HEROI KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI SKëNDERBEU (1405 – 1468)

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2961

AT GJERGJ FISHTA O.F.M.

“IN HOC  SIGNO  VINCES.”

(“ME KëTé SHENJë Ké ME FITUE”)

         Tue zbardhun mosha dhjetepestë e jona

         Atje prej shtojesh t’ Anadollit t’ plleshëm

         Hanza përgjakshëm, nis mbi Europë t’ kukzohet.

         Ishte zotmadhi i turqve, që në krye

5.      Të ma s’ rrebtës ushtri të jetës s’ atëhershme

         Ujnat e njelmta dilte t’ Helespontit,

Edhe betohej n’ mëni të vet mizore,

Se shpirti trupit s’ do t’i ndahej para

Se hanzën t’ ngrinte mbi Sh’ Sofi t’ Bizantit

10.      E n’ Sh’Pjetër t’ Romës tagji t’i vinte kalit.

         E pse ai burrë dokrrash e pallavrash s’ ishte,

         Përpara tij ranë frone e ranë therore;

         U rroposën mbretni e u shkimen fise,

         E as bar ma s’ mbiu andej ka’i shkeli kamba.

15.     Greku, bullgari humbën, humbi serbi,

         – Humbi, po, serbi, madhështia e t’ cilit,

         Atje te e vona botën mbarë në zi

         Do ta mbështillte. – T’ felgruem droje, shuejtën

         Zanin mbretënt e Europës. Zâmaret heshtën,

20.    Heshti edhe kanga e një mjerim i shëmtuem,

         I ra mbarë dheut.

                                       Kur, qé, mbi kep të Krujës

Titanike po del një hije burri,

         Vetullat ngërthye, si dy hulli rrufeje,

         Me do sy zjarmi e ‘i mjekërr t’ thinjtë, e cila

25.      Shtëllungë gjatë nofullash i derdhej, si ajo mjegulla

Rreth një curri t’ thepisun. N’ krye trishtueshëm

Flakë i shkëlqen tarogza brinatake,

Që, tmerrshëm ka ‘i vezullon nën rreze t’ diellit,

Kometë zharitse dan ndër sy t’ anmikut.

30.      Ai asht fatosi i ndiem Gjergj Kastriota,

 

 

I Madhi Gjergj Kastriota Skënderbeu,

Që, prej atij kepi, si një shqipe mali

Kundron kah forca e barbarisë lindore

Shkon tue rrëmbye mbretni e fise e popuj,

35.      E gjithçka t’ mbarë përftue kisht’ mendja e njerit;

Si rribë veriu, që rêtë i fshin prej qielli

Dhe e lê tokën me u tha. Edhe tue pa

Se anmiku i rrebtë i qytetnisë njerëzore

Po nis për s’ afërmi Shqipnisë t’ kercënohej

40.      E se prej njerit s’ kisht’ pse ndihmë me pritë,

Çon sytë kah qielli, e zemra gjak tue i shkue,

“O Zot! – gërthet, – O Zot i Madhi i Ushtrive!

E po a njëmend se ma s’ do t’ ketë Shqipnia

Një vend ku me t’ u lutë?… E se gratë tona

45.      Djepat n’ Azi mbas sotit do t’ përkundin?…

E se Shqiptari tokën do t’ punojë

Veç për me kndêllë n’ mish gocat çerkeze,

Që një tirani t’ i shërbejnë ma kandshëm?

Oh! Pse ia mbërrimë kësaj dite e s’ ka shpërthye

50.    Toka q’ me kohë, me na përpi për s’ gjalli!

Ti, o Zot i Madh i Ushtrive, Ti prej qielli

Zemër e forcë m’ dërgo, qi këtij tartari

Barbar un t’ ia dëftoj, se Shqiptaria

S’ merret pa gjak e se per Fé e Atdhé

55.    Di t’ vdesë Shqiptari”. Përmbi flatra

Të bardha t’ Fésë kjo lutë u çue kah qielli

E i shkoi n’ vesh Perëndisë e e preku n’ zemër.

I Amshuemi, atëherë, prej visarit t’ qiejve

         Nxjerr një pelhurë të ngjyeme “kuq e zi”,

60.    Që engjëjt vetë n’ Parriz endë e kishin:

         E mbasi e puth i Lumi e vë në ballë,

         Një Kerubini t’ lehtë i urdhnon tue i  thanë:

         “Na, e këtë Flamur Skënderbeut çoja

         Atje poshtë n’ Krujë,  e thuej prej anës sime,

65.    Se dersa t’ rrijë tok fisi i Shqiptarit

         Nën hije t’ këtij emblemi tim t’ bekuem,

         Zot m’ veti e i lirë gjithmonë ai ka me kenë”.

         Kështu tha i Amshuemi; e ai Kerubini i qiejve,

         Palosun n’ parsmë Flamurin e Shqipnisë,

70.    Hapë flatrat e prarueme e poshtë Empirit

 

         Shigjetë n’per një rreze drite dirgjet n’ Krujë.

