Jo regjistrimit etnik, firmoset peticioni në Tiranë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2268
TIRANE- Peticioni kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare ka mbërritur sot në Tiranë.  Aleanca “Kuq e Zi” është ndalur në kryeqytet për mbledhjen e firmave kundër regjistrimit, që sipas saj shkel kushtetuten e vendit dhe rriskon asgjesimin e kombit.

Firmosja e peticionit nisi ne Vlore, pak dite me pare, pikerisht ne Sheshin e Flamurit dhe i pari qe firmosi ishte numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu, nje nga nismetaret kunder regjistrimit etnik e fetar dhe kunder ndryshimit te kombesise neper gjykatat shqiptare.

Synimi i peticionit eshte mbledhja e 20 mije firmave, e per kete do te ‘shetise’ ne gjithe vendit, ku duket se ka perkrahje te konsiderueshme. Nëpërmjet peticionit kërkohet anulimi i ligjit të gjendjes civile, nje pike e te cilit favorizon ndërrimin e kombësisë dhe shpallja e paligjshme e formularit të regjistrimit me vetedeklarim etnie dhe feje.

Pas kësaj, peticioni do t’i dërgohet Parlamentit të Shqipërisë, Presidentit, Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, Bashkimit Europian dhe për dijeni trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/03/2011. Filed under Peticione/Letër e Hapur. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.