Historia e kultit të dashnisë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1051

Shen Valentini pikture nga Fabrizio CeriolaShen Valentini
176 – 14 shkurti 273
Valentin nga latinishtja do të thotë – Dashni

Shen Valentini – Ipeshkëv 21 vjeç
Shën Valentini ashtë i njohun si Shën Valentinit i Terni-t apo Shen Valentini i Interamna-s, qytetit në latinishtë nga ku lindi, e quejtun sot Terni të Umbria-s, rreth vjetit 176 – mbylli sytë në Romë, më 14.II.273. Ai ishte ipeshkëv romak dhe martir. Nderohet si shenjt nga Kishat Katolike, Ortodokse dhe më pas nga Kisha Anglikane dhe konsiderohet shenjt mbrojtës i të dashuruarve dhe i epileptikve(semundjes tokës).

Perandori Klaudio i II-të e fali Valentinin nga ekzekutimi
Valentini u arrestue nga romakët dhe u dergue para perandorit Klaudio i II-të Gotik(Marco Aurelio Flavio Valerio Claudio – 10.V.213 – vdiq në korrik të 270) dhe mori urdhën të ndalojë festimin fetare dhe të mohonte besimin e tij, por pranoi ta bante kët gja, por bani të kundërtën duke u përpjekë ta kthente perandorin nga pagan në besimin kristian. Klaudio i II-të e fali atë nga ndeshkimi kapital meqë i perkiste një familje fisnike.

Arrestimi për të dytën herë dhe premja e kryetit e Valentinit
Kur mësoi perandori Aureli se Ipeshkvi Valentin e bekoi martesën duke i vue kunorën e shenjte nji legjionarit romak pagan dhe një kristiane të re duke u hedhë një pëllumb midis tyne tuj flutrue dha urdhën ta arrestonin e ta ndëshkonin.
Ipeshkvi Valentin u arrestua për herë të dytë me urdhën nga perandori Aurel, i cili pasoi perandorin Klaudin e II-të. Perandoria Romake vazhdoi në persekutimin e të krishterve edhe, pasi popullariteti i Valentinit ishte në rritje. Ushtarët romakë e arrestuen Ipeshkvin Valentin dhe e çuan jashtë qytetit duke e fshikullue me kamzhik përgjatë rrugës ”Via Flaminia”, nga frika se njerëzit do të ngriheshin në mbrojtje të tij. Ipeshkvit Valentin iu pre kryeti më 14 shkurt 273, në moshën 97 vjeç, nga duart e ushtarit romak Furius Placidus, me urdhën të perandorit Aurelian.

Eshtnat e Shen Valentinit
Eshtrat e tij u varrosën në kodrën e Terni-t, me largësi LXIII (numri – 63) milje në rrugën “ Via Flaminia”, pranë një nekropoli(varrezë antike në qytetë). Reliket e shenjtorit ndodhen në Kishën e “Zojës së Loretos” në Rovereto, ku trupi i tij ju mbartë në Terni, ku edhe sot e kësaj dite ndodhen reliket e tij. Vendi ashtë i ndërtuem në shek. e IV-të në bazilikën, ku aktualisht janë të ruajtun e mbyllun në xham, reliket e shenjtit: duket se ata janë sjellë në qytet nga tre nxansit e filozofit Kraton; Apolloni, Efebo dhe Prokuro, që u banën shenjtorë ma vonë, të cilët për këtë arsye janë martirizue.
Reliket e tjera janë gjithashtu të pranishëm në; Katedralen e “Zojës së Savonës”, në kishën mesjetare të “Shën Valentinit” të Sadali në Sardenjë, në Belvedere Marittimo të Kalabrisë dhe në kishën e “Nanës Vico të Gargano-s”, ku ai adhurohet si mbrojtës i qytetit dhe i pemëve agrume.
Reliket e tjera janë në një arkë që përmban eshtnat e disa shenjtorëve martirë në kishën “Shën Castrense” në qytetin e Monreale-s të provincës së Palermo-s.
Sipas burimeve të tjera, reliket e tjera të Shën Valentinit janë të vendosura në Ozieri, qendra kryesore e Logudoro-s, rreth 50 km nga Sassari: të sjellun, në vjetin 1838, nga një murg benediktin i lindun aty, që më pas ashtë varrosë në shek. e XVI-të te Kisha kushtue shenjtorëve Kozma-it dhe Damian-it në kodrën e Capuccinni-t.
Një vazo me gjakun e Shën Valentinit, gjithashtu gjendet në suprinën e xhamit që përmban kafkën e Shën Justinës në kishën e “Shën Martinit” në Arese (PV).
Një pjesë tjetër e relikeve të shenjtorit janë të vendosura në një fshat të vogël malor, Abriola, të provincës së Potenza-s, në Basilicata.
Reliket e Shën Valentino ndodhen edhe në Dublin, në Kishën Whitefriar, shumë afër qendrës së qytetit. Reliket thuhet se janë dhurue nga Papa Gregori i XVI për Karmelitanin irlandezë, John Spratt, që më pas i çoi në Dublin në 1836.

Mrekullitë e Shen Valentinit(Miracoli del Santo Valentino)
Ka shumë legjenda që janë ba pjesë e kulturës popullore, e episodeve mbi jetën e Shën Valentinit:
1. Në qelinë e tij, thuhet se ata gjetën një shënim lamtumire për vajzën e rojtarit i cili i kishte
sjellë dritën e syve me nënshkrimin “Nga Valentini i juej”.
Valentini kreu mrekullinë e risjelljes së shikimit të vajzës së verbër të “burgut” të tij.
2. Valentin, kur ishte gati për t’u prerë kryeti, i përshëndeti me butësi të rinjtë me një mesazhë lamtumire që përfundoi me fjalët”:. […] … nga Shën Valentini i juej”.
3. Një tjetër, me origjinë amerikane, tregon se si një ditë Ipeshkvi Valentin gjatë ecjes shiqoi
dy të rinj të cilët po u rraheshin ndër vedi dhe shkoi pranë tyne duke ja dhanë një trëndafilë për ta mbajtë sëbashkut në duart e tyne, gja që i pajtoi midis tyne..
4. Një tjetër version i kësaj historie ka atë që shenjtori ka kenë në gjendje të frymëzojë dashni
për dy të rinjtë duke fluturue rreth tyne disa pëllumba të cilët shkëmbyen gjeste ëmbla të dashnisë; besohet se nga ky episod doli përhapja e shprehjes të pëllumbave të dashnisë.
5. Sipas një episodë tjetër, ku Valentini, ipeshkvi i Terni-t, një grue e re kristiane Serapia u martua me Sabino-n, një çenturion romak: bashkimi midis tyne u pengue nga prindërit e tyne. Për të kapërcyer mosmarrëveshjen e tyne, u zbulue se e reja ishte e sëmurë randë . Çenturioni e thirri Ipeshkvin Valentin pranë shtratit të të Serapia-s që po vdiqte dhe e pyeti për të mos u ndarë nga e dashtuna e tij: Ipeshkvi i shenjtë i pagëzoi dhe më pas i bekoi dhe u bashkuen në konorzimin e martesës të Serapio me Serapia-n, pas ksaj ceremonie fetare, ata të dy vdiqën.


Aureli – Emni i tij ishte Luçjan Domicio Aureliani(Lucio Domizio Aureliano (in latino: Lucius Domitius Aurelianus; Lindi në Sirmio, më 9.IX.214 – Bisanzio, 25.IX. 275), perandor romak prej vj. 270 – 275.
LXIII – ashtë 63 milje. 1km = 0.6214 milje. 1 milje = 1.609344 km; 63 milje x 1.609344 = 101.39 km
Papa Gregori I XVI lindi më 18.IX.1765 – 1. VI.1846), papa i 254.
Nella sua cella, si narra che trovarono un biglietto d’addio per la figlia del carceriere a cui aveva ridato la vista. Firmato: «Dal tuo Valentino».

