Kastriot Myftaraj sulmohet nga Sherbimi Informativ Musliman SHIM

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 8689
Letër e hapur shefit të stacionit të CIA në Tiranë dhe drejtorit të SHISH, Bahri Shaqiri
Prej disa ditësh është vetëparaqitur në internet një organizatë klandestine inteligjence (zbulimi) e mbiquajtur Shërbimi Informativ Musliman, e cila deklaron se vepron në të gjithë trojet shqiptare dhe ka qendra në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Ju e dini nga eksperienca e atentateve të 11 shtatorit, se një ndër gabimet më të mëdha që iu atribuan CIA dhe FBI ishte neglizhimi i veprimtarisë në internet të fundamentalistëve islamikë, të cilët përgatitën dhe kryen atentatet. SHIM deri më tash deklaron se ka sulmuar dhe thyer e-mailin dhe llogarinë time në facebook. Kjo sigurisht nuk është një provë se SHIM ekziston vërtet, si një strukturë inteligjente ilegale, paralele me atë shtetërore. Por fakti është se gjëja kryesore për të cilën SHIM me sulmon mua është se unë në një seri artikujsh kam denoncuar rrezikshmërinë që vjen nga thirrja e ezanit në arabisht nga megafonët e minareve të xhamive në Shqipëri dhe në krejt hapësirën shqiptare në dy anët e kufirit. Natyrisht që ky ritual fundamentalist do të prodhojë radikalë dhe fundamentalistë islamikë, do të krijon atmosferën në të cilën lindin struktura si SHIM dhe të tjera të këtij lloji paramilitare.

Në Shqipëri CIA ka krejt përgjegjësinë për luftën kundër terrorizmit islamik se shërbimet inteligjente shqiptare, si SHISH janë kthyer praktikisht në anekse të CIA dhe veprojnë sipas udhëzimeve të saj. Prandaj dhe në rastin e shfaqjes së SHIM, përgjegjësia më e madhe i përket CIA-s dhe jo SHISH. CIA në Shqipëri ka treguar një vëmendje të madhe dhe është angazhuar fuqimisht në aksione kundër radikalëve islamikë nga vende të tjera, për të cilët nuk u arrit që të vërtetohet se kishin kryer veprimtari serioze terroriste, çka nuk do të thotë se ata nuk duheshin ndjekur dhe eliminuar megjithatë. Por ka një paradoks të madh. CIA organizoi në 1998 dy operacione spektakolare në Shqipëri për të kapur disa shtetas nga vendet arabe të dyshuar si terroristë islamikë, për të cilët nuk kishte prova të qarta, dhe një pjesë e provave qenë të llojit të SHIM. Ndërsa për SHIM nuk ka asnjë reagim. Sigurisht që hetimet dhe ndjekja e SHIM nuk do të jetë publike, por gjithsesi kur bëhet një operacion, shërbimet sekrete krijojnë atmosferën përkatëse edhe në opinionin publik, media, siç ndodhi në 1998.

Dikush mund të thotë se nuk është mirë që t’ i bëhet publicitet SHIM, se kështu përdoret nga qendrat e huaja dashakeqe ndaj Shqipërisë. Por nesër kur SHIM dhe strukturat e tjera të llojit të tij, të bëjnë atentate shumë më serioze, atëherë me siguri që do të konsiderohet gabim se nuk u reagua më parë.
Por unë dyshoj se arsyeja e vërtetë e mosreagimit të strukturave të shtetit shqiptar, të cilat në këto raste reagojnë vetëm me udhëzimin e CIA, është tjetër. Ajo vjen për shkak të veprimit të asaj force në SHBA-të, e cila ka mundësuar që në Shqipëri të thirret ezani arabisht me megafonë nga minaret e xhamive. Kjo forcë është lobi saudit në Ëashington, i cili investon shumë para në politikëbërjen amerikane.
SHIM dhe njerëzit e tij janë shumë arrogantë se ata e dijnë që kanë mbështetjen e lobit saudit në Amerikë. SHIM zbuloi paradoksin e luftës kundër terrorizmit islamik në Shqipëri. Kështu, shteti shqiptar dhe stacioni i CIA në Tiranë që kontrollon veprimtarinë shtetërore në këtë fushë, del të jenë më interesuar për sigurinë e vendeve të tjera, sikur qe rasti me Egjiptin në 1998, se për sigurinë e Shqipërisë, që tekefundit është sfera kryesore e veprimtarisë së stacionit të CIA-s në Tiranë.
Është qesharake që Shqipëria ka çuar ushtarë në Irak e në Afganistan për të bërë të mundur sigurinë e këtyre vendeve, të kërcënuar dhe atentatuar nga ana e terroristëve islamikë, dhe në Shqipëri nuk ka asnjë reagim ndaj strukturave terroriste si SHIM. Kjo do të thotë se në disa kancelari të errta ka dosje të kobshme për Shqipërinë, me skenarë makabër që pritet të aktivizohen, duke qenë SHIM një shenjë e përmbajtjes së tyre.
Kastriot MYFTARAJ/Agjensia”Sot”

