Islanda, revolucioni i “heshtur”…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 43

SONY DSC

Islanda, një popull i vogël fiton ndaj financës globale.
Ajo e Islandës është quajtur “Revolucioni pa zhurmë” duke përfunduar me rimarrjen e të drejtave të shpërvetësuara nga lobet financiare. Duke prapsur sidomos interesat ekonomikë të Anglisë dhe Hollandës si dhe presionet e tërë sistemit financiar ndërkombëtar, islandezët ia arritën të kombëtarizonin bankat dhe instaluar një proçes të Demokracisë Pjesëmarrëse që konkludoi në aprovimin e një Kushtetute të re. Mundohemi të rrëfejmë këtë histori që pak veta guxojnë ta thonë me zë të lartë, një nga ato histori që pëshpëriten nëpër kafene. Kjo është historia e një prej kombeve më të pasura në botë, që përballoi krizën më të keqe ndonjëherë për një vend të industrializuar dhe ia doli në mënyrë spektakolare. Islanda njohur nga evropianët për kronikën e vullkaneve me emër të pashqiptueshëm që bllokoi trafikun ajror të një hesmisfere të tërë, kësaj here do mbahet mend për një tjetër vullkan akoma më të rrezikshëm për establishmentin evropian. Një shpërthim demokratik që terrorrizon pushtetet ekonomike dhe bankat e të gjithë botës, që sjell me vete mesazhin revolucionar: të demokracisë direkte, vetëvendosje financiare, anullim të sistemit të boxheve. Por procedojmë ngadalë. Islanda është një ishull me vetëm 320 mijë shpirtra – vendi evropian më pak i populluar – dhe pa ushtri. Një qytet sa 1/3 e Tiranës i shtrirë në një territor4 fish territori i Shqipërisë, 100 mijë km2, i vendosur në jug të Groenlandës. 15 vite rritje ekonomike kishin mundësuar Islandës të bëhej në një nga vendet më të pasura të botës. Por mbi ç’baza mbështetej kjo pasuri? Modeli i “neoliberizmit” aplikuar në vend i cili lejoi zhvillimin e shpejtë, shpejt solli faturën. Në 2003 të gjitha bankat e vendit u privatizuar krejtësisht. Që nga ajo kohë ato kishin bërë gjithçka për të tërhequr investitorët e huaj, duke adoptuar teknikën e llogarive on line, të cilat reduktonin në minimum kostot e menaxhimit. Shumë të huaj, sidomos anglezë e hollandezë kishin depozituar atje kursimet e tyre. Kështu nga nga një anë rriteshin investimet dhe nga ana tjetër rritej borxhi i huaj i bankave vendase. Në 2003 ky borxh ishte 200% i të gjithë prodhimit të brendshëm të vendit, katër vite më vonë arriti në 900%. Por goditjen finale e dha kriza e tregjeve financiare të 2008. Tre bankat kryesore të vendit, Landsbanki, Kaupthing dhe Glitnir, falimentuan dhe qeveria i shtetëzoi me shpjetësi. Zhvlerësimi i koronës mbi euron – që humbi 85% të vlerës – nuk bëri tjetër veçse dyfishoi sasinë e borxhit kombëtar. Në fund të vitit vendi ishte buzë falimentimit. Kryeministri konservator Geir Haarde, në krye të koalicionit Social-Demokratik që drejtonte vendin, kërkoi ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili i akordoi Islandës një hua prej 2 miliardë e 100 milion dollarë, të cilit iu shtuan 2 miliardë e gjysëm nga ana e vendeve nordike. Ndërkohë protestat dhe pakënaqësia e popullsisë veç rritej. Në janar, një protestë përpara parlamentit detyroi qeverinë të dorëhiqej. Ndërkohë lobet financiare bëni presion që të ndërmerreshin masa drastike. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian propozonin shtetit islandez që të merrte barrën e borxhit të pashlyer të bankave duke e socializuar. Do me thënë ta shpërndanin mbi popullsinë. Ishte mënyra e vetme, sipas tyre, për të rimborsuar borxhin e kreditorëve, sidomos atyre anglezë dhe hollandezë. Qeveria e re, e zgjedhur nga zgjedhjet e parakohshme në prill të 2009, ishte një koalicion i së majtës që edhe pse dënonte modelin neoliberist u dorëzua para presioneve të financës ndërkombëtare. Me anë të një manovre “shpëtimi” u propozua kthimi i borxheve prej 3 miliardë euro, duke ua ngarkuar të gjitha familjeve islandeze për një periudhë prej 15 vitesh e me një interes 5.5%. bëhej fjalë për 100 euro për çdo person çdo muaj. Një total prej 18 mijë euro për kokë për të shlyer një borxh që e kishte kontrakuar një privat përballë privatëve të tjerë. Einars Már Gudmundsson, një romancier islandez, afirmonte se kur ndodhi crack-u, fitimet e bankave u privatizuan kurse humbjet u socializuan. Për