Itali-Serbi, përleshje mes tifozëve. Serbët djegin flamurin shqiptar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3319
Ultrasit e kombëtares serbe të ndodhur në Itali për të ndjekur përballjen mes vendit të tyre dhe Italisë kanë kthyer skenat guerrilase në stadiumet italiane. Pak para se të fillonte ndeshja ultrasit serb janë përleshur me tifozët italian ndërsa kanë shfaqur edhe njëherë urrrejtjen që kanë për shqiptarët duke djegur një flamur shqiptar. Sipas mediave italiane, sherri mes tifozëve kishte filluar përpara ndeshjes, ndërsa policia kishte bërë disa arrestime.

Ndërsa të dy ekipet përfaqësëuese përpara së të interpretoheshin himnet kombëtare u është dashur të kthehen në dhomat e zhveshjes për shkak të kaosit dhe përleshjeve mes tifozëve ne stadium. Ndeshja mes Italise dhe Serbise e vlefshme per Euro 2012 eshte anulluar.

Ndërkaq një komentator i Rai Unos pasi u ka bërë thirrje tifozëve të qetësohen, ka vënë re se lojtarët e përfaqësueses serbe ishin duke përshëndetur tifozët e tyre me nje gjest nacionalist. Më saktësisht kamera ka kapur Stankovic, i cili përshëndeste tifozët me nje gjest nacionalist serb, me origjinë të lashtë ( që përfaqson kryqin ortodoks serb) por që është përdorur gjerësisht edhe gjatë luftës

Shekulli





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/10/2010. Filed under Ish Jugosllavia,Terrorizmi Botëror. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

6 Responses to Itali-Serbi, përleshje mes tifozëve. Serbët djegin flamurin shqiptar

  1. shaqir

    17/10/2010 at 12:15


    Italia e tronditur
    13.10. 2010

    Cilat janë motivet e kësaj çmendurie që kërcënoi e shkaktoi dhunë të pakuptueshme, pyet gazeta, “Corriere della Sera’’?

    Të gjitha mediat italiane i kushtuan vëmendje të një ngjarje dramatike në Genova, skena spektakolare që ka pa ndonjëherë një skuadër futbolli serb.
    E përditshmja italiane “Corriere della Sera” në titullin e saj shkruan se mbahet peng Genoa nga serbë ultra, ku përshkruan atmosferën në stadium me një pamje surrealiste.
    “Stadiumi, lojtarët, UEFA, janë kthyer në pengje të një grupi të ultras huliganë serbë, protagonistët e dhunës dhe të aksidente gjatë pasdites në qendër të qytetit Genova. Trazira vetëm pasi ajo lëvizi drejt stadiumit. ”
    “Cilat janë motivet e kësaj çmendurie që kërcënon të shkaktojë dhunë të pakuptueshme?” I pyetur gazetari për të cilin nuk e ka të qartë se ky niveli i agresionit shfaqet ndaj portierit serbë të ekipit kombëtar.
    Gazeta e Torinos “Stampa” shkruan “Luftë dhe fishekzjarre në Gjenova” dhe citon tranieri i të kaltërve Cesare Prandelija: “Kjo është diçka që unë kurrë nuk kam parë.”
    Dhuna nisi para lojës. “Incidentet dhe frikë”, kështu që atmosfera në qendër të Genovës, përshkruan gazeta romake “Republika”, duke vënë në dukje se ekipi serbë mjaftë lehtë mund të përjashtohet nga kualifikimi i mëtejshëm për Kampionatin Evropian.
    “Republika” shkruan se ishin këta eksponentët ultras huliganë serbë të së djathtës ekstreme, e cila tri ditë më parë ka shkaktuar dëme të mëdha në Beograd gjatë paradës së homoseksualëve.
    Gjatë qëndrimit, ku ishin grumbulluar serbë dalloje parrulla me fjalët “Kosova është e jona,” duke shtuar se dogjën një flamur shqiptar.
    “Të udhëhequr nga Stankoviç, lojtarët e ekipit serbë u përpoqën për të qetësuar, ndërsa gjesti i ” Tre gishtave “, asht simbol i një Serbie të Madhe. Ultranacionalistët serbë të cilët me sa duket nuk kishin të bnin me futbollin. ”
    Mediat flasin për “ultra” serbë janë pa në terren duke u hedhur fishekzjarrë tifozëve italianë dhe pastaj ata thyen xhama qe ndan sektorët në stadium.
    Të gjitha fletët e parë në edicionet e internetit janë përshkrue incidente në Genova para të lojës. Ata janë përhapur në raportet në të dy kolona prej rreth 300 serbëve të bllokuar në qytet.
    Një shkoi në sheshin ‘’Ferrari de Plaza’’, e të tjerë në stadiumin Marose dhe hodhën fishekzjarre kalimtarëve, thyen dritaret, shkatërruen një makinë të policisë dhe hodhën mbishkrime në mure pallatesh në gjuhën serbe.
    “Tregtarët mbyllën dyqanet, u tmerruen nga paniku i vandalëve të tërbuem serbë”, sipas Corriere dello Sport “, duke e përshkruar mbi 100 mbështetës që u shkëputën dhe u drejtuan për në hotelin” Savoy “, ku aty është me qëndrim ekipi serbë. Hoteli është i mbuluar me fishekzjarre, fishekzjarre në objekte të ndryshme.

