Hepatitet, zbulohen për 1 vit 361 persona të prekur

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3210
Për vitin e kaluar janë regjistruar 361 raste të reja me hepatit në vendin tonë. Të dhënat vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas specialistëve, në total vihet re një tendencë uljeje për këto sëmundje. Por ata bëjnë me dije se të dhënat grumbullohen vetëm nga raportimi në strukturat publike shëndetësore. “Nga subjektet private që kryejnë analiza apo diagnostikime, kemi fare pak të dhëna, çka do të thotë se numri i te prekurve nga hepatiti A,B dhe C mund të jetë edhe më i madh”, shprehen specialistët. Hepatiti A është ai që ka shënuar numrin më të lartë të të prekurve, me rreth 256 raste. I dyti renditet hepatiti B, me 70 raste, ndërsa me hepatit C janë zbuluar 35 persona të prekur. “Gjatë këtyre viteve vihet re një tendencë rënieje e personave me hepatit B, për shkak të vaksinimit të ndërmarrë në popullatë.

Por kemi një tendencë të shtimit të rasteve me hepatit C, që është edhe më i rrezikshmi”, shprehen specialistët. Sipas tyre, 6 në 100 persona në Shqipëri kanë hepatit B, ndërsa 1% e popullatës vuan nga hepatiti C. Specialistët sqarojnë se vdekshmëria nga hepatitet është e lartë dhe pikërisht rreth 20% e të prekurve nga hepatiti C humbin jetën. Ata bëjnë apel për testimin në kohë dhe trajtimin e sëmundjes. Hepatiti B dhe C merren vetëm nga kontakti seksual dhe gjaku. Grupet në risk janë personat që kanë kryer një transfuzion gjaku, përdoruesit e drogave, personat që kanë kryer ndërhyrje dentare ose kirurgjikale. Po kështu, të ekspozuar ndaj virusit janë edhe ata që bëjnë tatuazhe, si dhe personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me shumë partnerë. Për hepatitin B është kryer një vaksinim kombëtar, ndërsa për hepatitin C nuk ka vaksinë.

Sa i përket hepatitit A, ai mund të merret në disa rrugë. Përhapja e këtij virusi mundësohet nga higjiena e ulët personale dhe dendësia e popullsisë. Po kështu, një faktor është edhe kontaminimi i ujit të pijshëm ose përzierja e tij me ujërat e zeza. Mjekët specialistë bëjnë apel për ruajtjen e higjienës personale dhe sidomos, kujdesit me ujin e pijshëm gjatë verës. Hepatiti A në vendin tonë nga uji i pijshëm ka shkaktuar epidemi masive në qytete të ndryshme të vendit. Më të rrezikuarit mbeten fëmijët, sidomos moshat 0-10 vjeç.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/04/2011. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Hepatitet, zbulohen për 1 vit 361 persona të prekur

  1. reshati

    25/04/2011 at 23:04


    Me tre fajlë e përmbledhë shkakun e prezencës gati masive në popullsi.
    Jeta e shthurur seksuale dhe disiplina dhe rregulli i të ushqyerit.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.