Dobia e ksaj kremtimit ashtë;
Shën Valentini ashtë një shenjtor që mbron ata njerëz që lejojnë zemrën e tyne të drejtohet, të udhëhiqet nga dashnia e vërtetë për Zotin dhe për të afërmin.”
Në vj. 496 u shenjtrue Shen Valentini
Ai u ngrit nga Papa Gelasius i I-rë[1] në 496 pas Krishtit, Dita e Shën Valentinit, bie në ditën e martirizimit.

Adhurimi
Adhurimi ndaj Sh. Valentinit shënohet në librin e Martirologjisë Romake më 14 shkurt, ditën e festës së kremtimit të Shën Febronia-s(Santa Febronia[2]) në antikitet.

Shen Valentini sipas Martirologjis së Jeronimit
Njoftimi nga antikiteti i Librit të Martirologjisë së Jeronimit(Martyrologium Hieronymianum[3]) për Shën Valentinin dëshmohet një dokument zyrtar të Kishës së shek. V-VI, ku shfaqet emni i tij dhe përvjetori i vdekjes tij si dhe në shek. e VIII-të një dokument tjetër, ”Pasioni i Shen Valentinit”(”Passio Sancti Valentini”), na tregon disa detaje të martirizimit si; tortura, premjen e kryetit në mesnatë, vorrimin e tij në qytetin Terni nga nxansit Proculo-s, Efebo-s dhe Apollonio-s si dhe mbi martirizimin e mavonshëm të tij.

Sipas “Martirologjisë së Jeronimit” –  Shën Valentinit ipeshkëv, i qe pre kryeti në shek. e VIII-të në rrugën ”Flaminia” në Romë për shkak të besnikërisë së tij të patrembun ndaj Krishtit dhe përhapjes së dashnisë ungjillore. Sipas disa të dhanave tjera, Shën Valentini përmendet që në vjetin 197 si qytetar romak e ipeshkëv i Ternit, e sidomos si njeri i famshëm për shenjtërinë e jetës, për bamirësinë e përvujtninë, për apostullimin e zellshëm e për mrekullitë e ndodhuna me ndërmjetësimin e tij.

Agiografia – Biografia e shenjtorve
I lindun në një familje aristokrat, ai ishte konvertue nga pagan në krishterim dhe u emnue ipeshkëv i Terni në 197, në moshën 21 vjeç. Në vjetin 270, Valentino ishte në Romë, ku erdhi me ftesë  në oratorinë greke dhe latine Cratone, për të predikue Ungjillin dhe për konvertimin e paganëve.

[1] Papa Gelasio i I-rë lindi 400 –  21.XI.496, ishte papa i 49-të.
[2] Santa Febronia (Nisibis, shek. IV-të – Nisibis, shek. i IV-të) ishte një i krishterë i cili u martirizue në Sibapolis-in e  lashtë, Nisibis (tani Nusajbin, në provincën e Mardin-it në Turqinë juglindore, në kufi me Sirinë). Ai nderohet si shenjt nga Kishat katolike, Koptike(Kisha ortodokse orientale.) dhe greke-ortodokse.
[3] Martirologjia Jeronimit(Martyrologium Hieronymianum – (Martyrology Geronimo) ashtë ma i vjetër  katalog i Kishës Latine të Martirëve të Krishterë e konfirmuem: Atij i detyrohet emni i tij(Jeronim) për faktin se i ishte adresue gabimisht për Shën Jeromin.  Autori ashtë një person anonim i shek. të V-të, ka jetue në mes të Milanos dhe Aquileia: ajo ka shërbye si një burim kryesor i martirologjisë siriane të gjysmës së dytë të shek. të IV-të (ndoshta  i Martirologjisë së Nicomedia(Antalia antike – Izmiri i sotëm), të shkruem në mes të vjetve 360 dhe 411), por ai vuni në përdorim edhe Kalendarin e Filokalo-s(kronografi që shoqëroi shkrimet e martirologjisë me ilustrime të vj. 354 – Furio Dionisio Filocalo. Ky emën ashtë gjendë i shkruem në një dokumentë i vj. 336 nga aristrokati romak, me emnin Valentini sipas kronografëve) të vjetit 354 dhe një martirologji afrikane. Ata janë dy reçensione në gjuhët: italike, për përdorimin liturgjik dhe të përparimit moralë, si dhe galikane(gallicana),  të fund të shek. të VI-të, e cila ishte përhapë në krahina të ndryshme të Francës. Martirologjia e Jeronimit(Geromino) u botue nga bollandisti(Bollandisti ashtë term i cili tregon një grupë të Jezuitëve, i quajtun edhe Shoqata e Bollandistit, i cili ka punue në hartimin e Acta sanctorum, një përmbledhje kritike të dokumenteve të shenjtorëve dhe të dhanat e shpërndara në bazë të ditëve të vitit.), nga Hipolite Delehaite(Hippolyte Delehaye, 19.VIII.1859 – 1.IV.1941, ishte një prift jezuit belg dhe historian I jetës së shenjtorve.) dhe Henri Quentin(Dom Henri Quentin ishte një murg benediktin francez, I lindun më 7.X.1872 – mbylli sytë më 4.II.1935 në Romë. Ishte një filologë i specializuem në tekstet biblike dhe i Martirologjisë si dhe  ishte krijuesi i një metodë origjinale të kritikës tekstuale, e quajtun metoda e neo-Lachmann-së). nga Brukseli në Acta sanctorum(Acta sanctorum, ose “Veprat e shenjtorëve” përbajnë një koleksion të dokumenteve që kanë të bajnë  me shenjtorët e Kishës, në thelbin e tij i njohuni, belgu erudit, Zhan(Jean) Bolland(1596-1665) dhe më pas vazhdoi nga bollandistët jezuitë, që përbahet nga struktura origjinale. Përmbledhja ashtë një koleksion i gjanë të burimeve e Shenjtve të artikuluem në kalendarin liturgjik.) në vjetin 1931: ndërkohë që kanë shkaktue probleme serioze kritike, e cila mbetet një dokument kryesor për historinë e Kishës.

Kristjanizimi  i ritit pagan
Festa origjinale fetare e emnuem sipas martirit kristian, Valentinit prej Terni(komuna e provincës të Umbris, në qendër të Italis – larg Romës 100 km), i caktuem në vjetin 496 nga Papa Gelasius I-rë, e cila zëvendësoi festivalin e maparshëm pagane të luperkalisë(në latin: Lupercalia ishte një festë romake që kremtohej në ditët e pa fat të shkurtit, muaji i pastrimit [purifikimit] prej 13 deri në 15 shkurt, për nder të perëndisë Faun në kuptimin e Lupercus-it (Latin Lupercus), mbrojtësi i bagëtisë nga sulmet e ujqërve.). Praktika moderne e kremtimit të festave, megjithatë u përqendrue në shkëmbimin e notave të dashurisë dhe dhuratave në mes të dashuruarve, ndoshta ajo daton në mesjetë, dhe t’i atribuohet në veçanti në rrethin e Geoffrey Chaucer në të cilën mori formë në traditën e nji kortezie dashnie etike të sjellshme.


