Kroatët na shtrijnë dorën e miqësisë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1346
Zoran Milanoviç dhe Edi RamaMilanoviç me Ramën: Mbështetje integrimit të Shqipërisë në BE.
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim homologun kroat, Zoran Milanoviç, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare dy ditore. Në përfundim të takimit, dy homologët dhanë një konferencë të përbashkët shtypi. Rama tha se i se Kroacia është një model suksesi dhe shembull frymëzues e partner që inkurajon Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE. Ndërsa kreu i qeverisë kroate theksoi mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit.

“Mbështetja jonë në rrugën drejt BE do të jetë edhe më tutje. Na vjen keq që Serbia nisi negociatat për integrimin ndërsa Shqipëria jo. Qëndrimi ynë është që Shqipëria të nisë sa më parë negociatat dhe ne për këtë qëllim do punojmë. Por duhet të keni parasysh se kemi vetëm një zë jo më tepër, por zëri ynë do të dëgjohet”, tha kryeministri Milanoviç.

Rama hodhi poshtë hipotezat për mbylljen e ambasadës shqiptare në Zagreb.

“Më vjen keq që jehona e titujve të pavërtetë mbërrijnë në Zagreb. Kroacia është një pikë referimi. Është shembull dhe partner rajoni me të cilin duam të forcojmë lidhjet. Është tërësisht e pavërtetë. E kundërta është e vërtetë, jemi në një proces reformimi të shërbimit tonë diplomatik, në një proces të racionalizimit të burimeve tona diplomatike”, tha ai./DITA

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/01/2014. Filed under Aktualitet,Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.