Konferenca e Teheranit 28 nëntor – 1 dhjetor 1943

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4582

Konferenca e Teheranit(28 nentor – 1 dhjetor 1943).
Ky shkrim ka të bëjë me takimin e Luftës së Dytë Botërore për udhëheqësit e Aleancës.
Konferenca Teheran (koduar Eureka) ishte takimi i Jozef Stalinit, Franklin D. Rusvelt dhe Uinston Churchill me 28 nëntor deri me 1 dhjetor, 1943, ne ambiente ku shumica e të cilave u zhvillua në ambasadën sovjetike në Teheran, Kjo ishte e para konference ne luften boterore midis Tre liderve te Fuqive te Medha (Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe) në të cilat Stalini ishte i pranishëm. Konferenca te tjera pasuan me Konferencën e Kairos, Konferencen e Jaltës dhe me ate te Konferences se Potsdamit. Diskutimi u përqendrua nga kryesuesi i mbledhjes ne hapjen e një Fronti të dytë në Evropën Perëndimore. 

1. Në të njëjtën kohë te nenshkronin një protokoll të veçantë, qe u ishte premtuar tre Fuqive te Medha per të njohe pavarësinë e Iranit:
Rusvelt, Churchill, Stalini dhe të gjithë ranë dakord të mbështesnin qeverinë e Iranit, te shprehur si në deklaratën e mëposhtme:
“Tre qeveritë kuptojnë se lufta ka shkaktuar vështirësi të veçantë ekonomike për Iranin, dhe ata janë dakord që ata do të vazhdojnë të vënë në dispozicion të qeverisë së Iranit ndihma të tillë ekonomike sa të jetë e mundur, ne sektore qe kane me shume nevoje emergjente si ne transporte, ne materiale të papërpunuara, dhe furnizime për nevojat imediate te popullit. ” (Deklarata e Tre Fuqive Lidhur me Iranin-1 dhjetor 1943)
– Qëllimi kryesore e konferencës ishte që të planifikojnë strategjinë përfundimtare për luftën kundër Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj.

Përmbledhje

Udhëheqësit e Fuqive te Medha ishin Aleate si: Rusvelti, Stalini, dhe Churchilli ku u takuan ndervedi vetëm dy herë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
E para prej këtyre dy takimeve ishte Konferenca e Teheranit, qe u zhvillua në Teheran te Iranit. U organizua kjo konference me tre lidere me insistimin e Rusveltit me synimin te plotesonte dëshirat e shumta të Stalinit. Në fakt, ky takim per Rusveltin ishte nje deshire e madhe aq shumë sa që ishte i gatshëm të bënte lëshime të shumta Stalinit, dhe u be zgjedhja e vendit si më i përshtatshëm për Stalinin. Stalini e kishte frikë fluturimin dhe mori një aeroplan vetëm një herësh, pikërisht për këtë konference.
Churchill dhe diplomatët britanik shpresuan të gjenin një menyre përpara konferences per t’u ballafaquar me Stalinin, dhe për këtë arsye ata organizuan Konferencen e Kajros, e cila, nuk shkoi siç ishtë planifikuar. Teodore Rusvelti u ndje jo mire, u menjanua duke injoruar pytejet e Stalinit, dhe 2.konferenca humbi kohe duke diskutuar mbi të ardhmen politike, kryesisht te Kines dhe Japonise.
Në Konferencën e Kajros doli se Teodore Rusvelti kishte planifikuar për t’u marrë vetem me Stalinin, por cka rezultoi se shëndeti e tij nuk do t’i lejonte atij të negocionte me Stalinin nga një pozitë me e fortë. Rusvelti mberriti ne Teheran me 28 nentor 1943 ne gjendje te rende shendetsore. Në të kundërt, Stalini arriti të ngazëllehet dhe te kapardisej pas fitoreve të fundit të Bashkimit Sovjetik në Evropën Lindore.
Objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe Britanise se Madhe ishte të siguronin bashkëpunim të plotë dhe ndihmë prej Bashkimit Sovjetik ne politikat e tyre të luftës.

