Gjykata e Apelit arrest shtëpie të kërkuarit në disa vende të BE

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1620
Lirimi i turkut, KLD nis verifikimin në Apel.
TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka njoftuar se do të nisë verifikimin pas vendimit të dhënë në mesditë nga Gjykata e Apelit, që la në arrest shtëpie shtetasin turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Apeli vendosi të linte në arrest shtëpie, Abdyl Selam Turgut, i arrestuar në aeroportin shqiptar të Rinasit në 18 shkurt të këtij viti.
Ky shtetas, arrestuar në Rinas me akuzën e trafikut të 1 ton droge, ishte në kërkim në disa vende të BE-së. Ndaj tij, para vendimit të sotëm ishte caktuar si masë sigurie, 40 ditë burg.
Panorama
***
Gjykata e Apelit sot ka lënë në arrest shtëpie të kërkuarin ndërkombëtar Abdyl Selam Turgut, i arrestuar në aeroportin shqiptar të Rinasit në 18 shkurt të këtij viti. Sipas burimeve zyrtare, gjykata e apelit caktoi masën e sigurisë, shtetas i shumëkërkuar në disa vende të BE.
Ndërkohëqë arrestimi i tij në Shqipëri u bë për llogari të shtetit gjerman, ku akuzohet për trafikimin e 1 ton droge.
Gjykata e Tiranës pas arrestimit të tij vendosi masën e e sigurisë me 40 ditë burg, ndërkohë që autoritetet gjermane kërkuan zgjatjen e masës së sigurisë për efekt ekstradimi.Por sot Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie.
Gazeta Sot

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/03/2011. Filed under Ligji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.