Kërkohen skedarët e bisedave edhe për 4 shtetas të tjerë; Filip Çakuli, Mero Baze, Andi Bushati dhe Sokol Balla

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3137
Komisioni Hetimor përcakton datat e dëshmive të zyrtarëve të institucioneve shtetërore.
Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga mazhoranca për hetimin e demonstratës së 21 Janarit vendosi dje paradite se do të thërrasë gjatë muajit Shkurt në seanca dëgjimore për të dhënë dëshmi një sërë zyrtarësh të lartë të vendit, krerë të policisë, prokurorë. Në këtë mbledhje komisioni hetimor ka vendosur që në datën 1 shkurt të thirret për të dëshmuar për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit ministri i brendshëm Lulzim Basha ndërsa në 2 shkurt do të dëshmojnë kreu i SHISH-it Bahri Shaqiri dhe kryeprokurorja Ina Rama. Këta të fundit janë akuzuar si penguesit e hetimit të grushtit të shtetit, duke nxitur nga ana tjetër nxjerrjen e urdhër arresteve për zinxhirin drejtues të Gardës së Republikës. Kreu i SHISH, Bahri Shaqiri, nuk i dha asnjë informacion Policisë së Shtetit, për atë që pritej të ndodhte të premten e 21 janarit. Gjithashtu komisioni ka vendosur që datën 4 shkurt të thirret për të dëshmuar para komisionit hetimor drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj, në datën 5 shkurt kreu i shtetit Bamir Topi ndërsa në datën 5 shkurt edhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Po dje, Komisioni Hetimor, kryesisht anëtari Gent Strazimiri kërkoi që kompanitë celulare të zbardhin tabulate për disa gazetarë të njohur të medias. Në propozimin e Strazimirit bëhet fjalë për zbardhjen e skedarëve të gazetarëve si Andi Bushati, Sokol Balla, Filip Çakulli, Mero Baze si dhe për prokurorët Olsi Cela dhe Shkëlqim Hajdari. Komisioni Hetimor sqaron gjithashtu se kërkesa drejtuar kompanive të telefonisë fikse dhe celulare për katër shtetasit Filip Cakulli, Mero Baze, Andi Bushati dhe Sokol Balla, nuk kanë lidhje me veprimtarinë e tyre, si gazetarë. Komisioni hetimor ka caktuar dje datat e dëshmive për ngjarjet e 21 janarit: 1 Shkurt, Ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha 2 Shkurt, kreun e SHISH, Bahri Shaqiri dhe kryeprokuroren Ina Rama. 3 Shkurt, Presidenti i Republikës, Bamir Topi 4 Shkurt Kreun e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe Ndrea Prendi 5 Shkurt, kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Kërkes/“Kërkesa e datës 31 Janar, drejtuar kompanive të telefonisë fikse dhe celulare për katër shtetasit Filip Çakuli, Mero Baze, Andi Bushati dhe Sokol Balla, nuk kanë lidhje me veprimtarinë e tyre, si gazetarë. Komisioni informon se, kjo kërkesë është bërë pas të dhënave dhe informacioneve të sigurta, të disponuar prej tij, se veprimtaria e katër shtetasve të mësipërm ka lidhje me angazhimin e tyre, në nxitjen dhe inkurajimin e veprimeve të dhunshme, kriminale, të datës 21 Janar, të bëra, për të përmbysur rendin kushtetues”.

Rruga që duhet të ndjekin qytetarët që u dëmtuan gjatë demonstratës së dhunshme për dëmshpërblimin e tyre.
Qytetarët të cilëve u janë shkaktuar dëmtime të pronës si djegie makine, dëmtim dyqani, apo dëme të tjera ekonomike gjatë demonstratës së 21 janarit, kanë vetëm një mënyrë për të përfituar dëmshpërblimin. Ata duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Policisë për të bërë dokumentimin ligjor të tyre. Policia e Tiranës nëpërmjet një deklarate citon se, materialet proceduriale, të përpiluara për dëmtime të pronës, do t’i kalojnë për ndjekje penale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo do të thotë se qytetarët që janë dëmtuar materialisht, duhet të presin deri sa prokuroria të hetojë për ngjarjen dhe më pas t’ia kalojë gjykatës për thënien e verdiktit final, nëse do të dëmshpërblehen apo jo. Nga kompanitë e sigurimeve duket se nuk do të përfitojë asnjë nga 20 personat që me 21 janar panë makinat e tyre në flakë. Automjetet e djegur gjatë demonstratës së 21 janarit iu përkisnin qytetarëve të cilët fare rastësisht kishin parkuar në afërsi të bulevardit.

