Kapet Damian Bollano, terroristi i pakove bombë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3535
Shqiptari i kërkuar për terrorizëm që në nëntor të 2010-s. Dyshimi për dërgimin e pakove bombë në disa ambasada në Athinë.
Arrestohen 7 anëtarë të organizatës “Komploti i celulave të zjarrit” (Pyrina tis fotias), mes të cilëve edhe 29-vjeçar i kërkuar për terrorizëm për llogari të policisë greke, Damiano Bollano, me kombësi shqiptare. Arrestimet e kryera në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Volos kanë pushtuar gjerësisht kronikat e lajmeve të shtetit fqinj, sipas të cilave operacioni konsiderohet nga policia helene si më i rëndësishmi. Sipas të dhënave nga mediat fqinje, të arrestuarit që janë 5 meshkuj dhe 2 femra, janë anëtarë të organizatës terroriste “Komploti i celulave të zjarrit” dhe mes tyre janë kapur edhe 3 nga të shumëkërkuarit për terrorizëm, Damianos Ballanos, Kristos Cakalos dhe Jorgos Nikolopulos. Polica greke dyshon që shqiptari Damiano Bollano, të jetë personi që i dërgoi zarfin bombë Kancelares gjermane Angela Merkel, ndërsa për 24-vjeçarin Jorgo Nikollopullos dyshon se është dërguesi i bombës tek kryeministri italian Silvio Berluskonit në fillim të nëntorit të vitit të kaluar kur anëtarë të organizatës “Komploti i celulave të zjarrit” dërguan 14 pako bombë në disa ambasada të huaja ne Athinë.

Në lidhje me operacionin, policia e Athinës është shprehur për mediat atje se në Volos, në shtëpinë e marrë me qira prej të arrestuarve, policia gjeti dy kallashnikovë, gjashtë pistoleta, një revole, një sasi plumbash, uniforma policore, kompjutera, radio etj., ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar nga Zyra e Antiterrorizmit grek. Emri i shqiptarit Damiano Bollano si dhe i pesë personave të tjerë, shtetas grekë, u publikua nga Prokuroria e Athinës në nëntor të 2010-s, pas marrjes në pyetje të katër personave të arrestuarve në atë kohë, të dyshuar si pjesëtarë të grupit gueril me emrin “Komploti i celulave të zjarrit”. Në atë kohë, arrestimet u kryen pasi njësi të shërbimit antiterror bastisën një banesë në lagjen Halandri të Athinës, që sipas policisë ishte bazë e guerileve. Policia greke do të deklaronte se në banesë u gjet një bombë e gatshme për t’u përdorur, detonatorë dhe një sërë materialesh të tjera që përdoren për përgatitjen e bombave, si dhe materiale propagandistike.

Kundër të arrestuarve u komunikuan akuza që lidhen me pjesëmarrje në organizatë terroriste, armëmbajtje pa leje, shkelje të ligjit për lëndët eksplozive dhe posedim lëndësh narkotike, ndërsa të martën do të dalin në gjykatë. Të identifikuar si Harilaos Hatzimichelakis, Emmanouil Yio-Spas, Myrto Panteloglou dhe Panajotis Masouras, të arrestuarit e nëntorit përballen edhe sot me akuza të përfshirjes dhe pjesëmarrjes në sulmet me bomba, anëtarësimi në një organizatë kriminale dhe posedim të paligjshëm të eksplozivëve. Akuzat kanë lidhje me sulmet në shtëpinë e zv.kryetarit të PASOKUT Louka Katseli të mërkurën e kaluar dhe një sulmi tjetër në korrik të 2009 ku në shënjestër ishte shtëpia e ish-zv.ministri i Brendshëm Panajotis Hinofotis. Prej nëntorit të 2010-s, policia greke do të vihej në ndjekje të personave të identifikuar si Giorgos Nikolopoulos, Michalis Nikolopoulos, Damianos Balanos, Giorgos Karayiannidis, Eleni Contopoulou dhe Constantinos Karakatsanis.

Bollano, asnjë të afërm në Himarë

Në një njoftim të saj në datën 4 nëntor të vitit të kaluar, policia greke do të deklaronte në media se ka qenë pikërisht 29-vjeçari Bollano, i cili së bashku me Mihal Nikolopulon kanë sjellë armë nga Shqipëria në Greqi. Në atë kohë, nga të dhëna të policisë së Vlorës do të mësohej se Damiano Bollano është shpallur në kërkim prej më se dy vjetësh për llogari të shtetit grek. Nga informacionet që zotëron policia shqiptare, Bollano nuk kishte të afërm në Himarë, veçse dikë nga njerëzit e gruas. Personi është kërkuar edhe në Tepelenë, pasi ka pasur të ëmën nga kjo zonë dhe kishte aty shumë lidhje familjare. Shpallja në kërkim e tij është bërë për terrorizëm. Nga personat e pyetur nga policia shqiptare rezulton se që prej kohës kur u shpall në kërkim nga policia greke, Damiano Bollano nuk është dukur më në Himarë, pavarësisht se më parë vinte aty rregullisht, dhe se në Shqipëri nuk kishte asnjë gjurmë të tij.
Artan Koçi/Gazeta Standard

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/03/2011. Filed under Terrorizmi Shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Kapet Damian Bollano, terroristi i pakove bombë

  1. Qaniu

    16/03/2011 at 18:42


    Këtu në Shqipëri Vasil Bollana merret me terror dhe si duket ka status prej Janullatosit, kështu në Athinë janë të lishëm të merren me terror.
    Kështu që mos qani hallin e Damianos se është arrestuar sepse e shpëton mjekërxhiu i zi Janullatosi.

Komento