    B. J., Politikë
    Radio Oasis
    http://www.radiooaza.com/clanak.php?id=12081

    Shqipëroi dhe korrektoi http://www.redaksia-politika – proletari.com
    17.X.2010

  2. shaqir

    16/10/2010 at 20:33


    Në të gjithë këto artikuj që janë përkthyer nga Bep Pjetri nuk mësojmë se është djegë Flamuri Shqiptar.

    Rrugaçin e hedhin në një burg femrash

    Af JONATAN WIBE GUSTAFSEN, jgu@sporten.dk
    e shtunë më 16 tetor 2010, 12:48
    Serbi Ivan Bogdanov morri estrogjen shumë

    Si pasojë e skandalit me dhunën me spektator në ndeshjen e kampionatit evropian kualifikuese midis Italisë dhe Serbisë ka marrë një kthesë disi të çuditshme prej rrugaçit huligan serbë Ivan Bogdanov

    Në pamjet televizive mund të shohin Bogdanovin e maskuar për sjellje të çmenduri, dhe ai nuk ka shpëtuar policisë italiane pas ndeshjes, pavarësisht një përpjekje për t’u fshehë.

    Ai ishte përpjekur për të fshehur në mesin e valixhet në një prej autobuzave të tifozave serbë, por këtu policia gjeti atë. Tashmë ai ësht në duart e autoriteteve italiane.
    http://www.sporten.dk/fodbold/hooligan-smidt-i-kvindefaengsel

    Serbia pretendon për te luajtur me Italinë

    Af NIELS O. HANSEN, piquet@sporten.dk
    E premte më 15 tetor 2010, 20:58

    Shumë dhunë shkaktuen serbët të martën në ndeshjen e kampionatin kualifikuese . Ka qenë fishekzjarre në fushë megjithëse ndeshja filloi dhe pas 6 -7 minuta arbitri ndaloi ndeshjen dhe u futën në dhomat e veshjes.

    Një total prej 27 tifozë serbë u arrestuan pas rrëmujës që i shkaktuen Gjenovës, por megjithatë do Federata e Futbollit serb kërkon një takim me kryetarin e Shoqatës së Futbollit Evropian (UEFA), Mishel Platini, për të drejtën e ripërsëritjes së ndeshjes me Italinë.

    – Ne kishim informacione se tifozët serbe do të përpiqen të dëmtojnë ndeshjen. Kët informacion ja kemi sjellë autoriteteve italiane, por ata nuk e trajtuen seriozisht, “tha Kryetari i Shoqatës së Futbollit serbe, Tomislav Karaxhiç, sipas agjencisë së lajmeve amerikane AP.

    http://www.sporten.dk/fodbold/serbien-vil-have-omkamp

    EFA do të mbajë një takim për këtë çështje 28 Tetor. Mendohet se Italia do të ketë një fitore në tavolinë 3-0, dhe Serbia të marrë të paktën një gjobë, për sjelljen e serbve “.
    – Ne nuk do të jemi të befasuar nëse ajo përfundon me sanksione nga ana e UEFA, por ne duam të shpjegojmë të vërtetën për atë që ndodhi në Gjenova, tha Tomislav Karaxhiç.

