Keti Bazhdari drejt një sfide të re

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1948
Keti BazhdariTIRANE – Një kandidaturë e mundshme për postin e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, është ajo e biznesmenes, filantropes dhe politikanes Keti Bazhdari. Një hap i guximshëm që do t’i sillte dinjitet politikes dhe menaxhimit të pushtetit lokal në një prej rajoneve më të varfëra në Shqipëri, që Bazhdari e njeh më mirë se kushdo në të përditshmen e vet. Ajo drejton një prej fabrikave më të mëdha fason në vend dhe ka një cv mjaft aktive në projekte sidomos sociale. E fundit është fondacioni Aleanca Civile drejt Integrimit, apo Cati Foundation. Rreth 140 familje marrin ndihma ushqimore çdo muaj nëpërmjet tij. Ky është vetëm hapi i radhës drejt filozofisë altruiste të gruas së re.

“Objektivi është organizimi dhe koordinimi i biznesit apo kujtdo që ka mundësi e vullnetin e mirë për t’iu bashkuar kësaj nisme, me qëllim jo dhënien lemoshë disa familjeve në mjerim, por një ndihme vërtet solidale dhe edukimi me vlera europiane për t’ia lehtësuar atyre rrugën e daljes nga varfëria”, thotë Bazhdari në një intervist e cituar nga e përditshmja Tema. Varfëria më e madhe nuk është ajo ekonomike por ajo kulturore. Ndaj duhet shkuar në shkaqet e varfërisë duke e trajtuar problemin në rrënjët e tij, problem i cili një shtet, i vetëm nuk ia del dot ta menaxhojë.

“Aleanca Civile drejt Integritetit merret pikërisht me këtë problem, i zgjat dorën personave në nevojë. Ne kemi nisur duke ndihmuar integrimin në shoqëri të rreth 140 familjeve me bindjen se përfaqësuesit e biznesit shkodran do tregojnë bujarine dhe vullnetin e mirë për të marrë pjesë në këtë nismë. Në krahasim me 11.000 familjet në nevojë vetëm në veri, 140 familje janë shumë pak realisht, por ky është vetëm fillimi dhe ne jemi shumë optimiste”, shpjegon ajo.

Jemi të gjithë qënie të përkohshme dhe koha që kalojmë në tokë është shumë e shkurtër për ta harxhuar të gjithën në një lufte egoiste për t’u pasuruar. “Historikisht në botë njerëzit kanë humbur shanse të arta për të bërë hapa të rëndësishëm dhe kjo për shkak të dobësisë financiare. Unë mendoj se çdokujt i duhet dhënë një shans në jetë e mundohem ta bëj këtë me aq sa kam mundësi”, premton ajo.

Bazhdari ka krijuar rreth vetes një rrjet me biznese që kontribojnë për t’u ndryshuar jetën ekonomike shumë familjeve.

A është fondacioni i ish kryetares së Partisë Socialiste të Shkodrës larg politikës ? “Afër, larg janë koncepte sa relative po aq edhe subjektive, aq me tepër kur bëhet fjalë për një organizatë jofitimprurëse që mbi të gjitha, më shumë se sa synon të më afrojë mua me politikën, ka për synim të afrojë biznesin me njerëzit në nevojë, e gjitha kjo në funksion të filantropisë e bamirësisë. Në këto dy dekada, është parë qartë se politika tek ne është sjellë si një ekstrem i kundërt i filantropisë, dhe fatkeqësisht kjo politikë njerëzit i mëshiron, nënvlerëson e vështron nga lart, ulur mbi kolltuk e që zbret vetëm kur ka oreks, pra në çdo zgjedhje elektorale”, ishte ky mesazhi i Bazhdarit, por nuk mbaron këtu. Shumë pyesin nëse është ajo e zgjedhura e socialistëve për kryetare bashkie ? “A do jem unë kandidate? Duhet të kini durim për pak javë dhe kurioziteti shuhet”, e cila nuk e fsheh se një kandidature e tillë për të do të ishte privilegj./HermesNews

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/12/2014. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Keti Bazhdari drejt një sfide të re

  1. Bep Martin Pjetri

    29/12/2014 at 11:35


    Zj. Keti Bazhdarit i takon me kenë kryetare e Bashkisë Shkodrës sepse ashtë e para femën që kandidon në ket post lokal. Ka nji CV të duhun për me drejtue Shkodrën me shum probleme. Ajo ka eksperienc sepse asht e suksesshme si biznesmene. Un i dishroj dhe shpresoj se Shkodra do dishmoji kulturë në zgjedhjen e znj. Keti.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.