Gënjeshtari: Si ta kuptojmë kur e kemi përballë?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3542
A keni menduar ndonjëherë në ekzistencën e mënyrave për të njohur një gënjeshtar? Një gënjeshtër? Një njeri, i cili po iu thotë të tjera gjëra nga ato që janë të vërteta. Sigurisht ka manuale dhe këshilla për një njohje të tillë, madje, së fundi, edhe disa mënyra të reja që, nëse do t’ua vinim veshin do të ishin të dobishme edhe në jetën e përditshme dhe në marrëdhëniet njerëzore. Nëse jeni të shqetësuar se partneri juaj ka një marrëdhënie me dikë tjetër përveç jush, ja si duhet të veproni për të kuptuar të vërtetën.

Kontakti me sy
Një nga perceptimet më të gabuara që ekziston, është mendimi se, kur njeriu që kemi përballë nuk na sheh në sy, në fakt, nuk është duke na thënë të vërtetën. Ata që janë mjeshtër në të gënjyer, në fakt i mbajnë pa asnjë lloj problemi sytë e ngulur në fytyrën tënde, pa iu dridhur fare qerpiku. Kjo ndodh sepse ata dinë që ekziston kjo ide.

Nervozizmi
Një tjetër mit që njerëzit e mendojnë si të vërtetë është ai që kur njerëzit gënjejnë, janë në fakt nervozë dhe dridhen në njëfarë mënyre. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Nëse dikush ka ndërmend që të gënjejë sy ndër sy, ai e zhvendos energjinë nga lëvizjet e trupit. Në këtë mënyrë, nëse një njeri gënjen, mund të qëndrojë pa problem në situatë shumë të qetë dhe madje statike dhe kjo do t’ju krijojë përshtypjen e gabuar se janë duke thënë vetëm të vërtetën.

Të parët lart dhe në të djathtë
Miti i tretë i madh është ai kur ne fiksojmë vështrimin në një pikë të veçantë. Edhe pse nuk ka ndonjë studim të bërë për një gjë të tillë deri më tani, besohet se është një mit. Ai bazohet në idenë se kur ne shohim lart, poshtë, djathtas apo majtas, në fakt jemi duke u përpjekur që të fshihemi apo po kërkojmë që të sjellim ndërmend një ide të shpejtë për të shpëtuar nga situata. Por fjalitë tona përfshijnë lloj tjetër kujdesi dhe mënyre të funksionuari të trurit, ndaj edhe kjo lëvizje ka pak shanse që të jetë e vërtetë.

Lartësia e zërit
Kur thua një gënjeshtër, zëri yt rritet paksa në tonalitet. Sipas disa studimeve, rritja e tonalitetit të zërit është tregues se dikush është e duke thënë diçka jo të vërtetë, por e ka të vështirë që të improvizojë sy ndër sy dhe si pasojë, ngre zërin. Nëse e dini se si tingëllon në kushte normale zëri i dikujt, atëherë e kuptoni se kur ka rritje të tonalitetit, kjo çon edhe në hamendësim, apo në vënie në dyshim të fjalës që ky person po ju thotë.

Bombardimi me pyetje
Kur një njeri gënjen, duhet që të përqendrohet shumë në atë që thotë, në mënyrë që të shmangen të gjitha kompleksitetet e pyetjeve që mund të bëhen dhe të ketë konsekuencë në përgjigje. Nëse dëshiron që të zbulosh nëse dikush thotë një gënjeshtër apo një të vërtetë, duhet që t’i bësh shumë pyetje të njëpasnjëshme dhe të përpiqesh që ta kapësh në gabim gjatë përgjigjes. Nëse janë duke gënjyer, përgjigjet do të jenë shumë të turbullta dhe pa shumë detaje.

Detyroje që ta thotë edhe një herë versionin e tij
Në fakt është një teknikë që përdoret shumë në polici. Fillimisht njeriut të dyshuar i kërkohet që të rrëfejë variantin e tij të historisë. Në përfundim të saj, i kërkohet që ta përsërisë nga e para, duke i përsëritur edhe një herë të gjitha ngjarjet njëra pas tjetrës. Nëse janë duke gënjyer është shumë e vështirë që gjithçka të thuhet me saktësi.

Shpejtësia në përgjigje
Për të formuluar një gënjeshtër, duhet njëfarë kohe dhe për të kuptuar nëse dikush gënjen, mundohuni që të masni kohën pas së cilës një njeri përgjigjet në vijim të pyetjes suaj.
Gazeta Shqip

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 14/11/2011. Filed under Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.