Papa Gelasio i I-rë lindi 400 – 21.XI.496, ishte papa i 49-të.
Santa Febronia (Nisibis, shek. IV-të – Nisibis, shek. i IV-të) ishte një i krishterë i cili u martirizue në Sibapolis-in e lashtë, Nisibis (tani Nusajbin, në provincën e Mardin-it në Turqinë juglindore, në kufi me Sirinë). Ai nderohet si shenjt nga Kishat katolike, Koptike(Kisha ortodokse orientale.) dhe greke-ortodokse.
Martirologjia Jeronimit(Martyrologium Hieronymianum – (Martyrology Geronimo) ashtë ma i vjetër katalog i Kishës Latine të Martirëve të Krishterë e konfirmuem: Atij i detyrohet emni i tij(Jeronim) për faktin se i ishte adresue gabimisht për Shën Jeromin. Autori ashtë një person anonim i shek. të V-të, ka jetue në mes të Milanos dhe Aquileia: ajo ka shërbye si një burim kryesor i martirologjisë siriane të gjysmës së dytë të shek. të IV-të (ndoshta i Martirologjisë së Nicomedia(Antalia antike – Izmiri i sotëm), të shkruem në mes të vjetve 360 dhe 411), por ai vuni në përdorim edhe Kalendarin e Filokalo-s(kronografi që shoqëroi shkrimet e martirologjisë me ilustrime të vj. 354 – Furio Dionisio Filocalo. Ky emën ashtë gjendë i shkruem në një dokumentë i vj. 336 nga aristrokati romak, me emnin Valentini sipas kronografëve) të vjetit 354 dhe një martirologji afrikane. Ata janë dy reçensione në gjuhët: italike, për përdorimin liturgjik dhe të përparimit moralë, si dhe galikane(gallicana), të fund të shek. të VI-të, e cila ishte përhapë në krahina të ndryshme të Francës. Martirologjia e Jeronimit(Geromino) u botue nga bollandisti(Bollandisti ashtë term i cili tregon një grupë të Jezuitëve, i quajtun edhe Shoqata e Bollandistit, i cili ka punue në hartimin e Acta sanctorum, një përmbledhje kritike të dokumenteve të shenjtorëve dhe të dhanat e shpërndara në bazë të ditëve të vitit.), nga Hipolite Delehaite(Hippolyte Delehaye, 19.VIII.1859 – 1.IV.1941, ishte një prift jezuit belg dhe historian I jetës së shenjtorve.) dhe Henri Quentin(Dom Henri Quentin ishte një murg benediktin francez, I lindun më 7.X.1872 – mbylli sytë më 4.II.1935 në Romë. Ishte një filologë i specializuem në tekstet biblike dhe i Martirologjisë si dhe ishte krijuesi i një metodë origjinale të kritikës tekstuale, e quajtun metoda e neo-Lachmann-së). nga Brukseli në Acta sanctorum(Acta sanctorum, ose “Veprat e shenjtorëve” përbajnë një koleksion të dokumenteve që kanë të bajnë me shenjtorët e Kishës, në thelbin e tij i njohuni, belgu erudit, Zhan(Jean) Bolland(1596-1665) dhe më pas vazhdoi nga bollandistët jezuitë, që përbahet nga struktura origjinale. Përmbledhja ashtë një koleksion i gjanë të burimeve e Shenjtve të artikuluem në kalendarin liturgjik.) në vjetin 1931: ndërkohë që kanë shkaktue probleme serioze kritike, e cila mbetet një dokument kryesor për historinë e Kishës.
Geoffrey Chaucer – Lindi rreth vjetit 1343 – 25.X.1400, ishte shkrimtar, poet, kangtar, nanpunës, diplomat dhe i njohun shpesh si babai i letërsisë angleze.

Përhapja e ksaj feste nga benediktët në vjetët 650
Për përhapjen e saj, veçanërisht në Francë dhe në Angli kontribuen benediktët , me manastiret e tyne të shumta, që kanë kenë nën kujdestarinë e Bazilikës së “Shën Valentinit” të komunës Terni që nga gjysma e dytë e shek. Të VII-të. Spikati sidomos në vendet anglo-saksone, si dhe imituen nga vende të tjera me tiparin ma karakteristik të Ditës së Shën Valentinit me transmetimin e dashnisë shpesh në formën e zemrave të prekun nga dashnia apo në bazë të temave të tjera tipike të përfaqësimit popullor të dashurisë romantike (si psh pëllumbi, imazhi i Cupid-it me harqe dhe shigjeta, dhe kështu me radhë).