    Protesta serbe përfundoi me dhunë të përgjakshme

    E mërkurë, më 13 tetor 2010, 07:42

    16 persona u shtruan në spital të mërkurën në mëngjes, pas përleshjeve mes tifozëve të futbollit serb dhe policisë italiane, me rastin e kampionatit evropian të planifikuar në ndeshje kualifikuese të Serbisë dhe Italisë në mesnatën e të martës.
    Ndeshja e parë është shtyrë për 35 minuta dhe u ndal pastaj pas vetëm gjashtë minuta lojë, kur tifozët serbë u ngjit në një gardh dhe hodhën në shpinën e sportistëve dhe tifozëve italianë në fushë zjarrë, fishekzjarre e lëndë shpërthyese.
    Pas ndeshjes, mundi policia italiane të izolojë tifozët më të dhunshëm në një parking të mbyllur. Ideja ishte që tifozët serbë të izoloheshin në grupe të vogla dhet’i merrnin në pyetje.

    http://www.sporten.dk/fodbold/serbisk-amokloeb-endte-i-blodig-vold

    U shqipëruen nga danishtja dhe u korektuen nga Bep Martin Pjetri
    Më 15 tetor 2010

  3. shaqir

    15/10/2010 at 23:28


    Përse nuk iu dha kartoni i kuq vandalëve serbë?
    15-10-2010 / Nga Marco Ansaldo (La Stampa)

    Një fishekzjarr nën këmbët e tij. Kjo ishte pamja e fundit e ndeshjes së futbollit Itali-Serbi, ajo e portierit Viviano që vë në punë reflekset e portierit për të shmangur një goditje me top të zjarrtë që po i drejtohej – lëshuar nga shkallaret e tribunës – dhe që qarkoi me shpejtësi përtej kuadratit të portës: më pas i erdhi fundi gjithçkaje që nuk duhet të kishte nisur për shkak të dhunës dhe kaosit të shkaktuar nga dymijë huliganë serbë që vërshuan ne Xhenova. Gjyqtari kryesor, skocezi Thompson, i çoi të gjithë në dhomat e zhveshjes. Nuk ishte më një lojë futbolli. Në fakt, nuk ishte e tillë qysh kur u shkelmua topi nga pika e bardhë, as edhe në gjashtë minutat që lojtarët u përpoqën të luanin me këmbë duke e mbajtur gjithmonë njërin sy të fiksuar andej nga tribuna e tifozëve serbë, të mufatur me fishekzjarrë dhe me flamuj nacionale që u vinin flakën, ndërkohë që ulërisnin me sa kishin në kokë “Kosova është zemra e Serbisë”.
    Dukej sheshit se kjo dalldisje kolektive vështirë se do ta lejonte arbitrin t’i binte bibilit në minutën e fundit. Kjo ngjarje skedohet mes shumë “si përçartje futbollistike”. Na mbetet të pyesim veten nëse kjo çakërdisje ka lidhje me politikën, ultranacionalizmin, ekstremizmin, në fund të fundit të gjithë këto izma që nuk kanë aspak lidhje me terrenin e blertë, por që shfrytëzohen si mundësi për të shpalosur sedrën ultranacionaliste. Tani është mëse e ditur se keqbërësit që ndotën e dëmtuan Xhenovën, përpara se të shfrynin dufin e tyre në shkallët e stadiumit, ishin në pjesën dërrmuese i njëjti kontigjent që derdhi gjak rrugëve të Beogradit, duke kërcënuar dhunshëm manifestuesit e “Gay Pride”. Tashmë është e qartë që nuk ishin thjesht një grupim që u kishte marrë koka erë nga tifozllëku i sëmurë, por kriminelë që kanë kryer edhe më parë veprimtari që të ikën mendja e kokës. Qysh kur ishin nisur, kishin synuar të mos e lejonin kombëtaren e tyre të luante futboll. Dhe ia dolën mbanë. “Është një dështim i paimagjinueshëm – u shpreh Prandelli – ishin mjaft fëmijë të pranishëm, qemë përgatitur për një festë të madhe dhe na e hodhën në erë. Nuk më kishin zënë sytë kurrë më parë diçka të tillë”. Përpara se Arbitri Thomson të shenjonte ndërprerjen e ndeshjes, të pranishmit në stadium kishin braktisur vend-ndenjet dhe iu ishin drejtuar portave të daljes. Tek të gjithë ndihej shija e hidhur dhe përçmimi. Vetëdijësimi se ishin përdorur. Incidentet e Xhenovës e sprapsën lojën e topit të rrumbullakët, që kishte vijuar ashtu në mënyrë të vakët e përmes boshllëqeve, të dilte nga qerthulli i dhunës; imazhet që kemi parasysh ta heqin trurin, do të duhet mjaft kohë për t’u bërë me dije atyre që s’ishin të pranishëm në stadium, se këto mjedise janë të patrazuara. Dëmet janë të pallogaritshme. Edhe ata njerëz përsëmbari që para se të hyjnë në shkallët e stadiumit u sekuestrohen shishet me ujë mineral tek kangjellat e stadiumit, mund të kërkojnë me të drejtë t’u shpjegohet se si është e mundur që këta keqbërës hyjnë në stadium me fishekzjarrë madje edhe me gërshërë, për të prerë rrjetëzimin ndarës me fushën e lojës që të zaptojnë fushën e blertë. Si është e mundur vallë që shërbimet inteligjente të vendeve përkatëse nuk qenë aq të afta sa të parandalonin tollovi të tilla, për të mos i lejuar këta huliganë të kalonin kufirin. Kusuret i paguan futbolli. Të tjerat shkojnë e vijnë.

