Gjuha shqipe në gjyq

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2791
Strugë – Dhjetëra prind nga fshati Podgorc i Strugës janë paditur nga Inspektorati shtetëror për arsim, pasi fëmijët e tyre mësojnë në gjuhën shqipe.

Për prindërit paditë janë të pabaza sepse fëmijët e tyre rregullisht ndjekin mësimin në gjuhën amtare. “Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov në një afat sa më të shkurtër duhet të deklarohet pozitivisht për legalizimin e paralele tona në gjuhën shqipe në fshatin Podgorc, për shkak se kjo është e drejte që na takon me Kushtetutë. Ministri nuk duhet të bëjë diskriminim ndaj bashkësive etnike”, tha prindi Fadil Rexhovski. Drejtuesi i sektorit të arsimit në Strugë sqaroi se komuna ka marrë leje nga ministria për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe në Podgorc, ndërsa shpenzimet për kuadrin arsimor janë mbuluar nga buxheti i komunës.

Të revoltuar nxënësit shqiptarë sot bashkë me prindit e tyre protestuan para gjykatës në Strugë. Me pankarta në duar nxënësit kërkuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’u lejojë të vazhdojnë mësimin në gjuhën shqipe.

“Ne jemi përkujdesur për të gjithë procedurën ligjore të hapjeve të këtyre paraleleve. Këto nuk janë paralele të hapura ilegalisht, por janë ligjore. Pasi që nga viti 2005 komuna është themeluese e shkollave dhe ne përgjigjemi për to”, deklaroi Xhejmi Hajredini, udhëheqës i sektorit për arsim.

Për vitet e kryera shkollore, fëmijët nuk marrin dëftesa. Drejtori i inspektoratit për arsim Xhorxhe Arsov deklaron se klasat janë jolegale, shkolla është duke punuar në mënyrë jashtëligjore, pasi nuk ka pasur leje nga Ministria e Arsimit. Në shkollën në Podgorc mësojnë 23 maqedonas, 40 shqiptarë dhe 55 nxënës të kombësisë turke, mirëpo vetëm 11 fëmijë e vijojnë mësimin në gjuhën shqipe. Sipas prindërve kjo ka ndodhur për shkak të presioneve dhe frikës nga dënimet e larta. Gjyqi i Strugës të premten ka sjell vendim, është paraparë edhe një seancë e re kundër prindërve shqiptarë për 28 shkurtë të këtij viti.
Zhurnal

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/02/2011. Filed under Gjuha Shqipe,Maqedoni. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Gjuha shqipe në gjyq

  1. agim

    16/02/2011 at 10:13


    Populli shqiptar thotë: ”Loja e minjve, kafshata e micës.”
    Që do të thotë me pak fjalë se liderët me shtabet e tyre janë bërë vasalë të zellshëm të padronve të tyre maqedonas, që mbyllin sytë sikurse edhe kolegët e tyre në Mal të Zi para të drejtave tyre elementare të ushtrimit të gjuhës brenda kuadrit të Lirive dhe të Drejtave themelore të Njeriut.
    Rrugacët, sahanlëpirësit politikanë shqiptar i kanë shitur interesat e Flamurit Shqiptar për dy aspra të qelbura të sllavit të pabesë dhe mizor, që ende nuk ngopet nga barbarizmat e pushtimit, e të torturave kanibale ndaj shqiptarve.

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.