Në vitet 1800 e shndrruen Festën e Shen Valentinit në biznes sikurse vazhdon edhe sot

Që nga shekulli i XIX-të, kjo traditë u shndrrue në qellim fitim tregtar, ku nxiti rritjen e prodhimit industrial dhe marketingut në shkallë të gjanë të kartolinave e urimit, të dedikuem për këtë përvjetor. Shoqata Greeting Card vlerëson se çdo vit janë dërgue më 14 shkurt rreth një miliardë kartolina urimi, një numër që e rradhitë këtë ngjarje në vendin e dytë, pasi numrit të kartolinave të blera dhe të shituna, pas Krishtlindjeve. Që nga shek. i XX-të e një festa e Shën Faustin-it, e 15 shkurtit ashtë konsiderue nga disa e ata që kërkojnë një shokë apo shoqe shpirtit, vetëm në krahasim me ditën e Shën Valentinit festohet një ditë ma parë.

Çka përfaqson Dita e Shen Valentinit më 14 shkurt?
Shenjtrimin e Dashnisë të Njeriut 14 shkurti përfaqson Shenjtin Valentin, që ishte i pari ipeshkëv italian, i cili e bekoi martesën me kunorën e shenjtë midis burrit dhe grues. E mori në mbrojtje familjen dhe bashkoi e pajtoi çiftet në konfliktet midis tyne, për nji martesë të shndetshëm me anë edhe të simboleve të harmonis si pëllumbat, trandofilet.
– Bekoi martesat dhe harmoninë midis njerzve mbi bazën e Dashnisë tuj e shenjtrue ktë aktë moral të njeriut me kryq në dorë ipeshkvi Valentini, qi kaq shumë ashtë përdhosë nga Morali Modern i shoqërive civilizuese.
– Dashnia midis njerzve duhet konkretizue në të gjitha nivelet e shoqnisë.

14 shkurti – Dita e perqafimit të njerzve
14 shkurti asht Dita e Festës së përqafimeve brenda familjes(që aq shum asht dobsue nga egoizmi, individualizmi e ligsia ziliqare), që duhet me perqafue e shtrengue fort për parzem të krahnorit prindt, gjyshrit, motrat e vllaznit, kushrijt dhe tanë shoqni.
– Duhet përqafue fort të gjithë të harruemit e shoqnisë sikurse janë; Fëmijtë, të moshuarit, të sëmurët, të vetmuemit, jetimët, të vorfnit, të burgosunit sepse ky perqafim asht paqtim dhe vemendje për ndihmë të jetës të tyne edhe fizike.
– Ashtë Dita e shfaqjes së Dashnis së sinqertë midis të rinjve dhe jo e mashtrimit për interesa diabolike materiale e seksuale si shum e rrezikshme sikurse po sundojnë në mjedisin shqiptar prej rinisë të pafe e të pa edukuem nga familjet.
Dashnia ashtë dhurata e Zotit qi na duhet me e pasë në jetën tonë.
Dashnia asht çelsi i harmonisë burrë e grue, midis familjes, kojshisë dhe shoqnis, që aq me bujari e ka dhurue i madhi Zot.
Shen Valentini predikoi me vepra Fjalën e Krishtit për 76 vjet deri në sakrifikimin e jetës, me premjen e kryetit. Sot kerkujt nuk i lypet sakrifica për të shfaqë dashninë e sinqertë ndaj njeni-tjetrit, veç me kujtue Shen Valentinin.


