Ish-spiunët, pseudonimet e 40 deputetëve dhe ish-deputetëve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 18561
Pas një rikthimi të debatit mbi spiunët e Sigurimit të Shtetit në politikën shqiptare,gazeta “Shqip” vendosi të ribotojë një shkrim që është publikuar më 4 korrik, kur nisi përpjekja për të hartuar ligjin e “Pastërtisë së figurave publike”.Politika shqiptare ka qenë prej 20 vjetësh e helmuar nga “mbetjet toksike” të së kaluarës komuniste, e cila ka lënë si peng të rëndë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit,aparatit të dhunshëm që diktatura përdorte ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Shumë prej aktorëve të Parlamentit shqiptar, por edhe të strukturave të tjera të shtetit, janë pjesë e atij kontingjenti që Sigurimi i kishte në listat e tij si bashkëpunëtorë, pavarësisht sesi ata janë përdorur. Gazeta “Shqip”, e cila boton vetëm pseudonimet, disponon edhe emrat përkatës të politikanëve, apo ish-politikanëve që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, por për arsye etike vendosi të mos i botojë emrat e aktorëve, ish aktorëve të politikës, funksionarëve, apo ishfunksionarëve të shtetit shqiptar nga rrëzimi i komunizmit e deri më sot.

Ironitë e deputetëve mbi kolegët e tyre të implikuar në Shërbimin Sekret nuk kanë munguar, sa herë që në arenën politike hapet një debat i ashpër që cenon interesat e zyrtarëve më të lartë të shtetit, të cilët përdorin “ciceronët” e tyre në Kuvend për të dramatizuar situatën dhe trembur spiunët e dikurshëm për të mbyllur problemet më delikate të politikës aktuale. Gazeta “Shqip” ka siguruar të dhënat që vijnë nga dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për deputetët, ish-deputetët, funksionarët e lartë, apo ish-funksionarët, që kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret komunist, ose sektorin special të Partisë së Punës.

Në dosjet sekrete të diktaturës figurojnë nofka të ndryshme:
“Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri”,
“Profesori”, “Inxhinieri”, apo shumë pseudonime
të tjera si “Parafabrikati”, “Sqepi”, apo
“Çiftelia”.

Këto pseudonime u përkojnë emrave konkretë, të cilët militojnë, apo kanë milituar që nga viti 1990 në politikën shqiptare, apo edhe në administratën e shtetit. Një pjesë e mirë e tyre kanë qenë edhe pjesëtarë të institucionit kryesor të shtetit: Kuvendit të Shqipërisë, pra deputetë. Prova më e madhe për të hedhur poshtë komunizmin dhe për të kompensuar si fillim moralisht ish të përndjekurit politikë, është hapja e dosjeve sekrete të spiunazhit komunist,që për 18 vjet rresht është zvarritur, duke arritur të shkojë vetëm deri te dera e Kuvendit dhe jo të bëhet realitet.
Ky fakt tregon se një pjesë e mirë e deputetëve kanë qenë të implikuar me dosjet e spiunëve, çka i ka detyruar ata të hedhin poshtë çdo pretendim për të hapur dosjet famëkeqe. Edhe pse pseudonimet famëkeqe të komunizmit e dëmtojnë rëndë imazhin e deputetëve në Parlament, këta të fundit nuk ngurrojnë t‘i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit, duke i pagëzuar me epitete të ndryshme si “Shishja e qumështit”, “Alfons Ballshi”. Të gjithë ata politikanë të sotëm e të djeshëm, apo zyrtarë të lartë të institucioneve që prej 29 nëntorit të 1944-ës deri më 31 mars të 1991-shit, që i kanë shërbyer Shërbimit Sekret të Shtetit do të përballen me ligjin e ri për hapjen e dosjeve, i cili po përgatitet nga një komision i posaçëm i Kuvendit.

Nofkat e përdorura nga politika:

1. “QUKAPIKU”
2. “INXHINIERI”
3. “ÇIFTELIA”
4. “ÇORAPJA”
5. “DIZENJATORJA”
6. “FINANCIERI”
7. “DRITA”
8. “STILOGRAFI”
9. “I VOGLI”
10. “ALFONS BALLSHI”
11. “RAKETA”
12. “PROFESORI”
13. “SHKRIMTARI”
14. “DRAGOI”
15. “CIGARJA”
16. “LUFTËTARI”
17. “PROLETARI”
18. “INTELEKTUALI”
19. “MEDICINA”
20. “SQEPI”
21. “DOKU”
22. “BOZHURI”
23. “PLEPI”
24. “PARAFABRIKATI”
25. “KITARA”
26. “USHTARI”
27. “GJELI”
28. “GREPI”
29. “SHISHJA E QUMËSHTIT”
30. “SERBI”
31. “ÇIKLISTI”
32. “GREKU”
33. “MALËSORI”
34. “TIGRI”
35. “DIPLOMATI”
36. “POETI”
37. “URITHI”
38. “PËLLUMBI”
39. “STUHIA”
40. “KASTORI”

Gazeta Shqip

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/05/2010. Filed under Agjent dhe Spiun. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

4 Responses to Ish-spiunët, pseudonimet e 40 deputetëve dhe ish-deputetëve

  1. ILIA

    02/12/2011 at 15:49


    Une mendoj se punesimi i spiuneve te kohes se monizmit eshte shperblimi qe amerikanet u japin cimkave qe gjithe jeten e tyre kane spiunuar vellane,babane e tyre si njemije e dyqindesha qe ishin. Amerikanet kurre se kane dashur shqiperine dhe shqiptaret as dje dhe as sot por i kane shfrytezuar si mish per top, edhe sot ata jane padrone te politikaneve shqiptare dhe i terheqin nga hundet megjithese ka shume nga keta qe punojne si spiune njekohesisht te shume sherbimeve sekrete te huaja. edhe presioni qe behet me hapjen e dosje eshte nje loje sepse ne publik dihen se kush jane spiunet,ata i kini me bollek ne PD e Berishes dhe 50% tjeter ne partite e tjera.Ketu ne shqiperi po nuk u bere njehere spiun nuk ben karrierre ne politike ky eshte kriteri kryesor…

  2. Bedri

    30/11/2011 at 16:40


    Në Ambasadën Amerikane, këtu në Tiranë, punon dhe dëshmitari im që më futi në burg se gjoja unë kisha një këmish Amerikane dhe bëja prapagant për Amerikën dhe ky quhet Edmond Ogreni.Unë që po e shkruaj këtë koment quhem Ali Bulku nga Tirana dhe kam bërë 8 vjet burg për politik nga Edmond Ogreni i punësuar aktualish në Ambasdadën Amerikane.

  3. Bujari i burgosur politik.

    11/11/2011 at 22:49


    2 Tetor, 2011 në 4:45 pm

    Sipas kesaj del qe ambasada Amerikane para se te bej ndonje deklarate dhe te marre pjese ne jeten politike Shqipetare, duhet t’ia filloje nga vetvetja: TE PASTROJE AMBASADEN NGA KETE PERSONA TE LART PERMENDUR. Se po shkuan punet keshtu, me sigurimsa ne Ambasaden Amerikane e me sigurimsa ne PD, ne kurre s’kemi per te ngritur koken.

  4. Lirimi

    27/10/2011 at 12:32


    Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)
    29. 05. 2010 nga Vëzhguesi
    Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim
    Spiunet

    Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.

    Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.

    Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).

    Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
    Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Mero Baze (ÇORAPJA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

    (* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.