Historia e artit shqiptar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 10982
Ju rrefejme historine e artit shqiptar.
Per here te pare, pas ndryshimit politik te vitit 1991, Galeria Kombetare e Arteve merr persiper te ekspozoje nje linje historike te artit shqiptar. Kjo linje perfshin nje periudhe prej gati 120 vjetesh, duke filluar nga viti 1883, vit qe mban tabloja “Motra Tone” e Kole Idromenos dhe qe shkon deri ne fillim te viteve 2000, duke treguar rrugen qe kane pershkruar artet pamore ne Shqiperi, per te mberritur ne fillim te shekullit XXI. E vecanta e kesaj linje ekspozuese permanente eshte se ajo vjen si nje strukture e re historike per artin shqiptar, qe nuk bazohet me tek formula e vjeter “Rilindje- Realizem Socialist – Arti pas viteve 90”, por qe ngrihet mbi nje koncept te ri seksionesh ndarese te piktures dhe skulptures se levruar ne vendin tone. Jane konceptuar gjashte seksione, qe percjellin ne menyre te strukturuar historine e artit shqiptar. Seksioni i pare, i titulluar “Fillesat e piktures ne qytetet shqiptare” permbledh artifaktet e para te piktures dhe skulptures shqiptare, duke ndare ne dysh periudhen e ashtuquajtur “Art i Rilindjes dhe i Pavaresise” dhe duke grupuar autore dhe vepra qe shenojne fillimet e nje pikture laike ne vend.

Seksioni i dyte, i titulluar “Piktura Realiste dhe Shkolla e Vizatimit” (1930-1950) permbledh veprat dhe autoret e pare te shkolluar ne shkollat e artit te vendeve fqinje, por edhe evidenton nje moment historik, si ai i hapjes se shkolles se artit ne Tirane ne vitin 1931. Seksioni i trete “Piktura/skulptura akademike dhe tabloja me teme historike (1950- 1986)” perpiqet te depertoje ne natyren e nje arti te kompletuar ne arritje teknike, qe vihet ne funksion te politikes dhe pushtetit, duke prodhuar edhe tablone historike tipike qe shoqeron periudhen e Realizmit Socialist. Ky seksion perpiqet te beje nje kalim te zbutur nga piktura realiste e trasheguar prej viteve ’40, drejt piktures se Realizmit Socialist qe fillon ne vitet ’60 per te vazhduar deri ne fund te viteve ’80.

“Realizmi Socialist, Ndertimi i Modeleve te Njeriut te Ri (1960-1986)” eshte seksioni vijues i cili perqendrohet qellimisht ne aspektin me thelbesor te ketij arti, ate te ndertimit te ‘njeriut te ri’ dhe te percimit te propagandes socialiste. Per here te pare, Galeria Kombetare i kushton nje hapesire te tere te ashtuquajtures piktura formaliste e viteve ’70, me seksionin e peste te titulluar “Piktura Formaliste e Realizmit Socialist (1969-1974)”, ku perpiqet te hedhe drite dhe te sjelle me detaje nje aspekt te rendesishem ne kulturen tone si ai i quajtur “liberalizem i viteve ’70”, qe reflektoi edhe zhvillimet ne artin pamor. Seksioni i fundit “Piktura dhe skulptura moderniste (1989-2001)” bashke me nen-temen “Elemente te piktures moderniste ne vitet 1960-70”, perpiqet te dokumentoje ndryshimet ne artin shqiptar, qe vijne bashke me renien e socializmit, per te ardhur drejt nje pikture moderniste, qe zhvillohet gjate dhjetevjecarit 1990-2000. Ky seksion kerkon ne te njejten kohe edhe elementet moderniste, qe depertuan ne artin tone gjate viteve ’60 – ’70, duke krijuar per here te pare ne Historine e Galerise Kombetare nje hapesire kushtuar ketyre elementeve minore, por teper te rendesishem per nga permbajtja, qe u sfumuan krejtesisht brenda kornizes se madhe te realizmit socialist.
Rubens Shima

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/06/2010. Filed under Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Historia e artit shqiptar

  1. remijon

    07/08/2010 at 20:15


    Mirembrema , te gjitheve … Une po bej nje kerkim per nje provim mbi gazetat e revistat e artit pamor ne Shqiperi ! Ne qoftese ndonjeri ka dijeni per revistat e gazetat e para te artit ne vendin tone ose edhe ato aktualet , ju lutem leni nje koment… Faleminderit per mire kuptimin.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.