2. Franklin D. Rusvelti dhe Churchill i kerkuan Stalinit të mbështesnin me ndikimin i tij te partizanet në Jugosllavi, si dhe të lejonin manipulimin e kufirit midis Polonisë dhe BRSS. 4. Rusvelti, Churchill dhe Stalini u perqendruen më pas te çështje të tjera, respektivisht te Operacioni Overlord(kodi i operacionit qe trupat e shteteve aleate te gjera te perendimit, sebashku me Polonine, Cekine e te tjera , Kanadane dhe USA zbarkuan ne Normandi me 6.6.1944 dhe luftuen kundra ushtrise gjermane dhe me 25 gusht te 1944 cliruen Parisin) dhe ne politikën e përgjithshme të luftës.
Operacioni Overlord ishte planifikuar qe të fillonte në maj 1944, në te njejtin kohe me sulmin sovjetik në kufirin lindor të Gjermanisë. Sulmet do të kombinoheshin ne te njejtin kohe me ane te forave ushtarake te Kanades, Anglise dhe SHBA dhe shume vende të tjera, qe me vone do te njihej si “D-Day”(operacioni Neptun-qe ishte zbarkimi i trupave aleate ne Normandi). “Big Tre” i kaloi ditët e debateve rreth Operacionit Overlord se ku dhe se kush do ta drejtoje ket komande kaq me permasa te medhaja boterore dhe ku duhet të fillojnë operacionet.

3. Rusvelti i dha Stalinit një premtim që e kishte prite qysh nga qershori 1941: ku aleatet britanike dhe amerikanët do të hapnin një front të dytë në Francë në pranverën e vitit 1944. Churchilli deri në këtë pikë ka qenë në kërkim të një ideje të përbashkët me Angline, me SHBA dhe me vendet e Komonuelthit nëpërmjet Mesdheut që do t’i siguronte interesat britanike në Lindjen e Mesme dhe ne Indi. Rusvelti gjithesesi ishte i interesuar per te shpartalluar Perandorinë Britanike, dhe per t’isherbyer ne kete raste edhe interesave, deshirave te Stalinit.
Bashkimi Sovjetik kishte kërkuar trupa rezervë në Evropën Perëndimore, dhe kjo u ra dakord që këto trupa do të arrijnë në pranverën e vitit 1944. Ata rane dakord gjithashtu që Bashkimi Sovjetik të hynte në luftë kundër Japonisë kur Gjermania naziste te humbte.

4. Rusvelti, Churchill dhe Stalini ranë dakord se duhet që aksi i fuqive Berlin – Tokio te kapitullonte pakushte. Me synim që pas luftes te ndahen kombet në territore të kontrolluara nga Bashkimi Sovjetik, SHBA dhe Britania e Madhe. 8.U diskutua me detaje Turqia dhe Irani(me siper gjen per te per Iranin qe u vendos) nga tre lideret.
Përveç kësaj, Bashkimi Sovjetik ishte i interesuar të mbështeste Turqin në qoftë se vendi i tyre hynte ne luftë; Rusvelti, Churchill dhe Stalini gezoheshin në qoftë se Turqia pranon te hyjë në anën e Aleatëve, ku para vitit ishte jashtë forcave aleate.
Pavarësisht se nuk u shoshit mire por u pranua marrëveshja e mësipërme, pasi Stalini kishte dominuar konferencën, duke përdorur fitoren sovjetike në Betejën e Kurskit(qytet ne Rusi – lufta korrik-gusht 1943 kunder gjermaneve), qe ishte pozita kyçe në frontin gjerman-ruse, për të vendose operacionet e metejshme ushtarake te BRSS. Rusvelti u përpoq për t’u përballur me sulmin e kerkesave te Stalinit, por beri gjithshka per ta kenaq me pak përjashtime Stalinin. Churchilli argumentoi kryesisht me shume rreth Planit Mesdhe se sa per Operacionin Overlord, në kundershtim me pjesmarresit diplomatë dhe zyrtare. Këto dobësitë e dy liderve amerikane dhe anglez u luajten në duart e Stalinit.
Një prej deshires me kryesore te Rusveltit dhe Churchill-it, qe i ka ngacmuar pas luftës ne Poloni ishte se e dinin epshin e Stalinit qe te aneksonte territor në pjesën lindore të Polonisë duke zgjeruar territorin e Bashkimit Sovjetik, si dhe kufirit të zgjatet pergjate shteteve te tjera.

