Ish-kreu i SHIK-ut Ilir Kumbaro arrestohet sërish në Angli

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7533
LONDËR- Arrestohet në Angli, ish- kreu i SHIK-ut i akuzuar për rrëmbimin keqtrajtimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha, si dhe keqtrajtimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Lajmi është bërë i ditur dje nga mediat angleze, ndërsa është konfirmuar për “Shekullin”, edhe nga një prej avokatëve të tij, që e përfaqësojnë në procesin penal në Shqipëri. Ndërkaq, burime të Policisë Shqiptare konfirmuan ekzekutimin e urdhrit të arrestit të Interpolit, për llogari të shtetit shqiptar. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se Kumbaro është arrestuar pas 1 javë vëzhgimi nga policia londineze “Scotland Yard” për llogari të drejtësisë shqiptare, pas një urdhër arresti të dytë ndërkombëtar si dhe masës së sigurisë arrest me burg dhënë nga gjykata e Lartë.

Më parë, policia londineze, kishte arrestuar Kumbaron po për llogari të shtetit shqiptar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij të nxjerrë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për disa akuza ndaj tij. Urdhri i parë i arrestit nuk u ekzekutua nga gjykata angleze për shkak se vendimi i mëparshëm i arrestit i dhënë në Shqipëri u rrëzua në Gjykatën e Lartë, për shkak se nuk ishte rifreskuar. Kjo bëri që autoritetet angleze ta linin të lirë Kumbaron, i arrestuar në Londër me emrin Shaqa Shatri, i cili i përkiste një shtetasi kosovar nga Prizreni. Pala britanike tashmë është duke pritur kërkesën e dytë të palës shqiptare për ekstradimin e ish-kreut të shikut brenda muajit gusht. Ilir Kumbaro akuzohet për një sërë akuzash që kanë të bëjnë me rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, torturimin e Zizo Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, përfshi shpërdorim detyre ndërkohë që në dosjen e Remzi Hoxhës janë përfshirë dhe emrat e agjentëve Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi.
Shekulli

SHISH kundër bashkimit kombëtare- Pjesa 1





SHISH kundër bashkimit kombëtare- Pjesa 2

SHISH kundër bashkimit kombëtare- Pjesa 3



Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/08/2010. Filed under Agjent dhe Spiun,Krimet komuniste shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Ish-kreu i SHIK-ut Ilir Kumbaro arrestohet sërish në Angli

  1. rexhep

    14/09/2010 at 08:54


    pershendes arrestimin e ilir kumbaros nga Policia Angleze,sepse edhe puntoret e SHIK-ut duhet te din rregullat esjelljes dhe te sherbejn me sinqeritet per Shtetin.

  2. lavderim

    03/09/2010 at 22:32


    Ky njoftim esht shum i mire sepse duhet ta dije cdo punonjes i sherbimit sekret duhet te pergjigjet nje per nje per krimet qe kryen mbi qytetarin e pambrojtur nga perfaqsuesi i shtetit me ane te nje ndeshkimi penal, me ane te nje ndeshkimi publik moral. Si ky fytyre ka plot Shqiperia, qe gezojne poste, pasuri dhe ende vazhdojne te persekutojne qytetarin e ndershem shqiptar jashte dhe brenda Shqiperise.

Komento