Irene Pivetti “Shqiptarët duhen hedhur në det”, Vlora nuk mirëpret ish-parlamentaren italiane

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7587
Ndërsa pritet sot rekordi për kalimin me not të Adriatikut nga Massimo Voltolina, prezenca e ish parlamentares Irene Piveti në Shqipëri nuk është pritur me dashamirësi nga përfaqësues të shoqatës së familjarëve të viktimave të Otrantos.

Piveti, ish-deputet gjatë viteve 1992-2001, sot përfaqësuese e një shoqate jofitimprurëse që ndodhej në Vlorë për të pritur mbërritjen e notarin italian, ka marrë takime me prefektin e Vlorës dhe kreun e dhomës së tregtisë. Por i paparashikuar ka qenë për të takimi me përfaqësues të shoqatës së Otrantos. Tre përfaqësues të saj kanë pritur para dhomës së tregtisë mbërritjen e Pivetit. “Ti je antishqiptare dhe nuk je e mirëpritur në tokën tonë”, tha në emër të shoqatës kreu i saj Pushime Çala.

“Ardhja jote këtu ka helmuar tokën shqiptare dhe zemrat tona. Vetëm tri ditë para se të mbytej Katëri i Radës ti kërkove të mbyten shqiptarët dhe ne sot kërkojmë të paktën t’i përgjigjesh pyetjes ‘pse i urren kaq shumë shqiptarët?’. Ne i nderojmë miqtë, kemi miq italianë, por ty jo. Ti je antishqiptare dhe prezenca jote na risjell kujtimet e të afërmve të mbytur”, ka shtuar Çala.

Piveti ka pritur qetësisht përballjen, ndërsa ka kujtuar se tashmë shumë kushte kanë ndryshuar. Ajo shpjegoi marrëdhëniet e saj miqësore me Shqipërinë si dhe interesimin për të, ndërkohë që këmbënguljes së përfaqësueses shqiptare i është përgjigjur më pas duke kërkuar deri ndjesë.
Përfaqësuesit e familjarëve të tragjedisë së Otrantos, thanë se kanë evituar prezencën e shumë prej familjarëve të tjerë këtu, për të shmangur ndonjë përballje të mundshme më agresive ndaj Pivettit, ndërsa theksuan edhe njëherë se respektojmë popullin italian, kemi miq italianë, por reagimi i tyre është personalisht ndaj Piveti-t.

Në fund të muajit gusht Piveti pati dhe një takim me kreytaren e parlamentit Jozefina Topalli.

Pas fundojse së anijes së Katrit të Radës nga anija ushtarake italiane Sobilla, ku humbën jetën 108 shqiptare, Piveti deklaroi se “shqiptarët duhen hedhur në det se u rifreskohen idetë”.

Piveti për një kohë të shkurtër ka mbajtur edhe pozicionin e kreytares së Dhomës së Deputetëve duke u bërë kështu me e reja në historinë e Italisë që zgjidhet në këtë pozicion. Në shtator të vitit 1996 ajo është përjashtuar nga Liga e Veriut dhe pas karrierës politike ajo iu përkushtua televizionit ndërsa tashmë duket se ajo do ti hyjë biznesit pasi takimi me Topallin për këtë gjë mbajt.
Anila Peçi/Shekulli

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/09/2011. Filed under Emigrantët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Irene Pivetti “Shqiptarët duhen hedhur në det”, Vlora nuk mirëpret ish-parlamentaren italiane

  1. Kastriot

    06/09/2011 at 13:27


    Piveti: “Me vjen keq per deklaraten time”

    E martë, më dt. 6.IX.2011

    Vlore- Ish kryeparlamentarja italiane Irene Piveti kerkon ndjese publike per tragjedine e Otrantos dhe per deklaratat e saj te dhena ne parlament tre dite para ngjarjes, kur tha se “shqiptaret duhen hedhur ne det”. E ndodhur ne qytetin e Vlores dje per nje vizite jo zyrtare, ne kuader te shoqerimit te nje notari qe po pershkon Otranton me destinacion Orikumin dhe ne kuader te aktiviteteve te shoqates se saj joqeveritare, Piveti u ndal dje nga familjare te viktimave te tragjedise dhe u quajt e “padeshirueshme” per shkak te atyre deklaratave ne mars 1997. Ish-parlamentarja nuk eshte pritur me dashamiresi nga perfaqesues te shoqates se familjareve te viktimave te Otrantos. Piveti ka zhvilluar takime me prefektin Eduart Vecani dhe me perfaqesues te Dhomes se Tregtise, por para se te hynte ne institucion i kane prere rrugen disa gra. Perfaqesuesja e shoqates, Pushime Cala, i tha se “ti je antishqiptare dhe nuk je e mirepritur ne token tone”.

