punojn per permbusjen ose vendosjen e qeveris qe ju intereson.Gjith keto fitime perdoren per elektoratin e presidentit te ri te partise fashiste demokrate.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.