Keti Bazhdari padit Sali Berishën për shpifje

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1762
Keti kryetare bashkietSHKODER – Keti Bazhdari padit Sali Berishën për shpifje, kërkon 4 milionë lekë.Keti Bazhdari, kandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë e Shkodrës, ka kallëzuar në prokurori si dhe ka dorezuar padi penale ne Gjykata per deputetin demokrat Sali Berisha, duke e akuzuar për shpifje në lidhje me deklaratat që ish-kreu i qeverisë bëri gjatë seancës së të enjtes në Kuvend.

Në padinë e dorëzuar në prokurorinë e Përgjithshme, zonja Bazhdari kërkon dëmshpërblim në lekë nga ish-kryeministri Berisha, qësipas saj duhet të jetë 40 milionë lekë të vjetra. Po ashtu, Bazhdari shprehet përmes një deklarate të shpërndarë për  mediat se paratë e mundshme që do të marrë nga procesi civil do t’ia dhurojë shkollës “Ilira” në qytetin e Shkodrës e ngritur për komunitetin egjiptian.

Por cila është deklarata që deputeti Berisha tha të enjten në Kuvend?
 “Meqënëse po sheh Bozhdarin, do ta them publikisht po ia them edhe njëherë. Pasura e saj është me tytë të revoles, po po edhe ndaj kujt, ndaj kujt? Kujt ja mori Keti pasurinë? Si na lindi Keti pasunare e madhe, si na u bë e bija e një të përndjekuri? Po po po, të them unë ty, po me revole ndaj kujt o zotëri? Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion…”.

Sipas Bazhdarit, deklarata e Berishës është e qëllimshme dhe synon të influencojë elektoratin para zgjedhjeve të 21 Qershorit.

Deklarata e plote e Keti Bazhdarit
“Në cilesine e kandidates se Aleances per Shqiperine Europiane per Kryetare te Bashkise Shkoder deshiroj te informoj gjithe opinion publik dhe vecanerisht zgjedhesit e Bashkise Shkoder, se sot kam depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme dhe ne Gjykaten e Rrethit Gjyqsor Tirane respektivisht:
Kallezimin Penal ndaj deputetit te PD-se, Sali Berisha, per konsumimin e vepres penale te SHPIFJES ndaj personit tim, bazuar ne Nenin 120 te Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë;

Padi Civile, per shlyerjen e demit civil si rrejedhoje e cenimit në nderin e personalitetin tim kunder deputetit te PD-se, Sali Berisha, bazuar në nenin 625§1/a të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.  Sqaroj opinion publik se, në seancën plenare të datës 07 Maj 2015, deputeti Sali Berisha duke folur nga foltorja e kuvendit ka bërë këtë deklaratë:
“Meqënëse po sheh Bozhdarin, do ta them publikisht po ia them edhe njëherë. Pasura e saj ëstë me tytë të revoles, po po edhe ndaj kujt, ndaj kujt? Kujt ja mori Keti pasurinë? Si na lindi Keti pasunare e madhe, si na u bë e bija e një të përndjekuri? Po po po, të them unë ty, po me revole ndaj kujt o zotëri? Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion…”.

Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim, me qellim per te influencuar ne menyre te paligjshme ne elektoratin e Bashkise Shkoder per zgjedhjet vendore te dates 21 Qershor 2015.

E bindur ne verdiktin e drejte dhe te ndershem te organeve te drejtesise, pres me padurim qe deputeti Sali Berisha te shpallet publikisht shpifes nga gjyqsori si dhe siguroj opinion publik qe cdo qindarka qe do marr si demshperblim nga shkelesi i ligjit, Sali Berisha, nga procesi civil kunder ketij te fundit do t’ia dhuroj Shkolles Iliria me qellim dhe destinacion permisimin e kushteve te komunitetit Egjiptian.

Me respekt,
Keti Bazhdari
Kandidat per Kryetare e Bashkise Shkoder
Gre.M/Shqiptarja.com





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/05/2015. Filed under Ligji,Parlamenti shqiptar,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.