    “Ardhja jote ketu ka helmuar token shqiptare dhe zemrat tona. Vetem tri dite para se te mbytej Kateri i Rades, ti kerkove te mbyten shqiptaret dhe ne sot kerkojme te pakten t’i pergjigjesh pyetjes, pse i urren kaq shume shqiptaret?. Ne i nderojme miqte, kemi miq italiane, por ty jo. Ti je antishqiptare dhe prezenca jote na risjell kujtimet e te afermve te mbytur”, tha Cala ne fjalen e saj.

    Piveti ka pritur qetesisht perballjen, ndersa ka kujtuar se tashme shume kushte kane ndryshuar. Ajo shpjegoi marredheniet e saj miqesore me Shqiperine, si dhe interesimin per te, nderkohe qe kembenguljes se perfaqesueses shqiptare i eshte pergjigjur me pas duke kerkuar deri ndjese. “Me vjen keq per deklaratat e mia ne ate kohe”, ka thene me pak fjale Piveti, para se te hynte ne Dhomen e Tregtise Vlore. “Kerkoj falje per deklaratat e nxituara. Mua me vjen keq per ate cka u ndodhi familjeve tuaja dhe juve personalisht. Nuk mund te qendrosh indiferente ndaj nje dhimbjeje te tille, si ne Shqiperi, Itali apo vende te tjera. Une jam e nderuar per kete takim, sepse ashtu sic kam bere dhe here te tjera, dua te shpreh dhimbjen dhe solidaritetin ndaj popullit shqiptar sot, per ate dite. Por 20 vjet me pare marredheniet mes dy vendeve kane qene te ndryshme, kishte nje klime e tension te larte politik dhe jo vetem politik”, u shpreh Piveti.

    Perfaqesuesit e familjareve te tragjedise se Otrantos, thane se kane evituar prezencen e shume prej familjareve te tjere, per te shmangur ndonje perballje te mundshme me agresive ndaj Pivetit, ndersa theksuan se “respektojme popullin italian, kemi miq italiane, por reagimi i yne eshte personalisht ndaj Pivetit”. Tre dite para tragjedise mbahet mend deklarata e bujshme e ish- parlamentares italiane qe kerkonte mbytjen e shqiptareve ne det pas trazirave te vitit 1997, teksa tentonin emigrimin drejt brigjeve puljeze.

    Vizita surprize, Piveti takohet me prefektin dhe biznesmenet

    Irene Piveti, ish- kryetare e parlamentit italian, me cilesine e kryetares se shoqates jofitimprurese e promovimit shoqeror “LTBF Onlus”, ka vizituar dje qytetin e Vlores. Ne kuader edhe te nismes se notarit italian Massimo Voltolina, i cili aktualisht po pershkon detin me not. Piveti eshte takuar me prefektin e qarkut Eduart Vecani, i cili e ka njohur ate me resurset ekonomike, turistike dhe sociale te qarkut. Ndersa ish- kryeparlamentarja ka shprehur vleresimin e saj per Shqiperine, duke nenvizuar marredhenien e mire midis dy popujve. Me tej eshte takuar me kryetarin e Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Edmond Breshanaj, si dhe nje grup biznesmenesh.

    “Sibilla” godet “Katerin e Rades”, mbyten 105 shqiptare, 24 zhduken

    Me 28 mars te vitit 2011 u mbushen 14 vjet nga tragjedia e Otrantos, ku anija shqiptare “Kateri i Rades”, u mbyt ne menyre te qellimshme nga anija “Sibilla”. Ne trazirat e marsit te vitit 1997, 120 shqiptare, filluan rrugetimin qe nuk do t’i conte serish ne toke, me anijen shqiptare. Nga pamjet filmike siguruar nga prokuroria italiane, shihej qarte anija “Sibilla” nje anije luftarake italiane, qe i ka rene ne mes anijes se vogel shqiptare. Perfundimi i kesaj tragjedie ishte i dhimbshem, u gjeten ne det 81 kufoma, ndersa 24 trupa mbeten ne fund te detit. Tragjedia e Otrantos eshte cilesuar si ngjarja me e rende.

    O. Hila

Komento