Urdhëri i Shën Benediktit (në latinisht Ordo Sancti Benedicti) ashtë një konfederatë e cila bashkon manastiret autonome dhe kongregacionet monastike që përjetësojnë idealin fetar të murgjërisë benediktine në përputhje me sundimin dhe frymën e Shën Benediktit; murgjit benediktin njihen për emnin e tyne me inicialet O.S.B.( L’Ordine di San Benedetto- Urdhni i Shen Benediktit) Origjina e benediktinit të murgjërisë daton rreth vjetit 529, të manastirit të Monte Cassino, vepër e Shën Benediktit të Norcia-s. Rregulli i shkruem nga Benedikti për komunitetin e tij u përhap me shpejtësi, me mbështetjen e Papa Gregorit të Madh, i I-rë((lindi në Romë rreth vj. 540 – viq në Romë, më 12.III.604)) dhe u miratue së bashku me të tjera, nga shumë manastire europiane perfundimishtë në vjetin 817, kur nga manastiri Aquisgrana(Aachen-qytetë në shtetin e Vestfalisë të Gjermanisë) ishte frymëzue Benedikti i Aniane-s/Benedetto di Aniane(lindi në Villeneuve-lès-Maguelone, rreth vj. 750 – 12.II. 821 në Aquisgrana), nga ku i bashkoi të gjitha manastiret franko-gjermanike. Benedikti i Aniane-s i shekullit Witiza apo Vitiza ishte një monako vizigotë dhe nderohet si një shenjtor i Kishës Katolike që kujtohet më 12 shkurt. Ishte bir i Agilulfo-s, me origjinë fisnike vizigote, i cili sundoi me titullin e kontit në territorin e Maguelonne, në Setimania si quhet ndryshe maçersato( marchersato) e Gotia-s, në jug të Francës, dhe u pagëzua me emrin e Witiza ose Vitiza. Emri Benedikt do të thotë mirë folës, dhe rrjedh nga latinishtja (bene – mirë, dhe dire – me fol). Sinonimi tjetër i emnit do të thotë i bekuar, bekim. Benedikti shkroi një radhë rregullash që qeverisnin murgjërit e tij, Rregulli i Shën Benediktit, i cili u ndikua së tepërmi nga shkrimet e Gjon Kasianit. Sh. Benedikti nderohet nga të gjitha kishat e krishtera të cilat e nderojnë si shenjt. U kanonizua në vitin 1220. Në kishën katolike dhe në atë luteriane festa e tij ashtë 11 korriku, ndërsa në kishat katolike dhe ortodokse të lindjes 14 marsi. Sh. Benedikti ashtë shenjt mbrojtës kundër helmit, tundimit, sëmundjeve pezmatuese, të mëlçisë, etheve, magjisë, gurëve në tëmth, i bujqërve, inxhenierëve, bakër punuesve, njerzve në prag të vdekjes, i arkitektëve, murgjërve, Norcias, njerzve ndër urdhna fetare, nxanësve të shkollave, speliologëve(studjuesve të shpellave). Esenca e Benediktve; Dy pikat kyçe të jetës së përbashkët janë koncepti i stabilitas loci (vendit stabil) dhe figurës së kryemurgut, “atit të dashur”, por të quajtun epror, dhe e familjes të bashkrenditun mirë që e përdor kohën për sipërmarrje të ndryshme në ditë gjatë së cilës lutja dhe puna ndërrohen në shenjën e shtysës “ora et labora” (“lutu e puno”). https://it.wikipedia.org/wiki/Ordine_di_San_Benedetto
Cupid (Desire, pl. Cupidines) ose Amor (Love, pl. Amores) janë emrat në latinisht e Erosit, perëndisë së dashnisë hyjnore dhe dëshirës seksuale që i përket panteonit të fesë dhe mitologjisë greke.
Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/02/2016. Filed under Festa. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Historia e kultit të dashnisë

  1. Shkambi

    14/02/2016 at 10:24


    Për herë të parë po e njohim autorin e Kultit të Dashnisë – Biografinë e Shen Valentinit, që asht – Simboli i tanë Botës pa dallim feje nga Bep Martin Pjetri. Faleminderit administrator dhe autorin e shkrimit!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.