Ja Vjedhjet e Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Edvin Ramës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2623
Pas kontrollove qe ka bere Kontrolli i Larte i Shtetit ka kërkuar ndjekje penale për 3 drejtorë të Bashkisë së Tiranës, konkretisht për Dritan Agollin, drejtor i Urbanistikës, Albert Lenja i Infrastrukturës si dhe Julian Zaho drejtori i Zyrës së Prokurimeve.
Shkeljet

U janë dhënë shpërblime anëtarëve të Këshillit Bashkiak prej 2.9 milionë lekësh, vendime të cilat kanë qenë pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me ligjin.
Nuk janë derdhur detyrimet në shumën 442.266 lekë dhe 428 USD nga ndërmarrjet në vartësi të bashkisë, si detyrim prej 10 për qind të vlerës së arkëtuar nga dhënia me qira e objekteve në vitet 2005 dhe 2006.
Janë përfituar pa të drejtë 404.352 lekë nga një shoqëri publicitare për prodhimin dhe transmetimin e spoteve në kundërshtim me ligjin.
Shoqerite Publicitare dihet qe jane Koço Kokdhima per Posterat dhe Top Channel per reklamat televizive si dhe shume njoftime qe vihen çdo dite tek Gazeta Shqiptare.
Janë përfituar pa të drejtë nga disa media të shumës prej 149.460 lekë, detyrime për spote publicitare dhe konkretisht likuidim më tepër dhe botime pas kalimit të afatit të përcaktuar.

Janë përballuar shpenzimet për aktivitetet kulturore e artistike në shumën 140 mijë lekë në kundërshtim me urdhrin për përballimin e shpenzimeve.
Në prokurimin e fondeve publike, si pasojë e kryerjes së veprimeve nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në kundërshtim me ligjin e kësaj fushe, vlera e dëmit është 9.5 milionë lekë.
Dy subjekte fitue
s të tenderave për punime kanë përfituar në mënyrë të padrejtë 1.9 milionë lekë.

Janë likuiduar më tepër se 16 subjekte juridikë të kontraktuar nga bashkia sipërmarrës të punimeve të ndërtimit në shumën 37 milionë lekë.
Nuk është zbatuar vendimi për tarifat e studimit të projektimit të drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit dhe 33 mbikëqyrës kolaudorë dhe projektues të punimeve të ndërtimit kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme 13.4 milionë lekë.

Këshilli bashkiak nuk ka zbatuar vendimin për tarifat vendore lidhur me kontrollin që ushtrohet pas përfundimit të karabinasë dhe 47 subjekte ndërtimore i detyrohen dhe të derdhin për llogari të bashkisë 162 mijë lekë.

Nga subjektet që kanë fituar tenderat e Bashkisë së Tiranës, 18 prej tyre i detyrohen organeve tatimore kontribute dhe sigurimeve shoqërore në vlerën 10.8 milionë lekë.

Te gjitha keto informacione dhe Skandale te tjera te Administrates Publike mund ti shikoni ne sitin e KLSH
http://www.klsh.org.al


Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/05/2010. Filed under Korrupsion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.