         Ku Skënderbeut n’ dorë dhuntinë e Zotit –

         Flamurin e Shqipnisë – ia jep e këshillin

         E t’ Lumit ia dëfton: Se si Shqiptari

75.    Zot m’ veti e i lirë gjithmonë do t’ mund qëndrojë.  

         Si ai njeri, që trishtue një andrre s’ keqe,

         Kur gjumi i del, me vete zë e gëzohet,

         Se n’ hije e jo i njëmendtë iu shfaq rreziku:

         Kështu Skënderbeu nis me u gëzue me vete,

80.    Si Lajmi i qiejve n’ dorë ia dha Flamurin

         E i tha se për nën hije t’ tij Shqipnia

         E lirë e zojë m’ vete përherë do t’ mbetej.

         Edhe armatoset Burri i dheut krejt m’ hekur,

         Ngjeshë pallën n’ ije – pallën t’ rrebtë, mizore,

85.    E n’ patershanë, me pafta arenzi t’ mbathun,

         Njet Flamurin kuq e zi, që vetë i Amshuemi

         E kishte puth edhe mbi shpinë të kalit,

         Që, fry turinjtë, nuhatte erë gjaku,

         Hidhet porsi duhi e rrebtë. Prej millit

90.    E nxjerrë pallën mizore, e drejt kah qielli

         Heshtën e ngre. Një fllad i lehtë, i ambël –

         Flladi i Dashunisë – po e zhdrivillon Flamurin.

         – Flamurin e Atdheut tim – që tue gufue

         Mallnueshëm nëpër ajr të lirë t’ Shqipnisë,

95.      Nisë me u valëvitë si fleta e Kerubinit,

Si ai skundilli i petkut t’ Perëndisë,

         Që, mirë qëndisë me hana, yj e diej,

         Prej krahëve t’ amshuem e t’ gjithpushtetshëm

         I varet poshtë nëpër hapësi t’ Empirit,

100.    Kah, mbështetë n’ stuhi e n’ flatra t’ rribës s’ murranit

         Sheston boshtin e moknës s’ rrokullisë.

         E ashtu n’ atë dukë të rrebtë e t’ përfrigueshme

         Me ‘i za, si tue ulërue, prej kepit t’ Krujës

         Po u thërret Shqiptarëve t’ vet e u thotë: “Këtu burra!

105.    Këtu ejani, o t’ bijtë e Maleve! Shqipnia

         Gjendet n’ rrezik!” N’ atë bulurimë ushtuen

         Malet e fushat e Shqipnisë kreshnike,

         Edhe një çetë e vogël homeridësh,

         – Burrash si motit veç që i bante nana –

110.    Përreth tij mblidhen, e nën hije t’ Flamurit

 

Një bé të madhe bajnë e lidhin besën,

Se i pëllâmbë toke t’ Atdheut s’ ia lëshojnë tartarit,

Po s’ e lánë para me gjak t’ tij t’ përdhosun.

T’ forcuem me atë bé, t’ forcuem me shejtni tagresh

115.    E shpresë n’ Zotin tue mbajtë e n’ krah të vetin,

         Me Flamur kuq e zi zhdredhun përpara,

         Poshtë errmoreve t’ maleve t’ thepisuna

         Si rreshme bore prej ndo’i kulmi t’ rryeshëm,

         Rrâjnë fulikare përmbi radhe t’ turqve,

120.    Të cilët, prej s’ largu tue ua pamë hovin,

         Thonë se kulshedra me dragoj po u turret.

         Edhe tmerrshëm nis lufta titanike.

         Kah t’ idhtat shpata, kah gjakbâset heshta

         Çeken ndër shkëndia me vringllimë t’ trishtueshme,

125.    E bubullojnë henikë edhe gopedra,

E vërrasin keqas të varruemt përdhé.

Kaq një zhurmë, një rropame e ‘i vigmë e kobshme

Çohet per ajr të terratuem pluhuni,

Që rreth e rrotull t’ tanë dridhet Ballkani.

130.    Shkon gjaku rrëkajë. T’ tanë fusha e gjanë e Dibrës

         Me kurma t’ zeshkët barbarësh asht mbulue. Hidhet,

         Hingëllon, trumhaset kali i Skënderbeut,

         Kah thundra e mbathun thellë i humb në dhé

         Të rijtun n’ gjak t’ barbarit. N’ dhambë brén buzën,

136.    Atëherë zotmadhi i turqve pendohet

         Që i ra kurrë n’ mend t’ mësyjë Shqipninë mizore.

         E sheh, po, vetë gjakbâsi, se rob s’ bahet

         Ai dhé, ku Flamri kuq e zi valvitet.  

 

Përgatiti në gjuhën letrare: Prof. Dr. NDUE ZEF TOMA.

Marrë nga origjinali “VEPRA LETRARE 1 Lirika, “Mrizi I zanave”, faqe 52, Botue në Tiranë, viti 2001. Aty adaptuesi

Ka ba edhe shpjegimin e shumË fjalëve e frazave. Paraqitja grafike: FRITZ RADOVANI, Melbourn 2013. 

Copyright Proletari.Com

[issuu layout= http%3A%2F%2Fskin.issuu.com%2Fv%2Flight%2Flayout.xml showflipbtn=true documentid=130115110910-0ed3f84861c548bd94824beea7a0a273 docname=gjergj_kastrioti username=proletari loadinginfotext=Gjergj%20Kastrioti showhtmllink=true tag=skenderbeu width=420 height=272 unit=px]





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/01/2013. Filed under Gjergj Kastrioti(Skënderbeu). You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.