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/07/2010. Filed under Terrorizmi Shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Kastriot Myftaraj sulmohet nga Sherbimi Informativ Musliman SHIM

  1. Beun Smokthina

    05/01/2014 at 18:08


    Sikur te kishte disa Sali Vranishter apo Avni Rustemer ne kete kohe do ishte mire,,sepse disa zagareve te politikes do t’ua kishin q.re xhixhot..Po ke te drejte.Kastrioti eshte mire te merret me keto gjera me shume,sesa te merret me Ismail Kadarene dhe familjen e tij.Ne Shqiperi keta hale nuk i pjerdh askush,sepse shqipetaret myslyman nuk e rruajne shume per islamin,por problem eshte Kosova dhe shqipetaret e Maqedonise.Ministri i kultures i Hashimit,nje pispiruq sapo futi kembe ne zyre,gjeja e pare qe beri ishte heqja e portretit te nene Terezes.Pse duhet t’i kerkojme terroristet fushave.Ata i ke edhe ne qeverine e Kosoves.Ose nje hoxhe ne Mitrovice ne mos gaboje del e tellallit rrugeve duke thene se nene Tereza eshte kurve.Ose xhihadistet e Kosoves kercenojne policine me akte terroriste,sepse arrestoi dy hoxhallare terrorist.Ne vend qe t’ju presin gjuhen e tyre te helmatisur u krehin bishtin.

  2. okambo

    17/08/2011 at 11:55


    Kjo që lexova sot është tmerruese, se ka marrë hov lëvizja fondamentaliste islame edhe në Kosovën e pasluftës kjo nuk do koment.Stimulohen finaciarisht mbajtëset e shamijave, lëshimi i mjekrrave, qfaqjet aty këtu edhe në publik duke demonstruar paknaqësi, gjoja nuk kan ku të falën. kërkojnë lejimin e mësimit të fesë në shkolla dhe parashkollor e kështu me rradhë.Tash paskan formuar edhe SHIM-in. Shtrohet pytja e thjeshtë praj nga mbulohen shpenzimet marramendse të tyre, natyrisht se përgjegja është e qartë dhe jam i sugurtë se përveq vendeve arabe pas këtyre qendrojnë edhe qarqe sllave antishqiptare.Bëjë apel edhe unë si qytetar i thjeshtë por që parashoh rrezikun e madh me pasoja të pariparueshme, te të gjithë qeveritarët e të dyja shteteve tona që të ndalojnë këte hov të qmendur sa sështë bërë vonë.

  3. Sali Vranishti

    10/08/2011 at 12:34


    Kastriot ti kap disa tema qe ja vlen te diskutohet.Ne fakt precedenti ka qene sulmi bi Email-in tuaj nga hakerat e kesaj organizate.Une do te thosha se gjersa e lene te lire kete organizate le ta lene or burre.Mbase keta nuk bejne dem ne popullin e pafajshem ne rruge.Mbase ua fusin politikaneve tane te korruptuar.Sepse politika jone ka shume Esat Toptaner,Ahmet Zogeller etj,te cilet duhet te paguajne.Ndersa persa i perket USA-s lyrashet e kesaj organizate i marrin te keqen.Mos kujto se ata nuk monitorohen ne sherbimi inteligjent me i afte i botes.Ku i di ti dhe ne te gjithe palnet qe bene bota.Pse nuk bene nje artikull ku te demaskosh planet greko europiane per deshqipetarizimin e jugut te atdheut tone.Regjistrimi i popullsise mbi baza fetare e vetdeklarim te kombesise nuk praktikohet as ne Greqin qe na i ka imponuar.Te lutem shkruaj rreth kesaj,sepse keshtu dekonspirohen shume pislleqe ne kurriz te vendit tone.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.