Greqia, në dijeni që prej 1989-s për naftën në Otranto

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1639
Pajtim Bello: Greqia, në dijeni që prej 1989-s për naftën në Otranto
Shteti grek ka qenë në dijeni të kërkimeve për naftë në territorin detar të Otrantos që prej vitit 1989. Është ish-zëvendësministri i METE, Pajtim Bello, i cili reagon lidhur me pohimin e Ferit Hoxhës, pasi ky i fundit deklaroi dy ditë më parë se Greqia mësoi nga mediat shqiptare për naftën e Otrantos në vitin 2006. Bello thekson se që prej vitit 1989 Greqia si dhe shtete të tjera kanë qenë në dijeni të kërkimeve të hidrokarbureve në territorin detar të Shqipërisë në zonën e Otrantos.
Zoti Bello, në një intervistë të disa ditëve më parë që ju keni dhënë për gazetën “Shekulli”, keni deklaruar se ka patur një studim për blloqet e prespektivës së burimeve të naftës e të gazit të publikuar në vitet 1988-1989. Keni sqaruar se territori detar i diskutuar në media bënte pjesë në zonën 5 të përcaktuar në studim. A kanë qenë në dijeni të këtij studimi edhe shtete të tjera në atë kohë? Po Greqia, konkretisht, a është njohur me faktin se në Otranto mund të kishte rezerva nafte?

-Po, Greqia si edhe shumë shtete të tjera janë njohur me studimin në fjalë që prej vitit 1989. Ishte një studim, në të cilin ishin përcaktuar gjithë zonat e prespektivës së burimeve të mundshme të hidrokarbureve, siç janë nafta dhe gazi. Në studimin në fjalë, territori detar në zonën e Otrantos bënte pjesë në zonën numër 5. Që prej ’89-ës vendi ynë ka kryer disa simpoziume, ku kanë marrë pjesë mjaft shtete të tjera, ndër to edhe Greqia.
Pra, Greqia ka qenë në dijeni të burimeve të mundshme të naftës në këtë zonë që prej vitit 1989?

-Po kjo është diçka faktike, pala greke ka qenë e njohur me studimin, pasi shteti ynë gjatë këtyre simpoziumeve ka qenë i interesuar për ndonjë marrëveshje të mundshme për të kryer kërkime në terren për hidrokarburet. Madje, një marrëveshje është kryer atëherë me firmën austriake Benimex. Studimi në fjalë është bërë publik që prej asaj kohe për ndërkombëtarët. Kështu që, nuk dihet përse pala greke nuk ka pranuar të kryejë marrëveshjen për ndarjen e kufijve gjatë tentativave të diplomacisë sonë gjatë 13 viteve.

Sipas Zotit Ferit Hoxha, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme dhe kryenegociatori i marrëveshjes detare, pohoi se pala greke u interesua pas publikimit të një përditshmeje për kërkimet e naftës që po kryheshin në detin Jon. Ju si e komentoni këtë deklarim?

-Është e vërtetë se pala greke është e interesuar për burimet e shumta të energjetikës që mund të ketë nëntoka e ujërave të detit Jon, e pikërisht pjesa e kanalit të Otrantos. Por nuk pajtohem me faktin se shteti grek e ka mësuar në vitin 2006 nga një media shqiptare, se në zonën detare në fjalë ka rezerva nafte apo gazi natyror. Kjo, pasi pala greke ka qenë e mirinformuar për këtë fakt që prej vitit 1989. Nuk e kuptoj pse pala greke është interesuar pikërisht në vitin 2006, kur kishte refuzuar prej 13 viteve. Gjithashtu, është e pakuptimtë që shteti ynë firmos që në kërkesën e parë që bën pala greke, kur kjo e fundit i kishte refuzuar për më shumë se një dekadë. Zona detare në fjalë është mjaft e rëndësishme edhe nga pikëpamja strategjike. Kjo, pasi pikërisht aty janë planifikuar kalimi i rrjeteve të shpërndarjes së energjive të dy projekteve të mëdha, ai i gazit dhe i energjisë së pastër.

***
Marreveshja nderkohe eshte lene pezull. Per te shmangur nje “Jo” qe do ti sillte telashe direkte me Athinen, Tirana zyrtare ka vepruar ne menyre burracake. Kuvendi i Shqiperise ka bere nje dredhi ne kalendarin e punimeve duke rishtypur nje kalendar te ri per periudhen deri ne 20 tetor.
Deklarimet e djeshme zyrtare te Kuvendit, ishin qe “Kuvendi nuk kishte parashikuar ratifikim te marrveshjes ujore me Greqine, dhe se data 19 tetor ishte sajese e mediave”
Eshte serish nje genjeshter. Shekulli posedon nje kopje te Kalendarit te punimeve te Kuvendit, ku thuhet e zeza mbi te bardhe qe ne daten 19 tetor Kuvendi ratifikon marreveshjen ujore me Greqine.
Kuvendi ka rishtypur nje kalendar te ri me shpejtesi ne dy ditet e fundit ne kopertinen e te cilit mungon data dhe ne brendesi te gjitha pikat jane njesoj me te parin, me vetem nje perjashtim: Ratifikimi i marreveshjes eshte zhdukur nga kalendari.
Pra deklarata se ratifikimi nuk ishte parashikuar, bie poshte. Ai ishte parashikuar dhe eshte hequr. Por eshte hequr jo duke vepruar si shtet serioz pra duke deklaruar me pergjegjesi dhe korrektesi qe Kuvendi i Shqiperise ka vendosur shtyrjen e ratifikimit, por duke bere lojra me kalendare.
Shekulli Online | 18/10/2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.