Izraeli i shqetësuar për pajtimin në mes Obames dhe Islamit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1536
IZRAELI I SHQETËSUAR PËR PAJTIMIN E OBAMËS ME MYSLIMANËT
Izraeli shpreson që fjalimi i pajtimit drejtuar botës myslimane, që pritet të mbajë nesër në Kajro, presidenti amerikan Barak Obama nuk do të jetë në dëm të tij, njoftoi sot një bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit, Benjamin Netanjahau.
“Presidenti amerikan ka të drejtë të përpiqet për pajtimin me botën myslimane dhe të bëjë konkurrencë me Al-Kaidën ose Iranin për të fituar pëlqimin e saj, ne, nga ana jonë duhet të verifikojmë që kjo nuk do të cënojë interesat e përbashkëta me amerikanët”, deklaroi në radion ushtarake ministri i Transporteve, Israël Katz.
Ky bashkëpunëtor i Netanjahut, i cili e konsideron atë si zëdhënësin e tij, theksoi gjithashtu se Obama ishte “miqësor ndaj Izraelit”.
“Por, ai ka një qasje të ndryshme nga ajo e presidentit George W. Bush, ai i jep mesazhe të tjera botës arabe dhe myslimane, ky është një realitet tjetër, që nuk është i lehtë”, shtoi ai.
Presidenti amerikan do ta mbajë fjalimin e tij ndërkohë që marrëdhëniet mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara po kalojnë një periudhë tensioni për shkak të kundërshtimit të Netanjahut për të pranuar idenë e një shteti palestinez dhe për të ndaluar plotësisht kolonizimin në Cisjordani, siç kërkon Obama.
ShtypiDites.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.