Ish qeveria Berisha me ambasada “fantazmë”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 948
Ministria e JashtmeNëse do t’u referohemi letrave, kemi vendime të Këshillit të Ministrave të qeverisë Berisha, ku supozohet të kemi ambasada shqiptare në Norvegji, Estoni, Pakistan, Afrikën e Jugut etj. Këto ambasada nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë. Kanë dalë vendimet e Këshillit të Ministrave, janë njoftuar këto shtete për hapjen e ambasadave nga ana e Shqipërisë, por ato nuk janë hapur kurrë. Denoncimin e faktit e ka bërë publik ministri i Jashtëm,.Ditmir Bushati, gjatë një interviste në emisionin “Tonight” të televizioni “Ora News”. Duke qartësuar edhe ecurinë e punëve gjatë vitit 2014, brenda të cilit, sikurse konfirmoi ai: do të mbyllen disa ambasada të Shqipërisë nëpër botë.
“Do të ketë ambasada që do të mbyllen, por kjo nuk do të vijë në mënyrë të shpejtë e arbitrare dhe pa u shoqëruar me një studim… Ambasada shqiptare në Uashington ka dy vjet që nuk funksionon. Godina në Nju Jork është blerë rreth viteve ‘80 dhe sot është në gjendje mizerabël, sikurse është në gjendje të amortizuar dhe godina e Ministrisë së Jashtme”,ka pohuar Bushati.
Lidhur me pritshmërinë e 6 mujorit të parë të këtij ai ka thënë se pritet një plan, apo hartë e atyre ambasadave që do të mbyllen, ndërkohë që nuk duhet pritur rritje pagash për diplomatët, edhe pse ato janë nga më të ulëtat në rajon.
Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/01/2014. Filed under Ligji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento