Greqia – Delja e zezë e ekonomisë së Europës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2178
Greqia në krizë financiare. Papandreu: Kombi në rrezik.Greqi ndodhet ne krize financiare qe kercenon kombin, ka deklaruar kryeministri Grek Jorgos Papandreu i cili eshte shprehur se e sheh të kërcënuar nga kriza e borxheve sovranitetin kombëtar te vendit. Megjithatë ai ka siguruar popullin grek se qeveria eshte duke bere dhe do te beje ç’te jete e mundur per te ndermare masa urgjente dhe per te rivendosur besimin.

“Ky është rasti i parë qe prej vitit 1974, viti i rivendosjes së demokracisë. Vendi ose duhet të eliminojë borxhet, ose borxhet do të eliminojnë vendin”, paralajmëroi keshtu kryeministri grek duke përmendur nje fraze te përdorur me pare nga i ati i tij Andreas i cili ka qene kryeminister gjate nje dekate me pare.

“Ne jemi te vendosur te bejme cdo gje qe eshte e nevojshme per te kontrolluar deficitin e madh, per te rikthyer stabilitetin ne financat publike dhe per te nxitur zhvillimin” -deklaroi ai duke shtuar se kjo eshte e vetmja menyre qe Greqia te mos i humb te drejtat e saj sovrane.

Po ashtu  Komisioni Europian dhe disa vende të Bashkimit Eurpian kane  folur për një situatë të rëndë në një vend që i përket zonës së euros dhe që për këtë arsye duhet të plotësojë kritere të caktuara.
Adela Zeza/Alsat

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Ekonomia Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.