Grisen librat e Ramiz Alisë në Panairin e Prishtinës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2483
Vizitorë në Panairin e Librit “Prishtina 2010” që po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, kanë grisur librin “Jeta Ime” të Ramiz Alisë – ish liderit të fundit komunist në Shqipëri.

E tëra kjo ka ndodhur pas deklaratave të Ramiz Alisë që i bëri kohëve të fundit, duke injoruar totalisht Masakrën e Tivarit, ku më 1945 disa udhëheqës të forcave komuniste të Shqipërisë kishin tradhtuar më se 5000 rekrutë të Kosovës dhe trojeve shqiptare dhe i kishin dërguar në kasaphanë të shkaktuar nga forcat serbo-malazeze në Tivar të Malit të Zi.

Nga ky gjenocid kishin shpëtuar disa rekrutë shqiptar. Njëri prej tyre që është ende gjallë është plaku Azem Hajdini Xani (85 vjeç ) nga Prishtina, në mediat kosovare ka akuzuar drejtpërdrejt se Ramiz Alia dhe Enver Hoxha janë përgjegjësit e kësaj masakre.

Dëshmitari Azem Hajdini ka thënë se ish lideri komunist Ramiz Alia e ka pjesën e tij të përgjegjësisë në këtë masakër. “Ka qenë një tradhti kombëtare. Ramiz Alia duhet të tregojë për këtë masakër”, ka thënë Azem Hajdini. Azem Hajdini ka shkruar disa libra për ngjarjen e 1945-së. U është drejtuar disa institucioneve për të kërkuar ndriçimin e saj, por nuk ka marrë përgjigje. (G. T /INA)


Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/06/2010. Filed under Kosovë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Grisen librat e Ramiz Alisë në Panairin e Prishtinës

  1. ardian

    14/06/2010 at 20:11


    Si mund te shkruhet nje liber i tille nga nje diktator si Ramiz Alia qe hymnizon periudhen e sundimit te tij me shtabin kriminal sllavo-osman kunder nje populli, kunder nje racet? Himnizon sundimin mbi nje popull si e drejte me ushtrua terorin si mjet per te ndertuar komunizmin.
    Si mund te shperndahet ne Kosove libri ”Jeta ime”, ku ky Ramizi ishte ideatori i Terrorit te Tivarit, ku me urdher te tij u masakruan 5000 kosovare ne Tivar te Malit te Zi nga policia serbe-malazeze?

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.