Flet Zenel Rami, babai i të arrestuarit si “atentator” i Edi Ramës/Zenel Rami, babai i Luan Ramit, një prej tre të arrestuarve nga policia me akuzën se ka kërcënuar me jetë kryetarin e opozitës Edi Ramën, rrëfen për Tv Klan të vërtetën e mesazheve që djali i tij këmbeu me shefin e Partisë Socialiste, pasi protestuesit i dëmtuan makinën. Luan Rami u arrestua pas akuzave të ngritura nga prokuroria se po komplotonte një atentat kundër Edi Ramës. Por ja si ka nisur komunikimi mes tyre. “Ai erdhi në shtëpi me dorë të vrarë. Pas kësaj çuni i ka dërguar liderit të opozitës një mesazh ku i ka kërkuar të dëmshpërblehej për makinën pasi ata që e dëmtuan kanë qenë njerëzit e tij. Mesazhin ia ka çuar me emër dhe mbiemër duke u identifikuar. Sidoqoftë unë mendoj se ka vepruar gabim. Lideri i opozitës kur ka marrë mesazhin ka reaguar shumë ashpër”- tha ai. Sipas 73-vjeçarit Zenel Ramit, e gjithë kjo histori po përdoret politikisht, jo vetëm nga politika e media, por edhe nga organet hetimore. “Kur dëgjoj që djali im ka ngritur një grup për të eliminuar liderin socialist për mua kjo është një montim dhe është dikush të cilit i intereson t’ia ballafaqojë këtë palës tjetër politikisht që “mua po më kërcënojnë me më vra”. 37-vjeçari Luan Rami u arrestua bashkë me dy persona të tjerë pas përgjimeve të bisedave të tyre nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Në këto përgjime, pjesë të së cilave janë zbardhur nga media e shkruar, flitet se Luan Rami u ka kërkuar dy miqve të tij një kitarë. E kjo kitarë, sipas prokurorisë, nënkupton një armë që do të përdorej për vrasjen e Edi Ramës. Por nga kontrolli i policisë, nuk është gjetur asnjë kitarë apo vegël tjetër muzikore që mund të përdorej për ndonjë atentat, apo të përbënte rrezik për jetën e ndonjë personi, publik ose të panjohur.
Gazeta 55

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/02/2011. Filed under Çështja 21 Janari 2011. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Kërkohen skedarët e bisedave edhe për 4 shtetas të tjerë; Filip Çakuli, Mero Baze, Andi Bushati dhe Sokol Balla

  1. ilir

    02/02/2011 at 12:18


    Ti japim me rradhë se kush janë;
    Filip Çakuli, Mero Baze, Andi Bushati dhe Sokol Balla?

    Filip Çakuli – Sipas kryeministrit ka qenë kontigjentë i ish Shërbimit Sekret të regjimit komunist, ka spiunuar njerëz dhe futë nëpër burgje. Njeriu më i rrezikshëm i shoqërisë sepse merret kryesisht me veprimtari diversioni duke u furnizuar nga burime të jashtme sekret me instrumenta përgjimi për të kontrolluar qeverinë me synime posedimin e sekreteve për të furnizuar me informacione sekrete qeveritare agjenturat e huaja dhe opozitën komuniste destruktive. Gjë që ka dëshmuar prova shkencore si në dy raste:

    – Në bashkëpunim me Spartak Ngjelën, birin e ish antarit të KQ të PPSH – Kico Ngjela dhe ministër ka vendosë me vite nën tryezën e Berishës impiante përgjimi të sofistikuara në cilësinë e postit kryesor të PD-ës atë sekretarit të PD-ës për Sektorin Juridik derisa u zbulua dhe u përjashtua si qenë i ståervinosur.

    – Përgjimin që organizoi ndaj Ilir Metës si z/kryeministër dhe ministër i jashtëm nga përsëri ortodoksi i tërbuar – ish ministri Dritan Prifti.
    Sic rezulton ka një ndërlidhje ortodokse të tre personave si; Filip Çakuli, Spartak Ngjela dhe Dritan Prifti ku lidhja shkon te burimi që i financon ortodoksi Edvin kristaq Rama. Dhe të katër ortodoksë duhet të kenë lidhje me Greqinë sipas gjasave me synim të rrëzimit të qeverisë dhe riardhjes së regjimit komunistë prej bijve tyre.

    – Andi Bushati – gazetar, biri i Mehdi Bushatit, ish zevendës ministër i brendshëm në regjimin komunist, person destruktiv që ka dhënë dëshmi në vitin 1997, 1998 dhe 21.1.2011 te televizioni top chanell si televizioni më antishqiptar, më destruktiv, si televizion i financuar nga burime të paditura të huaja dhe nga miliarda lekë të grabitura në periudhën e komunizmit.

    – Sokol Balla – gazetar, i ardhur nga Anglia,…..i martuar me drejtoren e Bashkisë Tiranës, mbesa e Beqir Ballukut, njeri i familjeve sigurimsash të rrezikshëm për atëhere dhe për sot e nesër. Person destruktiv në nxitjen e tensioneve shoqërore në situata demostratash në shërbim të ish rregjimit komunist në shërbim të edvin kristaq ramës dhe ramiz alisë.

    Mero Baze nje njeri që me mejtin e gazetës sitematikisht sjell tensione politike në shoqëri duke spekuluar me informacionet tendencioze ndaj PD-ës, ku dikur ishte kryesori aty. Pra një njeri i dështuar, i pakënaqur gjuan Salën dhe krejt qeverinë për ta rrëzuar në sinkron me bandën e Filipit, Sokolit dhe Andit.

    Këta shokë destruktiv Mero Baze, Andi Bushati, Sokol Balla dhe Filip Çakuli duhen marrë në hetim dhe të ndëshkohen në qeli për organizatorë të Grushtit të Shtetit.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.