Hidhet nga kati i tretë 15 vjeçari, për shkak të dhunës nga policia

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3330
Një 15 vjeçar nga Peshkopia për pak ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i 3 i komisariatit të këtij qyteti. Sipas dëshmisë së djalit dhe të atit policia e cila e akuzonte djalin për vjedhje ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
PESHKOPI- Editon Lleshi një 15 vjeçar nga Peshkopia ka tentuar vetëvrasjen për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar ndaj tij nga ana e policisë së këtij qyteti. Pak ditë më parë 15 vjeçari është hedhur nga kati i tretë i komisariatit të Peshkopisë pasi sipas tij policia i ka bërë presion se do ta mbante në burg për vjedhjen e një aparati DVD edhe pse ai këmbëngulte se ishte i pafajshëm.

Hedhja nga kati i tretë i ka shkaktuar fraktura të rënda 15 vjeçarit, ndërsa momentalisht ai ndodhet i shtruar në spitalin ushtarak.
“Më kanë bërë presion dhe më kanë rrahur me të padrejtë policët, më kanë rrahur edhe në sy të babit duke më akuzuar se kam vjedhur dhe më thanë se si masë do më mbanin në burg, ndaj dhe unë u detyrova të hidhem nga dritaria. Dhe pse i thoja se nuk kisha marrë ndonjë DVD ata më gjuanin nga këmbët më kanë gjuajtur me grushta dhe shpulla fytyrës, më kanë torturuar”- kanë qenë kato fjalët e 15 vjeçarit, i cili ndodhet i shtruar në spital.
Dhuna e policisë së këtij komisariati është denoncuar edhe nga babai i djalit, “i thanë djalit se do të mbajmë në burg si ta kesh vjedhur apo jo, më pas djali është afruar pranë dritares dhe është hedhur për tokë”- shprehet i jati i 15 vjeçarit.

Ndërkaq ende nuk ka një reagim zyrtarë nga ana e policisë së këtij qyteti, por të kontaktuar me telefon nga “News24” burime pranë kësaj drejtorie mohojnë të jetë ushtruar dhunë ndaj 15 vjeçarit, ndërsa deklarojnë se ai është ndaluar për vjedhje në bashkëpunim.
Sipas këtyre burimeve i riu është hedhur nga dritaria e komisariatit pasi është marrë në pyetje.
A.R/news24/balkanweb
Redaktoj: Proletari.Com

Policia shqiptare ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj minorenit 15 vjeçar





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/04/2011. Filed under Policia shqiptare,Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Hidhet nga kati i tretë 15 vjeçari, për shkak të dhunës nga policia

  1. Gazmend

    06/04/2011 at 19:08


    Unë e besoj këtë pohim të djalit sepse e kanë në edukatë kjo soj profesioni edhe në perëndim.Më e shëmtuara është se aty mungon transparenca dhe si e tillë nuk ka asnjë përgjegjësi për shkelje të ligjit.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.