Gianna Beretta Molla, shenjtorja që mbron familjen

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1676
Gianna Barreta MollaMë 16 maj të vitit 2004, Papa Gjon Pali II shenjtëroi gjashtë persona. Midis tyre ishte edhe Gianna Baretta Molla, e cila ishte kthyer në një idhull për lëvizjen kundër aborti, sepse ajo braktisi jetën e vet për atë të fëmijës së saj. Ajo hyri në rrugën e shenjtërimit nga Vatikani më 24 prill të vitit 1994. E bekuara Gianna Baretta Molla lindi në Maxhenta të Milanos në Itali, më 4 tetor 1922. Ajo ishte fëmija i 10 nga 13 fëmijët e prindërve Alberto Baretta dhe Maria De Micheli. Pasi përfundoi Universitetin e Pavias në degën mjekësi-kirurgji më 1949, ajo hapi një klinikë mjekësore, “Masero-n”, afër Maxhentas më 1950. Gianna u specializua në pediatri në Universitetin e Milanos më 1952 dhe më pas, filloi të përkujdesej për nënat, vogëlushët, të moshuarit dhe të varfrit. Ajo, fushën e mjekësisë e quante një mision njerëzor dhe për këtë qëllim dhe ide, Gianna iu përkushtua besimit katolik.

Më pas ajo u fejua me shqiptarin Pjetër Molla dhe ndriçonte kënaqësi dhe gëzim gjatë fejesës së tyre, për të cilën ajo falënderonte Zotin. Ata u martuan më 24 shtator të vitit 1955 në Bazilikën e Shën Martinit në Maxhenta dhe Gianna vazhdoi të ishte një grua e lumtur. Për lumturinë e saj ajo lindi fëmijën e parë, Pierluigi-n në muajin nëntor të vitit 1956, pastaj Mariolina-n në muajin dhjetor të vitit 1957 dhe Laura-n në muajin korrik të vitit 1959. Me thjeshtësi dhe baraspeshë, ajo harmonizoi kërkesat për të qenë një nënë, grua, doktoreshë dhe shijuese e jetës. Por në shtator të vitit 1961, në moshën 39-vjeçare, Gianna Baretta Molla mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, kur doktorët zbuluan tek ajo një tumor të madh në mitër. Kirurgët e këshilluan Gianna-n që të abortonte me qëllim që të shpëtonte jetën e saj. Por vendimi i Gianna-s ishte i menjëhershëm dhe i prerë: Unë do të pranoj çfarëdo që ata do të më bëjnë mua me kusht që të shpëtohet fëmija. Kështu, ajo shkoi te mjekët dhe hoqi tumorin.

Më 21 prill të vitit 1962 Gianna shkoi lindte në Spitalin e Grave në Monza, ku më 22 prill 1962 i lindi fëmija i katërt, Emanuela. Por fatkeqësisht, Gianna nuk ia hodhi dhe pas një jave, më 28 prill të vitit 1962 ndërroi jetë. Që nga ajo kohë ajo u bë një katolike e famshme dhe organizatat që mbrojnë jetën dhe mbështesin dështimin e femrave shtatzëna janë frymëzuar nga vendimi i saj. Më 6 korrik të vitit 1991, Papa Gjon Pali II nënshkroi për të njoftimin mbi virtytet heroike të një shërbyese të zotit.

Më 21 dhjetor të vitit 1992 u lëshua Njoftimi i Mrekullisë nën emrin e saj. Më 24 prill të vitit 1994, Papa Gjon Pali II filloi shenjtërimin e Gianna Baretta Mollës duke e lumturuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë. Më 16 maj të vitit 2004, Papa Gjon Pali II përfundoi në Sheshin Shën Pjetër shenjtërimin e Gianna Baretta Mollës, që njihet në besimin katolik si mbrojtësja e nënave dhe e familjeve. Gianna Baretta Molla ishte e para grua e martuar që u bekua me shenjtërim, si një frymë e përjetësisë së familjes.
Saimir Lolja/Shekulli.com.al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/10/2014. Filed under Figura të Shquara Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.