qytetaët islandezë kjo ishte e papranueshme. Ishte këtu që u thye diçka. Dhe diçka tjetër u ndreq. U thye idea se borxhi ishte një entitet sovran, në emër të së cilit mund të sakrifikohej një komb i tërë dhe që qytetarët mund të paguanin për gabimet e kryera nga manipulatorët e bankave dhe financës. Ajo që u ndreq, ishte raporti mes institucioneve, që përballë protestës së përgjithshme, vendosën të ishin nga ana e tyre që ata përfaqësonin. Ndodhi që Kryetari i Shtetit, Ólafur Ragnar Grímsson, refuzoi të ratifikonte ligjin që ngarkonte barrën e borxhit tek qytetarët. Pas thirrjeve për referendum popullor komuniteti ndërkombëtar shtoi presionin mbi Islandën. Hollanda dhe Anglia kërcënuan me bllokadë e ultimatume deri në izolim të plotë të Islandës. Bankierët e mëdhenj të këtyre vendeve përdorën pushtetin e tyre për të kërcënuar popullin mos të shkonte në votime. Në rast se referendumi do të kalonte, u tha se do të bllokoheshin të gjitha ndihmat që FMN kishte premtuar. Qeveria angleze arriti deri aty sa sa deklaroi se do të ndërmerrte ndaj Islandës masa antiterrrorrizmi: ngrirjen e kursimeve dhe llogarive të islandezëve. “Na u tha se nëse refuzonim kushtet, do të trajtoheshim si një Kuba e veriut” – vazhdonte Grimsso në intervistë – por nëse pranonim do të ishim si Haiti i veriut. Në mars të 2010, Referendumi fitoi thellësisht me 93% të konsensusit duke refuzuar që borxhi të paguhej nga qytetarët. Hakmarrjet nuk vonuan shumë: FMN ngriu menjëherë ndihmën e premtuar. Por Revolucioni nuk ndaloi. Ndërkohë qeveria e mbështetur nga populli, mori përsipër të hetonte përgjegjësinë civile dhe penale të shembjes financiare. Interpol nxorri një urdhër ndërkombëtar arrestimi ndaj ish Presidentit të Kaupthing, Sigurdur Einarsson. Bankierët e tjerë të implikuar braktisën me shpejtësi Islandën. Në këtë klimë të ndezur, u vendos të adoptohej një Kushtetutë e re islandeze, për të nxjerrë vendin nga kthetrat e bankierëve ndërkombëtarë dhe parasë virtuale. Kushtetuta e vjetër kishte që në kohën e pavarsië nga Danimarka dhe ishte identike me atë daneze. Për kartën e re u përzgjodh në metodë inovative. U zgjodh një Asamble Kushtetuese(Konstituente) prej 25 qytetarësh. Këta u vendosën me anë të zgjedhjeve të rregullta nga një bazë prej 522 qytetarësh që kishin hedhur kandidaturën. Për tu kandiduar ishte e nevojshme të ishe mazhoren, të kishe mbështetjen e jo më pak se 30 personave dhe të ishin të lirë nga çdo teserë partie. Por e reja e vërtetë ishte mënyra se si u hartua Magna Karta. “Unë besoj – tha Thorvaldur Gylfason, një antarë i Këshillit Kostituent – se kjo është hera e parë ku një Kushtetutë hartohet kryesisht nga interneti”. Çdokush mund të ndiqte diskutimet e Kushtetutës online e kushdo mund të komentonte draftet dhe jepte kundërpropozimet. Përmbysej kështu koncepti se themelet e një kombi vendosen në dhoma të errëta e sekrete, nga duart e “pak të diturve”. Kushtetuta lindur nga ky proçes pjesëmarrës i demokracisë direkte do ti nështrohej miratimit prej Parlamentit zgjedhur menjërherë pas referendumit. Dhe kështu arritëm në ditët e sotme me rritje të ekonomisë, drejtësisë sociale dhe renies së papunësisë. Me një Islandë që po rimëkëmbet prej krizës së tmerrshme ekonomike duke e kaluar në mënyrë krejt të kundërt me atë që propagandohej si e paevitueshme. Asnjë shpëtim prej BQE apo FMN, asnjë çedim të sovranitetit kombeve të huaja, por para së gjithash një ripërvetësim të të drejtave dhe pjesëmarrjes të qytetarëve. Le ta vënë vëth në vesh qytetarët grekë, të cilëve iu tha se shitja e sektorëve publikë ishte zgjidhja e vetme. Le ta kujtojnë dhe qytetarët portugezë, spanjollë, italinë e çdo popull nën kthetrat e lobeve të financës ndëkombëtare. Në Islandë u afirmua një parim themelor: është vullneti i popullit sovran që vendos fatet e një kombi mbi çdo marrëveshje apo traktat ndërkombëtar. Kjo është dhe arsyeja se përse askshh nuk rrëfen me zë të lartë eksperiencën islandeze.
Çfarë mendoni se do ndodhte nëse të gjithë popujt do e merrnin vesh?
Marrë nga http://www.ilcambiamento.it/articoli/islanda_rivoluzione_silenziosa
ShqipON

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/08/2018. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.