Komandanti i Gardës Ndrea Prendi dëshmon në komisionin hetimor të 21 Janarit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4039
Komandanti i Gardës ia faturon Bashës përgjegjësinë për 3 vrasjet e 21 Janarit.Ndrea Prendi akuzon Policinë e Shtetit se braktisi gardistët më 21 janar.
Komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për demonstratën e përgjakur të 21 janarit, ia ka faturuar ministrit të Brendshëm Lulzim Bashës, përgjegjësinë e vrasjes së tre qytetarëve të pafajshëm, në cilësinë e njeriut që ka dhënë urdhër për zjarr. Ndonëse nuk e deklaroi hapur se Basha ka urdhëruar vrasjen e protestuesve

jashtë rrethimit të Kryeministrisë, Prendi u shpreh se kishte komunikuar me Bashën para, gjatë dhe pas demonstratës. “Gjatë gjithë kohës së demonstratës së datës 21 dhe para fillimit të saj unë kam informuar ministrin e Brendshëm për masat e marra. Në vijim të aktivitetit dhe në vazhdim të acarimit të situatës, rreth orës 15:00 duke parë që perimetri ishe zbuluar nga forcat, kam kërkuar të dhe kam telefonuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku forcat e Gardës kanë qenë të goditura ashpër me të gjitha mjetet që nga pllakat e trotuarit e deri tek lëndët djegëse. Duke mos u lidhur direkt me të, i kam kërkuar qendrës së Gardës lidhje me drejtorin e Policisë ku t’i përcillte shqetësimin tim për lënien bosh të një perimetri të Kryeministrisë. Më ka kthyer përgjigje që po merren masa. Më vonë jam lidhur me ministrin e Brendshëm”, tha Prendi.
Braktisja e Policisë
Prendi tha se gjatë demonstratës efektivat e Gardës kanë vepruar në bazë të rregullores, por në një moment tensioni kur një pjesë e Kryeministrisë nuk ishte e mbrojtur nga trupat e Gardës, ai deklaron se ka telefonuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, por ai nuk i ka kthyer përgjigje. Po ashtu, kreu i Gardës deklaroi se ishin njoftuar disa ditë më parë nga Policia Kriminale, se 3 shtetas do të kryenin akte terroriste, ndërsa nga SHISH nuk kanë pasur asnjë informacion për kryerjen e akteve terroriste. Ndaj nisur nga kjo, nga ana e Gardës janë shtuar masat e sigurisë që në datën 19 janar. “Kemi marrë tre shkresa me radhë nga drejtoria kundër krimit të organizuar ku informohemi për situatën aktuale dhe në veçanti për sigurinë e Kryeministrisë duke dhënë informacion për persona që janë shprehur se do të kryejnë akte kriminale. Masat e marra, kanë qenë shërbim për ruajte të veçantë. Në zbatim të urdhrit strukturat kanë hartuar planet e sigurisë për zbatimin e veprimit deri në bazë. Jemi bazuar për përshkallëzimin e masave me emërtimin e aktivitetit të demonstratë. Vendi ku do të zhvillohej demonstrata, para selive shtetërore”, u shpreh ai. Më pas Prendi theksoi se menjëherë u hartua plani i sigurisë, duke u bazuar në përshkallëzimin e masave për ruajtjen e segmentit Kryeministri-Kuvend-Presidencë.


Hapja e zjarrit

Gjatë dëshmisë së tij para Komisionit Hetimor, komandanti i Gardës deklaroi se ditën e demonstratës së 21 janarit, efektivat e Gardës së Republikës kanë qenë të autorizuar të qëllojnë me armë vetëm në ajër në raste të rrezikut. Kreu i Gardës, sqaroi edhe çështjen e ndryshimit të truprojave të prokurores së Përgjithshme. “Mbi bazën e informacioneve të marra është hartuar një plan operacional për rritjen e nivelit të sigurisë për personalitetet shtetërore”, tha ndër të tjera Prendi. Në këtë drejtim, ai theksoi se rritja e masave të sigurisë është bërë për Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e opozitës dhe prokuroren e Përgjithshme.


Dëshmia e Komandantit të Gardës në Komisionin Hetimor

– Bashkëpunoni me një sërë institucionesh të tjera, informacion paraprak mbi atë që mund të ndodhte nga cili institucion keni marrë? Masat konkrete që garda morri për të përballuar këtë situatë?
Strukturat e specializuar, departamenti i analizës bashkëvepron me strukturat e tjera homologe për të marrë informacion e duhur. Kemi pasur 3 informacione nga drejtoria e krimeve të rënda nga policia e shtetit për akte terroriste nga grupe të ndryshme, kemi pasur informacion nga policia e shtetit për organizmin e një demonstrate. Zhvillimi i demonstratës ka konceptim ndryshe në marrjen e masave. Kemi pasur informacion nga drejtoria e krimeve të rënda para datës 21 janë dhënë informacione mbi akte terroriste që do të ketë jo vetëm për demonstratën por dhe për kohën në vazhdimësi. Mbi bazën e kësaj dhe informacione të tjera garda caktoi masat e sigurisë për të përballuar aktivitetin e datës 21 janar.

– Plani i masave. Këto masa konsistonin thjesht për të asistuar forcat e policisë të cilat rrethuan kryeministrinë apo u vendosën në një nivel ruajtje dhe mbrojtje të ndërtesës nëse kishit informacion nëse dhe kryeministria do të sulmohej?
Nuk kishim asnjë informacion që objekti i kryeministrisë të sulmohej. Demonstrata mund të kishte ashpërsi por jo në këtë shkallë. Dhuna për gardën ka qenë në parametrat e paparashikuara, përgatitja e gardës ka bërë që objekti i rëndësisë së veçantë të ruhej me profesionalizëm.