  4. shaqir

    15/10/2010 at 01:33


    Tifozët rusë kundër shqiptarëve: ‘Kosova është zemra e Serbisë’
    SHKUP- Parulla nacionaliste janë dëgjuar në mbrëmjen e së martës në stadiumin e qytetit “Filipi i Dytë” në Shkup ndërsa po zhvillohej ndeshja eliminatore, Maqedoni – Rusi (0-1), e vlefshme për kampionatin europian të vitit 2012, që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë. Rreth 300 tifoz rus të cilët kishin ardhur për ta mbështetur kombëtaren e tyre, në mesin e të cilëve kishte edhe tifozë serb, kanë brohoritur kundër pavarësisë së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Edhe në këtë takim ka dalë në pah urrejtja ndaj shqiptarëve, duke mos munguar slloganet “Kosova është zemra e Serbisë”.

    Nëse kjo është regjistruar nga ana e delegatit të ndeshjes, atëherë pritet që UEFA të sanksionoj Rusinë për këto sjellje të pahijshme të tifozëve të tyre, të cilët ishin të vendosur në anën veriore të stadiumit të qytetit si në një “kafaz” të vërtetë. Sharje të tilla janë përsëritur disa herë gjatë ndeshjes. Në këtë ndeshje nga minuta e parë është aktivizuar sulmuesi shqiptar Agim Ibraimi, kurse në fund të pjesës së dytë në lojë është futur edhe shqiptari tjetër, Armend Alimi. Ky i fundit pati disa aksione të mira.
    Shekulli Online | 14/10/2010

  5. shkelqim

    15/10/2010 at 01:30


    Huligani Ivan: Ishim tifozë të dehur, nuk kishim synime politike

    Ivan Bogdanov huligani serb, i cili krijoi rrëmujën në stadiumin italian, pak orë pas arrestimin deklaron se nuk kishin asnjë synim politik dhe pranon se gjithçka ndodhi ishte pasojë e efektit të alkoolit të tepër të konsumuar atë ditë në Itali. “Nuk do imagjinoja kurrë të provokoja një incident diplomatik mes Serbisë dhe Italisë.

    Ne nuk kishim asgjë kundër Italisë, është një vend i bukur të cilin ne e duam. Nuk donim as të pezullonim lojën. Nuk ishte një protestë politike, ishte një notë proteste ndaj Federatës Serbe të Futbollit. Ne jemi tifozë, jo politikanë. Nuk kemi asnjë lidhje me “Tigrat e Arkanit”, zemra jonë rreh për “Yllin e kuq””, shprehet ai, duke i kërkuar falje Italisë. Mediat italiane akuzuan “Tigrat e Arkanit si shkaktarë të trazirave. “Kanë qenë “tigrat” e etur për gjak të famëkeqit Arkan ata që shkaktuan trazirat e dhunshme në Xhenova” shkruante e përditshmja italiane “La Repubblica” e cila thotë se ish-njësitë paraushtarake serbe që kanë kryer masakra në Ballkan, u mblodhën në Itali për të shkaktuar trazira. Ivan mohon të jetë pjesë e ndonjë formacioni të tillë, madje mohon të ketë lidhje me politikën. “Unë nuk jam kryetari i askujt. Por gjithcka do ta them nesër përpara gjyqtarëve” ka thënë ai duke mos përmendur në asnjë moment djegien e flamurit shqiptar. Ndërkohë avokati që i është caktuar në Itali, Gianfranco Pagano thekson se ultrasi serb është i bindur se gjithçka ndodhi është për shkak të alkoolit që kishin konsumuar ndërsa sipas tij ai është habitur teksa shikonte fotografitë nëpër gazeta.

  6. ardian

    13/10/2010 at 23:08


    kamikazhet serbe, të ashtuquajtur tifozë, ushtarët e djallit i kanë shpallë një miniagresion shtetit italian me terrorin që ushtron në stadiumin e Xhenovës.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.