Karl Marksi urrente shqiptarët

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4301
Në një artikull të z. Marash Mali në Florida USA, “Shqipnia Etnike nga e vërteta në andërr”, kam lexue një citat të Karl Marksit, i cili me 1878, i shkruen Kongresit Berlinit, si vijon:
“Arnautet (Shqiptarë) janë pjesërisht të krishtërë të ritit orthodoks-grek dhe, pjesërisht muslimanë, ku duke gjykuar përsa i njohim janë pak të përgatitur për t’u qytetruar. Prirja e tyne grabitqare duhet t’a detyrojë çdo qeveri fqinjë ti mbajë ata nën trysni të rrebtë ushtarake, përderisa përparimi industrial në vendët fqinjë të mos u sigurojë punë atyre, si p.sh. dru-prerës dhe ujë-bartës.” Nuk mund të mohohet fakti se gadishullin e quajti “Turki Europjane”. “Është pasuri natyrore e trashiguar nga stërgjyshrit e rracës sllave të jugut. Rivalë të sllavëve janë vetem barbarët arnaut dhe turqit, të cilët prej kohësh quheshin dendur si kundërshtarë më të egër të qytetrimit e përparimit, përkundrazi sllavët janë të vetmit bartës të qytetrimit”.

Z.Fritz Radovani komenton;
Tham të vërtetën se deri sot nuk kam lexue citat për Shqipninë dhe Shqiptarët ma antinjerzor dhe barbar, ashtu siç ka kenë edhe teoria e tij regresive në Shek. XX, e rrjedhun nga “Kapitali” e, kjo, jo vetëm për Shqipninë, por pikërisht, për vetë sllavët, “bartës të qytetnimit” simbas Marksit, të cilët, teoria e tij nga kjo botë e qytetnueme evropjane mujti me i ba kopshti zoologjik i komunizmit në Evropë, Azi e deri në Meksikë e Kubë ku ka bijtë kjo farë e keqe.
Shumë çudi: Marksi nuk dinte se kufini shqiptar i vëndosun padrejtësisht në Jug me Greqinë, nuk bije në Vermosh as në Hot apo në Grudë dhe, se, Popullsia Shqiptare në ato krahina nuk asht e ritit Orthodoks – grek, por asht tash dy mijë vjet Katolike…Shqiptare!
“Shoku” Marks paska dashtë me pa Popullin Shqiptar tue trokitë në dyert e Serbisë dhe, tue vrritë “A keni dru me pre?…”. Na edhe e kemi pasë mbajtë për të mendshëm këte “zotni”!
Sigurisht, nga ky citat asht nisë edhe Enver Hoxha, që mendoi si me veprue me të gjithë ata që ishin intelektual e dijetarë dhe me i këthye në drue – prerës dhe në ujë – bartës, tue punue gjithë jetën në kanalet ujitëse dhe në tharjet e kënetave të mbarë vendit nga Taravica deri në Sarandë apo minjera. Pikërisht këtij citati i përket edhe thanja filozofike e Prof. Kolë Alimhillit: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa hamajt e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin!…”.
Na kemi kujtue se kështu vepronte Enver Hoxha, po në fakt ky paska kenë parim i vjetër i Marksit, që u vue në jetë nga Ruzvelti me Stalinin tue i sherbye ksaj çeshtje Enver Hoxha, që nga viti 1941 bashkë me të gjithë komunistët bolshevikë të Ballkanit, të Rusisë e ma vonë të Kinës, që tue lanë shtetin në dorë të hamajve dhe të paditunve mendonin me sjellë “qytetnimin” tek na!

Fritz Radovani
Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/07/2010. Filed under Kush ishte Karl Marksi i vertetë?. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Karl Marksi urrente shqiptarët

  1. lavderim

    23/07/2010 at 20:52


    Eshte shume serioz biografia e Karl Marksit.
    Nje njeri qe kishte linde me orientime antinjerezore, nje njeri si i ri ushqehej prej idhuj satan, ishte kunder Zotit,urrente familjen e vet te prinderve duke mos i ndihmuar ekonomikishte, nje njeri qe mashtronte, jetonte me vjedhje te dijeve te cifuteve per idene e tij komuniste qe fshihej e verteta e tij e financuar nga cifutet per ”SUNDIMIN E BOTES NGA HEBREJTE”.
    E si mundet qytetari i thjeshte, i varfer qe inspiron per te drejta te merret me kete vagabond, aventurier, kete njeri te cmendur qe me vepren e tij i dhuroi botes nje inventar prej mbi 100 milion njerez te cfarosur nen tortura ne vendet ish komuniste dhe ende vazhdon ky gjenocid i doktrines mazone.
    Kjo eshte fatkeqesi boterore kur e meson shume vone, por populli shqiptar thote; ”me mire vone se kurre!”

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.