Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian miraton raportin për vizat-drafti kalon në seancë brenda 15 shtatorit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1870
Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi dje opinionin për propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE. Eurodeputetët votuan në mënyrë unanime duke aprovuar draftin. 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, ishte rezultati i Komisionit të Politikës së Jashtme të PE-së, çka konfirmoi vendimin e dytë pa kaluar një javë, në favor të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë. Pikërisht javën e kaluar, ishte komisioni i Drejtësisë dhe Lirive Civile që konfirmoi raportin pozitiv të ekspertëve të KE-së, të cilët ndoqën nga afër në terren gjatë muajit korrik, kriteret e plotësuara nga autoritetet shqiptare.

Raporti u paraqit me nota pozitive dhe u vlerësuar njëzëri progresi që ka bërë Shqipëria në plotësimin e kushteve për të merituar liberalizimin e vizave. Votimi i djeshëm i paraprin vendimit final të Komisionit, pasi më pas drafti shkon në Parlamentin Evropian, atje ku do të kërkohet vota unanime, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të përfitojnë udhëtimin pa viza në listën e “Schengenit”. 15 shtator është data kur Parlamenti Evropian do të mblidhet dhe në axhendë të rendit të ditës, është miratimi i raportit për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE. Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së pritet të merret në datat 8-9 nëntor 2010-të. Ky vendim hyn në fuqi para festave të fundvitit.
Partia Demokratike/Facebook

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/09/2010. Filed under Data Historike,Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.