Hiqen vizat për Shqipërinë, 27Maj 2010 datë historike

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1983
Hiqen vizat për Shqipërinë e Bosnjën, rendin e ka Kosova.
Bruksel, 27 maj – Komisionerja për Çështjet e Drejtësisë në Parlamentin Evropian, Cecilia Malstrom, ka publikuar sot vendimin e kolegjit të komisioneve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, njoftojnë agjencitë nga Brukseli.

“Ky propozim patjetër sjell lajme të mira për Shqipërinë dhe Bosnjën dhe natyrisht është pjesë shumë e rëndësishme e politikës së Bashkimit Evropian për të lehtësuar kontaktet mes njerëzve. Është gjithashtu një mundësi komunikimi midis vendeve.”, theksoi ajo gjatë konferencës për shtyp.

Ajo shtoi se “se të dyja vendet kanë bërë përmirësime në shumë drejtime, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe natyrisht KE-ja ka monitoruar me kujdes të gjitha përpjekjet”. Malstrom tha gjithashtu se të dyja vendet duhet të luftojnë krimin e organizuar.

“Edhe Bosnja duhet të luftojë krimin e organizuar dhe është e njëjta gjë edhe për Shqipërinë. Natyrisht komisioni evropian do të vazhdojë të monitorojë plotësimin e këtyre tre kushteve”, u shpreh Malstrom.

E pyetur për Kosovën, ajo tha se ka një plan për këtë vend. “Ka një plan për të lehtësuar vizat edhe për Kosovën, por plani është ende në përgatitje e sipër”, u shpreh ajo.
I pyetur për një datë se kur vizat do të liberalizohen, Malstrom tha se gjatë verës do të ketë një grup monitorues, i cili gjatë vjeshtës do të japë vlerësimet. “Unë nuk mund të jap një datë të saktë për liberalizimin e vizave”, u shpreh më tej.

Edhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Renzo Daviddi deklaroi se kjo shpallje është shenjë e qartë se i tërë rajoni po ecën drejt Evropës.
“Po ashtu është një shenjë pozitive për Kosovën, duke treguar se shpërblimet jepen në bazë të përpjekjeve të vërteta. Liberalizimi i vizave është një proces i cili merr kohë, por rasti i Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës tregojnë se edhe Kosova mund të bëjë progres sapo t’i plotësoj kushtet e nevojshme”, tha ai.

Sipas një njoftimi të Zyrës për informim të KE-së në Prishtinë, komisionerët Fuele dhe Malmstrom kanë rikonfirmuar kohëve të fundit se Komisioni Evropian është i përkushtuar të fillojë dialogun për viza me Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur me kusht që të zbatohen reformat relevante.

Sipas këtij njoftimi, para se të mund të fillojë dialogu për vizat dhe të mund të hartohet një strategji për viza, Kosova duhet ta miratojë legjislacionin e saj për ri-pranim të shtetasve, të konsolidojë kapacitetin e saj administrativ për të shqyrtuar kërkesa për ri-pranim dhe të zbatojë një strategji efikase të ri-integrimit.

Në njoftim thuhet se Komisioni tashmë ka dërguar dy misione ekspertësh për ta vlerësuar situatën, një mision i tretë do të nisë punën së shpejti, ndërkaq rezultatet e këtyre misioneve do të përcaktojë nisjen e dialogut për vizat.
Albaniapress.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 29/05/2010. Filed under Data Historike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.