5. Rusvelti dhe Churchilli ranë dakord me kërkesën, qe kufiri i Polonisë të shtrihet përgjatë lumenjeve Oder dhe Neisse si dhe drejt linjës Curzon, pamvarësisht nga protestat e qeverisë polake në mërgim në Londër. 10.Churchilli dhe Franklin D. Rusvelti i lejuan gjithashtu hapesira te pakufizuem Stalinit në vendin e tij, dhe miratuan që BRSS te instalonte qeveri komuniste satelitore, kukull, marioneta në Poloni, Cekosllovaki, ne shtetet balltike, ne Rumani, dhe vendet e tjera të Evropës Lindore që do të rezultonte nje tragjedi në humbjen të lirisë nga këto vende për pesëdhjetë vitet e ardhshme dhe do të ishte gjeneza e Luftës së Ftohtë. 11 Pas konferencës u ra dakord që udhëheqësit ushtarak të tre vendeve do të takohen shpesh së bashku, për diskutim të mëtejshëm.

Takim trepalësh ne darke


Para ngrenies se mbremjes se takimit trepalësh te 29 nëntor 1943 në Konferencën Teheranit ,Churchill i paraqiti Stalinit me nje ceremoni nje kuriozitete me ane një shpatë ( “shpata e Stalingradit”, bërë në Sheffield) në përkujtim të fitores së betejës se Stalingradit, si një dhuratë e Mbretit te Anglise George VI për qytetarët e Stalingradit dhe njerëzit e Bashkimit Sovjetik. Kur Stalini mori shpatën, i hoqi kėllėfin, e mori atë me të dyja duart, puthi këllëf dhe ja dha ne dore Marshall Voroshillovit që gabimisht i ra shpata në tokë.
Gjatë darkës, Stalini i cili, sipas raportit të SHBA, i deklaroi Churchillit se për ‘’dashurine’’ që ndjente për gjermanët, propozoi: se do t’i ekzekutonte te 50,000-100,000 oficerëve të shtabit gjerman”.

6. Churchill denoncoi idenë e “ekzekutimit me gjak ftohtësi te oficerëve, të cilët luftuan për vendin e tyre. . ” Ai tha se, “kriminelët e luftës duhet të paguajnë për krimet e tyre dhe individët të cilët kishin kryer akte barbare, dhe në përputhje me Dokumentin e Moskës, të cilën ai vetë e kishte nenshkruar, ata duhet të dalin në gjyq në vendet ku janë kryer krime.t Ai kundërshtoi fuqishëm, megjithatë, “të ekzekutimeve për qëllime politike.”

Deklarata e Tre Fuqive

Deklarata e Tre Fuqive, (1 dhjetor 1943), bërë në përfundimin e Konferencës, fillon:
“Ne Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Kryeministri i Britanisë së Madhe, dhe Kryeministri i Bashkimit Sovjetik, kanë përmbushur këto katër ditëve të kaluara, në këtë, Kryeqytetin tone aleat te Iranit ne Teheran, qe kemi formuluar dhe konfirmuar politikën tonë të përbashkët “.

E shqipëroi dhe e përgatiti: Bep Martin Pjetri
20 tetor 2009
Copyright Proletari.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2010. Filed under Historia Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Konferenca e Teheranit 28 nëntor – 1 dhjetor 1943

  1. Bardhi

    21/02/2012 at 16:51


    Kronika e bisedave midis Çurçillit – Stalinit dhe Rusveltit në Teheran

    26 nandor 1943…
    Rusvelti u nis nga Kajro per Teheran, ndersa Stalini po udhtonte pere here te pare me avion…kjo ishte hera e pare dhe e fundit qe Stalini udhtoi me avion.
    Çurçilli i kerkoi nje takim Rusveltit para takimit me Stalinin ne ora 16.00, po Rusvelti per mos me i ngjalle dyshime Stalinit nuk pranoi.

    Ora 15.00 Rusvelti u takue koke me koke me Stalinin dhe ishin prezent vetem dy përkthyesit dhe askush tjeter. Rusvelti bisedoi per operacionet kunder Gjermanise, per t’i largue nga Lindja perfundimisht dhe i ofroi ndihma te mbasluftes. Stalini ju pergjegj pozitivisht dhe premtoi qe do te vazhdonte nje miqesi e forte mes USA e BS.
    Rusvelti i kerkoi Stalinit qe mos te bisedonte me Çurçillin asgja per Indinë.
    Rusvelti ishte kunder formimit Komitetit Francez per çlirimin e Frances me De Golin.
    Stalini nuk donte lufte ne Indokine, mbasi nuk shihte interesa atje nga Aleatet. Atje si Stalini dhe Rusvelti mendonin me kontrollue me kombet e bashkueme.
    Perkthyesit formuene bindjen se Stalini e respektonte fort Rusveltin. Ata mendonin se “Kursi i Ri” i Rusveltit po reformonte kapitalizmin nga themelet, me qellimin e vetem qe te permbushnin nevojat e “klases puntore”. Komunistet nuk e njihnin nje gja kesisoj.
    Rusvelti kerkoi te formohej Organizata e “Kater Policeve”, ndonse Stalini nuk ishte dakord se do te krijohej pershtypje e keqe tek shtetet e vogla. ShBA arriti edhe qellimin e hymjes se BS ne lufte me Japonine. BS siguroi daten e sigurt kur USA do te zbarkonte ne France simbas operacionit amerikan Overlord, si kishte premtue Rusvelti.
    BS do ti hapte vend ne aeroportete sovjetike aeroplanave amerikan qe do te luftonin me Japonine, edhe pse sovjetiket nuk i siguronin asnje kusht sigurie avioneve te SHBA.
    Lidhun me forcimin e BS, Rusvelti do ti sillte BSovjetik 1000 avione bombardues katermotorsh, bashke me ekipet e mirmbajtjes se tyne, dhe do te ishin ne dispozicion te sovjetikeve.
    Rusvelti me 29 nanor 1943, i kerkoi Stalinit dhe nje raport sekret te luftes me Japoni.
    Ajzenhauer emnohet komandant i sulmit ne kanalin La Mansh. Perdorimi i avioneve amfib do te kishte perparesi ne operacion. Mjetet qe do te perdoren do te sillen nga Paqsori. Lidhja e Rusveltit me Stalinin permban edhe firmen e kryeministrit Çurçilli.
    Rusvelti u kthye ne Washington me 17 Dhjetor 1943 dhe njoftoi se ka arrijte me u lidhe me Stalinin me projekte afatgjata dhe se do te krijonin organizaten per ruejtjen e Paqes.
    Konferenca e Teheranit do te krijonte “Familjen Botnore te Kombeve demokratike”
    Edhe stalini mbet i knaqun nga takimi i Teheranit, gja qe tregohet ne mesazhet qe i dergoi Rusveltit. Rusvelti nga ky udhtim ne kohe te ftohet u keqsue shume nga bronkiti.
    Papritmas gazeta “Pravda’’(“E vërteta’’) me 17 Janar 1944, sulmon USA dhe Angli nga nje takim i dy gjeneralave anglez me Ribentropin, ministrin e jashtë të Gjermanise per vendosje Paqe mes tyne.
    Nderhyn Rusvelti dhe kalon floten Perendimore nen kontrollin e drejtimin e oficerave BS dhe njikohesisht ju derguen BS disa anije tregtare, avione dhe nendetese nga Angli USA.
    Ne kater xhandaret parashikohej qe te hynte USA, BS Anglia e Kina.
    Çurçilli u tregue ma parashikues i sakte per te ardhmen (shkruen Kessinger) mbasi Bota u nda ne dy kampe ideologjike…gja qe nuk u parashikue nga hartuesit e projektit…

    Deri tek rreshti i parafundit: Çurçilli u tregue…te gjitha shenimet jane nxjerre nga letrat personale te Rusveltit me Stalinin. “I dashur Stalin”.

    20 Shkurt 2012
    U shkruejt prej Fritz Radovanit

  2. Agron Havolli

    11/05/2010 at 16:01


    Te papar jjeni ju pasha Familjjen eeeiii FLENI :FLENI

  3. Lona

    11/05/2010 at 15:27


    shum histori e miire oosht na qenka Kiio.!sjupperr

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.