Kthimi i një “të vdekuri” nga burgu

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1844
Fundin e luftes civile ne Shqiperi me 29 nentor 1944, e cila e la vendin te copetuar, do ta vijonte sundimi komunistet me nje terror te paimagjinueshem. Masakrat e komunisteve ne Shqiperi nuk kane te numeruar. Nje prej tyre eshte ajo e Dunices me 7 mars 1944. Aty, pabesisht u vrane 38 nacionaliste te vertete me ne krye Haki Blloshmin. Midis te pushkatuarve ishte edhe Halim Spaho nga fshati Debrove i rrethit te Pogradecit. Familja e te ndjerit Falim Spaho ishte vene ne shenjester si te gjitha familjet e tjera nacionaliste. Sabri Spaho, vellai i Halimit, duke e ndjere rrezikun e sistemit gjakatar qe kerkonte t’ia shtrengonte lakun pas qafe, mori rrugen e arratise, duke lene ne gojen e kucedres bashkeshorten dhe tre femijet. Me kete rast familja e tij u internua. Ne vitin 1963 sigurimi i shtetit shkoi perseri ne fshatin Debrove dhe arrestoi vellane e tij Riza Spaho. E lidhen e pasi bene kontrollin e baneses e moren dhe e cuan ne degen e puneve te brendshme ne Pogradec. Pas shume torturash qe zgjaten per muaj te tere, e denuan me 25 vjet heqje lirie me akuzen ‘Takim me diversante”.

Nje nga motrat e Rizait ishte martuar ne Velcan te Mokres. Propaganda komuniste qe trumbetonte krijimin e njeriut te ri socialit, e kishte bere efektin e vet. Motra dhe familja e saj i prene te gjitha lidhje me familjen e Riza Spahos, kete “armik te partise”. Ajo i kishte kerkua disa here te shoqit qe ta lejonte ta shkonte e shihte te vellame ne burg. Mirepo bashkeshorti i saj duke qene njeri anetar partie i kishte thene: “Po ma zure edhe nje here me goje kete muhabet, do te nis andej nga ke ardhur. Harroje nje here e mire, zere se ka vdekur si ai tjetri qe la kockat ne Dunice.” Vitet kalonin, Rizai vazhdonte te dergjej ndersa e motra plakej tek digjej nga malli per te vellame qe nuk do ta shihte kurre me sy. Fshehtas, ajo gjente mundesine dhe i conte ndonje pakete cigare te vellait ne burg. Tregohej gjithmone e kujdesshme qe te mos e merrnin vesh as femijet, burri jo e jo. E djegur nga malli dhe mbyllur ne vetvete, nje dite djali i saj i madh i tha se kishte ardhur nje leter nga burgu. Mosha e madhe, hallet, vuajtjet e malli per te vellame e kishin kerrusur e plakur dhe c’ishte me e keqja ishte duke u verbuar.

Djali i saj i madh qe ishte po aq komunist sa i ati filloi t’i lexonte “letren” e ardhur nga burgu: “Ne shoket e burgut te Riza Spahos po ju shkruajme per t’ju dhene nje lajm te hidhur. Duhet te beheni e forte, te gjithe sa kemi lindur, kush me pare e kush me mbrapa te gjithe nje fat do te kemi. Ai ju kujtonte vazhdimisht dhe sa here qe ju i dergonit ndonje pako me duhan, Rizai e merrte dhe lot ne sy na thoshte: “Ndizeni se ma ka derguar motra. Ah, Zoti mos ma marte shpirtin pa e pare, por kam frike se ajo po plaket dhe une jam denuar shume e se di cfare ka rezervuar fati per mua.” Djali lexonte dhe nena vinte doren te veshi per te degjuar me mire. Me ne fund i biri i tha: “Ja, yt vella ka vdekur, kjo eshte e gjitha. Tani na ler rehat me gjithe Rizane!” Ajo donte te qante, por lotet i ishin shterur, kaq shume kishte qare per fatin e te vellezerve. Shpesh fliste me vete: “O Zot, mos me ler, merrme me vete, s’kam pse te rroj me. Me pare te lutesha qe te jetoja per te pritur vellane kur te lirohej nga burgu.” Ajo thoshte shpesh: “O Zot c’bere keshtu? Pse me le te gjalle? Merrme nje sahat e me pare.” Vitet kalonin njeri pas tjetrit dhe Riza Spahoja e mbushi denimin dhe liruan. Ai u nda me shoket duke thene: “Se shpejti u lirofshi dhe juve.” Ashtu i kerrusur nga pesha e viteve qe mbante mbi shpine mori rrugen per ne shtepi. Mirepo meqe rruga kalonte nga Tirana vendosi te shkonte tek e motra.

Me te pyetur ia gjeti shtepine. Trokiti te porta, por askush nuk po ia hapte deren. U ul pas dere dhe po priste. Ne ate kohe erdhen disa femije qe me sa duke sapo kishin dale nga shkolla. U futen brenda te gezuar duke perqafuar te emen. Femijet i thane te emes: “Mama, aty te cepi i deres eshte ulur nje plak i kerrusur me nje kapele ne koke dhe po pi duhan. Duhet te jete ndonje lypsar. A ti cojme dicka per te ngrene?” Dera u hap perseri dhe “udhetari” i ngrit ne kembe duke u mbajtur ne shkopin e pleqerise. Pane njeri-tjetrin ne sy por pa u pershendetur. Ate cast nje nga femijet doli me nje cope buke ne dore dhe i tha: ” Na, merre dhe ik!” Atehere plaku me kapele iu drejtua zonjes qe rrinte ne deren e hapur: “Kjo shtepi a eshte e … nga Belcani i Mokres? – Po – u pergjigj gruaja, po ju kush jeni? – Jam Rizai. U lirova nga burgu por kembet nuk me benin me tutje pa e takuar motren. – Ne te dinim te vdekur, ka vite – iu pergjigj gruaja. – Mbaj mend se erdhi nje leter dhe im shoq ia lexoi nenes se tij. Po tani, si do t’i themi? Ajo te donte shume, s’te hiqte nga goja. Kur te pame ulur ne gjunje e me cibuk ne goje kujtuan se ishe lypes.” “Lypesi” thithte cibukun duke nxjerre sa nga goja e sa nga hundet shtellunga tymi dhe nuk fliste. Femijet qe degjuan biseden vrapuan te gjyshja. “Plaku qe eshte te dera dhe qe po flet me mamane tha se eshte vellai yt.” Ajo u ngrit menjehere, por kembet nuk e mbajten dhe u shemb ne toke pa fryme. I kishte rene te fiket. Rizai u fut brenda dhe u ul prane se motres. Me duart qe i dridheshin i lemonte floket e zbardhura nga mosha dhe vuajtjet. Pas pak ajo u permend dhe filloi te bisedonte me te vellame. “Une e shkreta te paska qare per se gjalli -dhe me duart qe i dridheshin rremoi ne gjoksin e thare duke nxjerre nje leter te zverdhur e zhubravitur nga koha. – Ja vella, lexoje”. *** Riza Spaho nga Debrova eshte daja i poetit te pushkatuar Vilson Blloshmi. Pas “vdekjes se pare” jetoi edhe 15 vjet te tjera, u takua edhe me vellane e arratisur. Ata prehen prane e prane ne varrezat e Maliqit, Korce.

Bedri Blloshmi/Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/08/2010. Filed under Patriotët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento