Kodi gjenetik i viruseve të gripit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2903
Shkencaret amerikane kane “cjerre masken” duke ndare ne pjese kodin gjenetik dhe duke forumuar nje kod te vetem te perbashket te ketyre viruseve qe na lodhin cdo vit duke ndryshuar forme por me simptoma te ngjashme. Shkencëtarët janë pranë zgjidhjes së misterit të të ftohurit të zakonshëm ose gripit. Në fakt deri tani ata kanë zbuluar se ekzistojnë rreth 100 viruse të ndryshëm që shkaktojnë të ftohur po aq të ndryshëm, që duken njësoj të zakonshëm. Shkencëtarët kanë deshifruar përbërjen gjenetike për të gjitha viruset që shkatojnë të ftohurin dhe kanë krijuar një hartë ose “pemë familjare” për të kuptuar se si këto viruse lidhen me njëri tjetrin. Duke krahasuar ngjashmëritë me viruseve, shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë edhe mënyrën për t’i luftuar ato.

Deri tani, shkencëtarët kanë zbuluar 99 viruse që përbëjnë rhinovirusin dhe është kjo shumëllojshmëri e jashtëzakonshme në numër që e bën të ftohurit kaq të vështirë për ta mposhtur. Sipas një studimi të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë zbërthyen përbërjen gjenetike të të gjitha viruseve të të ftohurit për të krahasuar ngjashmëritë dhe dallimet. Shkencëtarët zbuluan se rhinovirusi ka aftësi të vazhdueshme ripërtërirëse dhe përshtatëse, çka bën që një person mund të preket nga dy viruse të ndryshme të ftohurish, që ndërthurren duke krijuar një formë të re të ftohuri dhe kështu është përftuar një virus i tretë.

Kjo aftësi për ndryshueshmëri e përshtatje do të thotë se ka shumë pak të ngjarë që shkencëtarët të krijojnë një vaksinë kundër të ftohurit. Por duke krahasuar viruse të ndryshme, shkencëtarët shpresojnë të njëjtësojnë format dhe mënyrat sesi këto viruse ndryshojnë. Duke parashikuar ndryshimet në virus, shkencëtarët do të jenë në gjendje të gjejnë mënyra më të mira për t’a luftuar atë e ndoshta për të zhvilluar barna më të efektshme antivirusale. Ndërkohë, mënyra më e mirë për të mposhtur të ftohurit ose gripin mbetet shmangja e tij duke fjetur mjaftueshëm, duke qëndruar larg personave të prekur nga të ftohurit dhe duke larë duart rregullisht.

Një kurë për të ftohurin e zanoshëm ende nuk ekziston, por mjekët sot janë një hap më pranë kësaj kure, falë këtij zbulimi gjenetik të viruseve që shkaktojnë të ftohurit.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/06/2010. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.