Greqia me bashkëpunimin e Qytetërimit Europian mohon paturpësisht ekzistencën historike të popullit Arbëresh

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1283
Arvanitet-arberit e greqiseReagojnë ashpër Arbëreshët e Italisë kundër deklaratave të parlamentarit të së djathtës ekstremiste greke.

Këto ditë, përmes mediave, informohem se qeveria greke, përveçse e përqëndruar në synimin për të zgjidhur çështjen e sajekonomike – e fundosur tashmë në karakatina të errëta dhe shpellare -, me anë të një parlamentari  të ekstremit të djathtë- me tone dhe pikëpamje të thartuara -, vazhdon e patundur të mohojë ekzistencën e bashkësisë Arbërore ndryshe e njohur si Arbëreshe, bashkarisht me identitetin e tyre gjuhësor dhe të kaluarën e tyre të lavdishme. E gjith kjo tendencë të bind që të mendosh negativisht për rolin që luan entiteti shtetëror i Greqisë, shpesh me një arrogancë të qetë mbizotëruese (dheabuzuese e fondeve publike europjane, përfshih edhe e parave tona), në kontekstin “qytetar” të të ashtuquajturitKomunitet Europian.

Greqia, si një vend anëtar i Bashkimit Europian, është i vetmi Shtet që nuk njeh minoritetet gjuhësore që egzistojnë në atë territor për më shumë se gjashtë shekuj: Arbërorët, ose siç e quajnë ata ndryshe veten Arbëreshët, të cilët jetojnë dhe punojnë me dinjitet ekstrem.Shfaqja e parë historike e shqiptarëve në territorin ku sot shtrihet Greqia daton në fund të 1200 dhe në fillim të 1300, e megjithatë kronisti bizantin Kantakuzeno, përmend se në malet e Thesalisë rreth vitit 1100 u vendosën aty fise epiriote të tilla si ai i Buas dhe Maseretëve. Në lidhje me të njëjtin argument dhe të njëjtën periudhë kohore na flet edhe dijetarja Ana Komnena (1083 – 1150), e cila në veprën e saj “Alessiade” e identifikon këtë popullsi me emrin ALBANOI dhe specifikon seata janë ‘Abasileuti’, pra që do të thotë se nuk i sundonte asnjë mbret.

Në vitet në vijim shumë shqiptarë u thirrën nga despotë të ndryshem të Greqisë bizantine (kujtojmë këtu se Greqia nuk ka egzistuar kurrë si një entitet shtetëror), për të populluar tokat e Atikës, Beotisë, Kosturit, Korinthit, Lakonis, Arkadias,Mores dhe të Thrakës.
Popullata shqiptare, krenare për origjinen e vet, jo shumë kohë më pas filloi të dallohej pozitivisht në krahasim me atë greke-  kësaj të fundit i mungonte një identitet i vërtetë etnik dhe këtë aspekt e nxjerrim në dukje konkretisht nga shkrimet qërezultojnë në një raport nga veneciani Marino Sanudo i Vjetri (Marino Sanudo il Vecchio, 1270 – 1343), përmes së cilës na informon se: “Rajonet më pjellore, ato në Arkadia, në More, në Lakoni, në Negroponte ose ndryshe Eubea dhe në Thesali ishin të mirëpopulluara me shqiptarë të cilët jetonin në mirëqenie në shtëpitë e tyre, në sajë të parave që përfitonin nga bujqësia dhe nga blegtoria”.
Nga kjo dëshmi është e qartë se popullata shqiptare e vendosur në Greqi rreth shekullit të XIII -të, nga një entitet nomadishte transformuar në një entitet sedentar duke u kujdesur për tokën dhe bagëtine në një mënyrë më racionale.
Për shkak të ngjarjeve historike të shekujve të XV-të dhe XVI-të, shkaktuar nga ekspansionizmi i njëpasnjëshem iimperializmit osman, shumë familje Arbërore/ Arbëreshe u zhvendosën në jug të Italisë ku dhe egzistojnë akoma. Ndërsa popullata shqiptare që pati më pak fat e që mbeti në Greqi,  luajti më pas një rol shumë të rëndësishëm gjatë luftrave përpavarësinë e vendit në çerekun e parë të shekullit të XIX-të. Në këtë kontekst duhet të permendim personazhet heroike të tillë si Marko Boçari, bëmat e Suliotëve, kapitenja e anijeve Bubulina e shume të tjerë.
Si mund të fshijë padrejtësisht e sipas dëshirës disa nga faqet e historisë i pamaturi, arroganti e sipas të gjitha gjasavendoshta injoranti, deputet grek i së djathtës ekstreme? Kush mendon se është ky individ, Hermes ose një fëmijë i privilegjuar i Zeusit? Jo! Ai është vetëm një abort i qytetërimit dhe një polinom i arrogancës e i budallallëkut të pakujdesshëm.
Komuniteti Europian, si garantues i qytetërimit të Kontinentit të Lashtë, vazhdon të mbetet i shurdhër e i verbër përkundrejt diskriminimit, i cili vazhdon ende edhe sot të praktikohet kundër popullsisë Arvanitase. Më 16 shtator të 1969, arbëreshi iKalabrisë, Papas Antonio Bellushi bashkarisht me studjues të rinj europjanë, do të raportojnë rezultatet e hetimeve të tyrenë lidhje me gjendjen diskriminuese të shtetit grek përkundrejt pakicës gjuhësore shqiptare në Komisionin e Komuniteteve Europiane. Të shkëputur nga ky raport i Papas Antonio Bellushi po sjellim në vijim kundërpërgjigjen që mbajti politika greke:
1) Qëndrimi i Partisë Nea Dhimokratia: “Nuk egziston problemi i gjuhës shqipe në Greqi ashtu si nuk egzistojnë fshatrat me origjinë shqiptare. Në qoftë se kjo gjuhë flitet brenda kontekstit familjar (sh. i autorit: ky ështëparadoks, egziston apo jo kjo gjuhë?), nuk mund të shprehë një mendim të një rëndësie shumë të madhe”;
2) Qëndrimi i Partisë Pasok: “Kush nuk flet gjuhën tonë (greke), nuk është pjesë e racës sonë dhe e kombit tonë”;
3) Qëndrimi i Ministrisë së Kulturës: “Nuk egziston dhe nuk duhet të egzistojë asnjë mësimdhënie e gjuhës shqipe sepse ajo nuk egziston në territorin grek”;

4) Qëndrimi i gazetës periodike “Anti” në Athinë: “Pakicat gjuhësore në Greqi si Arvanitasit, Vllehët, Pomakët(bullgarët) nuk mund të pretendojnë asnjë të drejtë. Në Greqi ka vetëm grekë”.Kontraditat dhe arroganca e Qeverisë greke dhe e parlamentarëve të saj, në lidhje me çështjen e mbrojtjes së pakicaveetnike, duhet të jetë një tematikë që Bashkimi Europjan duhet të shqyrtojë me prioritet të jashtëzakonshëm pasi, e ashtuquajtura Europë e civilizuar deri tani i ka vendosur qëllimisht ne Erebo (sh.p.: bota e përtejme).

Gjithshka mund të injorohet, por jo Historia!
Shkruar nga arbëreshi Vincenzino Ducas Angeli Vaccaro, pasardhës i familjes aristokrate shqiptare mesjetare Duka- Ëngjëlli
(me kërkesë të autorit përktheu nga italishtja dhe përshtati në gjuhën shqipe: Brunilda Ternova)

Brunildaternova.blogspot.it

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 25/02/2013. Filed under Bota Aktuale,Historia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.