– Sulmi i programuar, apo thjesht një sulm përballë fasadës së kryeministrisë?
Sulmi ka qenë i ashpër nga disa drejtime. Veprimet e forcave të gardës deri në momentin që objekti është rrezikuar kanë qenë investiguese në varësi të situatës. Nuk ka pasur kundërshtim nga garda deri në momentin që garda dhe kryeministria është sulmuar. Objekti, kryeministra është sulmuar në ¾ e perimetrit të saj dhe drejtime nuk kanë qenë vetëm nga porta dhe nga drejtime të tjera, sidomos nga piramida. Shkatërrimi ka qenë tek porta numër 1, por rrezikshmëria ka qenë në shumë drejtime.

– Sulmi ka qenë vetëm me mjete të forta?
Plagosja e 81 efektivave të gardës ka ndodhur në këtë zonë të ngushtë.

– Keni pasur komunikime të drejtpërdrejta me drejtues të tjerë të institucioneve? Keni pasur komunikim me presidentin, kryeministrin apo ministrin e Brendshëm në datën 21 janar? Nëse keni pasur komunikime me këto 3 personalitete, kush ka qenë udhëzimi i tyre, apo reagimi i tyre? Mënyra si përdoren armët në situata të tilla?

Gjatë gjithë kohës së demonstratës së datës 21 dhe para fillimit të saj unë kam informuar ministrin e Brendshëm për masat e marra. Në vijim të aktivitetit, dhe në vazhdim të acarimit të situatës, rreth orës 15:00 duke parë që perimetri ishe zbuluar nga forcat kam kërkuar të dhe kam telefonuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku forcat e gardës kanë qenë të goditura ashpër me të gjitha mjetet që nga pllakat e trotuarit e deri tek lëndët djegëse. Duke mos u lidhur direkt me të i kam kërkuar qendrës së Gardës lidhje me drejtorin e Policisë ku t’i përcillte shqetësimin tim për lënien bosh të një perimetri të kryeministrisë. Më ka kthyer përgjigje që po merren masa. Më vonë jam lidhur me ministrin e Brendshëm, i cili më ka thënë se duhet gjakftohtësia, porosi që është përcjellë tek strukturat e Gardës nëpërmjet meje. Garda vendoset në tre perimetra, i jashtëm, që është rrethimi, perimetri i brendshëm dhe brenda godinës është perimetri i zonës së sigurisë së lartë. Kanë të njëjtën detyrë, si në mbrojtje në kushtet normale. Si në mbrojtjet në kushtet e jashtëzakonshme. Goditja kryesore ka qenë objekti i kryeministrisë. Si komandat i Gardës kam qenë në objektin e kryeministrisë, veprimet për mbrojtje realizohen nga drejtuesit e strukturave. Ka qenë shefi dhe unë si komandat i Gardës. Garda ka në përdorim armatim luftarak dhe mjete të posaçme me vendim të KM. Gjatë kryerjes së detyrave përdorin armën sipas ligjit organik. Neni 25 punonjësi i Gardës përdor armët në rast të ligjit 82-90 për përdorimin e armëve si dhe në rastet kur sulmohen personalitet e larta të vendit dhe të huaja, rojet dhe objektet e ruajtjes, çdo objekt ku kryen veprimtarinë e tij personaliteti i lartë shtetëror.

– Kur quhet objekti i kërcënuar?

Garda është e mbështetur me ligjin, dhe janë përcaktuar kur objekti quhet i rrezikuar. Ne përdorim të gjitha mjetet deri edhe në vendosjen e efektivave të gardës në pozicionet e rrezikuara për të mos krijuar problematika me qytetarin. Zgjidhja e zjarrit është zgjidhja më e fundit që përdoret. Por kalimi i rrethimit është rasti ekstrem ku garda mund të veprojë konform ligjit. Është bërë analizë e hollësishme për dëmtimet e efektivave, fatmirësisht nuk kemi pasur të vdekur apo të dëmtuar rëndë, kjo për shkak të mjeteve mbrojtëse pasi goditjet kanë qenë tepër të ashpra dhe vdekjeprurëse. Kemi pasur të plagosur rëndë dhe tepër rëndë, janë bërë pjesë e ekspertizës mjeko-ligjore të evidentuara, për këto ka dokumente të qarta.

– Është krijuar përshtypja sikur Garda ka përdorur armë zjarri menjëherë.
Nuk ka pasur reagim nga efektivat e Gardës, por vetëm mjekime dhe rikthime në detyrë për të mbrojtur objektin. Edhe në rastin kur janë djegur pemët dhe është tentuar për t’u shkatërruar gardhi rrethues, veprimet e forcave të Gardës kanë qenë me shkop gome, me forcë fizike për të shmangur futjen e tyre në zonën e ndaluar. Janë bërë thirrje me megafon, u është treguar se kjo është zonë e rrezikshme, dhe në bashkëveprim me forcat e njësisë speciale jam informuar se po bëhej çdo përpjekje për të mos lejuar kalimin e zonës së rëndësisë së veçantë. Hapja e zjarrit është realizuar vetëm kur turma është futur brenda objektit të rëndësisë së veçantë dhe spostimi është bërë me mjete të tjera.

Gazeta Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/02/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.