by Laert » 04 Oct 2016, 07:43
Nga Fritz RADOVANI:
At Fishta, zakonisht nga mbramja pa përëndue dielli, kishte zakon dhe delte me ba një shetitje të shkurtë në Gjuhadol. Ecte ngadalë me shkopin e tij, mbasi aksidenti që i pat ndodhë në fabrikën e çimentos, i ka pas lanë pasoja shëndetsore. Nuk i mungonin mjekimet as kujdesi i doktorave, por mosha filloi me e ba të veten...
Dr. Saraçi e kishte këshillue me ba shetitje të shkurta dhe, At Fishta, zbatonte atë që i kishte thanë mjeku tue u sjellë aty rreth kuvendit të Gjuhadolit. Takohej sa me një e sa me një tjeter, sigurisht, tue ndrrue biseda të kandëshme, mbasi edhe njihëj prej të gjithve.
Nga ata takime të shkurta, shumë kujtime ma vonë kanë mbetë si anekdota.
Posa kaloi prakun e derës së jashtme të kuvendit, At Fishta, i buzqeshë me kënaqësi një mikut që kishte kohë që nuk e kishte pa...Ai, posa sheh At Fishtën, që po delte nga dera e kuvendit, merr drejtimin nga Ai e, me dashamirësi, i thotë: “Po, ku, je bre burrë i dheut?â€, At Fishta, aty për aty, i përgjigjet:
“Qé besa e Zotit, njikëtu,...Kurr me punë, gjithmonë pa ngê...â€
Fjala mori dheun...se, kështu, ka thanë At Gjergji...
Shpjegim: Fjala ngê asht përdorë në kuptimin e fjalës kohë e lirë, nuk kam pasë ngê këto ditë as me marrë frymë...(nuk kam pasë kohë të lirë, as një minut, as me marrë frymë..), ndërsa, At Fishta, e përdorë me u justifikue me ironi, kur nuk kishte shkue për me ba vizita tek ndonjë mik... “edhe punë nuk kam, por, as kohë të lirë nuk gjejë...â€.
Melbourne, 2006.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditëâ€:Martiri Polak, Frati Jerzy PopieÅ‚uszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani