120 VJETORI I LINDJES SË IMZOT GASPËR THACIT

Gjithcka mbi naten e erret 45vjecare komuniste shqiptare

Moderators: Laert, I-AMESHUAR

DON ZEF MARKSEN Pjesa Nr. XXX Zamak i Flamurit…

Postby Laert » 05 May 2022, 07:31

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 26.
Zamak i Flamurit…


Image
IMZOT JUL BONATTI
(1874 – 1951)

Figura u morë nga alb-spirit.com
Vështirë me u besue këto që kanë ngja, e ma e vështirë me u besue çka po u shkon mendja per me vazhdue nder Trojet tona sot prap “disave”!
Me datën 6 nandor 1946, në pragun e arrestimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrestohet edhe Imzot Jul Bonatti, në Vlonë, pra, pak muej mbas kthimit të Tij në mënyrë të pakuptueshme nga Italia.
Hapët dosja nr. 3616. “Në vitin 1945, jemi mbledhë në Romë, dhe aty na foli Papa Piu XII. Prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët.” Me të vertetë një këthim i pashpjegueshëm!!
Imz. Bonatti deklaron në hetuesinë e Vlonës dhe asht fat i madh se, në disa fletë që ruhen në shpjegimet biografike janë detaje që me siguri nuk do të ishin dijtë kurrë, p.sh.: “Në Stamboll, kam shërbye në Kishën e Sant Ospit. Atje më donin dhe më respektonin shumë.” Tregon me shka asht marrë edhe në vitet e fundit në Itali. Kryesisht flet per perkthimet.
Një opinjon që vazhdoi mbi 47 vjet në hetuesitë e sigurimit shqiptar:
“Përsonat që vajnë tek ky (Bonatti) janë Katolikë, dhe sigurisht qëllimi i vajtjës së tyre ka karakter politik.” (dt. 10 qershor 1946).
Prokurori Beqir Isufi shënon po aty: “Prifti spijun i djallzuar.”
Namik Cakrani shënon: “Është i pa korrigjuar, t’i epët dënim i rëndë.”
Trupi Gjykues i përbamë prej Kryetar Myftar Grabocka, antarë Taqo Jaho dhe Thoma Laro, prokuror kapiten Kristo Mushi, përveç sa deklaratave të sipërme fallco, e akuzon Imzot Prof. Jul Bonattin: “Agjent i Vatikanit, spijun i dërguar për qëllime armiqësore, ka bashkëpunuar me armiqë të popullit si: Prefektin e Vlorës Lele Koçin, Rrok Nallbanin (kuestor), dhe armikun e regjur Vishdan Risilia. Ka punuar në favor të Vatikanit i porositur nga Imzot Vinçenc Prennushi.”
Me datën 27 tetor 1947, jepet vëndimi: “7 vjet burg, me heqje lirie.”
Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vit rresht në hetuesi, vëndimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e përbame nga: Kryetar, Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe Nexhat Hysejni, dhe prokuror Nevzat Hasnedari e vëndosi: ”Dënohet me 5 vjet heqje lirie.”.
A thue këtu mori fund gjyqi i Imzot Prof. Jul Bonattit?
Sigurimi i shtetit komunist ishte ma i djallzuem se na shkon mendja né.
Ai shpesh ndryshonte metodën, por kurrë rrugën e zgjedhun të krimit rrugë, nga e cila nuk mund të shkëputej asnjë çast atëherë dhe as sot.
***
Pak kohë mbasi u dënue Imzot Bonatti dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim. Kur ishte aty shkoi me u takue mesa i Tij me té. Njëditë Ai i kishte tregue: “Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye...”.
Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e shkretë. Zotnues i disa gjuhve të hueja, i lauruem në letërsi, i palodhun në punë shkencore, përkthyesi i njohun i pari i “Lahutës së Malcisë”, meshtar i devoçëm dhe i përvujtë ma shumë se duhej, sillet në Shqipni. dhe çohet në një manikomjo!
Fantazia e kriminelit të sigurimit të shtetit asht e pafund.
Imzot Prof. Jul BONATTI, njëditë thanë se “ndrroi jetë!”
“Ndrroi jetë.”, vetem dy fjalë goje! U gjet në një dhomë trupi i Tij copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”!!
Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni se ishin të sëmurët e “pavetëdijshëm” që e mbytën Bonattin? -Jo, jo! E, prap po përsëris, jo! -Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikisht ushqehëshin me mish e gjak njeriu, dhe mundësisht Atdhetarë, ishin po, kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin viktimat, ishin Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin e ishin Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, Shehët e Hoxhët që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi, i mëshefun mbas fustanit Nexhmije Hoxhës, kobres së zezë të fundit të Shekullit XX, me mbytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij.
***
A thue pasojë e sllavokomunizmit ishte kjo, apo dishka ma shumë?!
Imz. Jul Bonatti deklaron: “Qëllimi i jonë si fetare asht të bashkojmë popujt, dhe t’i vllaznojmë në çdo anë të botës!” Kjo thanje e Profesorit më ka terhjekë vemendjen që atëherë kur e kam lexue. Kam shkrue dhe mendoj mos me u ndalue këtu!
Imz. Prof. Jul Bonatti ishte Klerik Katolik Shkodranë, teolog, filozof, studjues dhe perkthyes i njohun i letersisë dhe i gjuhës shqipe, një humanist i persosun, poliglot dhe mbi të gjitha një Klerik me pikpamje europjane, në vizionin e të cilit, gjithnjë qendronte një nga perpjekjet e vazhdueshme të Atdhetarëve tanë: Unifikimi i Kishave Shqiptare!
Përgatitja e Tij n’ Austri, Itali, dhe sherbimi në Stamboll mbi 16 vjet, në Durrës, Vlonë, Siçili, dhe njohja atje e Kishave Unite Shqiptare prej Tij, duhet të bahet piknisje per një studim të plotë të perpjekjeve të dy palëve; katolikë dhe ortodoksë per unifikim e Kishave tona.
E ky unifikim nenkupton Unitetin e Trojeve të Shtetit Shqiptar!
Një veper e tillë Atdhetare, ishte fillue me kohë nga Imz. Kristofor Kissi.
Kjo etapë e re filloi me kohë, madje vite perpara At Shtjefen Gjeçovi kur ishte në Vlonë, flet per perpjekje të dy Kishave per Bashkim, dhe kam parasyshë edhe vlersimet e bame aso kohe.
Nga studjuesi z. Nelson Qiriaku, kam mujtë me u sigurue per fillimet e Kishës Ortodokse Autoçefale Shqiptare KOASH, e cila me disa nga drejtuesit e saj të nderuem filloi marrveshjet per unifikim e bashkpunim me Kishen Katolike në Shqipni, në Vlonë që në vitin 1920. Menjëherë mbas shpalljes së Pavarsisë në 1912 shihen dokumentat. Perpjekjet e Hirsisë së Visarion Xhuvanit, Kristofor Kissit, Irene Banushit, etj., si dhe lidhjet e Tyne me Famullitarët e Vlonës, Durrësit dhe së fundi të Tiranës, janë një prej episodeve ma të lavdishme të mardhanjeve mes Kishave të Krishtena në Trojet tona Shqiptare.
Porsa Kisha Ortodokse Autoçefale Shqiptare filloi shkëputjen e saj nga kishat sllave dhe greke në vitin 1920, Kryepeshkopët e saj të nderuem u zgjodhën Shqiptarë që në Kongresin e Beratit (1922), vendosën KOASH, dhe perdorimin e gjuhës Shqipe në Kishë.
Patriarku i Konstantinopojës emnoi në Shqipni Hierotheos A. Jahon (Peshkop i Miletupolisit) si zevendsin e tij të plotfuqishem, i cili, i shoqnuem nga Imz. Kristofor Kissi, Peshkop i Sinadonit, mërriti në Korçë në vjeshten e vitit 1923, dhe shuguruen Fan Nolin, me 21 Nandor 1923, në katedralen e Shen Gjergjit.
Hierotheosi emeroi Imz. Kristofor Kissin, Peshkop të dioqezës së Beratit, e cila permblidhte edhe Vlonen; Fan Noli në 1924 u largue nga Shqipnia. Në nandor 1927 vizitoi Rusinë stalinjane, pra Bashkimin Sovjetik, si delegat i Ballkanit në Kongresin ‘Miqtë e Bashkimit Sovjetik’ me rastin e dhjetëvjetorit të Revolucionit të Tetorit. Po, nuk mungoi me i ba urimet edhe Ever Hoxhës në Janar 1946, per “varësinë e Republikës Demokratike Shqiptare nga Jugosllavia komuniste e Titos”.
Ishte koha kur Peshkopët e KOASH Visarion Xhuvani, Kristofor Kissi, Irene Banushi (u burgos në 1947), Kozma Qirio, At Dhimiter Leka (u pushkatue në nandor 1944), At Gjergj Suli (u pushkatue me 14 Janar 1947), At Llazar Popi (vdes në burgun e Tiranës, me 11 Dhjetor 1972), vetem pse vazhduen me punue per unifikimin e Kishave tona në Shqipni, njëherit me persekucionin e Tyne të vazhdueshem kryesisht mbas 1944.
Me këte “Bashkim Kishash”, nuk ishte i knaqun as Ahmet Zogu, as Musolini, dhe në gjurmët e tyne eci edhe Ever Hoxha, derisa shkatrroi këte Bashkim, Fenë dhe Klerikët që kanë kontribue per Unifikim!
Kryepeshkopi metropolit Kristofor Kissi drejtoi KOASH derisa dha doreheqjen me 1949. Ai jetoi në pension pak kohë në manastirin e Ardenicës e ma vonë në manastirin e Shën Prokopit afer Tiranës. Thohej se vdiq nga hemoragjia cerebrale (po, ma shumë mendohet se aty u helmue nga Sigurimi komunist i Tiranës) me 16 qershor 1958.
Patrikana e Konstantinopojës e njohu Kishen e Shqipnisë si autoqefale vetem nga autoriteti i Imz. Kristofor Kissit.
Ai ishte personi ma i respektuem per të gjitha palët e interesueme, per Patrikanën e Konstantinopojës, si per Popullin Shqiptar, per Klerin Ortodoks dhe lidhjet e KOASH me Kishen Katolike në Shqipni.
Ndersa, Martiri At Josif Papamihali, asht mbulue me baltë i gjallë në kampin e shfarosjes, në këneten e Maliqit të Korçës, me 26 Tetor 1948 vetem, per lidhjet fetare me Klerin Katolik Shqiptar të burgosun.
Kjo ishte Kisha e vertetë Ortodokse KOASH, per të cilen duhet ruejtë respekt shumë i madh edhe sot!
Ishte pikrisht koha kur në Shkoder Hafiz Derguti torturohej në 1947, dhe po i tregonte një bashkvuejtësi në hetuesi të Shkodres: “Më kërkojnë dëshmi për priftën, kërkojnë me na përça e nesër me thanë, se u pushkatuen priftnit me dëshmitë e rreme të hoxhallarëve. I kam thanë, bani shka të dueni se këtë punë nuk e baj kurrë pasha Allahun!”
Cili kje qendrimi Europjan i Hafiz Ibrahim Dalliut në gjyqin e Tij të 1946?
Kush mundet me mohue veprat e Hafiz Ali Tarit, ndaj Klerit Katolik në Burgun e mnershem të Burrelit ?
Ndersa, vrasjet e masakrat e sllavokomunistëve ndaj Bektashijve tanë të Nderuem vazhdonin me korrë koka njerzish, vetem per qendresen e Tyne në perkrahje të katolikëve Shqiptarë.
Ashtusi mbyten At Papamihalin, ashtu shkyene dhe Imz. Jul Bonattin.
Historia pa të vertetat e saja, nga Populli Shqiptar quhet “rrenë”!
***
Komunistët shovenistë sllavobolshevikë, ashtusi paraardhësit e tyne të njohun anadollakë, gjithnjë dhe kudo ku kanë sundue, kanë perdorë metoden e tyne vllavrasëse “Perçaj e sundo!”, jo “pa rezultat”.
Në Sheshin Skenderbeu, Papa Gjon Pali II, me 25 Prill 1993 tha: “Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ ju harrojë!
Por me një kusht, që të mbetët përgjithmonë në kujtesën tonë, ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikthye tek të njejtat gabime të përlotuna dhe asht shtegu ma i mirë për një proces pajtimi të vërtetë.”
Pajtimi i vertetë arrihet vetem me hapjen e dosjeve.
Dënimi i diktatorëve që kanë ushtrue Gjenocid kunder Klerit Katolik dhe Atdhetarëve Shqiptar asht detyrë e perjetëshme dhe nuk duhet harrue!
Shqiptarët duhet gjithnjë ti bajnë vetes një pyetje:
Deri kur do të vazhdojë me u mashtrue Populli Shqiptar nga “Ballkani i shperthyem” dhe “rilindasit e kavertisun” të Edi Ramës & Co?!
Rruga e tradhëtarve t’ Atdheut asht asfaltue prej vitit 1972. A ju kujtohet? Keni pasë lanë namin aso kohe n’ atë kongres turpit!!
Ndersa sot, nuk po i leni asgja mangut vrastarve dhe paraardhësve tuej tiran, barbar e kriminela të njohun në gjithë Botën! Sot “ata” po ecin mbi miljona dollar dhe fluturojnë në rrugët e asfaltueme nga droga.
Asht fat i madh që Historia nuk i mbyllë “Dosjet” e askujtë !
Shenim FR: Marrë nga libri “Një Monument nen dhe”(2005).
Melbourne, 4 Maji 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. XXVII
Zamak i Flamurit…

Don Mark Bici
(1911 – 1946)

Asht fat i madh që me dosjet e të mbytunve e të zhdukun në hetuesi ose në Sigurimin e shtetit komunist asht marrë studjuesi Dr. Pjeter Pepa (2007) e, na ka lanë gjurmët e Tyne të pashlyeme pa të cilat sot nuk do të dinim asgja.
Don Mark Bici asht kenë me origjinë nga Mirdita. U le në vitin 1911. Mbasi kreu studimet në Seminarin Papnuer të Shkodres, dhe u lidh me Kishen Katolike në Universitetin Teologjik në Padova, tue u Shugurue meshtar në vitin 1936. Kthehet në Shqipni e u vendosë në Abatsinë e Mirditës në 1939.
Në vitin 1946 arrestohet nga rregjimi diktatorial i Ever Hoxhës. Ishte klerik i përgatitun dhe me bindje të brumosuna per me i sherbye Fesë e Atdheut.
Rregjimi komunist e masakron keq në hetuesi, gja që i solli pasoja të randa. Në Dosjen 868, të Arkivit Ministrisë së Mbrendshme të Tiranës, mbajtë me daten 18 Tetor 1946 (simbas studjuesit Dr. Pjeter Pepa), i mbajtun në zyret e seksionit të mbrendshem Mirditë, me të arrestuemin Don Mark Bici, i biri i Kolës dhe i Dilës (Nana e vdekun), i lemë në Kashnjet e banues në fshatin Kaçinar të Spaçit, me profesion Prift, famullitar i Qafë Bregut, që deponon: Jam arratisë dy herë duke ju ikun patrullave, sepse në Tetor të 1945, me ka ardhë në qelë Lleshi i Gjon Markagjonit, e i kam dhanë bukë. Jam arratisë se më erdhen në 1946 edhe tre t’ arratisun nga Spaçi: Dod Sakica, Preng Frisku dhe Preng Frrok Marku, të cilve u kam dhanë edhe këtyne bukë.
Para çlirimit nuk kam marrë pjesë n’ asnjë rrymë politike. Kam pasë njohje me majorin anglez Nill, i cili donte me dijtë per qendrimin e gjermanve.
Dij se xhakoni Ndue Gjoni nga Mnela, ishte me Ballin Kombtar. Kam pasë raste që kam takue edhe persona tjerë, sepse vijshin tek qela nevojat e tyne.
Me të pandehurin Dom Mark Bicaj asht marrë gjatë kohës së hetuesisë shefi i seksionit sigurimit të Mirditës Bardhok Biba, i njohun mirë nga kleri.
Ndersa në gjykaten ushtarake të Shkodres, dokumentacioni asht firmue nga prokurori i njohun, kapiteni kriminel Aranit Çela me 25 Tetor 1946.
Aty ka dhe një trup Gjykues të njohun: Kryetari Kap I Mustafa Iljazi, antarë Anastas Koroveshi dhe Zurdi Shehu, ndersa prokuror kapiten Aranit Çela.
Gjykata vendosi dënimin e të pandehurit Dom Mark Bici, me 15 vjet burgim, dhe me zbritjen e këtij dënimi me 5 vjet burg me punë të randa.
Në dukje të parë lexuesi formon pershtypjen se, aty me të vertetë gjyqi asht kenë zhvillue shumë i rregullt, me fakte të provueme nga hetuesia Mirditës.
Gjithshka sillet rreth datës 25 Tetor 1946 (??), tue u mbyllë po me këte datë pa asnjë të dhanë tjeter, ku nuk zehen me gojë as dishmitarë e as folës tjerë.
Per çudi nuk ka asnjë mendim nga hetuesi kriminel i sigurimit të Mirditës, Bardhok Biba, i cili “a ka mujtë me mbyllë dosjen pa shtue asnjë rresht?”.
Studimi i të këtilla Dosjeve ka vlerë të madhe, se don mjeshtri me e kuptue “ate që Dosja e sigurimit të shtetit komunist, ndrynë mbrenda vetes së saj” pa tregue faktin e vertetë të dhanjes së dënimit perfundimtar, si dhe të mos tregimit të së vertetës së zbritjes së sasisë së viteve nga 15 vjet në 5 vite, po me një shtesë gjoja me punë të randë.
Nga kjo Dosje del i kjartë perfundimi i trupi gjykues, i cili ndaj akuzave të bame ndaj Dom Mark Bicit, mbyllë dosjen pa asnjë fakt të dishmuem nga dy ose tre dishmitarë, po vetem një datë “25 Tetor 1946”. Ishte edhe idea se “Dosjet tona, asnjëherë nuk do të lexohen as shihen nga njerzit tjerë!”
Sigurisht, perfundimi i dënimit asht i kjartë per të gjithë ne lexuesit që nuk kemi nevojë me lexue ma shumë, ose të pakten në cilin kamp pune e patne dergue Dom Mark Bicin, per me vazhdue dënimin me “punë të randa”?!
Vetë këputja e Dosjes dhe mbyllja e saj pa asnjë shpjegim, tregon fundin e jetës në mënyrë barbare dhe kriminale të Klerikut Don Mark Bici, nga ato vuejtje që nuk pershkruhen asnjëherë, e kryesisht ato, që ka kalue per 47 vjet Kleri Katolik Shqiptar, Kleri ma i vujtun i gjithë Europës komuniste.
Mungesa e fotos edhe ajo ka domethanjen e vet! Torturat që ka kalue nder ata muej hetuesi, shumë fatzezë i kanë kthye në Portrete të panjohuna!
E shumë vetë mbas vuejtjeve të mnershme në duert’ e atyne kriminelave, nuk kanë njohtë as vetveten kur i ka ra rasa me kalue pranë një dritares.
E faktet janë aq të shumta sa, po të rreshtojmë emnat e Klerikve Katolik me mosha të reja tue fillue nga vitet e para të 1945, jam i sigurt se shumë lexues kanë me i quejtë “shpikje të mijat”, po e verteta asht ajo, që ka ngja nga duert e kriminelave që po t’ ju hapen vorrezat, edhe sot janë të pakalbun!
Duhet të pranojmë faktet! Veprat kriminale të hetuesisë sigurimit komunist janë edhe të padijtuna dhe të panjohuna as, nga Bijt’ e Atyne që kanë kalue torturat ma mizore që mujte me krye truni i smurë i hetuesve barbar.
E mos harroni se ASNJENI kriminel, nuk ka kerkue të falun per vdekjet e Atyne Fatzezve, që janë zhdukë pergjithmonë tue kenë edhe të Pafajshem!
Sot Ata viktima i kujtojmë me dhimbje, Ata vdiqën dhe u zhdukën nder disa gropa pa Shenjë tek koka. Dhe, kurr mos harroni se Ata Martirë janë sot: Zamakë të Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 7 Maji 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. XXVIII
Zamak i Flamurit…


DON NIKOLL GAZULLI
Image
(1895 – 1946)


Pesha e randë e gurit shpesh ban që, mbasi mbulohet me pluhun, me kohë dhe dalngadalë, shiu, era, fortuna e përmbytjet e zhysin në baltë.
Për shumë kohë këta gurë mbahen mend si shenja drejtimi rruge, pushimi shtegtarësh ose ngjarjesh të mëdha historike. Ndonjëherë, këta ishin edhe skuta prite. Me kohë këta gurë edhe lëvizin e zhduken.
Ndër malet tona nuk ka gurë të tjerë të daltuem veç ndër vorre e aty këtu në prakun apo shkallat e ndonjë Kishe apo kulle të vjetër. Shumë prej tyne janë shembë e prrojet e “pabesa” i kanë marrë me vete dhe i kanë tretë e derdhë ndër zgavrrat e errta të historisë.
Shumë prej atyne gurëve të daltuem me aq kujdes dikur, sot janë ende të mbuluem me dhé e trungje pemësh të kalbuna, shpesh nën kambët tona, që, padashje, shkojmë tue i zhytë edhe ma thellë në tokë dhe, me kohë, tue i vorrosë ndoshta përgjithmonë. E pra, nuk janë aq pak sa kujtojnë disa.
Kujtoj një udhtim në kambë nga Vrithi në drejtim të një fshati të quejtun Vuçë. Shpesh ka ngja që dijetarët kanë gërmue dhe mbasi kanë gjetë një shenjë jete, janë përqendrue aty e, mbas sa kohe, kanë nxjerrë në dritë një vepër me të cilën janë ba të pavdekshëm.
I tillë ishte për ne edhe At Shtjefën Gjeçovi, që, me lotoret e Tija shekullore, përjetësoi në parathanje tek “Kanuni i Lekë Dukagjinit” edhe Faik Konicën e madh. Shumë vite ma vonë, kur pata lexue për ngjarjet e ndodhuna ndër ata vise aq të bukra e aq krenare në kohën e ramjes së tyne, nën atë dhunë të shfrenueme e të pashpirtë të komunistëve, pata mendue me vete: Si asht e mujtun me kenë aq e pamëshirëshme historia, që mbrenda pak viteve, mbas vitit 1944, arrijti me shpërba edhe karakterin e pathyeshëm të atyne “gurëve” shekullorë, që nuk i pat thye as sllavi e as turku?!
Njeriu që më ka shtye me gërmue edhe mue ndër ata prroska apo zallishta prrojesh, mbas të cilave, tue ecë ndër gjurmët e ujqëve, njeriu ndodhet përballë një shpelle, e aty ende sot gurtë vazhdojnë me lotue gjak Martirësh.
Ishin po Malet e fushat e gjithë Shqipnisë Martire kapë flakë.
Shqiptarët që ikën e morën malet, ishin të ndjekun nga bishat e terbueme e të quejtunit “bijtë e Stalinit jemi ne!”, të pangopun me gjak.
Ishin pikrisht Ata Atdhetarë që nuk duronin një pushtim tjetër të ri!
Ishin po bash pyjet e saj të zemrueme, që lëkundeshin e rrëzonin landë lisi e pishe ditë e natë, tue thye Fidanat e selvijave t’ Asaj Shqipnie së Re e tue i rroposë përdhe shka merr me Kelmend, Dukagjin, Pukë e deri thellë në Mirditën e Mark Gjon Markagjonit, që edhe Ai pranoi plumbin e “shokut të vet” maparë se, t’ plangprishësve komunistë antishqiptarë!
Ndoshta, e me siguri, janë dafinat e Atdheut që bijnë atë ditë mbi gropat e humnerat ku kalben Ata Burra, e Ata guxuen e bane vdekjen si me le!
Këtu mendja nuk mundet me depertue ma thellë, se ndër rrajtë e larit që ndër shekuj thuri kunora lavdije për Shqiptarët e vet besnikë. E nën gjethët e atij lari, që s’njohu mort, asht prap një tjeter Vigan që vazhdon me kenë i humbun e i tretun ende nën gurë nder shpella shekullore t’ atyne Maleve!
Asht prap një tjetër histori e pashkrueme ndër letra të prarueme!
Asht prap një tjetër Burrë që as Ai nuk ka vdekë.
Asht prap një tjetër Shqiptar që daltoi shkronja mbi këta gurë!
Asht prap një tjetër “gurë” që rritej e rritej e bahej sa një shkamb!
Asht prap një dorë që u tregoi Malësorëve tanë “Hyllin e Dritës”.
Asht prap një gisht drejtue nga “ylli i kuq” robnues i Moskovit!
Asht prap një gjuhë shpatë që i grishi Alpet në beteja nderi, e Lirije!
Asht prap një kambë e zdathun zadrimori që mori malet!
Asht prap një “gjuhë Shqipjet” që u këndoi Atyne Bjeshkëve Arbnore.
Asht prap një Ushtar i Krishtit që ruen në gjoksin e Tij Flamurin e Gjergj Kastriotit, “Mbrojtësit të Krishtenimit”, të lamë me Gjakun e vet të Shejtë në Elterin e Atdheut, mbi të cilin asht Betue atë ditë kur Ai asht Shugurue Meshtar Shqiptar. Asht po, aty, Don Nikollë Gazulli! E, edhe guri topitet e fillon me u thermue kur ndigjon përsëri këte mbiemen të salvuem ndër shekuj për fatin e Lirinë e Atdheut të cilin e deshti aq shumë!
E, edhe orët e zanat e At Fishtës së Madh, mbas ramjes së diellit, aty kah e vona, tue zhgulë flokët, do të pyesnin me zanin e tyne të marrun në vajë:
E çka do Ky Burrë me veladon ndër ata Male të përgjakuna?
Vepra e Tij e pavdekshme difton kush asht Ky mbasardhës i Gazullorëve.
Që, pa i shkrepë qerpiku, njëditë guxoi me shkelë ndër gjurmët e sandaleve të At Shtjefën Gjeçovit.

GERMONI THËMELIN..!

Gurë të shkapërndamë andej e këndej i mblodhën në një fushë.
Disa shekuj ma parë ishin vue disa themele në këte tokë të bekueme!
Shqiptari i shkretë, në dheun e vet gjithë jetën, tue u mundue me vue një cak e me jetue me djersen e ballit qyshë se ka lé. Atë ditë porsa fillon me shqiptue fjalën “Nanë”, të duket se kushedi sa shkollë ka ba.
I prirun gjithmonë prej natyre nga ditunia. Çobani ma i tretuni në kullotat pa rrugë e shtigje të bjeshkve, dinte me këndue “Lahuten” e, i binte asaj me aq dëshirë e pasion, sa të dukeshin se janë krijue njëherit.
Ndër ato ograja të bukra të Zadrimës pat zanafillen edhe fisi i njohun i Gazullorëve tonë të vjetër. Të vjetër sa “Formula e Pagëzimit”, që njihet njëheri me një nga të parët dijetarë shqiptar, Don Gjon Gazullin. Edhe Ai një Meshtar i dijtun, si Imzot Pali i Ejllorëve tonë.
Në të parët Gazullorë që kam njohtë në vitët 1957 – 58 kur kam punue në Kabinetin Pedagogjik të Shkodrës si disenjator, asht kenë një nga pinjollët e kësaj familje të vjetër, mësuesi Simon Gazulli, i cili aso kohe shërbente ndër fshatra të Shkodrës. Jam njohë me Te nga mësuesi dhe miku im i shtrejtë Sandër Troshani, që kur na prezentoi, më tha: “Ky asht një mësues që nuk i len gja mangut biografisë tande, e besoj, se keni me kenë miq, se të dy keni pasë në rrethin tuej klerikë ‘reaksionarë!” Në atë moment na u qeshëm, por me të vertetë u bame miq të përjetshem me Simonin nga i cili, ruej në kujtesën teme buzqeshjen e Tij të pastër dhe joshëse, me të cilen mujshe me kuptue Shpirtin e tij të formuem dhe të edukuem, në ambjentin e shumë akademistëve të përkryem të Gazullorëve të vjeter.
Shumë pak kemi bisedue atëherë për paraardhësit e nderuem të Atij Fisi, që gjithnjë rrinë tue gërvishtë e tue lanë njolla gjaku të forta e të pashlyeshme ndër fletët e lavdishme të Historisë së Shqipnisë, e cila edhe pse ka disa fletë të shkrueme me gjakun e Atyne Martirëve të njohtun të Gazullorëve, prap edhe sot vazhdon me mbajtë fletët e ngjituna e të palexueshme prej ma shumë se 75 vjetësh, nga gjaku i Tyne i ngrimë e shpesh, të xanun njak nga dora e dhunuesit të pabesë që i perkasin t’ ashtuquejtunes “Akademi”.
E pse? – “Ata gabuen..!” E deshtën me Shpirt Shqipninë!
Ishin pikërisht ato armë që rrenuen e zhbinë me rrajë themelet e qytetnimit jo vetëm në Moskë e Petrograd rus, por morën mbarë vendet Baltike e u shtrinë ndër të gjitha shtetet e zhvillueme të Europës Lindore, tue i ra e shkallmue si mos ma keq, deri tek Shqipnia e Gjergj Kastriotit, që u ba plaçkë e sllavëve kolonizatorë marksistë-leninistë, barbarë e grabitçarë tokash të cilët, nuk patën të ngimë tue i vra e pre deri në ditët ma të vona.
Shqiptarët e porsadalun nga robnia e osmanllijve, në dukje ishin një nga vendet ma të pazhvillueme të Europës, po realiteti nuk asht ai që komshijtë tonë janë mundue me na paraqitë para të tjerëve, ma fort për qellimet e veta grabitçare, sesa na ishim të atillë.
Kjo mund të vërtetohet me një fakt që sot asht i njohun botnisht.
Si mundet me ndodhë që Ajo Shqipni e mbrapambetun dhe e “pazonja” me u qeverisë vetë, në vitin 1924 formoi Qeverinë Demokratike Shqiptare?
Duhet ndalue në këte pikë dhe me kërkue kush ishin Ata, që në ato rrethana e kushte të Asaj Shqipnie të mbrapambetun, na i dolën për zot zhvillimit politik modern dhe, me guxim të panjohun deri atëherë, kanë arrijtë në një kohë rekord me punue për liritë dhe të drejtat e njeriut, tue mos i lanë asgja mangut vendeve të zhvillueme të Europës? Një brez i tanë intelektualësh, të përgatitun ndër universitetet ma të zhvillueme e të përparueme Europiane, ishte pikrisht ai që vuni themelet e shtetit tonë.
Asht e vërtetë se Shkodra para vitit 1900 pat vetem dy shkolla europiane të plota, ate të jezuitëve dhe ate të françeskanëve, por përgatitja e kuadrit intelektual laik e fetar, nuk i la asgja mangut asnjenit prej shteteve ma të zhvillueme Europjane Perëndimore.
Ndërsa, po të analizojmë Klerin Katolik Shqiptar, Ai asht i papërsëritshëm.
Kësaj fidanishte i përkasin në disa brezni edhe Gazullorët.
Tue ju referue studjuesit të Atij trolli, Danielit, vërejmë se nga shek. XV njihet Gjon Gàzulli i madh, astronomi, dhe mbas tij Pal Gàzulli, ambasador i Kastriotit pranë Republikës së Raguzës në vitet 1452-1459, që asht edhe Rektor i Shkollave të asaj Republikë. Mbas tij vjen Doktori i Filozofisë Imzot Ndue Gàzulli, Arqipeshkëv i Shkupit (1702-1783). Në shek. XVII asht njohë Abati i Mirditës Don Ndre Gazulli. Ndërsa Andrea Gàzulli ishte komandant i Forcave të Veriut pranë Ali Pashë Tepelenës, deri me sulmin të tij barbar mbi Kardhiq. Pra, në pak rreshta, këta ishin gurtë e parë të themelit të Tyne. Asht për t’u theksue se deri në vitin 1944, me ardhjen në pushtet të komunistëve, Gazullorët kanë pasë gjithmonë një pinjoll të familjes së tyne të talentuem, që edhe do të shkonte për studime jashtë Shqipnisë.
Po të kësaj plejadë të fundit të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX, ishin tre vëllaznit Gazulli njëherësh, Gjoni (1893 – 1927), Nikolla (1895 – 1946) dhe Stefani (1896 – 1964), të cilët, jo vetëm që kanë studjue ndër universitete të hueja europiane, po edhe u dalluen qysh atje si gjenialitete në fusha të ndryshme të dijes.
Ndoshta pa u kujtue asnjëherë, ndodhë që një “ngjyrë” ngacmon aq shumë trunin e njeriut, sa për vite të tana ajo mbetë si njollë aty. Ishte një vorr fare i thjeshtë çimentoje, i ngjyrosun me gelqere, pranë një selvije në krahun e djathtë, në të hyme në Fushen e Rrëmajit. Aty ishte gjithmonë një qiri i djegun dhe i shkuem rrëkajë ose i porsa ndezun, që nuk fikej as nga era as nga shiu, derisa u mbaronte së djeguni.
Ditën e të Shuemëve, ai vorr i thjeshtë ishte qendër pelegrinazhi i sa e sa vizitorëve, që vinin ndër ato vorreza nga të katër anët.
Nana më pat tregue se ai asht vorri i një Prifti, që ka pasë varë disa vite ma parë Ahmet Zogu. Më dukej një çudi e madhe sesi një njeri i quejtun “shqiptar” me mbërrijtë deri aty, sa me varë në litar “një Prift”!
Shqipnia asht e mbushun me “mozaikë” të të gjitha kohëve ku, fatkeqsisht, ndër këto vepra të lyme me bojë të bardhë, ku përveç një Shpirti që kishin të tillë këta njerëz, gjithkah dominonte ngjyra e zezë e aq e zezë, sa vetë jeta e të gjithë Atdhetarëve Shqiptarë që ka kalbë kjo tokë.
Ajo që asht e pafalshme per brezat e rij, mbetet indiferentizmi ndaj disa prej Këtyne personaliteteve që nuk i vijnë kurrma Shqipnisë!
E shpesh, po të njajtin fat kanë pasë mbrenda një fisi disa vetë njeni mbas tjetrit! Pa u largue nga ky Fis i nderuem, do të ndalohem pak çaste me njenin prej figurave ma të mëdha të shkencës së Gjuhës Shqipe:
Don Nikollë Gazulli asht vëllaj i dytë i Don Gjonit. Dy vjet ma i ri, pra asht le me 15 Qershor 1895. Vazhdoi njëherësh me vllanë Gjonin shkollën fillore në fshatin e vet, në Dajçin e Zadrimës, e porsa hapun në vitin 1902.
Shkollën e mesme e vazhduen në Shkodër dhe mandej të naltën në Austri.
Don Nikolli ishte në Grac dhe Insbruk ku studjoi për teologji, por tue kenë i pasionuem për gjuhësi, kreu aty edhe për gjuhësi e mbet mik i dalluem ndër studentat e albanologut të njohun dhe të shquem Norbert Jokel, me të cilin vazhdoi me kenë edhe bashkpunëtor e studjues i Shqipes.
Fenë me Atdhe e lidhë Gjuha. Gjuhësia asht vepra me të cilen Don Nikolli do të daltojnë shpirtin e trazuem të Maleve, dhe asht ajo penë që nuk do të qendrojnë asnjë minut e thame mbi tavolinën e Tij.
Erdhi në Atdhe dhe mori rrugët e Malësisë së Rrjollit dhe të Shkrelit, ku njëheresh ishte me detyrën fetare, filloi me germue thesarin e madh të gjuhës sonë, me fjalët e rralla të atyne krahinave, me toponomastikë e onomastikë, tue mos i veçue kurrë nga etnografia i mbështetun në gjurmët historike dhe gjeografike të malësive tona. Porsa fillon me u pa në revistat e kohës puna fillestare e tij në lamën e gjuhësisë, u kuptue se nuk asht një hop rinor i Don Nikollit pasioni i tij, por asht një gurrë e vertetë që nuk shuhet kurrë e një gjenialiteti që po shpërthente si vullkan dijet e shkencet nga ata burime të pashterrshme të prrojeve që, me doren e vet i bashkoi në një lum të madh të fuqishem burimi të pavdekshem të shkencës së Gjuhës Shqipe. Asht ajo gjuhë që nuk e len Don Nikollin me u ba plaçkë e anmikut ma të madh të shqiptarëve, plaçkë e shovenistëve sllavë, që po lëshonin rrajë me veglat e veta mu në krye të shtetit shqiptar, të ardhun nga Beogradi dhe me shpatën e çveshun të padijes, filloi me ba edhe flijimet e para me vllajn e madh të Don Nikollit, Don Gjonin e Gazullorëve, tue e varë në litar.
Në kryengritjen e Veriut në 1926, arrestohet edhe ky me të tjerë klerikë dhe dënohet 101 vjet burg të përjetshëm. E çojnë në burgun e Kalasë së Gjinokastrës, “historia” e të cilit do të vahdojnë edhe me kohën e vonë ku, mbas ndërhymjes së përsonalitetëve ma të njohuna të kohës, Joklit, Viktor Eftimiut dhe Asdrenit etj., mbas katër vjetësh e lirojnë.
Dijetari Don Nikoll Gazulli asht njohës i gjuhëve të latinishtes, greqishtes, gjermanishtës, frengjishtes, italishtes dhe sllavishtes, gjuhë me të cilat i la shkences sonë të gjuhësisë veprat e pavdekshme të vetat, shumë prej të cilave na fillojmë me i pa në revisten “Hylli i Dritës”, prodhimet e një truni të rrallë, që në pak vite të jetës la vepra madhështore. Duhet theksue se “Gojëdhanat” që Ai ka mbledhë janë labirintet e panjohuna të burimeve historike, që na sot sikur të gjurmojmë vetem ato, kemi aq shumë fakte historike sa pak popuj mund të maten me ne në fushen e historisë së vjetër shqiptare. Me një durim dhe mjeshtri lidhë mitologjinë me etnografinë tue i vue me dorën e vet në hartat e vjetra dhe tue i lanë shkencës edhe një burim tjeter të vyeshem të atyne fakteve historike që, bota përrreth nesh asht kenë mundue atëherë e sot me i shue, me i fshi, tue përdorë mjetet ma të dhunëshme dhe të panjohunat e kohës primitive mbi trupat dhe mendjet e dijtuna të një populli, që u punue në shekuj për zhdukjen e Tij dhe, të kulturës disa mijavjeçare të vorrosun ndër trojet e qytetet tona historike.
Kombi Shqiptar asht burim visaresh dhe, janë pikrisht ata visare që u grumbulluen në vëllimet e vlefëshme të shkencës, “Visaret e Kombit”, mbi të cilat dijetarët tonë kanë lanë pasuninë e tyne mendore, shpirtnore e Atdhetare. Aty edhe Don Nikoll Gazulli la Vëllimin XI të “Visareve të Kombit” dhe “Fjalorin e Ri”, si dhe “Fjalori toponimostik”, botue pjesë pjesë ma vonë në vitet 1939 – 1943 në revisten “Hylli i Dritës”, revista ma me vlerë shkencore e letrare e themelueme nga At Fishta.
Janë ato vepra ku autori Don Nikoll Gazulli ka vue themelet e tij në fushen e leksikografisë krahinore dhe onomastikës. Ashtu si të gjithë dijetarët klerikë, edhe Don Nikolli në këto dy vepra të kulturës sonë kombëtare tregon, siç e thekson edhe pasardhësi i Tyne: “Nivelin e naltë shkencor, ku duket dora e një dijatari të mirfilltë, metodologjia e hartimit, objektiviteti i landës gjuhësore, ekuilibri në përzgjedhje, dhe sidomos shpjegimi analitik i landës.” “Fjalorthi ngërthen mbi 5.000 fjalë të rralla të shtrime në 524 faqe. Çdo za asht shoqnue me shpjegim kuptimor, sinonimor – kur ka kenë rasti – etimologjik, e krahasue jo rrallë edhe me përkatëset në gjuhë të tjera dhe, sidomos në gjermanisht dhe italisht.”
E të mendojsh: këto fjalë të rralla të mbledhuna nga Gazulli ndër Malet tona, fjalë të mirëfillta shqipe, që nuk u përfshinë në Fjalorin e Gjuhës Shqipe të vitit 1982! Sigurisht, sëpse “dijetarët” e sotëm as nuk i kuptojnë.
Veçanarisht me vlerë janë shpjegimet kuptimore të fjalëve me ndryshimet që ato kanë pësue në rrjedhë të shekujve.
Vepra e parë e këtij lloji në gjuhën tonë e Don Nikoll Gazullit, asht vepër që e ban Ate themelues të leksikografisë onomastike. Po a e di kush këte edhe nëse ai dikush, ka përfundue Universitetin e Tiranës?
Atdhetarët e vertetë nuk studjohen në shkollat tona “socialiste” apo si thirren tashti “demokratike”. Ndër katedrat e tyne nuk ka mbetë asnjë vend për dijetarët që jetën e tyne ia kushtuen lirisë së Atdheut e dijes!
Kleri Katolik Shqiptar, aq sa ishte antikomunist, ishte edhe antifashist e antinazist, sepse doktrina e Krishtenë, me të cilen ishin paisë dhe mishnue Ata, nuk pajtohet me diktaturat, të cilitdo lloji e vendi kjofshin ato.
E nga ky kler “reaksionar” ishte edhe Don Nikolli. Ditën e Pashkëve, me 9 Prill 1939, në Kishë të Rrjollit, gjatë predikimit të Tij, Ai iu drejtue gjithë besimtarëve: “Mos i lëshoni armët! Këta, skotë e mbrapshtë si janë, duen me na shkombëtarizue! Prandej, si dikur bijtë e Kastriotit, t’i bajmë ballë pushtimit fashist!”
Dom Nikollë Gàzulli, ato fjalë ua përsëriti edhe Malësorëve të Shkrelit në vitin 1945, kur Shqipnia po kthehej në një republikë të shtatë jugosllave: “Lirinë e fitueme me gjak, këta duen me e lëshue pa gjak në dorë të shkjaut në emën të idelogjisë së tyne çnjerëzore komuniste!
Pra, o burra, armët për syni!”
Don Nikoll Gazullin e vranë me 2 shkurt 1946.
Nga dorshkrimi “Kujtime” për At Konrrad Gjolaj OFM. 1996, unë kam shkëputë një fragment kur ishe tue daktilografue librin “Çinarët”, dhe At Konrradi po më shpjegonte sesi jugosllavët kishin sjellë nga Jugosllavia një diversant aso kohe, me vra Kapiten Gjergj Vaten (me pseudonim Cukali) i dalun në mal.
Ai më tha se: “Po kështu kanë veprue jugosllavët edhe me Don Nikollë Gazullin. Don Nikolli asht kenë një nga klerikët ma të prëgatitun për nga kultura dhe bashkpuntor i “Hyllit të Dritës”. Ai ka vue theksin mbi shumë krahina shqiptare, që nga dhuna sllave kanë pasë fillue me u kthye në ortodoksë dhe me ndrrue edhe gjuhën. Shkruente me fakte e dokumenta për kenjen e tyne nga ana autoktone Fise Shqiptare.
Aso kohe pra, në vitet 1944 – 46, në ato zona të Malësisë, ishin edhe Don Aleksander Sirdani, Don Pjeter Çuni (shumëi ri, por shpresdhanës), që njiheshin si studjues të atyne krahinave dhe që ishin ba shumë të njohun për nga ana historike dhe kryesisht për njohje të folklorit, dokeve dhe zakoneve të Malësisë sonë.
Një ditë, aty nga janari i 1946, vjen në Kuvendin e Fretenve të Gjuhadolit një malësuer dhe kërkon për “një fjalë” At Konrradin. Kishte dalë dhe po ecshin në oborrin para Kuvendit. Mbasi i kishte tregue se asht i lidhun me “njerëzit e malit” (kështu thirreshin ata që ishin ndër shpella), i kishte tregue se vijnë e futen shpesh ndër ato zona edhe disa oficera jugosllavë, në kerkim të malësorëve të anës së tyne nga Mali i Zi, që janë bashkue me malësorët tonë ndër shpella. Ai i kishte tregue At Konrradit se njeni prej tyne asht i dijtun dhe flet edhe për Ungjillin tonë. I kishte tregue se ky jugosllavi i “dijtuni”, një ditë, i kishte folë sesi një nga malësorët tonë andej nga Jugosllavia kishte vra një prift, sepse prifti kishte punue “kundër Atdheut”, gja të cilën e lejon edhe Ungjilli i juej, kur “Prifti asht tradhëtar i Atdheut e i Fesë”, dhe i kishte shprehë habinë e tij At Konrradit se, a mundet me kenë e vertetë një gja kësisoj “me vra priftin”, gja të cilën ia kishte shpjegue oficeri i “dijtun” jugosllav?
At Kondradi ishte njohës i mirë i ligjeve kanonike dhe i kishte pohue se këto gjana kanë ndodhë, por asht vështirë me përcaktue shkallen e “tradhëtisë” së Priftit. Malësori kishte shpreh se prandej kishte ardhë ai me pyet At Kondradin, se nuk i ka besue atij jugosllavit të “dijtun” e, tash që po ma thue edhe ti se, “mundet me ndodhë” dhe nuk asht fajtor vrasësi i Priftit para Zotit e robit, po më mbushet mendja se nuk na paska rrejtë jugosllavi. Deri atë ditë ai fshatari nuk i kishte besue atij jugosllavit!
Kishin bisedue edhe ndonjë gja tjetër, por At Kondradi, i ardhun nga studimet prej Italie nga viti 1943, as nuk i njihte ata njerëz për të cilët bahej fjalë dhe as ato krahina, për të cilat fliste malësori.
Kështu, mbas pak bisedash malësori ishte përshndetë me At Kondradin e shkue në Malësi. Mbas pak ditësh, vjen lajmi në Kuvendin Françeskan se ishte vra Don Nikollë Gazulli, i rrethuem nga forcat e ndjekjes komuniste në Vrith. At Kondradi as nuk ishte kujtue fare për biseden e bame para pak ditësh me malësorin në oborrin e kuvendit. Don Nikolli kishte strehue Don Alfons Trackin, por për mos me ia gjetë kush në qelë, e kishte çue me fjetë ndër njerëz të besueshëm të vetë malësorë. Kur e kanë lajmue se forcat e ndjekjes po silleshin si shumë nga fshati ku shërbente Don Nikolli, dhe dishka po kerkonin andej ky, e kishte dërgue për siguri Don Alfonsin tek Don Injac Gjoka në Dushman, i cili e ka mbajtë derisa Don Alfonsi, asht bashkue me Kapiten Gjergj Vaten në shpellë të Mëri Kokës, në Cukal, vend ku Don Alfonsi asht kapë kur asht vra Ndoc Jakova tue i ba Shartet e fundit.
Don Nikolli, tue pasë frikë se Idriz Çoba, kryetar i ndjekjes në Dukagjin, me kriminelat Asllan Lici, Toger Baba, Xhemal Selimi, Haxhi Hajdari etj., që tashma njiheshin si vrasës terroristë në ato zona, do të masakronin malësorët me të cilët kishte lidhje Don Nikolli, merr malet dhe ikë e shkon në Vrith. Vendi ku ishte vra Don Nikolli quhej Kujej. Vrasësi në ditët e para nuk dihej. Flitej se Zoji Themeli kishte shkue vetë atje.
Mbas disa ditësh, po në Kuvendin Françeskan, vjen “malësori” që ishte kenë para sa kohe dhe i kishte kërkue me dijtë At Konrradit, sesa asht e lejueshme nga Feja dhe Ungjilli me vra Priftin “tradhëtar”.
At Konrradi kishte marrë vesht se me Don Nikollin asht kenë malësori Nikoll Prekushi, për të cilin nga forcat e ndjekjes flitej se i ka ba hjeksinë Don Nikollit për me e vra ndjekja, e cila thonte se “vrasësi apo dorasi” asht kenë vetë Nikoll Prekushi bashkë me malësorin që tashti kishte ardhë me u “rrëfye” tek At Konrradi, emnin e të cilit, At Konrradi nuk mund ta tregonte në bazë të ligjit të ruejtjes së sekretit të sakramendit të Rrëfimit, gja e njohun prej të gjithëve. Këta të dy ishin kenë në shpellë me Don Nikollin, por me e vra Don Nikollin nuk e ka vra Nikoll Prekushi por një tjetër i ndodhun aty, “i panjohuni”, që ka mbetë i pazbuluem nga ruejtja e sekretit të Rrëfimit të tij me At Konrradin.
At Konrrad Gjolaj ishte shumë i zemruem me pabesinë e atyne malësorëve të cilët, kanë vra pabesisht Don Nikollë Gazullin, tue krye kështu një sherbim të flliqtë të sigurimit të shtetit dhe jugosllavëve.
Të gjitha variantet tjera që shpjegohen nga ato ana “janë vetëm rrena me bisht”, theksonte shumë i nervozuem At Konrradi, aqsa, kur fliste për atë vrasës, mbas plot 50 vjetësh që ai kishte ba pjesë në grupin e atyne kriminelave që kanë vra Dijetarin e Madh dhe Atdhetarin e flaktë, Meshtar i divoçëm e Shqiptar i Vërtetë, Don Nikoll Gazulli, një Martir i Kishës Katolike, i dridhej buza e i mbusheshin sytë me lot dhe thonte:
“Me beso, ishte e para herë që, mbasi Rrëfeva atë kriminel, kam shkue dhe jam Rrëfye për vete.., mbasi po mos t’ ishe tue krye një shërbim aq të madh ndaj atij të “penduemi” sot, Kisha do të më kishte edhe mue në fletën e zezë të kriminelave të saj.” (At Konrrad Gjolaj 1996).
Ky akt më kujton letrën e lanun nga i Ndjeri kapiten Gjelosh Luli, dërgue Llesh Marashit nga shpella e Vrithit: “Llesh, po u nise tek unë me ardhë këtu, kujdes, se malësorët kanë ndryshue shumë dhe nuk janë ma ata që kemi njoftë na.” (Dosja e Llesh Marashit, Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, 1998).
Dijetari At Gjon Shllaku OFM., shkruente në vitin 1942, atëherë, kur ndoshta parandiente dishka dhe që u shpreh për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gazullin: “Fatosa të vramë dy herë, një herë kur i mbyten, dhe një herë kur i lanë në harresë”.
Koha vërtetoi Ate shka Shqiptarët sot me vështirsi edhe e pranojnë, se komunizmi ka shpartallue mjerisht cilësitë e tyne morale, zakonore dhe shpirtnore tue i ba me ecë me sy mbyllë të kapun për dore, nga komunistët ose bijtë e tyne. Dhe, me i pyet kush: “Ku veni?”, të gjithë “kujtojnë” se janë tue shkue në Europë. Po, a e njohin Shqiptarët sot fjalen “Drejtësi”?!
(Prej librit F.Radovani “Vllaznit Gazulli dhe Peshoria e Drejtesise Shqiptare” 2011.)
“DREJTËSIA..!”
Një fjalë e ndigjueme ndër shekuj... Ndoshta nder prralla!
Një fjalë krejt e pakuptueshme për shumë popuj!
Një fjalë sa e “panjohun”, aq “jashtë kohe” për Shtetin Shqiptar.
Një fjalë që asnjë “Kushtetutë” Shqiptare nuk e shpjegon!
Një fjalë e përkthyeme për qejfin e sunduesëve tonë!
Një fjalë që asht mohue nga vetë “krijuesit” e saj toksorë!
Një fjalë që në të gjitha katedrat politike ngjason “banale”!
Një fjalë që në universitete mësohet “përmendsh”.
Një fjalë që në disa organe shtetnore përkthehet: “Me rrejtë!”.
Një fjalë që në shumë Parlamente kuptohet: “Me mashtrue!”.
Një fjalë që në shkolla shpjegohet e “shpikun” nga grekët!
Një fjalë që mendohet se asht “zhdukë” me gjuhen latine.
Një fjalë që e përdori edhe Pilati... Mandej, “lau duertë”.
Një fjalë që e njeh vetëm një “liber”. Ma i përkthyemi në Botë!
Një fjalë që nuk duhet të përdoret ma nga klerikët e vërtetë!
Një fjalë që nuk njihet ndër kasaphana as n’ mejhanë!
Një fjalë që pushtuesit e quejnë privilegj të tyne!
Një fjalë që udhëheqësit e thonë: “Ma i forti, ma i drejti!”
Një fjalë që asht në “kasaforten” e Presidenti të Republikës.
Një fjalë që gjykatësve, kur e shqiptojnë, “u merret” goja.
Një fjalë që ndryshon me drejtimin e erës, thonë avokatët.
Një fjalë që të gjithë akademikët e përkthejnë si do “qeveria”.
Një fjalë që të gjithë shtetasit “nuk e besojnë”!
Një fjalë që asht e kundërta e fjalës “demokraci”.
Një fjalë që shpjegohet për me u kuptue me fjalën “padrejtësi”.
Një fjalë që u thohet fëmijëve për me i zanë gjumi!
Një fjalë që kur u thohet fëmijve ata nënkuptojnë “thupren”.
Një fjalë që kur u thohet pleqve ata, ndezin një cigare.
Një fjalë që nuk e besojnë as diplomatët.
Një fjalë që gënjeshtarët nuk e hjekun goje.
Një fjalë që duhet e para në fushata elektorale.
Një fjalë që po e kuptove drejtë të merr edhe jeten.
Një fjalë që peshohet me monadha ari, ndër gjykata.
Një fjalë që vehet reklamë edhe ndër pallate.., me drita.
Një fjalë që nuk e përdorin kurrë diktatorët.
Një fjalë që nuk e kanë as fjalorët e shteteve të zhvillueme.
Një fjalë që përdoret vetem në shtresat shoqnore të vorfna.
Një fjalë që matet me “rrypin” e belit të një burri.
Një fjalë që kontrollohet me aparate nga hetuesit.
Një fjalë që vlenë me zhdukë Atdhetarët e vertetë.
Një fjalë që asht e shkrueme në gjuhën shqipe, po nuk përdoret.
Një fjalë që kur thuhet duhen “mbyllë” sytë, mos me të kuptue!
Një fjalë që përfaqsohet edhe me vepra arti. Ashtu si fjala “Liri”
Një fjalë që .., edhe pak vite në Shqipni “harrohet”!
Melbourne, 12 Maji 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. XXIX
Zamak i Flamurit…



DON DED MALAJ
(1917 – 1959)


“E Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa, të mbarojë komunizmi”. (1959)
D.D.Malaj.
Rigonte pak shi.
Ishte data 24 prill 1959. Flitej per një gjyq po fillimi i gjyqit gati nuk merrej vesh prej duertrokitjesh dhe virrmave si në 1945-46, nga gjeneralët dhe oficerët e naltë të Ministrisë së Mbrendshme të ardhun nga Tirana për këtë gjyq, si dhe nga servilët dhe rrogtarët e komitetëve, dhe nga një mori agjentësh në sallë e jashta sallës të shpërndamë në katër anët e Shkodrës, për me vërejtë si po reagon populli ndaj këtij kleriku aq shumë të pritun.
Altoparlantët e rrugëve të Shkodrës ishin të lidhun me kinema “Republika”. Transmetohej gjyqi i “armikut të popullit” Don Dedë Malaj, me grupin e tij.
Hymja në sallën e gjyqit e gjeneralit kriminel Hilmi Seitit bashkë me ambasatorin jugosllav u përshëndet nga të pranishmit si ngjarje me rëndësi të madhe, për mardhanjet “e mira” mes dy vendëve tona.
E, në mënyrë të veçantë, kur bahej fjalë për Klerin Katolik, per të cilin shoku Tito ishte aq shumë i lidhun me tiranin Ever Hoxhen.
Porsa, filloi gjyqi prokurori Rapi Mina, mbasi lexoi akt-akuzën e përgatitun me aq kujdes ju drejtue të parit kryetarit të grupit Don Dedës, me këtë pyetje: “Që, kur, je armik i komunizmit?”, në sallë ra një heshtje...
Don Deda iu përgjegj: - “Qysh se jam kenë 9 vjeç pikërisht, atëherë, kur kam shkue ndër bankat e shkollës së mësuesit tem Don Alfons Tracki, aty mora vesht prej tij këtë emën dhe prej asaj ditë, nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma komunizmit. Gjithë jetën e kam urrejtë dhe kam punue me të gjitha forcat e mija, aqsa më ka lejue Feja kundër tij.” (Dosja D.D.Malaj)
Ushtima dhe duhija e fjalës së Don Dedë Malaj, ra si një ortek në atë sallë gjyqi, me turr e gjamë, e rrebtë si rrëfeja që zbriste tue shkrepë shkëndia nga Selca e Kelmendit, nga gjiu i Bjeshkëve të Nêmuna, bash ku gurgullon qumështi me shkumbë e gjak përzi e, ku, Nana Lulë, përkrah burrit të saj Keq Lucës (Malaj), që i vringëllonin armët ndër mote e që, më 16 nandor 1917 i kishin falë Shqipnisë një vigan drangue malesh trim e guximtar.
Ndërsa, At Konrrad Gjolaj po të njajtës pyetja, i përgjegjet:
“Qysh se fillova me marrë mend ndër bankat e shkollës së Don Alfonsit, kam kuptue shka asht komunizmi dhe, prej asaj kohë nuk kam dashtë me ia ndigjue emnin. Kurrë nuk e kam dashtë atë ide!”
Nuk ishin vetëm këta dy burra po ishin një grup burrash që, nuk u trembej syni e nuk i lonte çerpiku përballë kriminelëve të pashoq, që nuk janë ngopë asnjëherë me gjak malësorësh e trimash të atyne visëve krenare.
Ndër ato banka qëndronin me ballin nalt vëllaznit Lazër e Gjon Simon Parubaj, Vlash Zefi e Gjeto Luc Budashi. Në një qoshe strukej si langue edhe një farë Lulash Toma.

Në Shkodër nuk bisedohej tjetër veç për këtë gjyq, që kishte fillue e shumë vetë nuk besonin se janë tue ndigjue me veshë, atë shka asnjë njeriu nuk i shkonte në mend se mund të flitej haptas.
Cili mujte më folë kundër Bashkimit Sovjetik? Kush mujte me tregue se shka ka ba Stalini për me formue kolkozët? Kush mund të fliste për hekrat e ndryshkun që sillnin sovjetikët në Shqipni, të bojatisun sipër tue u krenue për “ndihmën e tyne të madhe”, që po i jepnin Shqipnisë socialiste? Kush, deri atëherë kishte mujtë me folë se ku shkojnë mineralet e metalet e nëntokës shqiptare, dhe kush e merr valutën e tyne? Cili ka mujtë me u thanë fshatarëve hyni ndër kooperativa se ky sistem të qet fare, mos me ju bindë urdhnave dhe ligjve të tija antidemokratike? Kush ka mujte me folë për punën, mundin, djersën e fshatarit dhe të punëtorit e për shpërblimin që paguen shteti? Kush ka mujtë me i thanë Ever Hoxhës, e klyshve të tij se, ju, jeni shfrytëzuesit ma të egjër të mundit dhe djersës së popullit shqiptar që njeh historia?
Kush ua ka përplase ndër sy terroristëve komunistë se, ju, kërkoni me më pushkatue vetëm e vetëm se jam Prift Katolik dhe per asgja tjetër, mbasi unë as nuk jam trathtar i atdheut dhe as spiju i popullit tem?
Na dukej andërr, po ishte një e vërtetë! Fliste Don Dedë Malaj!
Nuk i lente gja mangut as miku i tij At Konrrad Gjolaj.
Me datën 27 prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vëndimin:
Don Dedë Malaj, me vdekje, me pushkatim. At Konrrad Gjolaj, me 25 vjet burg. Lazër Simon Parubaj, me 20 vjet burg. Gjon Simon Parubaj, vëllau i Lazrit, me 10 vjet burg. Vlash Zefi me 15 vjet burg. Gjeto Luc Budashi me 10 vjet burg dhe Lulash Toma me 5 vjet burg.
Atë mbramje, kur doli nga gjyqi Don Deda, e hypën në një kamjon “zis”, një turmë policësh e ulën galuc. Ndërmjet dy rrypave të drrasës mbi spondë kujtoj, dy sytë e tij të bamë kuq. Nuk shihej as e bardha e as bebja e synit e kaltërt, vetëm dy njolla gjaku që asnjëherë nuk mund ti harroj. Me datën 12 maji 1959, u ndigjue se u ekzekutue vëndimi. Don Dedë Malaj u pushkatue në një fushë buzë liqenit të Shkodrës.
Pra, 14 ditë para vizitës së Nikita S. Hrushovit në Shkodër! Për fat të keq nuk kam pasë mundësi me lexue fjalën e fundit para pushkatimit.
Me datën 10 tetor 1991, asht ba rivorrimi i eshtnave të tij në vorret e Sukave të Dajçit të Bregut të Bunës, të famullisë ku ka shërbye, me pjesmarrjen e mija e mija fshatarëve të atyne krahinave dhe të shumë qytetarëve të Shkodrës, që nuk e kishin harrue gjyqin e tij historik.
Fjalën e rastit me lot për faqe dhe me ndërpremje të shpeshta përmallimi e ka mbajtë shoku dhe miku i paharrueshëm i Tij, deri në ditën e fundit të jetës At Konrrad Gjolaj. Fjala e tij u mbyll kështu:
“Ti ishe lajmëtar i fjalës së Krishtit! Armiqtë Tuej me britma e virrma që kanë me i ndjekë edhe përtej vorrit, kërkuen me mbulue vrasjën Tande të pafajshme, në atë breg liqeni.Nuk pat kush me të mbulue atë gjoks të zgaqun dhe të shpuem me plumba prej dorës mizore të atyne katilave, veç, atë nade, herët, ra si vesa avulli i gjakut Tand mbi Ty, o i bekuem!”
Në vitin 1997, At Gjolaj, botoi librin “Çinarët”, vepër të cilën ia kushton: “Misionarit prej Breslaut, Mësuesit tonë në Velipojë, Don Alfons TRACKIT. Shokut e Mikut të përjetëshëm Don Dedë MALAJ”. Kur kam mbarue daktilografimin e këtij libri dhe ia dorëzova At Konrradi, më pyeti: “Po, parathanja ku asht?”, unë nuk kishe marrë parathanje me materialin që më kishte dorëzue. Ai, me buzë në gaz dhe me ton të premë më tha: “Parathanjën e due prej teje!”. Unë, kam hezitue pak çaste, mandej, pranova. Në vitin 1998 mbasi pata rasë me pa në arkiv dosjët jam takue me At Konrradin, dhe e kam përgëzue për saktësinë e fakteve që Ai ka shkrue mbas aq shumë vitësh në librin e tij “Çinarët”.
Kjo asht arësyeja që në këtë material që kam shkrue unë nuk jam zgjatë në shpjegime të hollësishme, mbasi në librin e At Konrradit, asht gjithshka e plotë dhe e saktë, megjithse, At Konrradi nuk ka pasë kurr në dorë asnjë material arkivor, përveç kujtesës së tij të mbrekullueshme, mendjës së hollë dhe dashnisë së pakufi për mësuesin dhe shokun e vet.
E vetmja gja që më ka ra në sy në shtjellimin e këtij proçesi asht kenë dëshira e madhe e Sigurimit të Shtetit me zhdukë këtë përson.
Pse u punue kaq shumë vite kundër Don Dedës e At Konrradit? Ku fillon mënia e shtetit komunist kundër Don Dedës?
Urrejtja e Sigurimit të Shtetit nuk ka fillim. Në vitin 1950, me qëndrimin e tyne të vëndosun dhe kundërshtar ndaj kërkesës së vjetër të shtetit Everit, për nënshkrimin e Statutit të Kishës Katolike shperthen urrejtja.
Lidhja e Don Dedë Malaj, At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit, At Zef Saraçit, At Marin Sirdanit etj., me Don Kolec Prennushin, për mos me aprovue nënshkrimin e këtij Statuti dhe mënyra sësi këta Klerikë e kanë kundërshtue haptas atë, ka hapë menjëherë dosjen konsultative të Sigurimit: “Çfarë dhe si duhët të veprojmë për ti zhdukur këta klerikë?”
Mbas nënshkrimit të Statutit në vitin 1951, përveç tre të parëve që nuk kanë firmue, në konferencën e Paqës në Tiranë në vitin 1952, nga Sigurimi u përcaktuen edhe klerikët që ishin në kapërcyll, as andej as këndej. Ata që nuk u bashkuen me turmën as në këtë konferencë edhe pse kishin firmue Statutin mbetën armiqë, shumica e të cilëve përfundoi në burgje e kampe interrnimi, ku dënimet sa vinin e randoheshin.
Deri në vitin 1956 duket, sikur ka një qetësi! E vërteta asht ndryshej! Nuk kishte sesi të dënohej kulti i Stalinit tue pushkatue Priftën! Mardhanjet me Bashkimin Sovjetik kishin marrë ngjyra të tjera mbas vdekjës së Stalinit. Hrushovi kërkonte mënyra tjera qeverisje sovjetike. Ai punoi që diktaturën stalinjane me e zëvendsue me asfiksimin e armiqëve të tij.
Nuk ishte për pushkatime por për vdekjen e natyrëshme të imponueme me mjete “paqësore”, me “izolime” të plota. Nuk perjashtoheshin edhe satelitët e sovjetikëve që do të mbanin qëndrime të “moderueme” si padroni. Kuadri i rij që i nëvojitej klerit, tashti merrëj nga bankat e shkollave socialiste ku filozofia marksiste-leniniste kishte pushtue edhe mendjet e njerëzve në skutat ma të largëta të vendit. Dukej kohë zbutje, por në të vërtetë ishte kohë grumbullimi energjie për ofensivën përfundimtare, për atë që vetë kmunistet e moderuem e quajtën “triumfi i plotë” i sistemit socialist.
Hilmi Seiti mundohët me të njajtat metoda me veprue edhe me Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj, po atë vit tue i kalue ndër duert e kriminelëve të njoftun: Nevzat Haznedari, Ali Xhunga, Hamdi Ulqinaku, Shyqyri Qoku, dhe tragjedia mbyllët me Xheudet Milotin, që mban me cigare dhe ilaçe shkatërrimi të sistemit nervor të shkretin Don Dedë Malaj, deri atë ditë që asht dhanë vendimi me 29 Prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha vendimin per të gjithë të akuzuemit, ndersa Don Dedë Malaj, u dënue me vdekje, me pushkatim. E mesa e Don Dedës, ishte Drandja e vogel 13 vjeçe, që u nis per Tiranë me u interesue per Axhen e vet. Me 1 Maji Drandja takoi tek tribuna Nexhmije Hoxhen, e njohun nga Populli me emnin kobra. Drandja i shpjegoi se ‘nuk kam asnjë njeri në këte Botë’. Nexhmia iu pergjegj: “Pse t’ ia falesh jetën atij, ai është armik i popullit. Ti nuk ke mundësi t’ interesohesh për té, mese do e mbash até?” Drandja iu pergjegj: “Até e mban burgu, s’ ka gja, veç të jenë i gjallë, aman të lutem ma ban këte nderë, se nuk kam as nanë as babë, veç këte axhë!” E shkreta Drande u mundue me e prekë n’ zemer!!
Me 9 Maji Drandes, i erdhi pergjegja e kobres nga Kuvendi Popullor Tiranë: “Lutja yte refuzohet.”(Dosja 2199).
11 MAJI 1959 Don Dedë MALAJ u pushkatue brinjë Liqenit të Shkodres, ku gropa e Varrimit Don Dedës u ruejt nga një Vlla Mysliman, që e kishte në kopshtin e vet. Sot, në këte 60 vjetor Shqiptarët besoj se me “Rilindjen” e komunizmit, kujtojnë edhe thanjen e Madhe Profetike të Don Ded Malaj:
“E Premtja e Zezë po vazhdon pafund me komunizmin vrastar!”
Don Dedë Malaj me gjyqin e Tij hyni në vazhdën e lëgjendave të Trojeve shqiptare që brezat e ardhëshëm do të këndojnë me “lahutën” e tyne, ndër vargje të pafund.
Në vitin 1941, në Gjenacanin e Fugures së Zojës së Shkodres, bash perballë Saj u betue dhe u Shugurue Meshtar në Itali Don Deda. U këthye në Shqipni ka sherbye në Velipojë, Mal të Jushit e së fundi, në Dajç të Bregut të Bunës.
E kush nuk e kujton At vigan të Alpeve tona?!
DON DEDË MALAJ asht nder brilantët e Klerit Katolik Shqiptar, i cili me një guxim të panjohun deri në gjyqin e Tij, që u zhvillue në Kinema “Republika” të Shkodres, në Prill të 1959, u tregoi armiqëve të Maleve tona të Veriut se, “Malësori yné per Fé e Atdhé e ban vdekjen si me lé!”
Kjo Formulë shekullore e daltueme nder mendjet e zemrat e Atyne Trimave të Alpeve tona, qendronte si një mburoje e hekurt e daltueme kunder të gjithë atyne që nder shekuj punuene me asgjesue Ata Male Kreshnike.
Edhe pse kanë kalue ma shumë se 60 vjet nga vrasja mizore e DON DEDË MALAJ, Ai mbetët i pavdekëshëm në historinë e salvimit e të martirizimit të Kishës Katolike në Shqipninë e robnueme.
Don Dedë Malaj asht ndër klerikët ma të torturuem dhe të masakruem. Ai mbetët ndër ma të sakrifikuemit për triumfin e Idealit të Fesë së Krishtit në Shqipni. Ai vdiq për Kishën Katolike, Popullin Shqiptar dhe Papën!
Tue vdekë për Fè e Atdhé, Don Ded MALAJ, u Perjetsue nder Shekuj.
Sot Populli Shqiptar Trimin e Selcës e rreshton me Herojt’ e Kishës sonë, me Zamakët e bardhë të Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 14 Maji 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. XXX

Zamak i Flamurit…


DON ZEF MARKSEN
(1901 – 1946)

"Vdes i lum, tue mendue se do të kujtohem prej Shqiptarëve, si Meshtár i Fesë së Krishtit".(1946)

Dashunia e Popullit Gjerman per Popullin Shqiptar asht kenë e vjeter dhe, mbi themele të patundëshme as nga vitet dhe as nga luftat. Faktet tregojnë se Ata, gjithnjë kanë mendue dhe punue per të miren e Popullit tonë.
Ardhja e misionarve gjerman atëherë kur Shqipnia nuk kishte as rruga nder zonat ku shkojshin misionarët e huej, pikrisht atje ku Ata mendonin me punue per me i ndryshue jetesen atyne krahinave, tregon sakrificat e tyne të mëdhaja dhe shumë domethanëse per të gjitha kohët. Ndersa tek Ata misionarë që erdhen në Shqipni per sherbimet fetare dhe kulturore, ka dhe dishka ma teper: Në boten tonë primitive edhe pse ishim n’ Europë, s’kishte asnjë siguri jete as pune as per t’ huejtë dhe, as per vetë ne Shqiptarët.
E pra, nder këta kushte pasigurije erdhen në Shqipni Don Alfons Tracki dhe Don Zef Marksen, të cilët e konsideruene Shqipninë e Gjergj Kastriotit pa ma të voglin hezitim “një Atdhe i Dytë i Tyne”!
Don Zef Marksen asht le në Worrigen të Gjermanisë, pranë Këlnit, humbi pa datë, pa gjurmë, në valën e mizorisë komuniste kundër klerit katolik Shqiptar, kur as nuk mund të mendohej se kishte tjeter qendrim per t’ huej.
Ndermjet këtyne dy kohëve shohim tek Ky misionar një jetë shembullore, e aq të perkushtueme per Fenë e Krishtit, sa me të vertetë kuptohej shumë me vështirsi nga Malësitë tona të vuejtuna nder shekuj. Ai nga Gjermania ka shkue me sherbye per me sjellë Ungjillin në krahinen e vorfen të Matit, dhe kryesisht në Kthellë, tue u mundue me lidhë mbrapambetjen e tyne të një jete shumë të mbyllun, me boten e hapun Europjane Perëndimore. Po mos harroni se ata krahina as, nuk kishin asnjë ide ku shtrihen ata vise. Kjo do të sillte edhe ndryshimin e tyne të jetesës së vorfen, tue mësue mendsinë e të tjerve që ishin shumë ma të zhvilluem dhe të perparuem në jetesë. Dhe, per me ndryshue jeten e vorfen, tue e ba ma të kandëshme dhe të pelqyeme Ai punoi me krijue bindjen se kjo ka vetem një mundësi: Vetem shkollimi!
Rruga e zgjedhun nga Misionari Don Zef Marksen në perhapjen e shkollave në trevat e Matit, një zonë malore e shkëputun nga Bota dhe e harrueme me dashje nga qeveritarët e Shqipnisë, të cilët si sot, e gjithnjë nen urdhnat e komunistave Jugosllav të “Ballkanit hapur”, kerkonin mbrapambetjen dhe errsinen shekullore me e perjetsue edhe disa shekuj të tjerë në Shqipni.
Don Zef Marksen mbas vitit 1945 vazhdon me kenë Meshtar në Durrës, ku në vitin 1946, në moshen 46 vjeçare, Sigurimi i shtetit i ven prangat edhe pse nuk kishte asnjë provë, tue e akuzue si “agjent i Gestapos Gjermane”. Si zakonisht, hetuesia vazhdon perpjekjen e saj me e fajsue edhe pse per Atë Meshtar nuk kishte asnjë dëshmitar kjoftë edhe i rremë, si ngjante shpesh.
Flitet se Gjykata (??) e dënoi dy vjet burg. Po saktësisht nuk dihet! Dihet se një natë vonë dy agjenta sigurimi, shkuen dhe e moren Don Zefin, gjoja pse ishte gjerman dhe, mendonin me e kthye në Gjermani bashkë edhe me dy gjerman të dënuem, që “do të vazhdonin dënimin në Gjermani Lindore”.
Të tre gjermanët së bashku i hypen në një makinë në oborrin e burgut, dhe prej asaj nate të zezë nuk i pau askush ma. Gjatë udhtimit u hap fjala se në një pyll, gjoja i kanë zbritë per nevoja personale dhe, aty Ata kanë tentue me u arratisë. Rojet tue pa veprimin e tyne kanë gjuejtë me armë e i kanë vra.
Si zakonisht: Përrallë komunistash por, me mbret, shkrue nga Dr.P. Pepa.
Vrasja e Tyne jo vetem asht e paarsyeshme, po mbetet edhe misterioze. Kur Don Zef Maksen doli nga biruca e sigurimit, ku nuk do të kthehej kurrma, Ai u pershndet me shokët e burgosun, e Atyne, Ju la porosi që kujtohet sot: "Vdes i lum, tue mendue se do të kujtohem prej Shqiptarëve, si Meshtar i Fesë së Krishtit". Pra, Don Zefi ishte i bindun se po shkonte me vdekë!
Ja, bindja e Tij tregon se Misionari i Nderuem Gjerman, e njifte mirë, madje shumë mirë diktaturen sllavokomuniste të terroristave anadollakë, që edhe pse nuk kishin asnjë pikë gjak shqiptarit, në trupin e tyne, u mundonin me u tregue se janë tjera bisha t’ egra, prej atyne perbindshave që njifte shumë mirë me kocka e zhele me yll në ballë, i gjithë Populli i vujtun Shqiptar!
Misionari i Nderuem, kerkonte nga Shqiptarët vetem një Vorr me një Kryq druni. Dij se: Don Zef Marksen Ju kushtue deri në fund jetës së Misionarit: Atdheut të Dytë Shqipnisë dhe, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 17 Maji 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

PAFAJSIA E “VONUEME” E DON EJELL KOVAÇI Nr. XXXV

Postby Laert » 21 May 2022, 15:35

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr.XXXI.
Zamak i Flamurit…

DIJETARI PA VORR,
AT BERNARDIN PALAJ O.F.M.

(1894 – 1946)


“At Bernardini, mund t´ma kalojnë edhe mue“. At Gjergj Fishta.

At Bernardin Palaj asht le në Malësi të Dukagjinit, janë ata Male kreshnike që i kanë dhanë jo pak “Ushtarë besnikë Atdheut e Fesë së t’ Parvet t’ vet”.
2 Gusht 1918 At Bernardin Palaj O.F.M., u shugurue Meshtar Françeskan.
Edhe një Dijetar i madh i Shqipnisë që filloi në 1918, me daltue me maje të penës së vet nder Alpet tona “Visaret e Kombit”!
Viti 1944 në Shqipni, per Dijetarët dhe Klerikët Katolik Shqiptar, ka hapë vetem gropa varrimi pa emen, pasnjë shenjë tek koka dhe pa Kryqa.
Pranë Spitalit të Shkodres ishte edhe konvikti “Malet Tona”, një ndertesë që shpejtë u kthye në hetuesi, se i duhej Sigurimit të shtetit me kenë pranë Spitalit per “autopsi” të perditëshme dhe dokumenta vdekjesh fallco.
Ishte viti 1946 kur asht arrestue edhe një shkodranë që per fat ka jetue deri në vitin 1999, kur shumica e Martirëve tanë e kishin mbyllë jeten e vet. Ky ishte Loro Vata, nder Burrat e nderuem Atdhetar dhe i paharrueshem per qendresen nder tortura dhe në vuejtjet e pafund nder kampet e shfarosjes.
Atdhetari Loro Vata ishte burrë i njohun edhe per virtyte tjera jo të pakta.
Njëtjeter vlerë e Loros që ndoshta, nder shumë të tjerë edhe mungonte, ishte saktësia e ruejtjes së ngjarjeve në kujtesen e Tij, që kur fliste të dukej sikur po i lexon ata kujtime në ndonjë ditar sekret personal.
Unë pata fatin e madh me u njoh afer me Loron mbas vitit 1992, kur unë porsa kishe fillue me shkrue per vitet e paharrueshme e të mnershme të diktaturës komuniste dhe “luftës së kllasave” në Shkoder.
Një ditë u takueme rastësisht tek Dugajt’ e Reja, dhe u ulëm me Loron me pi nga një kafe tek klubi poshtë shtëpisë Plevneshve. Loro filloi biseden e Tij nga vitet 1945 dhe 1946, pak ditë mbas arrestimit kur Loro Vata dergohet në hetuesinë tek konvikti “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një hetues katil i njohun i Sigurimit shtetit Shkodres, krimineli Fadil Kapisyzi.
Qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje edhe të arrestuemit tjerë. E mos harroni se ajo hetuesi në Shkoder ishte nder kryesoret nder 26 hetuesitë kriminale. Në krahun tjeter të asaj dhomë Fadili, i kishte vue pranë Loros një zonjë shkodrane, së ciles i kishin pushkatue burrin dhe këte po e torturonin pafaj vetem per me e dënue. Kjo ishte zonja Bedrije Ashikja, e motra e Ahmet Ashikes, që i njoha të dy.
Tregon Loro: Shpesh Bedrijen vinte dhe e merrte hetuesi Dul Rrjolli, dhe e vente me pastrue zyret. Loro po më tregonte per ditët e para të Dhjetorit 1946, kur Bedrija mbasi mora fshisen dhe koven e ujit shkoi tek dhoma e Fadilit me e pastrue zyren e tij. Dy kriminelat, Fadili me Dulin kishin dalë perpara ndertesës dhe po pinin cigare si zakonisht.
Nuk kishin kalue pak minuta mbasi Bedrija po pastronte dhomen e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse… As nuk mund të merrej me mend arsyeja e asaj brime aq të fortë!
Shumë shpejtë nuk vonoi pak kohë dhe mërrijti nga oborri Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti Bedrijen: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro! Moj e poshter.., moj bushter!”, dhe Duli, vazhdoi me e sha, tue e terhjekë rrëshanë Bedrijen, që nuk i ndigjohej fare zani, por tue e sha me fjalorin e njohun të tyne, eci derisa e holli në qeli të saj.
Mërrijti aty prej jashtë edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund Fadili e porositi me nervozitet Bedrijen: “Guxo e tregoi kujt se shka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj ..!” I mbylli deren e iku.
Loro tregoi se atë natë ishe i sigurtë se ata kriminela i pergjojnë, prandej, as nuk i kishte dhanë asnjë sinjal Bedrijes per me marrë vesht shka kishte ngja atëditë, në zyren e torturave të Fadilit, kur kjo po fshinte.
Të nesermen heret më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, Loro, a e di shka ka ngja dje në zyre të hetues Fadilit?” – Unë, i pergjegja jo!
Po në të vertetë, gjatë natës, unë veshtrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapne një gropë në errësinën e natës tek qerrsija, që ishte tek muri i hetuesisë dhe hollen aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët, dhe i pashë mirë kur me lopata e mbuluen me dhe dhe ikën në dhomat e veta.
Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura! Po, se kush mund t’ ishte Ai aq i pafat që me perfundue aty, as nuk i kishte shkue mendja Loros.
Bedrija i kishte tregue Loros, se: “Të dy më porositne që mos me pastrue mbas derës së Fadilit. Unë vetem shikova aty. E shka me pa?
“Gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit u ka mbetë i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë dhe nder duer, e kishin ba si thes në zhgunin e vet ngjyrë kafe. Unë pa dijtë gja, tue pastrue mbasdere, kur e pashë vrrita dhe nga tmerri dhe, më ka ra të fikët…
Ka ardhë Duli dhe më ka hjedhë ujë, e mbas pak kam ardhë në vete. Gjithë diten jam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka!
Një tmerr i vertetë, me e pa Fratin e shkretë ashtu!!”

***

E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me u shkrue si ishte e verteta nga askush! Një Dosje e mbyllun pa shpresë me u tregue e verteta!
Keni “harrue” sa vjet janë ba tue tregue përralla me mbret e tetanoz…
E sa mija e mija Martirë t’ Atdheut janë të mbuluem me përralla e rrena!
HIQNI DORË NGA MASHTRIMET !
Kerkoni me dijtë dhe me tregue të verteten!

Nuk ua hiqni dekoratat “Heronjve” Vrasës dhe Tradhëtarë kriminela!
Ata katila barbar i mbrojnë bijt’ e tyne! I kanë ba si veten e tyne!
E, kur pat pyet Dulin një shok i veti në konfidencë: “Çka po bani në këte popull kështu, o Dul!?”
Duli iu pat pergjegjë: “Kur ishim fëmijë, nder mejtepe, nga Hoxhallarët e patme ndigjue fjalen Zot! Po këta që po rriten që, as nuk e kanë ndigjue as, nuk e dijnë Atë Emen? Mendoni se çka do të bajnë këta mbi këte Popull!”
Koha po i verteton të gjitha parashikimet e tyne!
E ma i keqi parashikim asht mashtrimi dhe rrenat e pafund!
Nuk bahet fjalë vetem per një dijetar Klerik!
Sot Shqipnia asht e mbulueme me Gropa pa Emen!
E perderisa, nuk hapen Dosjet, vazhdojnë msheftësitë e kriminelave!
Vllazen e Motra Shqiptar të vertetë!
Shqipnia asnjëherë pa u hapë Dosjet, nuk ka me pasë “Pajtim Kombtar”!
Të gjitha katastrofat pasuese të gjendjes së sotme të mjerueshme, kanë një burim dhe vetem një: “Mos arritja e Pajtimit Kombtar!”
E ky burim i mershëm po ju sjellë, ato pasoja që po jetojnë Shqiptarët sot!
Virtytet e Atyne Atdhetarëve që dhane jeten per Atdhe nuk mund ti venitni!
Ata nuk ishin as kriminela, as terrorista dhe as barbar të “Pa Atdhe e Fe”!
Ata sakrifikuene gjithshka vetem per një Atdhe të bashkuem, të bukur dhe të ndertuem bash mbi Ata Troje të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe, mbi shtrojen aq të bukur të mbulesës së Nanë Terezes, Aty ku janë perjetësisht Zamakët e Flamurit tonë të shtrenjtë dhe të paprekshem!
Melbourne, 21 Maji 2022


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. XXXII
Zamak i Flamurit…


DON LUIGJ PRENDUSHI
(1896 – 1947)

Një jetë në vorfni tue i sherbye Fesë Katolike dhe Popullit vujtun Shqiptar.
Asht në klerikët model të Shekullit XX, atij shekulli që asnjëherë nuk ka per t’u shlye nga historia e pafund e krimeve ma të shemtueme të komunizmit.
Askush në Botë nuk ka me dijtë asnjëherë atë periudhë të mnershme dhe të panjoftun komuniste, që ka kalue Populli Shqiptar nga viti 1944 e deri me 1991, nen diktaturen barbare të kriminelave vrastar e torturues të pashoq në krejtë Lindjen komuniste, të katilave të pashpirtë Ever Hoxha e Ramiz Alia, dy kriminela fanatikë anadollakë që nuk kanë kopjo n’ asnjë vend. Të dy pa një pikë gjak Shqiptari, dhe që sot vazhdojnë me kenë të paprekun në asnjë drejtim dhe veprim prej “Drejtësisë së Fanatizmit Antikatolik”, po dhe të “nderuem” nga vazhdimsia orientale e “rilindjes” komuniste, e cila ka perjashtue nga “Historia e Popullit Shqiptar” komplet Veriun, tue fillue nga ngjarjet e pashlyeshme të vitit 1911, në Hot me Ded Gjo’ Lulin, dhe tue u mbyllë me “epitetin e gjetun të kryeministrit Edvin Rama–unë jam katolik”, që me veprat e tija të sotme antikombtare e antinjerzore, Shqiptarët persa shekuj me urrejtë jo vetem besimin katolik po, edhe shpellat parahistorike ku kanë jetue para gati dymijë vjetësh Ata, kur Shen Pali shkeli Tokat tona.
Si justifikojnë pasuesit e sotem të “komunistave të rilindur” në Shek. XXI- vllavrasjet e Klerikëve Katolik Shqiptarë, që u kanë zhdukë edhe “Dosjet”?
E nuk flasim per një a po dy Klerikë Katolik, po per disa ku ban pjesë edhe i Ndjeri Don Luigj Prendushi, e pse nuk ka Don Luigji “Dosje”?
– Nuk mund të tregohet e verteta, se jo vetem nuk besohet por, asht dyfishi i krimit ndaj Këtij Kleriku të pafaj që Sigurimi i Shtetit, me firmen e diktatorit barbar e kriminel Ever Hoxha, ka zhdukë deri në vitin 1972, mbi 42.000 Shqiptarë.
Në vitin 1992, një oficer dhe agjent’ i vjeter i
Sigurimit të Shtetit, në Tiranë më ka pyet: “A di me më tregue, a ka të bajnë me Fisin tuej të Prennushve, një Klerik Katolik i quejtun Don Luigj Prendushi?” – Unë ju pergjegja jo!
Kur kam lexue Emnin e Nderuem të Don Luigjit, kam pa jo vetem mbiemnin ndryshej (jo me dy nn, por me nd, Prendushi) e jam interesue per me dijtë edhe Familjen së ciles, i perket Viktima e pafaj e vrame në Maji 1947.
Don Luigj Prendushi asht i biri Pashko Prendushit dhe Luçit Toska. Asht le në Shkoder me 8 Janar 1896, e deri në vitin 1921, ka studjue në Piemonte të Italisë, nga klasa e parë e derisa asht Shugurue meshtar me 12 Mars 1921.
Asht kthye n’ Atdhe dhe ka sherbye në dioqezen e Sapës dhe të Shkodres. Ka sherbye famullitar në fshatrat e Mazrrekut, Nenshatit, Shllakut, Pukës. Në fund ishte në Dush, kur u arrestue si “spijun i Vatikanit”, me idenë e tyne se do ta lidhin me At Mati Prennushin, që ishte i arrestuem në burgun e Kishës së Fretenve në Shkoder. E torturojnë aqsa nuk ka as “Dosje” dhe, e gjykojnë me vdekje, e pushkatohet pa pranue asgja nga akuzat me 24 Janar 1947.
Mbas 46 vjetësh Don Luigj Prendushi u rivorros në Rrëmaji të Shkodres.
Të gjitha të dhanat e sakta të biografisë m’i ka dhanë Dr. Pjeter Pepa, kur i kam kerkue me dijtë se, “kush ishte Ky Klerik dhe pse asht pushkatue?”
Asht e pabesueshme me mendue si janë arrestue, masakrue dhe jo vetem që janë pushkatue të pafajshem njerzit në një qytet me 29.000 banorë si ishte Shkodra aso kohe, po asht vazhdue terrori mbi 47 vjetë, tue u dhunue njeriu prej “luftës së kllasave”, i cilitdo besim kjoftë, vetem si qytetar Shkodranë.
A dihet e saktë shifra e të arrestuemve dhe të pushkatuemve në krahinen e Veriut, deri naltë në Vermosh atë kohë kur terroristi Ever Hoxha, kerkonte me dijtë edhe “vullnetin e tyre të fundit para pushkatimit” në ato krahina?
Jo, jo, nuk dihet se “as nuk duhet me u zanë në gojë ajo shifer e mnershme”, që po të dihej, ose të botohej edhe sot, mbas 32 vjetësh gjoja “të lirë”, besoj plotsisht i bindun se kushedi sa të Rinjë Shkodranë, fillojnë me u kurue per humbje qetësije nervore, e frike të pasherueshme nga arrestimi komunist.
E ajo që asht ma shkatrrimtare e Rinisë Shqiptare asht gjendja mashtruese e sotme, kur “shpresat në ndryshimet politike tek Shqiptarët ishin të mëdha dhe të besueshme”, mbasi ajo që ka ngja tash në Shqipninë e Shek. XXI, nga “mos dënimi i krimeve të komunizmit” nuk ka ngja n’ asnjë vend komunist.
“Përmbysjet” fallco, ndryshimet me trashigimtarët e vet, gënjeshtrat e pa cipë të Presidentave dhe të kryeministrave të pamoral dhe purokomunista, tue u mbështetë tek skandalet dhe korrupsioni me Europen Perëndimore, si dhe siguria e tyne per një grusht “euro”, janë vetem “E ARDHMJA YNË”!
Vllazen e Motra Shqiptarë! Ajo që ka ngja në Shqipni ishte Gjenocid! Janë zhdukë Fise të tana me fëmijë, nipa e sternipa e SOT: Nuk kanë as Vorreza!
Mos e harroni kurr prejardhjen Tuej! Gjaku i derdhun rrëkajë nder Trojet e Atdheut, ju thrret: Rini Shqiptare, je kenë e je, Zamaku i Kastriotit tonë!
Melbourne, 24 Maji 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. XXXIII

Zamak i Flamurit… - DON ANTON MUZAJ
(1921 – 1948)


Ishte nga Kosova, djali i Dedës dhe i Diljes dhe, asht le me 15 Maji 1921. Ata prind kishin edhe kater djelm e një vajzë. Antoni shkollen fillore e ka krye në Prizrend, ndersa shkollen e mesme në Jezuitet e Shkodres.Jetonte pranë Argjipeshkvisë së Shkodres. Argjipeshkvi i Shkodres Imz. Gasper Thaçi tue pa thirrjen e Tij shpirtnore, e dergon per studime teologjike në Romë Itali. Urdhnat e Meshtarisë i merr në Propaganda Fide në Romë në vitin 1945.
Në vitin 1946 kthehet në Shqipni, dhe zevendson Don Tomë Lacaj që ishte në burg i dënuem 101 vjet heqje lirije. Aso kohe Imzot Thaçi ishte arrest në shtëpi, nen kontroll të fortë të Sigurimit komunist. Vdiq krejtë papritmas.
Don Anton Muzaj porsa u emnue pranë Argjipeshkvisë së Shkodres, u pat dyshue nga Sigurimi i shtetit si “Agjent i Vatikanit”, sigurisht pa asnjë fakt.
Per natyrë Don Antoni ishte jo vetem i kulturuem po, dhe shumë i zellshem në kryemjen e detyrave fetare. Aktiviteti i Tij pranë Argjipeshkvisë u mbyll shumë shpejtë edhe pse Sigurimi nuk kishte asnjë fakt, me 2 Maji 1947 tue u nisë vetem nga pervujtnia e Tij dhe zelli meshtarak e arrestojnë, dhe hetimi i bahet në hetuesinë e mnershme të burgut të Kishës së Fretenve Shkoder.
Kujtohet nga bashkvuejtësit e asaj kohë per tortura të tmershme ndaj Tij.
Nuk kam kenë ma shumë se 16 vjeç kur kam pasë rasen me ndigjue nga një grue bashkvuejtëse e Tij, me emnin Ana Daja, që edhe Ajo ka kalue sa muej në heuesinë ma të mnershme të Lindjes komuniste, që ishte kuvendi i madh i Fretenve në Shkoder, e ku nuk ka mbetë asnjë torturë pa u ba mbi njerzit, që kanë pasë rrezikun e zi me hy në duert’ e atyne barbarve të Sigurimit.
Edhe Ajo ishte kenë krejt e re, kur Dulaqet e Asllan Licat e kanë torturue, po në kujtesen e Saj nuk shlyhej kurr shoferi i atij Sigurimi vrasësi Ahmet Suji.
Ky kriminel merrej me intelektualët shkodranë, klerin dhe vajzat e reja.Kur
Klerikët e të gjitha besimeve hynin nder duert e tija, në mos vdisnin në ato tortura që ky ju bante atyne, do të vdisnin mbas pak muejsh që dënoheshin.
Ana tregonte se kishte pa me sytë e vet njëditë Don Antonin, të zhytun deri në fyt në ujin e një shatrivani që ishte në oborrin e kuvendit Fretenve, bash aty ku siper tek muri i kuvendit ishte ora diellore. Nuk i kishte besue syve se atëditë ishte shumë të ftohët dhe, rreth Don Antonit lundronin copa akulli.
Aq i ishin terratisë Anës sytë kur e ka pa Don Antonin, që i dukej sikur nuk ishte i gjallë, mbasi e njifte qyshë perpara si Meshtar i persosun në sherbim të Fesë dhe të Popullit në të gjitha drejtimet. I kishte thanë një rojes: Të lus me shkue e me pa Don Antonin tek shatrivani, se më duket se nuk asht i gjallë! Roja kishte shkue dhe e ka gjetë tue dhanë Shpirtë. Bashkë me një roje tjeter e kanë nxjerrë, e kishin mështjellë me një batani dhe e kanë çue rrëshanë tek dhoma e Tij, mbasi nga të ftohtit nuk i komandonte kambët.
Mbas asaj ditë Ana, nuk e kishte pa ma. Don Antoni ishte keqsue ma shumë dhe nga mungesa e ushqimit. Mosha e re 26 vjeçare ishte thye pergjithmonë nga smundja e randë e tuberkulozit, e Don Antoni vetem i lutej Zotit...
Dosja 1203 (“Tragjedia e Klerit Katolik Vol I , nga Dr. Pjeter Pepa, 2007”)
Në dukje kjo Dosje ka kryesisht hetimet e At Donat Kurtit eDon Mark Hasit. Po, në permbajtjen e saj ajo shpjegon mjaft detaje pse u arrestue dhe si u ba akuza ndaj Don Anton Muzaj, prej hetuesit njoftun të atij sigurimi terrorist, kriminelit Pjerin Kçira. Gjithshka fillon pak kohë para vdekjes së papritun të Imz. Gasper Thaçit dhe, vazhdon me shpikjet e kota të Sigurimit shtetit per Don Anton Muzaj, Don Mark Hasin, At Donat Kurtin dhe të tjerë, që nuk kanë fare lidhje me Don Antonin, po të montuem nga Pjerin Kçira.
Don Anton Muzaj i arrestuem prej datës 2 Maji 1947, në procesin e hetuesit Pjerin Kçira, me daten 27 Nandor 1947 akuzohet: Sikur Don Antoni asht kenë antar i Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, dhe ka punue per me rrëzue pushtetin popullor nepërmjet rinisë shkodrane. Asht organizator kryesor i funeralit Imz. Gasper Thaçit në Shkoder.
Akuza e fundit lidhet edhe me kohen kur Don Antoni asht kenë në Shqipni, ndersa akuzat tjera nuk janë të verteta se Don Antoni, deri në 1946 asht kenë n’ Itali. Don Antoni akuzohet edhe per Letrat e Papës, kohë në të cilen as atëherë nuk ishte fare në Shqipni. Don Antoni nuk pranon as akuzen që i ban hetuesi Pjerin Kçira, se gjoja Ky klerik ka shty rininë shkodrane me ikë prej shkollave, per me marrë pjesë në funeralin e madh të Argjipeshkvit.
Në fund Dosja mbyllet me akuzen fallco se: “Çlirimin e vendit e ka pritë keq. Ka derdhur vrerë kunder reformave të pushtetit popullor dhe, se ka punuar gjithnjë sipas udhëzimeve që i jepte Ipeshkvi Thaçi. Në hetuesi ka rezistuar.
Mundohet të largojë veten nga përgjegjësia. Dosja mbyllet me ketë fund:
“ELEMENT BESNIK I VIJËS SË TRADHËTISË”! (Hetuesi Pjerin Kçira).
Hetimet e grupit kanë vazhdue edhe perdisa muej të tjera, mbasi sejcili nuk binte dakord me shpifjet që Sigurimi i shtetit u mundonte me i ngarkue të gjithë grupit klerikëve, edhe pse vetë hetuesit ishin të bindun në pafajsi.
Edhe pse gjendja shndetsore e Don Anton Muzaj tashti ishte randue shumë kryesisht nga mosmjekimi i tuberkulozit dhe mungesa e ushqimit, hetuesia vazhdonte me kambngulje me gjetë rrethana të reja per me e akuzue Ate.
Njëditë, gjoja se po e ndihmojmë Don Antonin, tue i dhane mundësinë që me shkue me jetue “i lirë”, i krijuene kushte jetese në një dhomë që ishte pa dysheme dhe pertokë pranë Kishës Kathedrale, mbasi Argjipeshkvija ishte e zanun me disa familje oficerash sigurimi. Aty qendroi derisa njëditë vdiq.
Don Anton Muzaj vdiq në vetmi në vitin 1948. Policia e Sigurimit shtetit e mori dhe e vorrosi në një Gropë paemen dhe në një vend të mësheftë.
Askush nuk u lejue me marrë pjesë në vorrimin e Atij Kleriku të pafajshem.
E ndoshta, sot që unë po e kujtoj per vdekjen e Tij jo vetem të vetmueme, po edhe në mjerim të plotë, pa pasë pranë një njeri me i dhanë një gotë ujë, jam i sigurt se pak kush beson se,“shka ka ba antishqiptari mbi Shqiptarin”!
E pra, edhe i Pafajshem po, por edhe i smurë e pa ushqim dhe as mjekime...
E i shtrimë pertokë, me sy kah qielli vetem thonte: “Zot bane mirë!”.
Në kujtimet e Saja Ana Daja shkruen: “Me Don Anton Muzaj, vetem një mur tullash na i ndante qelitë tona. Ndigjojshe me tmerr britmate Tij. E lenin me orë të tana në kambë derisa i binte të fikët. Mandej e lagshin me ujë. Dhe prap tortura. Shpeshë herë më thonte: “Unë nuk dal gjallë, po t’ jeshë ti Ana dishmitare, se po vdes vetem per Fenë e Krishtit!”
Vdiq si rrjedhojë e torturave mbas pak javësh në moshen 28 vjeçar.”
Vdiq 28 vjeç! Ishte në moshen ma të bukur të jetës...
Po, po, me bindje të plotë se po vdiste per Idealin e Tij të Shenjtë: “Per Fenë e Krishtit!”. E pra, pa e fillue mirë detyren që i kishte vue Vedit,mbylli jeten.
Sa larg asht sot Rinia Shqiptare, prej Atyne Shkambijve të Pathyeshem!
E perditë e ma larg po shkon, per mos me u kthye kurrma!
Vuejtjet dhe sakrificat e Klerikve katolik të kalueme në Sigurimin e shtetit komunist, duhet t’ Ju rikujtohen kur bahet fjalë per “rilindjen komuniste”.
Mos harroni asnjëherë se aty ku, nuk janë prekë as me pupul diktatorët dhe terroristat e pashpirtë të atij pushteti kriminal, bijt’ e tyne sot janë gati me persëritë historinë e tmershme që ka kalue Populli Shqiptar per 47 vjet!
Diktatorët lindin dhe vdesin tue pi Gjakun e Popullit të vet të Pafajshem!
Po, as bijtë e tyne nuk i lanë asgja mangut, e mos harroni se shpesh këta, ua kalojnë dhe sterkalojnë edhe krimeve të prindve të tyne të shemtueme.
***

Sot perkujtojmë me dhimbje të madhe një vdekje shumë të randë!
Një djalë i rij dhe i pafajshem, masakrohet nga Sigurimi shtetit komunist.
Rreshtohet me Martirët e Pavdekshem të Popullit Shqiptar.
Po, njëditë, Mikun e vet Rinia Shqiptare, do ta rreshtojnë me dhimbje me
Zamakët e freskët të Flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Melbourne, 27 Maji 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. XXXIV.
Zamak i Flamurit…

DON NIKOLL SHELQETI

(1892 – 1948)

Nikoll Shelqeti asht le në Shelqet pranë Vaut Dejës, me 31 Tetor 1892 nga prindët Hilë e Diela Shelqeti. Mbas mësimeve të para që mori në Shkoder, per me plotsue atë deshirë Shpirtnore që kishte qyshë fëmij, vazhdoi dhe perfundoi studimet teologjike me rezultate të shkelqyeshme në një prej Universiteteve teologjike t’ Austrisë. Mbasi asht kthye në Atdhe ka sherbye si meshtar në fshatrat e Zadrimës, ku ka lanë nder ato zona kujtimet ma të mira si mësues shpirtnuer i perkushtuem. Me sjelljen e Tij meshtarake plotson të gjitha kushtet e arrestimit dhe, Sigurimi i shtetit komunist nuk i kursen prangat as per Don Nikollin me 20-XII-1946. E sjellin edhe Don Nikollin me vazhdue hetuesinë në qendren e torturave të burgut Kishës së Fretenve, në qytetin e Shkodres. Asht viti i terrorit 1946, kur Shqiptarët të nenshtruem nga diktatura e pergjakëshme komuniste, po provonin ata tmere që as nuk i kishin ndigjue as lexue gjithë jeten e tyne.
Jo ma pak se të tjerët klerikë katolik masakrohet edhe Don Nikoll Shelqeti.
Asht krejtësisht i pafajshem po, dhe aq burrnor sa nuk pranon asnjë akuzë. Nga dita e parë e arrestimit në vitin 1946 dhe, deri në Janarin e vitit 1948 nuk ju ndane njëditë hetimet dhe torturat ku ishin ma të mnershmet.
Në Janarin e 1948, edhe Don Nikoll Shelqeti akuzohet me grupin e klerikve katolik, që kryesohej nga Prelatët Imzot Frano Gjini, Imz. Nikoll Deda dhe Provinçiali i Fretenve At Mati Prennushi, edhe pse Don Nikolli nuk kishte me Ata asnjë lidhje n’ akuza. Mjaftonte vetem Veladoni per të gjitha akuzat!
Kenja klerik katolik i nderuem e perfshinë dhe këte në Dosjen 1302/I- 1948.
Po persëris se: Proçesët e bame ndër gjyqet e hapuna të Shkodrës janë dëshmi e mirë dhe mbahën mend nga qytetarët, por proçesët e “mbylluna”, që sot edhe ato janë të hapuna dhe publike, për fat të keq, dëshmojnë se shumë vetë atëherë, kanë mendue se komunizmi asht i “përjetëshëm” dhe asnjëherë, nuk kanë mendue se do të dalë në shesh e vërteta e vëprimeve të tyne. E tue lexue disa pjesë të asaj Dosje, edhe sot mbas 80 vjetësh nuk gjej asnjë arsye as shkak bindës,“pse u dënue me këte grup edhe Don Nikolli?!”
Shkaku i vertetë sigurisht që dihet, po faktet e mavonshme tregojnë saktë se, me sa djallzi vepronte Sigurimi i shtetit kriminal shqiptar nder kushtet e asaj kohë, “per me zhdukë nga faqja e dheut Klerikët katolik të Pafajshem”.
Në Dosje shenohet kjo thanje në gjyqin e mbyllun të Tij në mensë në kuvend të fretenve: “I pandehuri Dom Nikoll Shelqeti tha: Para Përendis’ e robit nuk jam per një dënim të tillë se s’kam ba gja, por përkundrazi njerëzve të Lëvizjes N.Çl., i kam udhëheq e ndihmue dhe u kam predikue në favor të qeverisë.” Dhe, në mbyllje të gjyqit shenohet edhe vendimi i dhanun:
8.Dom Nikoll Shelqeti, i biri Hlës dhe i Dilës, vjec 55, i pa martuar, i pa dënuar, i varfer, ka mbaruar Theologjinë dhe fillosofinë në Austri, me profesjon prift e famullitar, lindur në Shelqet, i reshtuar me dt. 20/XII/46.
Per të pandehurit: Dom Nikoll Shelqeti, dënohet me 3 vjet privim lirie e punë të detyruar. Të dënumëve u ngarkohen 162 lek shpenzime gjyqi. Ky vendim i referohet Gjykates Naltë Ushtarake per aprovim persa u perket të dënumve me vdekje, kurse per të tjerët mundet të bëhet ankim po në Gjykatën e Naltë Ushtarake brenda tetë ditve nga data 8/I/1948, që u shpall vendim. Shkoder, me 8/I/1948.” Gjithshka shumë e kjartë.
Gjykata e naltë e Tiranës nuk bani asnjë ndryshim në vendimin e dhanun nga Gjykata ushtarake e Shkodres. Mbas pak ditësh Don Nikolli, u dergue me vazhdue dënimin në kampin e shfarosjes së Bedenit të Kavajës.
Atje Don Nikolli ju bashkue grupit të burgosunve Klerikë katolik, që ishin në atë kamp per të cilin asht shkrue dhe do të shkruhet edhe ma vonë, por e verteta e saktë e vujtjeve, torturave, urisë dhe mënyrave të shfarosjes që ju janë ba të burgosunve në kampin e shfarosjes së Bedenit, jo vetem nuk asht shkrue plotsisht, po asht e vështirë me pranue se do të shkruhet ma vonë.
Jemi para një fakti: Don Nikoll Shelqeti doli në punë me të gjithë të tjerët dhe pa asnjë ankesë shëndeti, mori lopaten dhe vazhdoi me punue normen.
Nga llomi dhe balta e ngjitun per këpucë, Don Nikollit i rrëshqiti kamba dhe u rrëzue në kanalin që po hapej nga të burgosunit. Nuk kje askush aty afer per me e ndimue me u ngritë nga balta e ngjeshun me lopata. U gjetën aty vetem policët e kampit të cillët jo vetem nuk e ndihmuene, po e zhyten edhe ma keq në baltë, tue i marrë edhe jeten Priftit të pafajshem...
Don Nikoll Shelqeti, që u dënue “3 vjet burg heqje lirije”, e nuk doli kurrma nga hekrat rrethues të burgut. Po, sa u ba numri i të burgosunve të zhdukun të “Pafajshem” që përfunduen n’ Gropa paemen, e nuk dihet as ku kalben Ata Shqiptar fatzezë? As s’ ka me u dijtë asnjëherë as vendi vorrosjes Tyne!
Moti i mirë shifet në mengjes! Janë bijtë e tyne ata që drejtojnë Shqipninë.
Na vetem kujtojmë Zamakët e Flamurit Kastriotit Skenderbeut!
Melbourne, 30-Maji-2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 35.
Zamak i Flamurit…

PAFAJSIA E “VONUEME” E
DON EJELL KOVAÇI

(1920 – 1958)

Image


“GJURMËT TË ÇOJNË NË... SIGURIMIN E SHTETIT KOMUNIST” Nga libri F.R. 2010.

Nuk e kuptonim thanjen: “Koha kalon e me te kalojmë edhe na...”, mbasi na dukej se hagrepët e sahatit kishin mbetë në një vend, të dy kishin ra tek nr. 6.00. Mbasi njerzit çoheshin në mengjez në oren 02.00 dhe vraponin me shishe në dorë në rradhat e qumështit, dhe vetëm atëherë, kur vlohej kilja e qumështit, na dukej se u krye detyra e madhe me fëmijë, po kur vinte dreka prap hapej kapitulli i pafund i telasheve të darkës. Monotonia na kishte pushtue të gjithve, mendja vetem rrinte tek grazhdi, si kafshve sepse, secili mendonte vetëm “çka do të hamë!?”
Ecjet, shkuemjet në punë e kthimi në shtëpi, na kishin kthye në kenje të kota dhe të pakuptueshme, tue persëritë të njajten thanje me ata që përshëndeteshim sa herë na qitte rruga përballë njenitjetrit. Edhe pse kishte rasë që një fëtyrë për disa kohë zhdukej, as kjo nuk na binte në sy, aqsa, shpeshë mund të na e kujtonte “mungesen” vetëm ndonjë leter me shirita të zezë që vendosej ndër shtylla të rrugave kryesore.
Deri në vitin 1951 edhe Kleri Katolik vazhdoi qendresen e vet tue mos u pajtue me politiken komuniste të qeverisë shqiptare, e cila ka punue vazhdimisht për shkëputjen e Klerit Katolik nga Vatikani, gja që do të sillte si pasojë edhe shkëputjen shpirtnore nga Europa, mbasi Kisha Katolike në Shqipni ishte kështjella e fundit që vazhdonte lidhjet me Përendimin dhe, duhet pranue se nuk kishte tashma asnjë institucion tjetër që nuk pajtohej me politiken qeverisë. Mardhanjet me Anglinë e Shtetet e Bashkueme ishin ndërpre që në 1946. Italia dhe Franca ishin ma shumë të lidhuna me interesat e komunistëve sesa me prirjen që të ruenin lidhjet tona me Europën Përendimore.
Në vitin 1950, Kleri Katolik Shqiptar asht i vetmi në Shqipni që ka kundërshtue Projekt Statutin e Kishës Katolike në Shqipni, që i ofroi për aprovim qeveria komuniste e Ever Hoxhës, simbas udhzimeve të qeverisë sovjetike të drejtueme nga diktatori Stalin. Besimet tjera janë pajtue me Statutet e tyne që i afronin edhe ma shumë me Lindjen.
Nga Kisha Orthodokse Shqiptare, ishte i vetmi Peshkopi Kristofor Kissi, që kundërshtoi humbjen e Pavarsisë së Kishës Orthodokse, të shpallun nga vetë ata, prandej, për këte Peshkopi Kissi, u pushkatue (apo u helmue) mbasi Ai nuk ishte dakord që Shqipnia me u shkëputë përfundimisht nga Europa. Por, duhet theksue se Peshkopi Kissi ishte shumë ma afer me Kishen Katolike se me Kishen Orthodokse Sllave Ruse dhe, pikërisht, ky fakt asht ai që Peshkopin Kissi e çoi në zhdukje!
Mbledhjet janë zhvillue në Argjipeshkvinë Metropolitane të Shkodres, tue u zbatue me shumë rigorozitet rregullat e parashikueme nga kleri, të cilin aso kohe e drejtonte Ipeshkvi i Pultit, i vetmi i mbetun gjallë në Shqipni mbas zhdukjes së Prelatve të tjerë, tue përfshi me ta edhe Regjentin e vetem të Delegacionit Apostolik në Shqipni, Imzot Frano Gjinin, ish Abat i Mirditës, pushkatue me 11 Mars 1948. Sherbimet e Famullitarit të Shkodres i kryente Don Ernesto Çoba.
Mbas vitit 1995, ma i sakti klerik që kam bisedue me Te, asht kenë një nga protagonistët kryesor të atyne ngjarjeve At Konrrad Gjolaj OFM., që jo vetëm ka kenë prezent në dy mbledhjet e para deri në korrikun e 1950, po, edhe dinte edhe ngjarjet pasuese me imtësi e saktësi, të cilat Ai i ka shkrue në librin e Tij “Çinarët”, po ishte pikërisht edhe një nga Ata pak klerikë të nderuem që, nuk ka pranue me vue firmen e Tij në atë dokument që të tjerët kanë aprovue me 26 qershor 1951. Tjerë përsona që kanë shkrue e vazhdojnë me shkrue edhe sot, tue mos pasë kenë fare prezent në zhvillimin e atyne ngjarjeve, shpesh tue i transformue e pse jo, edhe tue i deformue me ndonjë qellim jo të mirë. E, kështu, si mue mos harroni se i ka ngja shumë e shumë përsonave, tue përfshi edhe Ata Atdhetarë të Nderuem, për të cilët kanë shkrue spijunët e sigurimit, pseudoshkrimtarët servil, Rakip Beqja, Jup Kastrati, Viron Koka, Skender Drini, Ilo Bodeci etj.
At Gjolaj, françeskan i njohun në Shkoder, me një kujtesë për t’u admirue shpjegonte me fakte zhvillimin dramatik të atyne ngjarjeve të vitëve 1950 që, ma vonë u bane shkak pushkatimi të klerikve që nuk ishin dakord me nënshkrimin e Statuti të paraqitun nga qeveria.
Asht fakt se Don Kolec Prennushi nuk iu frigue vdekjes nga komunistët. Për këte fakt në librin “Çinarët”, At Konrrad Gjolaj, që ishte i pranishëm vetëm ndër dy mbledhjet e para të bame në Argjipeshkvinë e Shkodres, shkruen në faqe 125: “Don Koleci tha: Këta do të na kërcënojnë se do të mbyllim Kishat tueja, në kjoftë se nuk e aprovoni këte Projekt Statut, kështu si asht këtu. Ky Projekt nuk duhet aprovue prej nesh, se edhe mbas aprovimit të tij këta kanë me i mbyllë Kishat prapseprap. Jam i sigurt se do t’ na thonë se, do t’ ju vrasim, por asht ma mirë me e ba shka kanë ndër mend sot, se ma vonë. Le të na vrasin ma mirë sot me faqe të bardhë, se me firmue dhe, nesër, prap kanë me na mbytë, por na do të vdesim me faqe të zezë. E, nuk duhet me harrue se me këta, na jemi hupë se hupë. Komunistat kështu kanë ba ku kanë marrë pushtetin, në Rusi, Spanjë e kudo. Na nuk jemi të parët që po i njohim se kush janë. Këta janë gjithkund njësoj!Unë do të qendroj në këta mendime, fjalë tjetër s’ kam!Zgjedhja e ipeshkvijve nga qeveria, asht shkatrrim i Kishës.”
Ndërsa, për ata që shkruejnë pa baza për atë kohë dhe ngjarjet e atyne vitëve At Konrradi, thonte: “Shkruejn për Statutin e Kishës, ashtu si për Pjerin Kçirën, që gjoja ka kerkue prift, si me pas kenë aty me te, kur, asnjeni nga ata që shkruejn për këte punë jo, vetëm, nuk janë kenë të arrestuem në hetuesi me Pjerinin, po, njeni prej tyne aso kohe as nuk ka kenë fare në burg.”.
Çeshtja thëmelore mbi të cilën bazohej ky kundërshtim i “Projekt Statutit të Kishës” nga Kleri Katolik Shqiptar ishte siç, më ka shpjegue At Konrradi, nga argumentët e paraqituna prej Don Kolec Prennushit, se: “Kisha Katolike nuk mund të jetë kurr nacionale, ndonse, Ajo nuk asht kundër nacionalizmit. Ajo s’ pranon asnjëherë identifikimin e Fesë me Kombin. Në pamjen e tyne kristjane dhe teologjike ky identifikim asht i papranueshem dhe jashta kohe, sëpse, Feja do të shndrrohej në ideologji, që nuk asht tjetër veçse tjetërsim i Dogmave të Vërteta të Kishës sonë Katolike dhe Apostolike, Dogma të cilat, asnjëherë nuk janë kundër dashnisë që besimtarët Shqiptarë kanë për nacionalen e tyne.”.
Qendrimi i Tij u mbështet edhe nga Don Dedë Malaj, Don Ejëll Kovaçi dhe At Konrrad Gjolaj, të cilët, me 26 qershor 1951, kur të gjithë Klerikët tjerë shkuen e nënshkruen “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, emnat e nderuem të tre klerikve të sipërpërmendun nuk shkuen fare në mbledhje dhe, as ma vonë nuk pranuen me e nënshkrue atë Statut.
Në faqe 127, At Gjolaj shenon: “Fjala e Don Dedë Malaj ra si të binte rrfeja, kur nguli kambë që as mos të pranojmë me diskutue ma për shkëputje me Papën dhe emnime ipeshkvijsh nga Qeveria e Tiranës. Po të pranojmë këte, tha Don Deda na kemi mbarue si mos ma keq. Kush mendon ndryshej le të flasë.
U përpilue një leter në katër kopje, e u firmue prej të gjithve:
“Na nuk aprovojmë as Projekt as Statut, ku shkëputemi prej Vatikanit dhe ku shkelen Dogmat e Fesë dhe të Kishës Katolike.” Kjo iu drejtue Degës së Punëve të Mbrendshme në Shkoder, Kryeministrisë Tiranë, Ministrisë së Punëve të Mbrendshme Tiranë, dhe një Argjipeshkvija Shkoder.
U ngarkuen me dorzue letrat: Don Zef Bici, At Filip Mazrreku, Don Mark Dushi dhe At Rrok Gurashi.
Pritej përgjegja e kësaj letre që nuk erdhi asnjëherë.”
Po, përsërisë edhe njëherë, se nuk jam aspak dakord me vue në kandarin e këtyne përsonave “asnjë” nga ata që kanë ba kjoftë edhe tri ditë hetime në sigurimin komunist, ku njerzit kanë pranue akuza të paimagjinueshme prej nesh që, nuk e kemi provue dajakun apo torturen deri në shpërbamjen e plotë si “njeri”, mbasi nuk duhet harrue se mbrenda rrobave të një oficeri të sigurimit ishte e ndryeme: Urrejtja klasore, urrejtja fetare, urrejtja krahinore, smira e kulturës, smira e edukatës familjare, ishte inferioriteti i njohtun i çobanit të dhenve ndaj një profesori apo kleriku universitar, ishte padija shekullore e një fshatari lab përballë një profesori deputet që edhe kishte luftue kundër fashizmit me pushkë në dorë, siç ishte i Ndjeri Prof. Kolë Prela apo Prof. Prenkë Kaçinari e Arshi Pipa, që vinin me një bagazhë kulture nga universitetet ma të njohuna të Europës Përendimore.
Ishte një “gjeneral” injorant si Ever Hoxha, që donte me zhdukë të gjithë oficerat që kishin mbarue Akademitë ushtarake ndër vende të njohuna t’Europës por, që duheshin pushkatue se nuk u bane spijunët e tij.
E, mos harroni se edhe kishte nga ata oficerë sigurimi që arrestonin një qytetar shkodranë, për me shkue në darkë dhe me i plaçkitë kostumin që kishte pasë të veshun paradreke apo butonat e arit, kur spijuni po i priste fletë – arrestin, siç kanë veprue vagabondët e sigurimit me të ndjerin Kolë Kurti, një të djelë të zezë tek Kafja e Madhe në Shkoder.
Bana një shkëputje, mbasi për fatin e keq këta njerëz u ndodhën edhe në gjiun e klerit katolik, të cilët, u ndanë si shapi nga sheqeri me rastin e diskutimit të Projektit të Statutit, dhe përfundimisht mbetën në ata pozita deri në vdekjen e tyne. Siç, thonte At Gjolaj: “Kush u thye u thye po, nuk u përkul, ndërsa, kush u përkul e pagoi ma shtrejtë se ai që u thye, mbasi vërtetë vonuen me e pague përkuljen por, kur e paguen shkuene me krye si Ata që u thyen po, këta shkuen me faqe të zezë.”
Do të shpjegoj një fakt me të cilin u njohta në vitin 1996.
Me datën 31 korrik 1951, “u shpall nga Qeveria e Tiranës në gazetat kryesore se, Kleri Katolik ka aprovue “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” të cilin, e ka aprovue edhe Kuvendi Popullor.
Në librin “Çinarët”, At Gjolaj shkruen: “Desht me më ra pika kur doli një ditë në gazetë, se u aprovue “Statuti i Kishës Katolike Shqiptare”.
Në të vërtetë Qeveria bani lëshime të mëdha po, as unë, as Don Deda, nuk kishim besim tek ajo Qeveri, prandej edhe nuk e firmueme asnjeni.
Nuk e kishte firmue as Don Ejëll Kovaçi.” (fq. 127)
Në vitin 1950, qeveria komuniste e Tiranës, ban përpjekjën e dytë për shkëputjen e Kishës Katolike nga Vatikani. Këte herë asht Don Kolec Prennushi, Don Dedë Malaj, Don Ejëll Kovaçi, Don Jakë Gazulli, At Marin Sirdani, At Konrrad Gjolaj, Don Ndre Lufi dhe të tjerë, që kundërshtojnë “Projekt – Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, i cili, u aprovue vetëm në vitin 1951.
Don Nikoll Sheldija nuk shkon as Ky në mbledhje për shkak të gjendjes së randë shndetsore, gja që solli në Marsin e 1952 vdekjen e Tij.
Ky nuk firmoi Statutin, as kur ia derguen në shtëpi. Për këte veper “armiqsore” me që ishte varrosë në Kishen Monumentale të Vaut të Dejës, kur anadollaku Fadil Ymeri i vuni dinamitin asaj Kishë dhe e holli në erë në 1967, shkatrroi edhe vorrin e Don Nikollit, i cili humbi me afreskit e Kishës.
Don Marjan Arta asht ndër Martirët e Mëdhaj që propagandoi mos firmimin e Statutit, për këte sigurimi i friguem se mos pengon të tjerët me firmue, e arreston me datën 26 mars 1951 dhe si gjithnjë, përpilon akuza false dhe, e dënon me 15 vjet burg e punë të detyrueme. Mbas lirimit nga burgu, një mik i Tij, i besimit Musliman në Vlonë, e mbajti Don Marjanin në shtëpi derisa vdiq në vitin 1986. Ky qendrim i Atij Burri vlonjat duhet njohtë dhe respektue, mbasi po në Vlonë, në vitin 1967 nuk u mbyll as kuvendi i Motrave Stigmatine, e kjo vepër e Popullit Vlonës pason shumë të tjera, që ndokush do me i harrue kur në gjithë anët e Shqipnisë, Motrat u nxoren jashta kuvendeve që në vitin 1946 dhe u shkatrruen me thëmel edhe shkollat e Tyne.
Don Dedë Malaj, At Konrrad Gjolaj dhe Don Ejëll Kovaçi janë konsiderue si kundërshtarë të nënshkrimit të Statutit që në ditën e parë të firmosjes nga pjesa e tjetër e klerit me datën 26 qershor 1951.
Publikimi i firmosjes së Statutit u ba vetëm mbas dekretit për aprovimin e “Statutit të Kishës Katolike Shqiptare”, nga Presidiumi i Kuvendi Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, në Tiranë, me datën 30 korrik 1951, dekretligji nr. 743, i nënshkruem nga Kryetari Dr. Omer Nishani dhe sekretari Sami Baholli (d.v.).
Gazeta “Zeri i Popullit” ishte e para që botoi njoftimin dhe vuni në fletët e saja tekstin e plotë të Statuti, ku nuk mungonin as komentet e gazetarve për këte “fitore” të arritun nga partia komuniste e kryesisht nga antikatoliku i “betuar” E. Hoxha me pasuesit e tij anadollakë.
Por, duhët theksue se edhe nga Këta Meshtarë dolën Martirë, si: Don Mikel Beltoja e Don Marin Shkurti, që u torturuen dhe u pushkatuen, tue thirrë: “Rrnoftë Kisha Katolike Shqiptare, rrnoftë Krishti Mbret”.
Shteti komunist gjenë shkak me arrestue Don Simon Jubanin, por në të njajtën kohë helmatisë dhe zhdukë vëllaun e tij Don Lazrin, edhe Ai klerik i Nderuem e, kështu, vepron me klerikun e nderuem Don Matish Lisna, të cilin e mbyti në moshën 34 vjeçare, vetëm se fjala e Tij nga predikatoria arriti me joshë dhe me afrue pranë Kishës së Madhe, qindra e mijra të rijë t’etshem me mësue të vërteten e Ungjillit.
Njëkohsisht me veprimet e tyne të mëshfta e djallëzore, sigurimi zbulon edhe fëtyren e vet të vërtetë terroriste, të cilën, e tregon simbas rastit dhe momentit politik që i dikton si gjithnjë byroja politike e PPSh.
Ma parë se me kalue në tjera fakte për katilin mizor e anadollak “shokun” Ever Hoxha, mendoj me ba një skjarim të fjalës së shpallun nga ai vet, se: “jam anadollak!”, pra, jo, e vume me qellim të keq ose e krijueme apo e sajueme nga të tjerët, në emnin e tij, emen i cili, siç, thotë Populli: “Mos kjoftë përmendë ma!” Ai asht i pari “drejtues” i shtetit shqiptar që mbas vitit 1912, i ka qendrue besnik parimeve të Haxhi Qamilit, të cilin e kemi edhe sot në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, të botuem nga Akademia e Shkencave në Tiranë në 1985, nën kujdesin e Ramiz Alisë,edhe ky, mbasardhës i denjë i Haxhi Qamilit dhe Haxhi Lleshit.
Me rasën e festës së 28 Nandorit 1912, që po përkujtohej në Vlonë, në vitin 1962, me paturpësinë ma të madhe në banketin e madh të shtruem për nderë të Luftarve të Lirisë dhe të Pavarsisë në Vlonë, ku kishte gjallë ende edhe nga Luftarët Trima të Malësisë së Veriut, si zonja e nderueme e Malësisë së Hotit Norë Kolja, e reja Dedë Gjo’Lulit, e cila më ka tregue vetë Ajo, kur po punonim portretin e Saj në Shtëpinë e Kulturës në Shkoder, pak ditë mbasi ishte kthye nga Vlona, se “i madhi” atje kishte thanë tue kenë në krye të sofres se “ne jemi vëllezër gjaku me turqit”, shprehje e cila u pasue edhe nga trashigimtarët e fronit tij deri tek “demokratët”, kur burrnisht dhe pa ndrojtje zotni Mark Bregu nga Shkodra, u dha këtyne anadollakve përgjegjen e meritueme në shtyp.
Asht e vertetë se turqit edhe kanë dhunue gra e vajza shqiptare, asht e vërtetë se kanë lanë edhe trashigmtarë këtu. Asht e vërtetë se edhe Ever Hoxha asht djali i bylykbashit të Gjinokastres, dhe jo i burrit të nanës së tij, por si duket në 1908 kur e ka lindë e ama, bylykbashi paska kenë turk anadollit e, kjo gja, vërtetohet nga vetë Enver Hoxha, që “vëllezërit e vet” i ka turq nga Anadolli, ashtu si Ramiz Alia etj., që e kanë për “nder” me kenë në krye të shtetit shqiptar, si pasues të turqve anadollakë, me “vëllazen dhe motra” në Turqi e gjithkah deri në Bosnje, përveç se Shqiptarë, jo!
Të ishin të tillë vetem për emen gjysma e së keqes, po për fatin e keq të tonin, këta anadollakë sot nuk janë të tillë vetëm se i përkasin besimit musliman, (se, besimin këta nuk e njohin) por janë pasues të pandreqshëm të trashigimisë së gjakut, zakoneve, veseve dhe fanatizmit të pushtuesve dhe robnuesve turq të Anadollit.
Prandej, lufta e Ever Hoxhës kundër Atdhetarëve, intelektualve, Klerit Katolik dhe popullsisë së Shqipnisë Veriut, asht kenë e pandërpreme asnjëherë, po ajo luftë për zhdukjen e Tyne ka pasë ndryshime “maskash” nga sigurimi i shtetit që realizonte planet djallzore me veprat e veta.
I kishte kalue koha agjitacionit e propagandës kundër pushtetit.
Burgjet tona vazhdonin me kenë plot e përplot me “armiqtë e popullit”, që ma shumë vdisnin aty nga lodhja, sëmundjet dhe urija, sesa liroheshin kur plotësonin dënimet e randa e të pafund.
Ndër kampet e të interrnuemve nuk kishte asnjë “lëvizje” gja, që, ua kishte fshi përgjithmonë Atyne familjeve shpresën se ndonjëherë mund të rikthehën ndër votrat apo kullat e shkretnueme të vetat.
Atëherë, mendja e çthurun duhet të mendonte tjera variante për luftën kundër Klerit Katolik, që kishte mbetë tashma e vetmja “opozitë” e ditun që nuk pranonte shkëputjen përfundimtare të Shqipnisë nga Europa. A ishte i knaqun katili Enver Hoxha me 64 firma të dhunueme të Klerit Katolik, kur dihej se edhe ma shumë se 35 vetë prej tyne kishin firmue Statutin e Kishës nga frika se jo, nga bindja e tyne? Sigurimi i shtetit nuk e kishte krye “si duhet” detyren e vet që i kishte ngarkue partia!
Shqipnia ishte edhe ajo një “republikë popullore” jo në nivelin e shteteve tjera të Europës Lindore, por “aty afër”, mbasi këte e pat shpreh pasardhësi i tij Nikita S. Hrushovi, kur erdhi në Tiranë, në 1959 dhe, tha në aeroportin e Rinasit, se: “Këtu, mund të flitet me kapelë në kokë, se ju, jeni popull musliman.” E, udhëheqsit tonë u “gajasën së qeshuri”.
Kështu filloi arratisja e tyne masive dhe shpartallimi i Malësive tona në të gjitha drejtimet, sëpse, Malësori, tue u ndodhë para vorfnisë dhe presionit të sigurimit, filloi me humbë edhe Ato tradita që i kishte ruejtë ndër shekuj. Kjo ishte “fitoria” ma e madhe e shovenistve komunist sllav në krejtë historinë e tyne të luftave kundër të drejtave për vetvendosje të Popullit Shqiptar! Braktisja e Atdheut dhe e Trojeve të Tyne nga Malësorët e Veriut, asht kenë dhe vazhdon me kenë edhe sot rrenimi kombëtar i Shqipnisë Europjane! A ka turp ma të madh sot për Shqiptarët, Presidentin e Shqipnisë, Kryeministrin e saj dhe Kuvendin Popullor, që vazhdon të drejtohet ende nga një “Haxhi Llesh” me fustan modern?
Në vitët 1957 – 58 edhe na si majmunat e “kampit” socialist, e dënueme kultin e Stalinit, madje, zbutëm edhe qendrimin ndaj fqinjve, tue mos vue gojë në politiken e Titos, mikut të vjeter të komunistëve tonë!
Mungesa e gjyqeve politike kundër Klerit Katolik në Shqipni aty nga vitët 1952 e deri kah vitët 1957, filloi me krijue në popull idenë e njëfarë ndryshimi të kursit diktatorial të komunizmit edhe tek na, si në vendet tjera të Europës Lindore.
Me këta ndryshime a mund të pajtohej diktatori Ever Hoxha?
Me pranue ky ata ndryshime që po banin të tjerët, a i mbushej këtij rradakja, se njëditë mundet me humbë postin e bashkë me te kolltukun përsonal, për të cilin ky vriste edhe djalin e vet?
Mund të mendohet se këto bisha që nuk mund të jetonin pa pi gjak klerikësh të pajtoheshin me ata “ndryshime” që po ngjanin në vendet tjera të Europës Lindore, që as nuk mund të krahasohet diktatura komuniste e tyne me ate që bante tek ne sigurimi i shtetit i Ever Hoxhës? Sikur të ngjante kjo, komunizmi do të ishte në grahmat e fundit, ai do të vdiste që në vitin 1953, njëheresh me Stalinin. Po kjo nuk mund të ngjante se diktatura ishte e pashoqe edhe pa Stalinin.

DOSJA E NJË 38 VJEÇARI NR. 2229


Qelëz Pukë, 1958.

Asht një fshat që komunistët në vitin 1958 kanë mendue si e si me e shnderue, me ia marrë fëtyrën atyne fshatarve të vorfën. Toka e vjeter e Atyne Burrave të Pukës, që kanë mujtë me pasue Fisin e Madh të Mirakajve, asht një Tokë e Bekueme nga vetë Dora e Zotit, mbasi po t’ishin të mallkuem, me sa qindra vetë janë vra, interrnue e masakrue nga komunistët në ato krahina, apo vetëm në Fisin e Mirakajve . Sot, Shqipnia nga Ai fis i Nderuem nuk do të kishte asnjë trashigimtarë të Tyne që vazhdon me ruejtë në Gjakun e vet traditat e të Parëve.
Edhe Meshtari i ri Don Ejëll Kovaçi, asht një i njohun i Tyne, madje, edhe i “lidhun” me kohë, me Ata të Atij Fisi, që kanë marrë malet.
Kështu sigurimi mendonte me zhdukë edhe Meshtarin e ri.
Ky motivacion asht fillimi i Kalvarit për Don Ejllin.
Don Ejëlli asht nga Hajmeli i Zadrimës, u le me 5 Prill 1920 nga prindët Pjeter e Shaqe Kovaçi. Ishte edhe Ky i brezit të vitit 1946, kur u mbyllën seminaret në Shkoder, ku kishte përfundue studimet teologjike me vazhden e Atyne klerikëve të cilët pjesa ma e madhe u shfarosen, se guxuen me u Shugurue Ushtarë të Krishtit, kur në pushtet ishin ata që kishin deklarue se ne jemi bashkpunëtorët e dreqit. Posa asht Shugurue, asht emnue në Koman. E marrin ushtar dhe mbasi kthehet nga ushtria emnohet në Qelëz të Pukës. Kishte guxue me deklarue se “Kisha Katolike Shqiptare po u shkëput nga Vatikani, tue pranue kerkesat e qeverisë automatikisht bahet Orthodokse, prandej edhe Statuti i qeverisë nuk mund të aprovohet nga Kleri Katolik Shqiptar.” (dosja 2229, viti 1998 Tiranë)
Arrestohet në 1949 dhe lirohet me shpresë nga shteti komunist se ka “ndrrue” mendim e, do të firmojë edhe Ky me të tjerët e asaj kohë.
Në qershorin e vitit 1951, nuk shkon fare në mbledhje të Klerit, kështu as nuk e firmon fare dokumentin e aprovimit të Statutit.
Në vitin 1953, e arrestojnë prap dhe e akuzojnë si të gjithë të tjerët për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit” tue, i premtue se do të lirohet nëse do të firmojnë Statutin e Kishës, por këte herë tue i vue kusht edhe “bashkpunimin me organet e sigurimit të shtetit.”. Me që nuk pranon asnjenën vepër, e lidhin me “bisedat” që gjoja ka krye kur ishte ndër ato male Pal Bibë Mirakaj dhe, e dënojnë me 5 vjet burg.
Me datën 21 gusht 1958, sigurimi arreston për herë të tretë Don Ejëll Kovaçin, të cilit këte herë ia ven hekrat vetë krimineli gjeneral Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme të Shkodres.
Ai ka pregatitë edhe akuzen për të cilën e ka arrestue, tue vue në plan të parë vepren kriminale, se: “Don Ejëll Kovaçi, në bashkpunim me spiunët e diversantët kanë organizuar dhe zhvilluar me qellime terroriste natën e datës 26 nëntor 1951, brenda në kishen e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark. Ka kryer vepren e pregatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim.
Në grup me: Nik Gjon Pepa, Angjelina Kovaçi, Dodë Pal Marashi dhe Gjokë Lazër Kola.” (po aty, Dosja 2229 Arkivi i Min Mbrend.)
Ndër 600 faqe proces të bame nën kujdesin e vetë terroristit dhe vegles besnike të Ever Hoxhës, gjeneral Hilmi Seitit, vazhdon torturat ma të mnershme aqsa, bie në sy menjëherë sa fillon me lexue, se Meshtari i masakruem asht ma i knaqun me vdekë sesa me vazhdue me u torturue. Duhet skjarue edhe një fakt, se nga presioni kundrejt Motres së Tij që vazhdon edhe ajo me u torturue ma keq se i vëllai, mbasi mundohet me qendrue për disa ditë, Don Ejëlli kerkon me evitue ate çka sigurimi i bante shumë femnave të prangueme ndër hekra të lidhuna kambë e duer dhe mbasi i torturonte për vdekje i përdhunonte në prani të burrave të tyne, baballarve apo vëllazenve të vet. Kjo vepër terroriste e sigurimit e kryeme me kafshët e veta ka çue në plumb kushedi sa Burra të Nderuem, që nuk kanë mujtë me pranue dhunimin e vajzave të tyne por, kanë firmue çka i asht kërkue dhe kanë mbyllë kapitullin e jetës, tue u konsiderue “të dobët, pa karakter ose edhe të poshter që i janë shpifë dikujt”, vetëm mos me pa me sytë e Tyne atë poshtersi, që sigurimi ka krye në praninë e viktimës.
Para një fakti të tillë e vuni edhe krimineli Hilmi Seiti, Priftin e pafaj, tue e detyrue me pranue edhe akuzat morale që i kishte mendue në zyret e ministrisë së mbrendshme, me të cilat donte me fitue edhe spaletat e gjeneral “kolonelit” si spijun i sprovuem i Ever Hoxhës.
Pikërisht, në shumë raste kur gjykatsit, prokurorët apo hetuesit ia kishin arritë qellimit me e “thye” qendresen e viktimës së prangueme, janë të njohtuna shumë prej këtyne fakteve, që viktima pajtohet me të gjithë forcen e vullnetit të vet me “vdekjen” dhe shkapërcen në kahun e kundërt e të papritun nga ideatorët, deri atëherë, të knaqun me ecuninë e procesit të dhunuem prej tyne. Kjo e papritun ngjau edhe në gjyqin që po zhvillohej me aq pompozitet në kinema “Republika” të Shkodres, kur pa u kujtue fare nga askush se mund të ndodhin një akt i tillë guximi aty, porsa Prifti pohon akuzen morale, ngritet në kambë mbrenda kafazit rrethues të të pandehunve Motra Trimneshë e Priftit Angjelina, dhe i drejtohet vllaut të saj që totalisht ishte plandosë në frikën e asaj që mund të ngjante pak minuta ma vonë nga bishat e sigurimit ndër zyret e tyne, ku dhunimi ishte tortura ma e lehta që kanë provue vajzat Shqiptare, dhe i thotë: “ Trego o Don Ejëll, sësi e ke pranue akuzen. Kur Hilmia të kishte futë revolen në gojë dhe i thonte se, po nuk e pranove, do ti derdh trutë këtu ndër sytë e motres tate, e ti firmove.” Edhe këte e ndigjuem ndër altoparlanta të Fushës së Çelës, kur menjëherë mbas atij zani si pushka të Angjelinës, kryetari i gjyqit mbylli seancën për me i dhanë atë mbasdreke Don Ejëllit dënimin me vdekje dhe Motres së Tij të Nderueme Angjelinës, 25 vjet heqje lirije.
Deri këtu jemi në mbrendinë e Dosjes Nr. 2229 që ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, të cilën unë e kam pa në vitin 1998. Shkrimtaruci Ilo Bodeci, ish spijun i sigurimit të shtetit dhe, që emni i tij asht i njohtun edhe nga Mirdita, në vitin 1969, dy vjet mbas shpalljes së luftës pamëshirshme kundër Fesë, më shemtimin e shekullit “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të 1967, që drejtohej nga pasuesi i Ever Hoxhës skilja e njohtun Ramiz Alia, Ilo nxori në qarkullim një liber shumë “të njohtun” nga rreth 12.000 lexues shqiptarë, mbasi kaq ishte tirazhi i tij, me titull “Gjurmat të çojnë në qelë”, mbasi në një kohë me te, “shokët” spijun të sigurimit të shtetit, botuen disa libra të tillë, që pasonin Rakip Beqon me parathanje të Jup Kastratit, Hulusi Hakon me librin “Akuzojmë fenë”. Skender Drinin, me një liber kundër klerit katolik apo, Viron Koken, dhandrrin e Shkodres dhe sa e sa të tjerë. Fakti asht se Ilo Bodeci, ngjarjen e shkruen në përputhje të plotë me dosjen 2229.
Studimi i dosjeve të Arkivit të Ministrisë Mbrendshme apo edhe atij të Shtetit në Tiranë, asht një punë shumë e vështirë, shumë e me përgjegjësi, shumë e lodhshme nga ana psiqike edhe fizike, mbasi do të përballosh një “stres” deri në vuejtje të mbrendshme shpirtnore, nëse në dosjen që ke në dorë ke të bash me ndonjë njeri të tandin, të njohtun apo që ke pasë rasën me ndigjue për “pafajsinë” e Tij. “Fjala e fundit” pra asht i vetmi dokument i vërtetë dhe i saktë i gjithë dosjes së të pushkatuemit. Këte unë e kam verifikue pothuej në të gjitha aktet e ruejtuna në Arkiv. Ai asht dokumenti bazë mbi të cilin duhet të mbështeten studjuesit tonë, mbasi aty asht “Rrëfimi, Pendimi, Pendesa e Falja.” Aty dhe vetëm Aty,
Kenja Njerzore fillon hapat e Para me shkue drejtë rrugës së panjohtun me u takue me Krijuesin e Vet. Ky asht një fakt që provohet vetëm nga “Fjala e fundit” ku, të gjithë papërjashtim thonë: “Jam i pafajshëm, po, i fali ata që më kanë dënue dhe ata, që do të shtijnë mbi trupat tonë!”
Kjo asht vdekja ma heroike dhe Burrnore, ndonse komunistët asnjëherë nuk kanë me mujtë me e rrokë këte frazë në menden e tyne të çapërdisun nga ateizmi materialist, apo shpirti i mbytun në llomin e krimit, ku vetëm kanë shkue tue u thithë përmbrenda, po kurrë me dalë!
Nuk kanë me mujtë kurrë me kuptue faktin se “ateistët komunistë”, kur mbyllin sytë, ata vdesin përgjithmonë, sëpse janë kufoma të pajetë që nga ai moment që janë pushtue nga idetë marksiste e leninste, nga tesërat e PPSh, apo enveriane! Kjo asht edhe arësyeja që punojnë në fshehtësi të plotë, nga frika e së vërtetës, prandej edhe gjyqet e tyne u zhvillonin ndër dhomat e errta e padritë, me të “ftuar”mbasi Drita e së Vërtetes i vërbonte.
Ndërsa Ata Martirë, që sot shumë vetë nga këta xhelat i kujtojnë të vdekun, pse njëditë i kanë vra me dorën e vet, madje edhe i janë afrue dhe i kanë ra edhe mbas kokës së gjakosun, me i shkapernda trutë e Tyne përtokë, shumë prej vrasësve katilë ende as sot, nuk kujtohen se Ata, prap vazhdojnë me jetue, sëpse Ata Heronjë, që në momentin e pushkatimit bahen të Pavdekshëm, mbasi drejtimi Shpirtnuer i Tyne ecën nga Drita!
Këtu qendron misteri!
Atëherë, tue iu referue prap “Dosjes 2229” të Don Ejëllit, që besoj se asht prap e ruejtun, për cilën arësye aty sot mungon “Fjala e fundit” e Priftit “kriminel, vrasës ordiner e imoral?”
Kush e zhduku këte dokument nga dosja?
Pse nuk dimë sot, pikërisht “Rrëfimin e fundit” të Tij?
Pse nuk kemi pikërisht atë dokument ku Ai, zbulohet, pendohet ose jo, për “vrasjen” apo “shkangullin moral” që ka krye?!
Apo edhe Don Ejëlli i ka falë shpifsit, vrasësit dhe torturuesit e Tij në atë moment kur ka deklarue me siguri, se “po vdes i pafajshëm”.
Mos ndoshta Ever Hoxha e ka të “palosun” ndër “veprat” e veta?
Sikur, lexuesi i dosjes të shihte këte rresht të thanun nga goja e Tij në momentin e fundit, cila do t’ ishte vlera e 600 faqeve të shkrueme nga Hilmi Seiti dhe shokët e tij? Po, vlera e librave që spijunët si Ilo me shokë “Gjurmat na çojnë në qelë” ku, do të qendronte atëherë?
Edhe kjo ka shpjegimin e vet.
Pavdeksia e të Pafajshmit, fillon me të vërtetën.
Unë besoj vetëm tek e vërteta!
Aty më çojnë gjithnjë, gjurmët e Don Ejëll Kovaçit!
Don Ejëll Kovaçin nuk e kam njohtë kurr! As Motren e Tij Angjelina.
Mbas dënimit të tij me vdekje, u fol se “një firmë” që nuk kishte pranue me nënshkrue në dokumentin e Statutit të Kishës Katolike, e kishte çue në pushkatim. Mosha 38 vjeçare e Tij ishte mjaft prekse.
Koha shumë njerëz i kalbë! Ashtu, mbas tri vjetësh në vitin 1961 kalbi edhe vetë autorin e procesit të tij, bashkë me spaletat e gjeneralit! Pushka e futun në gojen e Priftit e çoi “me nderime” në vorrin e vdekjes së tij të turpëshme dhe të përjetshme.
Iku bashkë me urimin prej zemre të mbi 50.000 familjeve të Veriut: “Dreqi ia pastë marrë shpirtin atij katil!” Nuk merret askush me vdekjen e Hilmi Seitit, mbasi të gjithë mendojnë njësoj sot në Shkoder: “I bani hysmetin dhe i ndjeu lezetin.”
Shumë të tjerë edhe të tretun ndër zallishta apo skuta pa asnjë Shenjë tek koka janë që vazhdojnë me jetue. Toka që i ka mbulue nuk ka mujtë me i kalbë, nuk i tretë kurrë, ndonse, për 50 vjet u punue për me fshi nga kujtesa Emnat e Tyne.
Aty sejcili ka të shkrueme mbi stomin e atij dheu të lamë me gjakun e Tyne të kulluem fjalët e At Anton Harapit para pushkatimit: “Lumninë e jep vdekja, kunoren ia ven vorri!”
Vallë, ku u pushkatue Meshtari i salvuem Don Ejëll Kovaçi?
Mu në qender të qytetit të Shkodres, në kinema “Republika”, ku Motra e vet Angjelina, i vuni mbi “vorr” kunoren e Pafajsisë!
Aty, bani “Rrëfimin e fundit” me At Leonard Shajakun, i cili, nuk pranoi me folë fare, mbasi edhe Ai i tregoi kriminelëve se: “Duhet ta dini se Kisha nuk njeh asnjë Meshtar që ka kallxue Rrëfimin, prandej mos e kërkoni këte, se nuk do ta gjeni as ju tek unë!”.
Aty e vojoi At Marjan Prela me fjalët e Krishtit, dhe u interrnue.
Aty e pasoi edhe Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj mbas një viti, tue ndjekë rrugen e vetflijimit, por jo “shkëputjen nga Vatikani e Papa. Asnjëni Asnjëherë!”. Deri në momentin e fundit me 11 Maji 1959, që edhe Don Deda nuk ka në dosjen e Tij “Fjalen e fundit” si Don Ejëlli.
Ata që do ta dishmojnë të vërtetën jetojnë, vuejnë por, njëditë do të gjejnë momentin me ba të ditun Atë të vërtetë ashtu si dikur, 2000 vjet ma parë paraardhësit e Martirëve Tonë, Apostujt e Krishtit, që na kanë lanë të shkrueme fjalët e Tija: “Kerkoni se keni me gjetë!”.
Kishe ndigjue nga një mik i emi, se mbasi doli Motra e priftit nga burgu, kur po fejohej me Tefen, që banonte në rrugen e Gurazezve pranë meje, Tefa ishte interesue për të vërtetën e burgosjes së Angjelinës sidhe, për zhvillimin e ngjarjeve të asaj kohë. Për me u sigurue, kishte pyet një njeri të vetin, oficerin e sigurimit të shtetit në Ministrinë e Mbrendshme në Tiranë, një nga ma të njohunit për masakrimin e klerikëve, Çesk Shoshin.
Çesku në vitin 1958 ishte në kooperativen e Dajçit të Bregut të Bunës dhe merrej me pregatitjen e skenarit tjetër të sigurimit, për vrasjen e Don Dedë Malaj, prandej, edhe ishte në dijeni për gjyqin e Don Ejëllit.
Çesk Shoshi i ka thanë Tefës: “Sa për çka asht thanë në gjyqin e Don Ejëllit, ti preju mbas meje dhe martoju qyshë nesër me Angjelinën Motren e Tij, mbasi të gjitha janë kenë trillime të Hilmisë, vetëm e vetëm me vra Don Ejëllin me një akuzë që me e urrejtë populli i Pukës.”
Po sot, Populli i Pukës, Qelëzes dhe Hajmelit, vendlindjes së Don Ejëllit, çka do të thonë për atë turp që Ever Hoxha sajoi me sigurimin me ua lanë në derë, me Bariun shpirtnuer? Lé të flasë 90 vjeçari Gjergj Zef Pashuku (Zadeja) që sot rron në Hajmel: “Ishe anëtar i atij gjyqi, po s’ na pyeti kush as për osh as për balosh! Na merrshin sa për numur. E dijshim mirë se gjithçka ishte e sajueme, po kush guxonte me folë, se të ikte kryet.
Ishte caktue prej naltë me u vra Prifti. Ky ka kenë dhe denimi em, se unë e Don Ejëlli ishim prej një katundi e moshatarë." (Nandor 2010).
Besoj, kjo thanje e anëtarit të atij gjyqi asht një provë e madhe e Pafajsisë së Don Ejëll Kovaçit, për ata që donë me kuptue të vërtetën!
Gjurmët e pashlyeme të Don Ejëllit, aty nga viti 1993, më çuen tek At Dioniz Maka, Françeskan i vjetër që i kishte kalue të 80- tat.
Para vitit 1991 pothuej nuk kam pasë rasen me u njohtë afer me At Dionizin, ndonse kur kam pasë ndigjue emnin e Tij, gjithmonë e kujtojshe për mirë. Ai respekt i ruejtun prej meje më ka shtye që në vitin 1993 me u takue me Te, mbasi më interesonte mendimi i Tij në lidhje me atë ngjarje aq shumë të përfolun në Shkoder në vitin 1958, kur u zhvillue gjyqi i priftit Don Ejëll Kovaçi, sepse At Dionizi ishte ndër të paktit klerikë që vazhdonte me shetitë dhe me sherbye prap mbas vitit 1991, ndër ata fshatra të Pukës ku asht zhvillue ngjarja e veshun nga sigurimi i shtetit për veladonin e paster të Don Ejëllit. Sigurisht, kishe bindje se At Dionizi e ka gjurmue të vërtetën e asaj ngjarje të sajueme nga komunistë e po aq tragjike sa veprat kriminale.
Në vitin 1993 jam takue me Te dhe mbasi u hap biseda e gjyqit Don Ejëllit, At Dionizi më ka shpjegue rrethanat historike dhe sesi asht pregatitë nga Ministria e Mbrendshme në Tiranë, skenar i ngjarjes në bashpunim me terroristin Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme në Shkoder në vitin 1958. Ishte koha kur kleri kishte nënshkrue Statutin e Kishës që në vitin 1951. Ndër të paktit klerikë që nuk e ka nënshkrue atë Statut, ishte edhe Don Ejëll Kovaçi me Don Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj, që edhe Ata pasojnë shumë shpejt Don Ejëllin. Ato ditë ka ardhë nga Tirana në Shkoder koloneli i ministrisë Mehdi Bylbyli dhe bashkë me Hilmi Seitin kanë shkue në Pukë, dhe prej atje kolonel Bylbyli ka shkue dhe asht lidhë me Markun, kryetarin e këshillit popullor apo operativ sigurimi, gjoja me ndjekë disa të arratisun të cilët, kur ishin bashkë pranë bregut të lumit, aty kolonel Bylbyli e ka vra Markun dhe prej atje e ka çue tek çela e priftit, kohë në të cilen Don Ejëlli nuk ishte fare aty.
Kjo ngjarje e zhvillueme naten u ba objekt i gjyqit që naten e “bante” ditë e të kunderten. Hetimet e zhvillueme në Shkoder nën kujdesin e Hilmi Seitit, sollën dramen e Priftit, i cili, pa pikë faji, u pushkatue tue u njollosë nga sigurimi i shtetit me akuzat ma të pabesueshmet prej Popullit të Shkodres, të cilat i denoncoi aty në prani të Hilmi Seitit motra trime e Don Ejëllit, Angjelina tregoi sesi Hilmia gjatë hetimeve firmat e Don Ejëllit në proces ia ka marrë me revolver në gojë: “O firmo, ose të holla trutë në erë.”.
E ky episod i atij gjyqi bani që Angjelina fitoi mbi shpifjet e kurdisuna kunder Priftit, Vëllaut të Saj të pafaj që u pushkatue.
At Dionizi, për disa kohë kishte shkue ndër shtëpijat ku sigurimi dhe Hilmi Seiti aso kohe kishin ba presion me publikue ngjarjen e sajueme prej tyne si të vërtetë, madje, At Dionizi kishte takue dhe familjar të Markut, të cilët, i kanë tregue emnin e kolonel Mehdi Bylbylit, që e ka vra Markun atë natë kur ishte me te tue shkue bregut të lumit. Një fshatar i kishte tregue mënyren sesi kufomen e Markut e kanë bajtë e çue tek qela, por At Dionizi atë fshatarë nuk e tregonte, mbasi ai ishte pendue për shpifjet ndaj Don Ejëllit, dhe të vërtetën ai ia kishte tregue në Rrëfim.
Po kështu ka ngja edhe me At Leonard Shajakun në sallen e gjyqit po per këte çeshtje. Ata dinin shumë ma tepër se flasin, por nuk mund të publikojnë shumë të vërteta që i kanë sekrete Rrëfimi. Asht pikërisht ajo kohë kur Hilmi Seiti, tue pa deshtimin e vet dhe të sigurimit të shtetit e PPSh që drejtonte sigurimin përballë klerikve katolikë, që vetsakrifikohen heroikisht, po nuk flasin për këta sekrete të Rrëfimit, kanë interrnue edhe françeskanin At Marjan Prela, një tjeter figurë e një Meshtari Atdhetar, edhe Ky figurë shumë e njohtun në Shkoder.
Në vitin 1996 kam bisedue gjatë për këte temë të Rrëfimit, që asht ndër Mbrekullitë e Krishtënimit Botnor me At Konrrad Gjolaj, i cili dinte edhe Ai një ndër shumë vrasje të kurdisuna dhe të kryeme nga spijunët që jugosllavët kishin rrekrutue që në vitët e fundit të Luftës së Dytë Botnore, të ndodhun ndër male të Veriut të Shqipnisë. Ky vrasës për një grusht pare të flliqta, kishte ardhë me u Rrëfye me At Konrradin, që atëherë ishte në Kuvendin e Françeskanëve në Shkoder. Edhe kur fliste për te, mbas plot 50 vjetësh që ai kishte ba pjesë në grupin e atyne kriminelave që kanë vra Dijetarin e Madh dhe Atdhetarin e flaktë, Meshtar i divoçem e Shqiptar i Vërtetë, Don Nikoll Gazulli një Martir i Kishës Katolike, i dridhej buza e i mbusheshin sytë me lot. Me beso, thonte At Konrradi, ishte e para herë që mbasi Rrëfeva atë kriminel, kam shkue dhe jam Rrëfye për vete, mbasi po mos t’ishe tue krye një shërbim aq të madh ndaj atij të “penduemi” sot, Kisha do të më kishte edhe mue në fleten e zezë të kriminelave të saj.
Sakramendi i Rrëfimit asht një temë tjeter e veçantë ku sakrificat e klerikëve përballë atyne torturave të mnershme që ka ushtrue sigurimi i shtetit mbi trupat e priftënve, ishin pa rezultat, mbasi në 46 vjet të sistemit komunist në Shqipni, ASNJË klerik nuk ka nxjerrë një sekret Rrëfimi, madje, kjo nuk ka ngja as edhe prej atyne pak klerikve që edhe i kanë sherbye sigurimit. Ata kanë pranue me “shpifë” por jo, me nxjerrë sekretin kjoftë edhe të një rasti, gja që ka e ngritë edhe ma naltë vlerën e të gjithë Klerit përballë genocidit të pashembullt komunist të Ever Hoxhës.
At Dionizi kishte një memorie të shëndoshtë e shumë të saktë. Shpjegimi i At Dionizit në saktësimin e ngjarjes së Qelzës, të krijueme nga vetë sigurimi i shtetit komunist, gjithmonë i drejtuem nga Ever Hoxha, ka një vlerë që asht aq e madhe jo, vetëm, për nxjerrjen e Pafajsisë së Martirit Don Ejëll Kovaçi, por edhe për kuptimin e së vërtetës sesi asht luftue dhe punue për 50 vjet, me njollosë me të gjitha llojet e shpifjeve, intrigave, poshtërsinave e makinacioneve Kishen Katolike në Shqipni.
Kur kam pyet At Mëshkallën për këte ngjarje, më ka thanë:
-“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijë vjeçare të Krishtit. Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Engjullin e ndonjë tjetër, nuk duhët me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956 e, sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar.” (F.R. “At P.Mëshkalla SJ, fq. 32, 2007).

DERI KUR, TUE NGRANË “TURP E BUKË” ?

64 vjet, Meshtari Shqiptar, Don Ejëll Kovaçi i vramë Pafaj.
Veladoni i Tij i njollosun me shpifje dhe i mbuluem me llom!
Deri kur, o Vëllazen e Motra, tue ngranë “turp e bukë”?
Kush nuk thotë publikisht të vërtetën për Don Ejëll Kovaçin, vazhdon me hangër në grazhd: “Turp e bukë”, me vetëdije!
Kjo pyetje i drejtohet çdo njeriut që pranon se asht Shqiptar!
Kudo kjoftë e, kushdo kjoftë!
Kjo pyetje i drejtohet çdo qeveritari, prej ma të naltit, Presidentit e deri tek ma i largëti nga zyra e tij, kudo kjoftë në sherbim të shtetit tonë!
Kjo pyetje i drejtohet të gjitha komuniteteve Fetare që mund të përfaqsojnë kjoftë edhe një besimtar të tyne Shqiptar!
Kjo pyetje i drejtohet çdo Shqiptari me Fe e pafe, që ka një Atdhe!
Kjo pyetje i drejtohet çdo njeriu, që sot e vret ndërgjegja sado pak ndaj vrasjes së të Pafajshmit Shqiptar, Don Ejëll Kovaçi.
Kjo pyetje i drejtohet kujdo që holli një “gurë”, apo guralec kundër Tij.
Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne që janë të veshun me petkun e Tij, por “të njollosun” pafaj, e që vazhdojnë me heshtë.
Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne Shqiptarve, që vazhdojnë me jetue pa “shlye” shpifjet e bame kundër Tij, kudo kjofshin ata!
Kjo pyetje i drejtohet të gjithë atyne fshatarëve të Hajmelit e të Qelëzes së Pukës, që dinë pafajsinë e Priftit të vet, e nuk “flasin” me zanin e Drejtësisë për viktimen e vrame të Gjakut Tyne!
Kjo pyetje i drejtohet cilitdo Shqiptar, që Ever Hoxha i dhunoi “Motren e Tij” të prangueme. Atyne Shqiptarve, që Vajzat, Gratë e arrestueme, t’ izolueme, t’ interrnueme apo të dëbueme, i kanë njohë “Motra të vërteta” të Truellit Shqiptarë, kudo kjofshin Ato.
Flas per Ata Shqiptarë që e ndijnë veten Zamak i Flamurit Kastriotit!

Shqiptarë! Pajtimi Kombëtar, nuk arrihet kurrë pa Paqë e Drejtësi!
Viktimat e Pafajshme nuk kalben pa u shpallë “E Vërteta”
E Vërteta qé ku asht e shkrueme!
Don Ejëll Kovaçit dhe Motres së Tij Angjelina,
Nga Tribuna e Drejtësisë Shqiptare:
Këtheni nderën e marrun!
Nandor 2010.
Melbourne, 1 Qershor 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

AT GASPER SUMA O.F.M Pjesa e XL(40)

Postby Laert » 14 Jun 2022, 08:02

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. XXXVI.
Zamak i Flamurit… DON DED PLANI(FOTO MUNGON)
(1889 – 1948)

Don Ded Plani asht le në Shkoder me 1889. Mësimet e para Deda i mori në Seminarin e njohun Papnuer të Jezuitve të Shkodres, një nder shkollat ma të mira t’atij qyteti e të Shqipnisë. Kolegji Saverian dhe shkolla e Fretenve ishin dy qendra edukimi të rinisë që vështirë se persëriten ma në Shqipni.
Thirrja shpirtnore per Meshtar e dergoi Deden drejtë Universitetit njohun dhe të hapun dy kapakësh, per studentat e shkelqyeshem Shqiptar n’ Austri, pikrisht n’ Insbruck, ku mbas viteve 1907 studionin shumë Shqiptarë.
Atje Ded Plani perfundoi studimet teologjike shkelqyeshem e, me kerkesen e profesorave të Tij, atje edhe u Shugurue Meshtar. Binte në sy pervujtnia.
Menjëherë mbas shugurimit e kthye në Shqipni dhe shkoi me i sherbye Fesë në Malet e Dukagjinit. Filloi në Gimaj dhe vazhdoi në fshatrat e Shalës, të Pogut dhe të Rragamit, ku ka lanë kujtimet ma të mirat si klerik katolik.
Sigurimi i shtetit komunist tue vrejtë si gjithnjë aktivitetin e klerikve katolik me synin e vrastarit dhe kriminelit Ever Hoxha, që i udhëzonte ata, në vitin 1947 e arrestojnë Don Ded Planin, tue i veshë e shpifë ashtusi të gjithë atyne që kanë ra në kthetrat e tyne akuza politike, dhe per një vit rresht Don Deda mbahet nder podrumet e errta të hetuesisë, torturohet ashtusi të gjithë ata që, tue i kerkue firmosjen e provave të fajsisë politike, nder çementot dhe lagshtinat e pathame t’ atyne birucave Don Deda, humbi edhe shndetin.
Jo pak, po një vit plot, ma shumë Don Deda kaloi kohen në spitalin e burgut sesa në birucat e Sigurimit shtetit, ku vetem vinte tue ju shkurtue jeta. Nder dishmitarët që ka lanë pershtypjet e veta persa ka pa “tue torturue Don Ded Planin në mënyrë shtazore”, asht kenë edhe i arrestuemi At Konrrad Gjolaj.
At Konrradi kujtonte nder vuejtjet e Don Ded Planit, kur afrohej mbramja “virrmat e Tija, që tmerronin bashkvuejtësit tjerë nder biruca të sigurimit”, ku përveç dhimbjeve nga goditjet e vrastarve, i shtoheshin edhe dhimbjet e keqsimit të shndetit, që mbas pak orve e dergonin nder shtreten spitalit. E kjo, nuk ishte një apo dy raste, po ishte një vit që kerkohej zgjatja e vujtjeve per me i marrë dokumentin e firmosun me dhunë “që s’e moren asnjëherë”, deri me daten 30 Prill 1948, kur në vetmi Don Ded Plani dha Shpirt!
Ashtu si shumë intelektual dhe klerikë të tjerë që Sigurimi shtetit terrorist ka zhdukë në vitin 1948, pa Dosje, pa foto e pa emnat e kriminelave hetues, ashtu ai Sigurim i shtetit vrastar, ka zhdukë edhe klerikun e nderuem të një Epoke të Perjetëshme dhe të Pavdekshme të Shkodres Martire, ku kujtohen Zamaket e bardhë të Flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Melbourne, 6 Qershor 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. XXXVII
Zamak i Flamurit…

PSE E VRAu SIGURIMI I SHTETIT DON LUIGJ PICIN(1907 – 1946)?

Kam pasë rasen me njoftë të vllaznit me nipa e mesa të persekutuem të klerikut Don Luigj Pici, prej të cilve ruej kujtimet ma të mira. Nga vllau i Tij
Rudolfi, mësova se Don Luigji ka le në Ulqin të Jugusllavisë në vitin 1907.
Mbasi ka perfundue shkollen e mesme tek Seminari Papnuer në Shkoder, ka vazhdue studimet teologjike në Padova t’ Italisë, ku ka pasë rasen edhe me u ndikue nga idetë socialiste italiane. Mbas kthimit në Shqipni, asht njoh me mjaftë të rinjë që kishin lidhje me grupet komuniste, që aso kohe kishin edhe shpresat e fitores së marrjes së Pushtetit gja që u realizue.
Don Luigj Pici u shugurue Meshtar në 1926 dhe ka sherbye në Mal Kolaj, prej aty shkoi në Reç, ku ka vazhdue me kenë famullitar deri në vitin 1946.
Në periudhen e luftës ashtusi klerikët tjerë, ka ndihmue të rinjtë kur kishte rasen e shpetimit tyne nga burgosjet dhe interrnimet si rini komuniste.
Mbas vitit 1944 i propozohet detyra e Nen/Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Shkodres, si dhe e Kryetarit të Frontit Demokratik. Mori këte të dyten, mbasi kishte mundësinë me ndihmue ma shumë rininë fshatare per me u shkollue, gja per të cilen nuk u kursye deri në fundin e jetës së Tij.
Në vitin 1946 Don Luigjit i kerkohet me dalë dishmitar në gjyqin e bujshem të At Giovani Faustit, ku Don Luigj Pici flet të verteten burrnisht në sallë.
Atë qendrim e persëritë edhe në Kishen e Reçit dhe kudo, që i kerkohet me folë per të verteten e qendrimit Tij dhe të klerikve të tjerë, që ishin akuzue me Organizaten “Bashkimi Shqiptar”. Sigurisht kjo nuk mund të pajtohej me rrugen antiklerikale të Sigurimit të shtetit diktatorial, gja që mëshehtas një natë dy agjenta sigurimi shkojnë gjoja per pak punë tek qela, e marrin me vete Don Luigjin dhe tek një kthesë rruge e vrasin pabesisht, tue i hjekë nga goja dhe dhambet e artë. Gjoja asht vra me i vjedhë “dhambet e artë”.
Don Luigjin dy vrastarët e sigurimit e vorrosin në një Gropë paemen.
Aso kohe ishte krejt e pakuptueshme vrasja e këtij Prifti të pafajshem, që u vra nga agjentat e sigurimit të shtetit tue u veshë me ngjarje të pakenuna.
Vrasja e Tij vetem ju sherbente organeve kriminale e vrastare të diktaturës.
Ndersa dishmitarin e vrasjes Caf Jonuzin e dënojnë me 27 vjetë burg, sepse publikoj qellimin e vertetë per të cilin Sigurimi i shtetit e vrau Don Luigjin.
Duhet dijtë një fakt: A mund të pranonte Ever Hoxha në rradhet e atyne të zgjedhunve pushtetarë që kishte per qejfin e tij, edhe një klerik katolik me betimin e Tij në Elterin Shenjtë se deri në vdekje do ti sherbej Fesë Katolike dhe Popullit Katolik Shqiptar, per të cilin ai diktator terrorist ishte betue që me të gjitha mjetet e diktaturës një orë e ma parë me e qitë faret? Mandej, si do të justifikohej para “shokut” Tito, kur “shokët jugosllavë” Everit i kishin besue detyren sekrete të “zhdukjes me themel të Françeskanve Shqiptarë e të kuvendi të Tyne në Shqipni, tue fillue me At Anton Harapin e deri tek ma i fundit Provicial At Mati Prennushi”, që në qelen e Tij kishte grumbullue sa e sa Malësorë e Klerikë, per me nënshkrue “Memorandumin e Gerçës”? Po, a ishin nder Malet tona të gjithë Ata klerikë katolikë dhe Burra të Malsisë, që pa Ju tutë syni në 1911 nen drejtimin e Ded Gjo’ Lulit të pavdekshem, dhe në 1944, nen drejtimin e Trimit Gjelosh Luli, ishin betue që “Malet tona mos me ju nenshtrue diktaturës sllavokomuniste të tiranve barbar Ever e Tito?”
Po, pse a nuk e dinin Malësorët tonë se po përgatitet vorrimi i perjetshem i Shqipnisë së Gjergj Kastriotit nga tre xhullijt Ever, Tito, Stalin, ashtusi sot nga komunistët hajdutë të Haxhiqamilistit droguem Edi Rama, që shkon si klysh i shitun e tradhëtar i Atdheut në “Ballkanin e hapur”, tue kerkue me të gjitha mjetet zhdukjen e Groposjen paemen të Shtetit e Popullit Shqiptar?
Pra, ajo politikë antishqiptare e vitit 1946, asht tue u vazdue prap edhe sot.
Me kujdes të madh ishin fshatarët që ruejtën vendin e vorrosjes së Priftit, e në Qershorin e vitit 2004, u ba Vorrimi i Eshtnave të Don Luigj Picit në Rrëmaji, ku kemi marrë pjesë shumë qytetarë në nderimin e Tij të fundit.
Don Luigj Pici u vra pabesisht nga Sigurimi i shtetit komunist vetem pse Ai pat burrninë me tregue botnisht, se Klerikët katolik që u akuzuen në gjyqin e Organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në vitin 1946, ishin pafaj dhe u pushkatuen të gjithë vetem nga urrejtja kunder Tyne e Shqiptarve. Don Luigj Pici u qendroi besnik të gjithë Atyne, Avokat Muzafer Pipës, Prof. Kol Prelës dhe burrnisht pa Ju tutë syni, dha jeten e vet, dhe u vra i pafaj si Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Melbourne, 10 Qershor 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 38.
Zamak i Flamurit…

AT SERAFIN KODA O.F.M. VDES N’ TORTURA
(1893 – 1947)

At Serafin Koda O.F.M., asht një nga Fretnit Shqiptar që me qendrimin e Tij burrnor në hetuesinë barbare komuniste, tregon saktësisht se kush ishte e vazhdon me kenë edhe sot, sigurimi kriminal i shtetit shqiptar. Asht shumë e vështirë me kuptue sot sesi mund të arrestohej një klerik katolik i pafaj, e pa asnjë provë hetuesit e pashpirtë “i fusin thojt në fyt, tue i hapë venat dhe i marrin frymen e fundit tue mbytë”, dishmon Imz. Frano Illia. Dosja ka aq pak material sa as Dr. Pjeter Pepa, nuk ka fakte tjera per mbytjen e Tij.
Dihet se ishte me origjinë nga Janjeva e Shkupit, dhe se prindët e Tij ishin Gaspri dhe Antonjeta, që ky djalë ju ka le me 25 Prill 1893. Asht shugurue me 30 Korrik 1915, dhe asht emnue në Dushman, Vukel dhe në Lezhë. Kishte lidhje shumë korrekte me fretnit Shqiptarë të atyne zonave. Një nga misionarët e vertetë me të gjitha virtytet që ia kerkonte veshja e Fratit.
Në vitin 1945, mbas vdekjes së Imz. Luigj Bumçit në Lezhë, At Serafini lidhet ma shumë me Don Ndre Lufin, një meshtar i persosun dhe trim si Ai. Lidhjet e tyne kanë vetem karakter fetar dhe vetem synime misionarësh.
As nuk shpjegohet asnjëherë piksynimi i sigurimit shtetit komunist, që në vitin 1947, pa fletë-arrest apo dokument tjeter, At Serafin Koda, arrestohet e torturohet barbarisht nga hetuesit kriminel të sigurimit të Lezhës.
Akuzohet pa asnjë fakt se gjoja me fretnit tjerë kanë organizue komplot dhe se, kanë mendue me veprue kunder pushtetit anadollak të Ever Hoxhës. Ky aktivitet gjoja ishte organizue në Kuvendin e Fretenve të Lezhës.
At Serafin Koda jo vetem ishte i pafaj, por as nuk pranon me nenshkrue asnjë dokument që i kerkohej nga hetuesit kriminela, me të cilët tue kenë të firmosun nga Ky, arrestoheshin kushedi sa vetë tjerë të pafajshem. E kjo praktikë e hetuesisë nuk ishte e panjohun per At Serafin Koden, i cili asht i bindun me sakrifikue dhe jeten dhe mos me rrezikue njeri me firmen e Tij.
Dihet shumë i saktë fundi i jetës së Tij, nga thojtë e hetuesit, që i ka nxjerrë trakenë dhe i ka marrë jeten At Serafin Kodës, tue kenë krejt’ i pafajshem.
Atëherë kur hetuesit barbar i marrin jeten Fratit pafajshem Ai ishte 54 vjeç.
E varrosin dikund afer një peme që një infermjere e ruen në kujtesen e saj.
Ajo e dinte mirë se At Serafin Koda perjetoi n’ atë Tokë të bekueme bashkë me shokët e vet jo vetem, vorfninë e tejskajshme të Atyne Trojeve, por edhe atë diktaturë shfarosëse dhe të pashpirtë të sigurimit shtetit komunist, që i la gjurmët e veta të pashlyeshme me krime, tortura, vrasje dhe shfarosje.
Rregjimi komunist në Shqipni nuk asht as sot i njohun nga Rinia Shqiptare, jo pse mungojnë faktet dhe provat e vertetsisë se krimeve të tyne, por ata krime ishin aq të shumta sa, “as një e katerta e tyne, nuk janë pasqyrue tash sa vjet, që asht kenë mundësia e dokumentimit dhe e dënimit tyne!” E mos harroni se ndoshta, edhe krimineli që i mori Shpirtin At Serafin Kodës, sot shetitë i lirë në Lezhë apo në Tiranen e njohun si qendra e krimeve të tyne.
Ishte data 10 Maji 1947, kur At Serafin Koda, Frati i pafaj ishte shtri pertokë n’ atë çimento t’ akullt, e të lame me gjakun e paster të Tij. Nuk merrte as nuk jepte me asnjë njeri vetem ishte i lidhun e komunikonte me Qiellin, që ishte hapë e priste fluturimin e Fratit drejtë Tij. Prej buzve të shkrumueme të At Serafinit vetem kuptohej Lutja e Tij, per me u pranue në Atë Mretni, per të cilen At Serafini, kishte punue dhe i kishte kushtue gjithë jeten e Tij.
Nuk kishte as kush ti jepte pak ujë, me lagë fytin që vetem kullonte gjak!
Prova të mnershme dhe të pabesueshme që shqiptari barbar i bani sivllaut të vet të pafajshem Shqiptar, vetem pse ishte Atdhetar e Klerik katolik!!
At Serafin Koden njëditë e nxorën nga Gropa paemen dhe e varrosen aty tek Kisha, ku Ai ka sherbye me adhurimin ma të madh dhe të perkushtuem, aty ku me bindjen e Tij të plotë, Ai ishte i sigurt se do të pushojnë Pergjithmonë dhe, me të vertetë, Ai u varrosë tek Kisha e Fretenve në Lezhë. Ishte kujtesa e infermjeres që ruejti per aq kohë të gjatë vendin e groposjes s’ At Serafinit e që, njëditë arka me Eshtnat e Tij, ka tek koka Kryqin, që i besoj aq shumë.
Jemi sa vite mbas asaj date të mesnatës së 10 e 11 Majit 1947. Asaj nate kur At Serafin Koda dha Shpirtë, dhe i bindun se do të shohin Mretninë e Qiellit e la këte Botë plot me lot e vuejtje, që nuk pershkruhen këso jete.
Pusho i qetë Vlla i nderuem Shqiptar!
Shqiptarët e vertetë, mbi Token e lame me Gjakun e Tuej, sot vendosin një Zamak që, i perket Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 14 Qershor 2022


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e XXXIX
e Zamakut Flamurit të Kastriotit...

QENDRESA E AT PALIT
AT PAL DODAJ (1880 – 1951)

Janjeva e At Shtjefen Gjeçovit nuk u mjaftue vetem me Atë dijetar, po i dha Trojeve tona edhe një prej Françeskanve nder ma të mëdhajt të Shek. XX, At Pal DODAJ, që asht le me 3 Shtator 1880 në Dioçezen e Shkupit, djalin e Sebastianit dhe Ana Paliqit, prind të njohun t’ atyne viseve me plot histori.
Pali ju kushtue rrugës së Troshanit per me mërrijtë tek qellimi Shpirtnor, per të cilin Ai punoi dhe sakrifikoi gjithë jeten e vet, një model i vertetë.
Mbasi mori mësimet e para në shkollen e Troshanit e në Shkoder, vazhdoi të naltat në Itali e i perfundoi në Austri. U Shugurue meshtar me 19 Janar 1902. Bije në sy aftësia e At Palit si Guardian, Definitor, dy herë asht kenë dhe Minister Provincial në vitet 1920 – 1926. Dhe per disa kohë ishte edhe Sekretar i Provinces, mbas nderpremjeve që u bane ata vite. Ishte nder ata organizatorë të perkushtuem të riorganizimit Serafik dhe, i palodhun per me ngritë në maksimum dijen dhe pergatitjen e Gjimnazit Françeskan, një arritje model që bashkpunimi me At Fishten e ban të papersëritshem ate.
Ishte atdhetar i perkushtuem dhe gjithnjë famullitar, mësues, letrar, autor i sa librave, njeri i perkushtuem per kulturen Shqiptare dhe historian nder ma të saktit, që ka lanë gjurmë të pakundershtueshme në Trojet tona.
At Pali ka lanë nder veprat e veta ndoshta, volume që janë edhe të sakta po, ata janë thesare të verteta të kulturës sonë kombtare të papersëritëshme.
At Pal Dodaj asht i pakrahasueshëm per një Ditar voluminoz, ku perfshihet një periudhë e gjatë kohet nga 1907 e deri në 1943, ku pershkruhen shumë edhe nga ngjarjet e pashkrueme të Luftës së Dytë Botnore. Dhe, per me kenë i saktë dhe i qetë gjatë atij punimi aq me vlerë, At Pali shkoi famullitar në Gomsiqe ku, e perfundoi me sukses të madh detyren që i vuni vetes. Kjo kohë i dha At Palit edhe titullin e madh të “diplomatit paemnuem”.
Ishte viti 1916. At Pal Dodaj kishte shkue në Famullinë e Fretenve në Rubik.
Forcat ushtarake t’ Austro – Hungarisë vendosin me hy në Shqipni. Kishin marrë vendim me interrnue Ahmet Zogun, që njihej aty si nip i Esad Pashë Toptanit, që ishte edhe armik i Austrisë. E ama e Ahmet Zogut i kerkon At Pal Dodës, që ishte edhe Superior i Françeskanve të Rubikut per me mujtë me i shpetue djalin e saj të vetem. At Pali niset në Burgajet ku njihet me atë djalë të rij, e merr në Peshkash tek frati At Buon Nikaj, e aty e veshin frat me veshjen e tyne. Nisen sëbashku per Rubik, dhe prej atje At Pali e nisi per studime Ahmet Zogun per Austri. Mbas Luftës së Parë Botnore, Ahmeti asht i pergatitun per politike në Shqipni, tue mërrijtë në 1928, deri vetshpalljen “Mbret i Shqipnisë”. Ndonse, ata i vazhduene kontaktet e rastit, po At Pali, shpesh persëriste: “Kurr nuk e kishe besue se do t’ ma shperblente kështu, ai të cilit i shpetova jeten!”. Në vitin 1925 At Pali bani edhe disa ditë burg...
Nderhynë per lirimin e Tij e ama e Ahmet Zogut, e internojnë në Jug dhe, At Pali mergon në Itali.
Në vitin 1944 At Pali asht 65 vjeç, sekretar i Provinces dhe, ka kenë një Visar shumë i çmueshem që po fillonte nga viti 1415, kur Kustodija Françeskane e Shqipnisë, shkëputej nga ajo e Raguzës (Dubrovnikut). Ky Arkiv me aq shumë vlerë të madhe u shpetue pa ra në doren e kriminelave komunistë.
At Pal Dodaj gjithë jeten e vet, në të gjitha rrethanat ia kushtoi ashtusi edhe Françeskanët tjerë, mbrojtjes së të drejtave per “Fe e Atdhe”, deviza me aq vlerë e të gjitha kohëve, gjithmonë e pergjithëshme dhe e kudogjindun e të gjithë Atyne Françeskanëve besnik të Shen Françeskut t’ Asizit në Shqipni.
Mbi këte parim triumfoi gjithnjë Ideali i Tyne dhe, nder të gjitha rrethanat edhe ma delikatet vrejmë rrugen plot suksese të Këtyne Klerikve Katolik dhe, arritjen e qellimeve të mëdha edhe në fushen e Pamvarsisë Kombtare.
Duhet të ndalohemi per pak çaste tek veprimtaria Atdhetare Françeskane e At Gjergj Fishtës, që edhe pse Poeti ynë kje Frat i zdathun, kur shkoi në Amerikë Ai atje u prit si Poet Kombtar!
Pamvarsisht, se Shqiptarët vazhdojnë si thotë sot një Mik i imi me “kullotë si delet”, studimi i At Fishtës, perditë e ma shumë sa vjen e bahet ma aktual dhe i domosdoshem per me u njoftë nga Rinia Shqiptare. Këte fakt sot e kemi edhe në letrat që asokohe Françeskanët komunikonin njenimetjetrin.
Takimet e At Gjergj Fishtës me zemer të hapun dhe të gjakosun me Fratin e Washingtonit, At Godfried Shilling, si dhe takimi i Tij edhe me Senatorin katolik, Henry Cabot Lodge, një autoritet i njohun i Partisë Republikane Amerikane, nder ma të besueshmit e Presidentit Wilson, për të drejtat e barabarta të Popujve, solli rezultatet e paprituna të Shekullit XX tek na.
Në letrën e Tij per Provinçialin At Pal Dodaj O.F.M., me 8 Maji 1922, At Fishta shkruen: “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.
Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si dhe të “Vatrës”, mbetën pa ndonji perfundim të mirë. Unë pata sukses… Kjenë Senatorët katolikë, të cilëve ua paçë paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”. Në letren e At Gjergj Fishtës kemi edhe një shenim me vlerë të madhe, ku parashikimi i Tij të duket se asht shkrue sot!
At Gjergj Fishta porositë: “Asht mirë qi Qeveria e Tiranës, t’i drejtojë nji shkresë nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Amerikës, tue kerkue zyrtarisht këtë njohje.” (Po aty).
Se kush ishin Këta Burra Shqiptarë, me zhguna deri në fund të kambëve dhe me një konop perbel, edhe këte e gjejmë të percaktueme po aty. Asht një fat i madh që Këta Françeskanë: “Per Atdhe dhane edhe jeten e vet”!
Mendoj, ka ardhë koha që Populli ynë të njoh mendimin e dijetarit At Zef Valentini S.J: “At Gjergj Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që Ai të njihet prej saj”. – E pra, Ky ishte Italian e, jo Shqiptar!
E nuk duhet të shkëputemi as prej materialit që At Fishta në letren e Tij, ka komunikue me një tjeter Françeskan të madh, me At Pal Dodaj që asht Provinciali i të gjithë Françeskanve të Shqipnisë. Edhe Ky i pranguem nga Sigurimi i Ever Hoxhës së bylykbashit Gjinokastres, që vazhdon me sundue.
Atëherë kur mendohej se Sigurimi i shtetit kriminal sllavokomunist do të mbyllte perfundimisht “Historinë e Lavdishme të Françeskanve Shqiptarë”, dhe kishte sajue edhe “futjen e armëve nen Elterët e Kishës Françeskane të Shkodres”, tue arrestue të gjithë Prelatët e Klerit Katolik në Shqipni, tue u nisë nga Imzot Frano Gjini, Imz. Nikoll Deda, Provinciali i Françeskanve At Mati Prennushi, Rektori i Fretenve At Çiprian Nika, Sekretari i zyres së Argjipeshkvit të Shkodres Don Tom Lacaj, gjindet mundsia nga Sigurimi, që me daten 8 Janar 1946 me u arrestue edhe At Pal Dodaj, vetem si Frat nder ma të besueshmit e Provincialit At Mati Prennushi. Rezultati asht i dijtun!
At Palit i rreshtohen kryesisht veprat e shkrueme prej Tij, një histori që asht jo vetem e saktë po, edhe e plotë me dokumenta që vetem perforcojnë qellimin e Françeskanve Shqiptarë, që ku vune kamben aty mbeten gjithnjë gjurmët e Tyne që ngritën nalt qellimin e Perjetshem: “Fe e Atdhe”!
At Pali ka shkrue në 1913: “Shqypnia e kohës së Mesme”. Ka ruejt me kujdes “Dorëshkrimet e Pader Gjeçovit” 1936; dhe, nuk mungojnë as vargu i disa artikujve të shkruem në Revisten e famëshme “Hylli i Dritës”, që edhe sot që kanë kalue 100 vjetë që janë shkrue, mbeten thesar i kulturës sonë, edhe pse fatkeqsisht duhet theksue se“janë shkrue në gjuhen Gegënishte Shqipe” që, nuk i pershtatet “Akademisë Antishkencore dhe Antishqiptare”. E një nder veprat e rujtuna me kujdes nga At Pali ishte edhe vepra e Schiroit, që ka perkthye bashkë me At Palin: “Codice di Lekë Dukagjini” (Kanuni i Lekë Dukagjinit), edhe ky u botue nga Akademia Italiane në Romë. E po të shihen me kujdes punimet e At Palit, si dhe rreshtimi i tyne në Dosjen 1302, duhet thanë e verteta:“Nuk ka gja mangut ajo Dosje, per pushkatimin e At Palit!”
Dhe, pikrisht kjo ishte edhe kerkesa e prokurorit “dënimi me vdekje i At Palit”, që kur u dhane vendimet me daten 8 Janar 1948, u kthye në “denim të perjetshem dhe punë të detyrueme.” Jetoi edhe 3 vjet në Burgun e madh të Shkodres, ku i rrethuem nga dashunia e Rinisë Shkodrane, mbylli jeten e Tij me 5 Shtator 1951, tue porositë deri në minutin e fundit: “Dueni pakufi Fenë e Atdheun! Qendroni besnikë deri në minutin e fundit të jetës s’ Uej!”
E ndoshta, kanë ma shumë me tregue Ata që ishin të pranguem pranë Tij.
At Pal Dodaj ishte Zamak i bardhë i Flamurit Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 17 Qershor 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr.XL(40)
Zamak i Flamurit Kastriotit...

AT GASPER SUMA O.F.M.
(1897 – 1950)

Image

Asht e njenës prej Familjeve ma të vjetra qytetare Shkodrane, që i dha këtij qyteti klerikun Don Lluk Suma dhe, politikan të njohun Angjelin Suma dhe oficerin Guljelm Suma. At Gaspri ( I pagzuem Mikel) asht i biri i Gasprit dhe i Roza Shirokës. Asht le me 23 Mars 1897. Shkollen fillore dhe të mesme i ka krye në Kolegjin Françeskan të Shkodres. Studimet e nalta teologjike dhe filozofike i ka krye në Insbruck t’ Austrisë. Asht Shugurue meshtar në Voltri Genova me 24 Korrik 1921 dhe, menjëherë asht kthye në Shqipni.
Shkoi famullitar në Pishkash në 1923 – 24, Nikaj 1927 – 31, Toplanë 1932, në Theth 1943, Brigje Hot 1943 – 46, Gomsiqe 1946 – 1947. Në vitin 1923 – 24, asht me grupin antizogist në perkrahje të Vllazenve demokrat.
Arrestohet në vitin 1947, tue u konsiderue edhe familje antikomuniste. Disa nga familjarët e At Gasprit ishin të burgosun para Tij, edhe ata si armiqë.
Akuzohet se ka strehue armiq të pushtetit dhe, torturohet barbarisht derisa me 14 Prill 1950 vdes në Burgun e Shkodres, dhe rreshtohet me të tjerët si Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Asht vorrosë në Rrëmaji.
Melbourne, 20 Qershor 2022
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

AT BERNARDIN LLUPI O.F.M. Pjesa XLV(45)

Postby Laert » 24 Jun 2022, 22:57

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. XLI(41)
Zamak i Flamurit…
AT KARLO SERREQI O.F.M.
(1911 – 1954)

Image

“Dënohet me vdekje me pushkatim, se nuk tregon Rrëfimin.”

Arrestohet me 9 Tetor 1946, kur sherbente në Dukagjin se, nuk tregoi që ka rrëfye një të plagosun t’ arratisun nder male. Me vendimin e gjykatës atje të dates 18 Janar 1947 At Karlo Serreqi, dënohet me vdekje me pushkatim.
Mbas disa kohe dënimi me vdekje i kthehet në burgim të përjetshëm.
Shpjegimet e sakta të Dosjes 1268 i jep studjuesi Dr. Pjeter Pepa, ku na i shpjegon dredhitë e Sigurimit shtetit, si e si me e zhdukë këte klerik.
At Karlo asht le në Shkoder me 26 Shkurt 1911 nga prindët Kol Serreqi dhe Maria Guga. Asht pagzue me emnin Ndue. Mori mësimet e para në shkollë Françeskane ndersa të naltat në Brescia Itali. Shugurohet në Torricchio të
Italisë, me 29 Qershor 1936. U kthye n’ Atdhe dhe shkon me sherbye nder disa famulli si Curraj t’ Eperm, Raje e Berishë dhe Nikaj – Mertur. Nder ato Malësi nuk ishte aspak e vështirë akuza e Sigurimit kriminal të shtetit: Se, ke strehue të arratisun apo ke bashkëpunue me ata nder male, sepse kudo e kurdo, ata ishin në të gjitha krahinat malore e fushore të Shqipnisë, po edhe të njoftun si antikomunista e Atdhetarë të vendosun me vdekë per liri.
Sigurimi i shtetit gjeti shkak per arrestimin e At Karlo Serreqit, me daten 11 Tetor 1946, kur u ba ndrrimi i kartmonellave, se kishte shpernda në njerzë të holla të disa arratisunve me i shkembye në besim, tue mos tregue se të kujt ishin tue fillue nga Pashuk Biba, Frano Sokoli, Mark Tugji etj.
E randonte ngjarjen edhe permbajtja e disa letrave që At Karlo i ka shkrue disa fshatarve per me ndihmue të arratisunit tue i strehue në shtëpija.
Dihej se gjoja At Karlo kishte strehue edhe Nik Sokolin e ndihmue me bukë.
Pranon se me familjen e Kol Bib Mirakaj ka ruejt miqësinë ata pak muej që ata ishin pa u interrnue në fillim të vitit 1945. Mjaftonte edhe vetem një ditë per me t’ akuzue si “armik i popullit”. Shpjegon edhe ardhjen atje t’ Osman
Gazepit, që i kishte lanë një mitraloz. Pranon nga torturat se ka Rrëfye atje Lush Martinin që asht plagosë në perpjekje me forcat e Ndjekjes. Tregon se atje ka Rrëfye edhe një t’ arratisun tjeter, po nuk mund të tregojnë njeriun dhe Rrëfimin e tij, mbasi asht “çeshtje Fetare dhe nuk mund të flasin.”
Tregon që ka Rrëfye t’ arratisun por, lidhje nuk ka pasë me asnjenin. Nga të arratisunit nuk kam marrë as të holla kur asht ba ndrrimi i tyne. Hetimet i ka vazhdue me Xhemal Selimin që njihej si torturues i sigurimit shtetit. Ky hetues e akuzon per bashkpunim me fashizmin dhe At Anton Harapin. Per lidhje me t’ arratisun dhe ndihma në të holla, si dhe rrezikshmeni tue i kerkue trupit gjykues pushkatimin e At Karlo Serreqit, si armik i Popullit.
Me 17 Janar 1947, Prokurori Namik Qemali e akuzon edhe per shkembim të një sasije monellash, gja të cilen avokat Ferdi Kumbaro nuk e pranon, tue i kerkue gjykatës: “Pafajsinë e At Karlo Serreqit i ngarkuem n’hetuesi pafaj.”
Këte pafajsi At Karlo e argumenton edhe Ai vetë me daten 16 Janar 1947, para Kryetarit gjyqit Misto Bllaci, Antarë Loni Dimishi e Anastas Koroveshi dhe ripersëritjes së akuzave fallco. Tregon se asnjëherë nuk ka pasë asnjë lidhje me t’ arratisun dhe as njohje personale me shumicen e tyne. Kur ju lexuen thanjet e të tjervet At Karlo i pranoi pjesërisht ato që s’ishin shpifje.
Megjithate, gjykata persëriti edhe njëherë dënimin e At Karlos me vdekje.
Atëherë pritej apeli nga Kuvendi Popullor i Shqipnisë. At Karlo Serreqi, ishte i njohun si qytetar i panjollosun me fajet që akuzohej, po edhe fajet per të cilat Ai akuzohej nuk kishin asnjë bazë vertetsije, gja që vertetohet.
Në Dosjen personale të At Karlo Serreqit, lutja per rishqyrtimin e dënimit të Tij asht ba dhe nenshkrue nga vllau i Tij Angjelin Serreqi, banues i qytetit të Shkodres, i njoftun nder qytetarët e nderuem dhe me prejardhje shumë të paster si dhe, me kontribut Atdhetar të vazhdueshëm edhe si Fis.
Në lutjen që i drejton Kuvendit Popullor, Angjelini shpreh edhe besimin e vet per pafajsinë e vllaut At Karlos, per të cilin ka bindje të plotë se Ai jo vetem asht i pafajshem, po as nuk e perpjekë asgja me akuzat ndaj Tij.
Me daten 21 Nandor 1947, Këshilli i Gjykatës së Naltë Tiranë, me kryetar Niko Çeta, mbasi mori në shqyrtim vendimin e gjykatës së dhanun per At Karlo Serreqin, dhe mbasi shqyrtoi akuzat e bame ndaj tij, ajo e ndryshoi Vendimin, tue e kthye në “dënim të Perjetshem”. Ndoshta, një rast i rrallë po, i pranueshem mbasi At Karlo Serreqi njifej si i këtillë edhe nder fshatrat ku ka sherbye që në moshen e Tij të re po, gjithmonë tue veprue me pjekuni, pasterti dhe perkushtim në detyren e Tij Fetare dhe Atdhetare.
Per vazhdimin e dënimit të Perjetshëm Ai dergohet në Burgun e Burrelit.
Këthimet e dënimit me vdekje me pushkatim, në dënime të “Perjetëshme” e që janë të shpeshta dhe të shumta, kerkojnë një sudim të veçantë, mbasi ata shpesh kanë pasë qellime të njajta me vendimet “me vdekje me pushkatim”, po, per mos me shtue shifrat e të vramve, i kthenin “dënim i perjetshëm”!
Nga disa emna të njohun që mund të pushkatoheshin, shohim kalimin e tyne nder burgjet e “perjetëshme” të Burrelit, Gjinokastres etj. Atje Ata kanë kalue pak vite dhe aty Ata kanë vdekë, tue ju humbë edhe kufomat.
Këte fat të zi pat edhe At Karlo Serreqi me 4 Prill 1954, nga ifrakti i zemres.
Rastet si ky i At Karlos, janë jo të pakta se pjesa ma e madhe janë arkivue në “dosje t’harresës” dhe, as nuk zehen me gojë se Ju humben kufomat e Tyne.
Pjesa e madhe që ishin n’ ata burgje gati asnjëherë nuk asht pranue si “e pafajshme”, po me rrugen e terthortë të zhdukjes në heshtje, ata hyjnë në të vdekunit e burgosun. E kjo vdekje asnjëherë nuk ka njohë “pafajsi” per ta.
E pse Trupat e Tyne të vdekun nuk ju dhane familjeve të tyne per vorrosje?
Jo, jo, në asnjë mënyrë, se kishin me plotsue dënimin e “përjetshëm”, tue ia tretë kufomat, të cilat mund të kerkoheshin edhe mbas 25 ose 30 vjetësh!!
E sot, asnjë gati nuk dihet as ku asht tretë Trupi i Tij, mbasi ishte “armik”, po i kujt nuk thohet, se ata që i tretshin kufomat ishin të “zgjedhunit”!
Dihet vetem një fakt: Se kush ka vdekë në Burgun e Burrelit, hidhej nga dy ose tre polic tek “qerrshija”, ku kalbeshin dhjetra kufoma të zhdukuna.
Këta vertetë nuk u pushkatuene, por Trupat e Tyne psuen të njajtin fat.
U zhdukën pa asnjë Shenjë tek koka dhe pa asnjë pikë lot nga trashiguesit.
Ajo që bije në sy nga këto vdekje të mnershme nder burgjet komuniste asht edhe fakti që nder ata burgje ishin të gjetun per zhdukje të perjetëshme edhe policët, të cilët merreshin me zhdukjet e kufomave të tyne. Duhet me thanë të verteten se pak ose aspak polic kanë tregue vendvorrosjet ose ma mirë me thanë: “Ku u tretëshin kufomat e të burgosunve që vdisnin nder ata burgje shfarosje të Atdhetarve tanë, si dhe të Klerikëve katolik.”
Kryesisht, ajo që veprohej me kujdes nga agjentët e Sigurimit të shtetit në raste vdekjesh nder burgje ishte “diagnoza e percaktueme nga mjeku”, që asnjëherë mos me u krijue dyshim nga familjarët e viktimës se, “vdekja ka qenë pasojë e ndonjë veprimi nga oficerat e sigurimit.” E raste të këtilla jo vetem që njihen të shumta, po njihen shumë pak raste vdekjesh natyrale.
Ndersa, nuk perjashtohen edhe rastet e kerkesave të hetuesve per me hapë edhe njëherë Dosjet “me shtesa emnash të rinjë”, tue i akuzue gjoja per ato akuza që janë lanë me qellim, pa u zanë me gojë në hetuesinë e kalueme.
Kjo rrugë ishte aq e shpeshtë sa zhdukte kushedi sa persona mbas sa kohe kur, “Dosja” mendohej e mbyllun dhe një personit i ishte falë jeta. Ndoshta, edhe pse kishin kalue vite, veç kur hapej fjala se “x person vdiq nga zemra” dhe, mbyllej “Dosja” me një dokument fallco të firmosun nga një mjek.
Asnjëherë nuk kanë me u dijtë të vertetat e vdekjeve nder burgje komuniste, mbasi “faktin e vertetë”, viktimat e kanë marrë me vete në Gropa pa emen!
Sot perkujtojmë një prej Këtyne Viktimave të Burgut Burrelit, i cili nuk la asnjë gjurmë mbas dënimit të “Perjetshëm”, edhe pse ishte shumë i rinj, i paster, Atdhetar dhe Klerik i Perkushtuem, që Rinia Shqiptare do t’a ruej perjetë në kujtesen e vet si: Zamak i Flamurit Kastriotit – Skendrerbeut!
Melbourne, 24 Qershor 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr.42.
Zamak i Flamurit Kastriotit…

VDES PREJ TORTURASH
DON EJËLL DEDA

(1917 – 1948)
“Kam ndigjue keq per komunistat, aq savetë Mehmet Shehu ka pi gjak njeriut.”
Don E. DEDA (1947)
Shpesh njeriu mbetet para një fotos tue mendue me vete: “Sa shumë i ka takue me kalue një popullit aq të vogel, sa ishte Populli i vuejtun Shqiptar!”
Don Ejëll Deda ishte djali i një familjes qytetare të Shkodres, i lemë me 23 Mars 1917. Shkollen fillore e kreu nder Freten, ndersa të mesmen n’ Jezuit.
Asht Shugurue meshtar me 24 Shkurt 1943, në kishen e Jezuitve nën kujdes të Don Mikel Koloqit. Meshen e parë e thotë në kishen Kathedrale Shkoder.
Emnohet famullitar në Bushat. Per fat studjuesi Pjeter Pepa ka lanë kujtime të sakta per Priftin e rij dhe të perkushtuem, në rrugen e vështirë të Tij.
Ishte vertetë i rij po shumë i përgatitun dhe me një oratori shumë terhjekse per besimtarët e asaj famulli, ku gjithnjë shquheshin klerikët e saj.
Shpesh besimtarët e këshillonin me pasë kujdes kur predikonte, se mos bije në sy të sigurimit dhe e arrestojnë dhe po mbeten pa Prift. Po Don Ejëlli i thonte i lutem Zotit, që të mos rreshtohej në burgje me të martirizuemit, dhe të vujtunit e, sa per Famullinë e Tij do të mendonte Zoti. Në fakt kishte ra në sy si antikomunist, po tue kenë prift dhe predikatar i mirë, sa vinte dhe vështirsohej gjendja e Tij, mbasi sigurimi atë detyrë kishte faj e pafaj: Vumje prangash dhe formime akuzash ku ishin ma të rrebtat per klerin.
Arrestohet me 12 Nandor 1947 dhe provon turturat ma mizore të sigurimit kriminal e vrastar të diktatorve barbar të Shqipnisë “porsa të çliruar”!!
Hapet “Dosja 7327” nga hetuesi i njohun Ali Xhunga, masakrues i njohun.
Fillon deponimet Don Ejëlli nga shkollat e perfundueme dhe idea që i ishte formue per komunizmin, kur kishte ndigjue që Mehmet Shehu ka pi gjakun e njeriut. Tregoi keqardhjen per mbylljen e Revistave fetare e perndjekjen e klerit pafajshem Katolik. Flet edhe per diktaturen ruse që asht në pushtetin e qeverisjes shqiptare. Tregon edhe një ngjarje të disa fshatarve që ishin aso kohe në mendimin e arratisjes, po nuk ishte takue prej kohësh me ata.
Aspirant Ali Xhunga tregon edhe inventarin e pasunisë gjetun tek qela e Tij.
Kryesisht në dosjen e Don Ejllit bie në sy perpjekja e hetuesit Ali Xhunga, që me lidhë Don Ejllin me Organizatën “Bashkimi Shqiptar” të Shkodres. Ajo që randon procesin e Don Ejllit asht akuza se: Gjoja ka nxitë grupin politik të Bushatit, me dalë nder male dhe nën drejtimin e Vlash Çunit, me luftue kunder pushtetit popullor bashkë me një grup të paknaqun fshatarësh. Kur shperthej Lëvizja e P0stribës nuk kam dijtë gja, e mora vesht nga populli.
Po ashtu, edhe mbas pak kohe kur flitej se tek Kisha e Fretenve janë gjetë nën elterë armë e dokumenta, unë nuk e kam besue ate ngjarje. Ky klerikë shenohet në proces nga Ali Xhunga, ka pasë lidhje edhe me Dom Tom Lacen me të cilin, kanë organizue simbas udhzimeve të marruna nga naltë, luftë të armatusun kunder Pushtetit. Don Ejlli asht organizator i kësaj Lëvizje.
Në Proces verbalin e gjykatës shenohet: Prokuroria Publike e Prefekturës së Shkodres, me aktakuzen e saj nr. 8, (datë s’ka) i solli kësaj gjykatë aktet hetimore të rrjedhura kundra të pandehurit Dom Ejëll Deda, nga Shkodra dhe banues në Bushat, famullitar i këtij fshati, per fajin se: Si klerik ka punuar vazhdimisht per të përgatitur terrenin per okupimin e vendi tonë nga fashizmi. Gjatë luftës ka propaganduar kunder Lëvizjes N. Çl., duke e paraqitur komunizmin si të pafe e komunistët si njerëz që pijnë gjak njeriu.
Mbas çlirimit, tue fillue nga lidhjet me Organizaten “Bashkimi Shqiptar” e, tue vazhdue procesi si masiper, mbyllet tue paraqitë vetë Dom Ejëll Deden, si organizator i grupit antikomunist, per me rrëzue pushtetin popullor. Në famullinë e Tij shenohet se edhe ka propaganduar tek fshatarët t’ arratisen.
Trupi Gjykues i përberë nga kryetar: Kapiten II Pertef Alizoti, anëtarë toger Basri Idrizi e Anastas Koroveshi, në prani të prokurorit Qemal Llazani, solli të pandehurin nga burgu, u pyet dhe tha se, quhej Dom Ejëll Deda, i biri i të Ndjerit Gjon dhe i Drandes, vjeç 30, i lindun në Shkoder e banues në Bushat me shkollë të naltë teologjike. I arrestuem me daten 12 Nandor 1947. U pyet per akuzen dhe tha: Studimet e nalta i kam krye në vitin 1943 në Shkoder e u emnova në Bushat. Nuk më ka ardhë mirë per pushtimin nga Italia. Unë e kam urrye Lëvizjen N. Çl., e nuk doja të vinin ata në qeverisje t’ Shqipnisë.
Vendim i Gjykatës:
Persëritet edhe njëherë materiali i përgatitun nga Aspirant Ali Xhunga.
Ai shenon: “Sado që i pandehuri Dom Ejëll Deda u mundua të mohojë të vertetën. Kjo provohet nga atribuimet që i bëjnë njeritjetrit.” (Dosja 7327)
“E verteta” nder dosjet e Sigurimit ishte vetem ajo që shkruente hetuesi ose prokurori dhe, që merrej per bazë nga gjykata me të shkurtue edhe jeten.
Në bazë të nenit.., Ligji 372, i dt. 12 Dhjetor 1946, mbi fajet penale kunder Shtetit e Popullit, e cilëson fajtor Dom Ejëll Dedën dhe, e dënon 10 vjetë me privim lirije e punë të detyruar. I ngarkohen dhe shpenzimet e gjyqit, 54 L.”
I dënuemi Dom Ejëll Deda, nuk bani as dy vjet burg nga dënimi i dhanun, mbasi torturat shnjerzore e kishin ba të veten. Kaloi pjesen ma të madhe të kohës në spitalin e burgut, ku Don Ejlli edhe vdes në moshen 31 vjeçare.
Ishte 31 vjeç kur u nda nga kjo jetë plot vuejtje, mundime, tortura e shpifje!
31 vjeç mbytet nder tortura pa asnjë provë fajsije, vetem me hamendje tue u nisë sesi Klerik Katolik, ky nuk na do ne, prandej edhe duhet zhdukë. Edhe tortura ishte mjet shfarosje per njerzit që urrente Sigurimi i shtetit. E kjo që ka ngja me Klerikët Katolik në Shqipni, nuk besoj se njihet nder vendet tjera komuniste jo vetem të Lindjes, po as në ata ma të mbrapambetunat.
Nga jeta e Këtij Martiri të Kishës Katolike në Shqipni, ruhet një Kujtim:
Nga një dëshmi e Don Lazer Sheldisë në Brazil aso kohe, tregon sesi kishin rreshtue persekutuesit 11 vetë per ekzekutim të menjëhershem me 4 Mars 1946, mbas Vorreve të Rrëmajit në Zallin e Kirit. Aty ishte i pranishem dhe Dom Ejëll Deda e një doktor italian, që do të dëshmonte ekzekutimin e tyne.
Reshti i të burgosunve i fali ekzekutorët e tyne e thirrën, per lavdinë e Zotit e të Shqipnisë, nderkohë që armët filluen me hapë zjarr.
Ata ranë përtokë tue perqafue njeni-tjetrin.
Dom Ejllit ju dha një mundësi e pazakontë, që t’i ndante aty t’ekzekutuemve
Sakramentet e fundit. Ndersa vepronte kështu, Ai zhyste një copë të madhe pambuk në Gjakun e sejciles viktimë. Sot kjo Rrelike pambuku asht ruejtun në një prej Familjeve katolike të Shkodres. (Dëshmi e Don L. Sheldisë).
E pa kalue viti në burgun e Shkodres, i shkatrruem fizikisht nga torturat mbi trupin e Tij, vdiq edhe Don Ejëll Deda, në moshen e bukur 31 vjeçare.
Po me humbjen e jetës së Tij, humbi edhe Trupi i Atij Meshtari Martir!
Kujtimet e atyne ditve të zeza që ka kalue Shqipnia dhe kryesisht Shkodra, sot shumica janë të pabesueshme nga vetë rinia Shqiptare. E kur njeriu hapë një bisedë per me tregue një ngjarje si kjo, e 31 vjeçarit Don Ejëll Deda po, në qytetin e Shkodres ku janë zhvillue këto tmerre të mnershme, shumë vetë të pranishem hapin sytë e të shikojnë të çuditun dhe habiten sesi asht e mujtun me pasë ngja një barbarizem si ky, me një djalë universitar 31 vjeçar në qytetin e kulturuem të Shkodres, e pse? – Ishte Klerik Katolik Shqiptar!
Sot Rinia Shqiptare asht para fakteve dhe detyrave të mëdha, ndonse pjesa ma e madhe kerkon shpetimin me ikjen jashta shtetit “rilindur” komunist.
Nuk asht e gjetun rruga e vertetë e shpetimit! E njëditë, Europës do të vijnë e ti kujtohet se, kjo Rini Shqiptare që po përhapet nëper Botë pa asgja mbas shpirtit: Asht Rinia trashigimtare e Zamakve të Flamurit Gjergj Kastriotit, bash e Atij Skenderbeut, që Ju la trashigim Gjakun e Shqiptarit!
Melbourne, 27 Qershor 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 43
Zamak i Flamurit Kastriotit…
DON JAK BUSHATI
(1890 – 1949)

Image

Jak Kolë Bushati asht le në Shkoder me 8 Gusht 1890. Nga dukumentacioni i ruejtun shihet kjartë origjina e Familjes së Tij qytetare Shkodrane.
Jaku nga vllau i madh Filipi merr me andje dëshiren per shkollim dhe, tue Ju kushtue thirrjes shpirtnore hyn në shkollen Françeskane të Shkodres.
Asht nder studentat që bije në sy per perkushtim dhe sjellje shembullore.
Rregjistrohet në Seminarin papnuer në Shkoder ku, në vitin 1909 dhe, i ka perfundue studimet e nalta si Meshtar shekullar në Maji 1915, plot 25 vjeç.
Fillon detyren meshtarake në Abacinë e Mirditës, në Nderfanë, një krahinë shumë e vorfen, me zakone tipike të egra të Mirditës, ku Meshtari i ri në një periudhë të shkurtë njifet me boten e tyne të panjoftun, kryesisht në lidhje me gjakmarrjen dhe vrasjet shpesh edhe të dhunëshme, ku me guxim dhe një perkushtim të veçantë shpesh me rrezik koke, zbaton detyren e vet.
Njohja e gjendjes ekonomike e shtynë per zbatimin e dy veprave të mëdha e sidoemos per kohen mbeten historike: Ngritja e një Kishe të bukur në Gëziq dhe, hapja e një shkolle në vitin 1936, dy vepra të perjetëshme që e daltojnë emnin e Nderuem të Don Jak Bushatit në Historinë e Lavdishme Shqiptare.
Duhet theksue se Kleri Katolik Shqiptar kudo që ka vue kamben e zbathun, kishte parim kryesor dhe detyrë shpirtnore formimin kulturor të vendasve, gja që fatkeqësisht pushtimi sllavokomunist ka punue dhe punon gjithnjë per fshimjen e atyne fakteve të pamohueshme nder shekuj të shekujve. Asht fakt moszanja në gojë e Shkollës së Shirokës nga Don Zef Ashta në 1874.
Don Jak Bushati në vitin 1946 transferohet në Kallmet të Zadrimës, fshat ma i mirë nga gjendja ekonomike, por i mbikqyrun dhe i kontrolluem nga Sigurimi shtetit shumë ma teper se zonat tjera të Zadrimës. E nuk duhet të harrojmë asnjëherë se bahet fjalë per vitin 1946, viti i mnershem kur Kleri Katolik Shqiptar masakrohet si asnjëherë në historinë e Tij Dymijvjeçare.
Ishte muej Prill 1949 kur, Don Jak Bushati arrestohet nga Sigurimi i shtetit komunist dhe prej Dosjes Tij shenohet nga studjuesi Dr. Pjeter Pepa akuza: “Në materialet arkivore ndodhen dokumentat se Don Jak Bushati në disa procese del se ka qenë prift. Në kishen e tij janë organizuar mbledhje...”
E, si gjithnjë vazhdon hetuesia me shpikjet e saja per zhdukjen e Don Jakut.
At Aleks Baqli ka tregue se Don Jaku merrej në pyetje disa herë në ditë dhe kthehej në birucen e Tij i pergjakun në gjendje kome. I kerkohej të mohonte Krishtin, dhe se eprorët i kerkonin organizim veprash kunder pushtetit. Ai jo vetem nuk i pranonte po dhe i mohonte si shpifje të paverteta kunder Tij.
Dosja e Don Jak Bushatit duhet studjue per të pa si u masakrue Ky Klerik?
E kanë lanë të varun per shpatullash nder trenat e hetuesisë me disa ditë.
Në trupin e Tij kanë provue me ngulë gozhda të skuquna derisa ftohen.
I kanë ngulë kunja pishe nder thonjët e gishtave per ditë të tana.
E kanë lanë pa ngranë dhe e rrahnin në kamxhik deri sa i gjakosej trupi.
Po, Don Jak Bushati kishte vendosë me vdekë Klerik i Vertetë i Fesë Krishtit e, per asnjë moment jo vetem s’u ligështue, po Besimi e forconte ma shumë.
Ishte fillimi i vitit 1949, kohë dimni dhe të ftohtit fortë, kur po në hetuesinë e Lezhës ishte i arrestuem dhe At Konrrad Gjolaj. Më ka tregue dy momente që At Konrradi i ka pa me sytë e Tij, kur po torturonin mizorisht Don Jakun që, n’ atë kohë aq të akullt, kur trupi nuk ju ngrohte me muej të tanë, kishin marrë të shkretin Prift në të 60 vjetë dhe, e kishin zhytë në ujë të pistë, në një podrum të hetuesisë, ku edhe dritaret ishin pa xhama. Trupi i Don Jakut ishte i zhytun deri nenstjetulla dhe duert’ e lidhuna mbrapa. Kjo torturë me Don Jakun vazhdonte me ditë e natë paasnjë ndërpremje, madje jo vetem i mungonte ushqimi, po edhe ujin e pinte të pistë. Nga ora 23.00 e natës, ate e merrnin policët dhe e dergonin në birucë, ku mbyllte pak orë sytë.
E, pa dalë drita rreth orës 6 të mengjesit e sillnin prap dhe ashtu të lidhun me hekra, e zhytnin prap në ujin e ndytë të podrumit hetuesisë. Koha kur Ate e rrahnin e torturonin në ndonjë zyre hetuesije, ishte koha që nuk ishte i zhytun në ujin e pistë. E kjo vazhdonte me muej të tanë panderpremje.
Shpesh, thonte At Konrradi, kam mendue me vete këte gja: “Ku ishte gjithë ajo urrejtje e mbledhun tek ata hetues kunder Don Jak Bushatit?!”
Asnjëherë s’ mujta me u perqendrue në një mendim që të më dukej i saktë!!
Kishin kalue ditë e muej, kur njëditë një polic disi ndryshej, m’u afrue tek biruca ime dhe më tha: “Don Jakun e nxorem nga uji të vdekun, ishte ngri nga të ftohtit dhe ka dhanë Shpirtë!!” Mu mbushen sytë me lot dhe u ula nder gjunjë dhe u luta per Shpirtin e Don Jakut, që me siguri ishte pranë Jezusit, per të cilin Ai edhe u flijue! E pashë kur kaluen me Trupin e Tij në korridor...Vazhdova me u lutë per Atë Burrë që vdiq: “Ushtar i Krishtit!
Don Jak Bushati asht kenë një Klerik Katolik, që vuejtja nuk e ka thye, po deri me 12 Shtator 1949, Ai ishte Zamak i Flamurit Kastrotit – Skenderbeut.
Melbourne, 1 Korrik 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 44.
Zamak i Flamurit Kastriotit ...
Image
DON ALFONS TRACKI
(1896 – 1946)

“I HUMBUNI” DON ALFONS TRACKI !

“Misionarët në Shqipni vritën tri herë, pushkatohën, harrohën dhe, të tretën herë, Ua dhunojnë edhe vorrin e Tyne”.


Vetem kaq: “I humbun”, shënohej ndër të gjithë rregjistrat e klerikëve që ishin mbrenda “perdës së hekurt”, e ndoshta, përgjithmonë mbetej ashtu.
Jo vetem, nuk asht e meritueshme që shumë figura të ndrituna të historisë sonë kombëtare të mbulohën nga pluhuni i harresës, por jo ma pak përgjegjësi historike dhe morale kemi edhe përpara veprës së misionareve të fesë, të cilët, në rininë e tyne, me punë vetmohuese provuen me fakte se toka Shqiptare për ta ishte Atdheu i dytë i Tyne.
Kjo asht arsyeja kryesore që më shtyni me u ndalue tek “i humbuni” Don Alfons Tracki, i ardhun misionar nga Breslau.
Don Alfonsi asht le nga prindët Jozef e Marta Tracki, në vitin 1896 në Breslau. I ati ishte oficer i gardës mbretnore. Don Alfonsi kishte edhe dy vëllazën të tjerë, Hansin dhe Gjergjin, që u vranë në Luftën e Dytë Botnore, ndërsa e motra e tij Kordola, mbas vitit 1944 nuk dihet ku ka përfundue.
Alfonsi i ri, pa mbushë 17 vjet, vjen ushtar në Shqipni me forcat Austro-Hungareze. Mbas luftës vëndos me qëndrue këtu, pikërisht, kur Breslau i kalon Polonisë. Në natyrën e tij dallohet kjartë gërshetimi i karakterit të vendosun gjerman me besimtarin katolik polak. Ka lanë në një anë armët e hekurta dhe rrokë armën ma të fuqishme të njerzimit, tue u ba përjetësisht ushtar i Krishtit në armatën Shqiptare. Ai e admiroi këtë armatë sëpse asht pikërisht ai kler që një vit maparë, bashkë me të gjithë atdhetarët shqiptarë kishte ngritë nalt edhe njëherë flamurin e Gjergj Kastriotit, tue i ba të ditun Botës se Shqiptarët janë këtu. Edhe pse kishim kalue pesë shekuj robni të dhunëshme fara e krishtënimit jo vetëm nuk ishte shue, por kishte marrë aq hov sa me shumë frikë e thom, “drue se nuk përsëritet kurrma!”
E, ku i kanë vorret Herojt? - Kurrkund!
Imzot Mikel Koliqi më tregonte se veprimtaria e Don Trackit, ishte baza e “Veprimit Katolik” në Shqipni. Krahas veprimtarive sportive e zejtare vendin kryesor e zente aktiviteti atdhetar. Vazhdon edhe ai vetë Seminarin Papnuer të Jezuitve dhe i përfundon studimet teologjike në Bosnje. Në vitin 1926 shugurohët meshtar. Fillon menjëherë aktivitetin fetar në Shqipni.
Formon lidhje të ngushta e miqësore me meshtarët Shqiptarë Don Kolec Prennushi, At Pjetër Meshkalla, vëllaznit Gazulli, që simpatizojnë Lëvizjen e malësorëve të Veriut kundër Zogut. Don Gjoni u var nga Zogu, ndërsa Don Nikolli u dënue me katër vjet burg në Gjinokastër. Për këtë lidhje edhe Tracki u nxuer jashtë nga Shqipnia nëpërmjet të Musa Jukës, i cili nuk e shihte me sy të mirë grumbullimin e rinisë shkodrane rreth Trackit. Ndërhymja e Bajraktarit të Shkrelit, Vat Marashi tek Zogu, e rikëthen Trackin në Shqipni, me kusht mos me qëndrue në Shkodër. Ai shkoi në qendrën malarike të Velipojës ku banonin malësorë të ramë nga Alpet.
Zotnonte mirë gjuhën shqipe gja e cila bani me u hy në zemër fshatarëve. Njohja e zakonëve të malësisë e vëndoste në krye të vendit mbasi shumë shpesh, malësorët kishin nevojë për mendimin e priftit ndër kuvendët e tyne. Merrej me pajtim gjaqësh dhe ishte kudo ku lypej me u shmangë vëllavrasja. Kjo arësye e shtyni shpesh me ndërhy edhe pranë organëve qeveritare për me shpëtue ndonjë që binte ma vonë në duert e gjermanve.
Po cili kje shpërblimi që mori prej nesh?
Në vitin 1944 Hausdingu i shpjegoi Trackit, se edhe në Shqipni ka shumë ngatrresa të mbrendshme dhe se mundësia e ardhjes në pushtet asht e komunistëve, mbasi ata i ndihmojnë edhe anglezët prandej, eja me né, se do të kenë edhe ndryshim sistemesh dhe ti do të konsiderohësh edhe gjerman. Pavarësisht se ti i ke ndihmue shumë shqiptarët nuk ka me t’a dijtë kush për nderë pra, mos e rreziko jetën me qëndrue këtu!
Tracki ju përgjegj: “Jo, nuk vij me ju, mbasi nuk kam ardhë në Shqipni për qëllime politike, as ushtarake dhe as si pushtues.
Këtu unë kam Atdheun e dytë, Shqipninë, të cilit, i kam shërbye si Meshtar dhe këtu, due të vdes si Shqiptar!”.
Ata ikën, ndërsa Tracki qëndroi këtu.
Për me evitue përpjekjet me partizanë në ditët e para të 1945, ai shkoi në malësi tek priftnit Nikoll Gazulli, Luigj Pici, Ndre Zadeja dhe se fundit tek Don Injac Gjoka.
Aty e njoftuen se kërkohet nga disa partizanë, që në Velipojë e kanë shpallë armik. Ato ditë edhe Ndoc Jakova kishte ikë nga ushtria mbasi fillojnë përshpëritjet se Ndoci, asht i lidhun ngusht me klerin katolik. Edhe Ndoci shkon tek Don Injaci, ku takohet me Trackin dhe të dy bashkë shkojnë në Shpellë të Mëri Kokës në Stenë.
Po kalonte vitin me grupin e Gjergj Vatës, Martin Sheldisë, Gjelosh Lulit, Mark Malës, Nikoll Prenk Dedës, Pjetër Gjokës etj. Jeta e malit dihet. Tracki nga Breslau në shpella të Veriut.
E, pse? Për ata që njohin zonën e Shllakut asht e kjartë vuejtja dhe sakrifica e madhe që ka ba Tracki.
Terroristi Zoji Themeli, kryetar i seksionit Mbrendshëm të Shkodrës më 31 dhjetor 1945, e njofton Drejtorinë e Mbrojtjës së Popullit në Tiranë: “Ju njoftoj se përveç Dom Alfons Trackit që gjindet në këtë qark, nuk ka elementa fetarë me kombësi gjermane.” (Dosja 1885).
Në mes të natës së 12-13 shkurtit 1946, kur forcat e Ndjekjës nisën për në Dushman, mbasi ishte ba një vrasje atje gabojnë rrugë. Koha e keqe me shi kishte vështirsue kalimin. Prrojet kishin shpërthye. Brigada merr drejtimin kah shtegu i shpellës, jashtë së cilës atë natë bante roje Ndoc Jakova. Në shpellë ndigjohen disa krizma armësh që u shuen shpejt. I pari i ndigjoi Gjergj Vata, i cili i zgjoi shokët nga gjumi dhe po prisnin sinjalin prej Ndocit për me veprue. Nuk ndihej asgja. Mendojnë pse Ndoci nuk po i ban me dijtë, shka ndodhi!? Vrojtojnë me kujdes jashtë dhe vërejnë se aty afër ndigjohen ecje këpucësh ushtarake, që ushtojnë pak prej natës e pak prej gurve të kalldramit të rrugës.
Pergatitën me ça rrethimin nga një shteg që nuk njihëj nga Ndjekja. I pari prinë Gjergji, mbasi dinte shtigjet, të tjerët u nisën mbas tij.
Don Alfonsi nuk pranoi me marrë atë drejtim pa shkue deri tek vendi ku ishte Ndoci. Gjergji ka kundërshtue tue parashikue pritën. Don Alfonsi ishte i vendosun me shkue kah Ndoci, parandjente dishka të keqe dhe u nis. Kur mërrinë tek vendi gjenë Ndocin e plagosun randë që ishte i lamë me gjak. Ndoci e njeh. Don Alfonsi i jep të zgjidhun, e kungon dhe e vojon, i çon kokën nga balta e pellgu i gjakut, e mbështetë për parzëm, i ban Kryq dhe qëndron me té derisa Ndoci jep Shpirt. Si një babë i mirë që shtërngon fort djalin e vet në fund të jetës.
Afrohën forcat e Ndjekjës. Don Alfonsi nuk lëvizë nga vendi, madje, u thotë: “Afronju, mos kini frikë se nuk kam armë, tashti ejani kur të doni se unë e kreva detyrën teme!” E lidhën me litar duersh dhe e sollën në Seksionin e Mbrendshëm të Shkodrës. Aty ra në duert e një krimineli fanatik, i pa ngopun me gjak klerikësh, tek katili Fadil Kapisyzi që për pesë muej nuk la gja pa ba në trupin e Trackit. Përpilohët, si gjithënjë një proçes falls (me sekretar Kol Kirin), ku nuk mungojnë as shpifsit, po as trilluesit kundër misionarit të pafaj që kishte shpëtue sa jetë të rinjësh nga duert e nazistëve si: Çesk Kabashi, Zef Kol Preka, që me paturpësi e akuzon Trackin se i kishte kërkue 200 napolona me i shpëtue djalin, apo një vagabond si Gjovalin Mazrreku, që e quan me fjalorin e njohun të tij t’ agjentit sigurimit: “Fashisti i poshtër Don Alfons Tracki”.
Debili Rustem Sykja e akuzon për propagandë naziste etj. Shpërblimi i veprës së misionarit të palodhun ndaj atyne të rinjve që i kishte ndihmue pa dallim feje dhe që, ndodheshin në sallën e kinema “Rozafat”, ishin thirrjet e tyne mizore dhe të paturpëshme: “Plumbin ballit, kriminelët në litar!”
***

Tracki deklaron në gjyq (Dosja nr. 1885):
“Për doktrinën fashiste kishe me thanë se kjo ka gjetë njeriun dhe njeriu kokën. Sa për nazizmin, unë jam gjerman por, nuk jam nacional-socialist. Nuk jam as nuk due me kenë mbasi si doktrinë asht e gabueme. Na kurrfarë ndihmet nuk i kemi dhanë. Tham se fashizmi dhe nazizmi janë njilloj, e duhet me kenë kundër. Unë me politikë nuk jam marrë, pyetni ata që kam ndejë me ta. Prifti po të merret me politikë sharron, prandej edhe kam ndejë larg. Ndersa tek Oberlajn dhe Dr. Hotnik nuk kam shkue, kishin zyre të tjera se merrëshin me hetime politike. Në rrethin “Veprimi Katolik” flitej për fenë. Propagandë kundër Bashkimit Sovjetik nuk kam ba, por si gjerman kam dashtë me fitue Gjermania në luftë kundër Rusisë.
Kam kenë tek Hausdingu, por kjo nuk don me thanë se jam nazist. Fillimi i luftës ka kenë i padrejtë. Për Gjrmaninë naziste jam gëzue që ka mbarue. Nazizmi nuk asht potencë që ka dalë nga populli por me dhunë. Nuk e lente kush fitorën e nazizmit, se ishte çue gjithë bota kundër.
Delegati Apostolik nuk ka shkue te Hausdingu, por më ka çue mue për disa dezertor italian, për pilotët, po, kam ndërhy dhe u asht falë jeta. Mos me ndigjue me ba përkthime në Gestapo nuk e queja gja të mirë, mbasi unë punoja në interes të popullit shqiptar. Unë dola në mal se partizanët nuk ishin ushtri e rregullt, vepron kushdo në kokën e tij, të vrasin dhe të përsekutojnë. Me Ndoc Jakovën kemi nda bukën dhe sende të tjera, që na nepshin katundarët, por edhe kemi ble. Partizanët kur na kanë rrethue në luftë, unë jam diftue ushtar! Nuk kam dijeni se Papa ka bekue armët. Unë këtu kam kenë në Atdheun tem.”
Po japim disa mendime politike të Trackit: “Krotnik më ka thanë se na po shkojmë, por ky popull asht në grindje në mes të shoqi-shoqit e mund të fitojnë komunistat, se i ndihmojnë anglezët. Për majorin Nil, ishte dy ftyrash, ndryshej me Sali Myftinë, e ndryshej me Nik Sokolin. Gjermanët donin me lanë oficera në Dukagjin por në tetor ky urdhën u prapsue. Zef Mirashi e Gjergj Vata më kanë tregue se Muharrem Bajraktari asht Komandant i Përgjithshëm.
Anglia e Gjermania e luftojnë shoqi-shojnë për jetë a për dekë e në Shqipni, të thuesh bashkë-veprojnë. Këto të pohueme janë fakte, por si shpjegohën? - Unë nuk dij me dhanë përgjegje. Por, një fakt asht se, që Anglia si e ka pasë ma përpara edhe tash don me pasë konceptin e sundimit. Sundimin e Evropës e don! Historia e vërteton se ekujlibrin ndërmjet shtetëve të Evropës don ekskluzivisht me e rregullue Anglia. Shembujt janë: (Holanda, Spanja, Franca - lufta e pafund e njiqindvjetve, Lufta e I-rë dhe e II-të Botnore), e tash? - Mue më duket se në hesapë të vet Anglia nuk ka shti një Rusi të evolucionarizueme e prandej, tash mbas Luftës së II-të Botnore, nuk i del besoj hesapi si ka mendue e dashtë.
Shtetet e ndryshme të Evropës edhe të vogla tue përdorë të drejtat e veta të fitueme me gjak nuk po këcejnë ma simbas vishkëllimit e taktit të Anglisë, e nuk po pvesin atë për trajtimin e qeverimit të vet, me një fjalë i kanë dalë dorët Anglisë.Rregullimi i Evropës nuk asht ma në dorën e saj si dikur.
Ardhjën e Gjermanisë në Shqipni nuk mund ta konsideroj as mirë as keq mbasi jam gjerman, por mbas principit tem - lum i forti - por edhe kjo prap asht ide e gabueme! Ndoshta për problemet kombëtare të Shqipnisë gjermanët kanë punue mirë, mbasi Kosova me tokat tjera që i përkasin truellit Shqiptar e ja kanë marrë, kam frikë se nuk i kthehën ma.
Populli më ka pyet: “A të shkruhemi fashista?” - Unë i kam thanë se edhe po të shkruheni nuk asht ndonjë dam se merrni harxh, por nuk i kam thanë se po mos të jesh fashist - nuk je katolik, për milici i kam thanë mos u shkrueni! (Ky asht një dorëshkrim i Trackit, fq. 9,10.).
Kam kenë në Meshkallë (Shllak) më 31 dhetor 1945 dhe jam nisë te Don Injac Gjoka në Mazrrek, ku kam pritë anmisti prej Don Luigj Picit e Luigj Mjedës. Më 12 janar kam shkue në shpellë tek Gjergj Vata e Nik Sokoli.
Më 13 shkurt 1946, më kapën partizanët.”
Me datën 17 korrik 1946, ora 17.00 Trupi Gjykues i përbamë nga: Kryetari Mustafa Iljazi, antarë, Zurdi Shehu e Anastas Koroveshi dhe prokuror Aranit Çela (akti nr. 249), vëndosi: 1. Llesh Marashi, me varje në litar. 2. Kol Ashiku, 3. Nikoll Preng Dedaj dhe 4. Don Alfons Tracki , dënohën me vdekje, me pushkatim. Don Alfonsi nuk kishte asnjë lidhje me grupin.
Me datën 17 korrik, pra, atë natë bahët kërkesa për falje jete nga avoketnit e secilit të dënuem me vdekje.
Më datën 18 korrik 1946, bahet shqyrtimi i akteve në Gjykatën e Lartë në Tiranë, nga: Kryetari, major Frederik Nosi, antarë kap.Veladin Zejneli e kap. Nexhat Hyseni, prokuror Nevzat Haznedari dhe vëndosi:..
Me datën 18 korrik 1946 njoftohët Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në Tiranë, me shkresën nr. 902/7 se: “Në bazë të vëndimit të dhënë me datën 17 korrik 1946, u ekzekutuan kriminelët: Llesh Marashi, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dedaj dhe Don Alfons Tracki. I pari në litar. Dënimi i tyre në përgjithësi është konsideruar me vend nga i gjithë opinjoni.
Vetëm për priftin Don Alfons Tracki, propaganda e klerit bëri që të kishte më tepër diskutime, kështu që u fol se si Don Alfonsi, nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal.
Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.
Shef i Seksionit Shkodër (Zoji Themeli) d.v.

Ekzekutimi u krye në orën 5.00 të datës 18 korrik 1946, po kërkesat e të dënuemve kur janë shqyrtue nga Gjykata e Naltë dhe Kuvendi Popullor?
Pse në shkresën e Zoji Themelit nuk asht emni i të ndjerit Kel Abati, që u pushkatue me këtë grup pa pasë asnjë lidhje me ta?
Pse asnjëherë nuk doli në dritë vrasja misterioze e Kel Abatit, mos edhe ky ishte “kriminel”? A duhet besue se me të vërtetë Kel Abatit ju fal jeta mbas ekzekutimit?
Ndoshta ma vonë e drejta do të dalin, por kam frikë se jo!
Vrasësit gjithmonë punojnë me mbulue krimet e veta, mjeti ma i mirë i tyne asht harresa! Po, mos harroni se Tracki ngriti një Permendore me vepra!
“Tracki ishte modeli ma i përkryem i Meshtarit Katolik”, shkruan At Konrrad Gjolaj O.F.M. Ai shenon në librin “Çinarët”(1966) edhe
Emnat e Nderuem të Klerikëve që ka përgatitë Misionari Don Alfons Tracki:
1. Don Mark Gjani I mbytun në sigurim në 1945, vjeç 36, në Mirditë.
2. Don Dedë Maçaj I pushkatuem ushtar në 1947, vjeç 27.
3. Don Mark Bicaj I mbytun në sigurim në 1948, vjeç 37.
4. Don Dedë Malaj I pushkatuem në 1959, vjeç 42, në Shkoder.
5. Don Ejëll Deda Vdes mbas dy vjetësh në burg në 1948, 31 vjeç.
6. Don Mark Hasi Vdes mbas 20 vjetësh në burg në 1981, 60 vjeç.
7. Don Nikoll Gjini Vdes mbas 24 vjetësh në burg në 1987, 76 vjeç.
8. Don Anton Muzaj Vdes mbas hetuesisë, në 1948, 29 vjeç.
9. Don Lazer Sheldija Vritet në 1988 në ShBA, nga sigurimi komunist.
10. Ndue Sokai Vdes mbas 10 vjetësh burg, 54 vjeç.
11. Don Injac Gjoka Vdes mbas 10 vjetësh burg.
12. At Zef Pllumbi Vdes mbas 25 vjetësh burg.
13. At Konrrad Gjolaj Vdes mbas 17 vjetësh burg.
14. Don Preng Ndrevashaj Ishte me sherbim fetar në ShBA.

E kushedi sa, do të vazhdonte rreshti i Zamakve të Flamurit të Kastriotit, sikur, Ky Misjonar, të mos pushkatohej në vitin 1946 në Atdheun e Dytë, në Shqipni. Edhe Ky ishte Zamak i vertetë i Flamurit të Skenderbeut!
Melbourne, 4 Korrik 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 45.
Zamak i Flamurit Kastriotit…

Image
AT BERNARDIN LLUPI O.F.M.
(1886 – 1946)


“Vdekja si kjo, vdekja për Shqiptarizëm, asht kupë e artë!” AT B.LLUPI (1946)

Koha ka me provue se Françeskanët e Shqipnisë së viteve 1944, jo vetem që nuk persëriten kurrma, po as nuk i vijnë ma Trojeve tona Shqiptare.
Shqipnia ruen në Token e Saj kushedi sa Vorre pa emen e pa shenja!
Po, dëshmia e Gurve të Pendës së Kirit pranë Rrëmajit, e deri atje ku janë shkrepë armët serbosllave dhe të katilave anadollakë shqiptarë, kunder të gjithë Atdhetarve tanë dhe Françeskanëve, nuk fshihet persa Shekuj, pse Ata Gurë, do të vazhdojnë me ruejtë mbrenda vehtes Visaret e çmueshme të Tyne, që janë gurrë e pashterrëshme e virtyteve të Tyne.
At Bernardin LLUPI O.F.M., kje një nder Figurat e Nderueme Françeskane, asht lé në Shkodër me 7 shkurt 1886, prej prindve Filip e Luçia Llupi.
Asht pagëzue me emnin Mati, asht vëllai i pestë i Cinit, Zefit, Ejllit e Franos. Vjen prej një familjes së vjetër me tradita qytetare shkodrane.
Studimet i ka krye në Insbruk të Austrisë, ku mori medalje nderi si një nder studentat e shkëlqyeshëm. Shugurohët meshtar në Romë dhe vjen e shërben në Palç (Mërturë), Hot, Grudë, Bizë të Durrsit, Vlonë dhe Shkodër.
Kur Kuvendi Françeskan ndodhët keq ekonomikisht në atë kohë lufte e zije për bukë mbas vitit 1942 dërgohet në Pejë famullitar, mbasi njihej qysh i rij si ekonomist i përkryem. Prej andej ban të mujtun mos shpërndamjen e xhakojve në Kuvendin e Shkodrës, tue i dërgue vazhdimisht ushqime.
Për këtë ndihmë të madhë ekonomike ban fjalë në procesin e tij edhe At Çiprian Nika, rektori i Fretënve në Shkodër. Asht bashkohës i Etënve Harapi, Doda, Prennushi, Cani dhe mik i Don Nikoll Ashtës. Asht ndër misionarët e njohun që me dinjitet ka bajtë zhgunin e Sh’ Françeskut. Autoritar në fjalë dhe i palodhun në pajtime gjaqësh e ngatrresash që kishin kapërthye malët tona. Edhe pse në 1939 asht operue në Padova, ku ka heq një eshke, asnjëherë nuk i shmangët misionit të tij, madje, shkon me qejfë malësh për me ndihmue çështjen kombëtare dhe niset për në Kosovë.
Atje ka shërbye në famullitë e Zllakuçanit, Zym’të Hasit dhe Pejë. Ndihmon shqiptarët që kanë marrë malët për liri nga fashizmi dhe komunizmi, me ushqime dhe medikamente mjeksore. Mban afër Prof. Kol Parubin, Marije Shllakun, Marsel Vuçën, Prof. Ymer Berishën dhe të tjerë luftarë shqiptarë. Porositë fshatarët “me e ruejtë dhe me e ndihmue këtë vajzë atdhetare!”. Theksova fjalët e tij ndër thojza, mbasi me shumë dashtni dhe burrni vlerson virtytet e femnës shqiptare, ashtu si ma parë vëllaznit e tij, Norën e Kelmendit. At Llupi asht “ATI I DYTË” i Marije Shllakut.
Maria tek Ati i saj i dytë sheh shpresën dhe të mirën, tue i kërkue si vajza e tij: “Lutju Zotit për mue!” Ai lutej për të gjithë shqiptarët pa dallim feje.
Kjo asht arsyja që të gjithë e donin dhe e ndigjonin misionarin e përvujtë. Ai njihej si misionar i Atdhetarizmit prandej qela e tij ishte vatra ku delnin shkëndijat e lirisë. Shovenistët serb, shërbëtorët e tyne komunistë dhe tradhëtarët e shitun të Atdheut, nuk e duronin zhgunin e Françeskanit në Pejë, prandej, në marsin e vitit 1946 e arrestojnë si një organizator i “Katoliçeskaja Banda”, organizatë që nuk ka kenë kurrë.
Krijuesi i këtyne bandave, organizatave, grupeve terroriste, duerve të zeza, të futjes së armëve ndër Kisha etj,, asht një për të gjithë Shqiptarët: Komunistët e shovenistët jugosllavë me qendër Moskën.
Edhe para trupit gjykues At Llupi asht kryenaltë, trim dhe i pathyeshëm ashtusi në tortura të mnershme që i bahën në hetuesi. Nuk pranon asnjë akuzë. Nuk i trembet vdekjes fare, aq sa edhe tallet me prokurorin Ali Shukriu, gjatë procesit gjyqsor kur ai e pyet, se ç’ke menduar kur ke thënë: “Ishalla e pështon Zoti Kosovën!”? - At Llupi përgjegjet: “Kam mendue që të shpëtojë nga sëmundjet dhe hallet e ndryshme!” Kur prokurori e pyet se a i ke dërgue djath në mal, At Llupi nuk i përgjegjet, mbasi nuk kam ardhë këtu për djathë.
Kur pyetët Maria, edhe ajo përsëritë: “Nuk përgjegjem, nuk kemi ardhë për djathë këtu!”. Kur flitët për njerzit e vramë ndër male, At Bernardin Llupi thotë: “Ata kanë vdekë si trima, si burrat, prandej, duhët të jenë shembull për né të gjithë!”.
Autori z.Muhamet Vokshi, shkruen në kujtimet e veta për At Llupin: “Fliste anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, serbisht, latinisht. At Llupi ishte komunikativ, modest, shakaxhi. Fishtën e adhuronte.
Italianët nuk i donte aspak, i quante “bretkocarë”. Ai e ka dashur vendin dhe popullin e vet pa urrejtur kurrkend tjetër.
E deshti dhe dha jetën për Shqipërinë brenda kufijve të saj etnikë“
Fjala e fundit e At Llupit para pushkatimit ishte:
“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!”
Mbas të shtimeve të automatikve At Llupi, kishte mbetë në kambë edhe pse zhguni i panjollë ishte la me gjakun e këtij martiri.
Ai thirri edhe njëherë: “Rrnoftë Shqipnia!”, xhullinjtë iu afruen tue shti mbi tè, derisa Frati 60 vjeçar u shtri mbi tokën Shqiptare, për të cilën dha jetën e vet.
●Ndërsa, më 15 nandor 1946 nga ky grup u pushkatuen:
MARIA SHLLAKU 24 vjeç,
AT BERNARD LLUPI 60 vjeç,
Prof. KOL PARUBAJ 40 vjeç,
GJERGJ MARTINI 29 vjeç.


Tregon z.Viktor Gashi në kujtimet e Tij:
Në mbrëmjen e 14 nandorit dikush përshpëriti sikur kishte dëgjuar nga biseda mes dy rojeve se nesër në mëngjes, do të pushkatoheshin të dënuarit me vdekje. U tronditëm shumë dhe vendosëm me i treguar At Bernardit.
I thamë në veçanti: Padër, nesër.., ndoshta.., nuk e dijmë, por...Ai ndërpreu fjalën dhe tha :- Shumë bukur që erdhi kjo ditë dhe mbas pak sekondash iu drejtua Kolës, - Kolë, eja pak këtu! Shkuan në qoshen e dhomës, At Llupi bashkoi dy duart, ndërsa Kola u ulë në gjunjë. Kur Kola desh të fliste diçka, At Llupi i tha: - Kolë, i dij gjynahët tuaja por ban punën e Pendimit, se Zoti do t’i falin të gjitha fajet mbasi ti po lanë me gjakun tand tokën që të ka lindë, ti po shkon tek Zoti, jo si mëkatar, por si martir, ti je i zgjedhun prej Atit të Pushtetshëm, me dhanë shembull si duhët me vdekë për të mirën e popullit Shqiptar dhe të Atdheut, që po e lamë të robnuem, por shpejt Zoti dhashtë e u bashkoftë edhe Kosova me Nanën Shqipni!
Mbas tij shkoi edhe Gjergji.
Atë natë nuk fjeti njeri. Biseda mbahej nga At Bernardi, të cilit edhe atë natë nuk i mungoi humori e gazi, sikur të nesërmen po lirohej dhe jo...
Ishin orët e para të mëngjezit, kur u dëgjuan çelsat e randë të dyerve. Mbretroi një heshtje e përmortshme. Menjëherë e mori fjalën At Bernard Llupi: - Ç’keni o burra që heshtët? Mos u shtangni, se vdekja nuk na frikson. Kushdo që lind do të vdes herët a vonë aqsa ka thanë Zoti. Na po vdesim ballhaptë dhe po shkojmë nga kjo botë të bindun se me vdekjen tonë, do ta ndihmojmë çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e sajë me Atdheun Nanë, Shqiptari shkon në vdekje si në darsëm sëpse lufton dhe vdes për popull, për liri, për jetë ma të lumtun!”
Sakaq u dëgjua zani i ambël i Gjergj Martinit: “Po vdesim për Atdhe, Burra, se Atdheu mbrohët me gjak. Kështu me gjakun e Shqiptarëve të ramë, krijohët Shqipnia.
Gjaku i derdhun s’ka sesi të mos japë fryt, tue mbjellë atdhedashtni, mirësi, mirëkuptim, ai do të ngjallë edhe ma tepër ndjenjat kombëtare”:
U hap dera me rrëmbim: - Hajde, hajde, brze, majku vam vasu!- briti roja.
At Bernard Llupi, pa iu trembur syri dhe pa u nervozuar fare iu drejtua rojës: - Ndaluni pak, se due të përshëndetem për herë të fundit me Vllaznit e mijë. Në përqafim nuk muejta t’i mbaj lotët, mos u trego i ligësht, - më tha, - të dijmë si xunxarë, kështu me quanin në burg. U drejtua - Gjergj, Kolë, ejani, të shkojmë krenarë, le ta shohin ata se nuk ia kemi frigën plumbit! Duhët të jemi të lumtun që po vdesim për idealet e kombit.
Atëherë Gjergji na u drejtua: “Lamtumirë, o Vllazën! Tregoni botës mbarë se Kosova dhe Shqipnia ka trima që japin jetën për vatan dhe nuk ka anmik që na tremb! Shqiptari nuk përkulet kurrë !”
Roja e shtyri, e Ai thirri edhe ma më të madhe: “Rrnoftë Shqipnia bashkë me Kosovën!”
Edhe Kol Parubaj me një za të shteruar, na tha: “Lamtumirë Vllazën! Ma keni kujdes vajzën. Rrnoftë kombi Shqiptar! Rrnofshin Shqiptarët!”
Zëri i tij treti dhe nuk u dëgjua më, sëpse roja e shtyri me rrëmbim dhe pas tij u mbyll dera.
Të gjithë ne që ishim mbrenda mbetëm të shtangur.
Pas pak u ndigjua zëri i thekshëm i Maria Shllakut. Të gjithë vrapuam kah dritarët që ta shikonim në oborrin e burgut dhe pamë hijen e sajë, meqë bënte shumë terr. Nuk pranonte të dilte nga dera e burgut pa përfunduar këngën që bënte fjalë për Ymer Berishën, dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Fjalët e këngës sot nuk më kujtohen por zëri i sajë ishte tamam pushkë dhe jehoi në tërë burgun.
At Bernard Llupi atëherë i tha me zë të naltë:
“Të lumtë, bylbyli i Shqiptarizmës! Le ta marrin vesht Bota si shkon me vdekë femna Shqiptare, me kangë në gojë!”
Maria ia këtheu me za të fortë:“RRNOFTË SHQIPNIA E MADHE! RRNOFTË BASHKIMI I SHQIPTARËVE!”

●Me të drejtë Miss Durham shkruen shumë vite perpara:
“Zotnimet e hueja kanë kalue mbi kombin Shqiptar pa lanë në té kurrfarë gjurmët, si ujë që kalon mbi shpinën e rosës”.
***
Dhe, vitet kalojnë!
Kujtimet e Atyne Atdhetarve që dhane jeten, nuk harrohen nga Shqiptarët!
Shqipnia asht nder vendet e Ballkanit nder ma të pergjakunat! Ata ishin po, Trima të palëkundun dhe të vendosun me dhanë jeten e Tyne!
Vlerat e Tyne Atdhetare u vlersuen edhe nga të huejtë, prandej edhe mbetën të perjetshem nder faqet e Historisë së lavdishme!
Prizrendi ruen në gjiun e vet Gjakun e paster të Këtyne Martirve!
Ata ishin dhe janë Zamakë të Flamurit Gjergj Kastriotit - Skenderbeut!
Lavdi vepres së Tyne Atdhetare!
Melbourne, 8 Korrik 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

DON NIKOLL LASKAJ O.F.M. Pjesa e 50 F. Radovani

Postby Laert » 11 Jul 2022, 22:31

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 46

Zamak i Flamurit Kastriotit
Image
DON MARIN SHKURTI
(1933 – 1969)

Don Marin Shkurti asht Martiri i Tretë i Kishës së Dajçit Bregut të Bunës.
Don Marin Shkurti ishte i datëlindjës 1933. Emnohet famullitar në Dajç, ku më 8 dhetor 1961 thotë meshën e parë. Shërben në Stajka deri në vitin 1967, kur mbarë Shqipnia perfshihet në “Revolucionin Ideolugjik Kultural”.
Shtëpijat e atyne krahinave janë përgjithësisht prej gurit. Kjo mundet me kenë edhe një prej shkaqeve që edhe Burrat atje, kanë karakterin e fortë.
Ndersa, tek veshjet e grave gjithshka asht origjinale dhe e papërsëritëshme edhe në vendët tjera të Evropës. Ngjyrat dhe kombinimet e shumta të sajat tregojnë mendimin artistik të krijuesve shqiptarë t’ atyne krahinave. Ndoshta, një studim i plotë i kësaj veshje do të nxirte në pah edhe një vlerë tjetër të madhe të kostumit shqiptar, përveç, xhubletës së malësorëve të Veriut dhe jepanxhës së grave katolike të qytetit të Shkodrës. Këta objekte janë gurrat prej kah arti i veshjës buron përjetësisht tue i shpjegue me vepra mbarë botës së qytetnueme se shqiptarët, nuk janë bisha malësh, por janë pjesë e pandame e botës qytetnueme Evropiane, e lanun me dashje në skam, vorfni e ngatrresa nga vetë Evropa dhe qeverisjet ballkanike.
Kjo botë më rrëthonte kur isha i vogël pa mbushe 5 vjeç, tek daja Don Kolec Prennushi, famullitar i paharrueshem në Dajç të Bregut të Bunës.
Nder ato zona u ka ardhë hakut përmbytja dhe tërmetët. Në vitin 1949 dhe 1979 pothuej, dy herë këta fshatra janë rrafshue me shumë viktima në njerzë. Kishat dhe shkollat ishin në të gjitha katundet, madje, edhe të vjetra. Ma e vjetra asht Kisha e Shirqit, një fshat afër Dajçit. Në Dajç edhe fshatarët pleq njihnin shkrim e këndim. Fëmijët kanë ndjekë shkollën me qejfë edhe pse shumë shtëpi ishin ngushtë nga ana ekonomike. Dëshira për mos me mbetë çobaj ishte e madhe. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka luejtë kleri. Mbas vitit 1950, kur atje vdiq Don Koleci, atje ishte Prift Don Dedë Malaj, Ky meshtar me një kulturë të mirë dhe të formueme në Romë, ra viktimë e qëndrimit burrnorë ndaj mospranimit të nënshkrimit të Statutit në vitin 1951, dhe në vitin 1959 u pushkatue. Ishte bashkëpunëtor e vazhdues i denjë i qëndrimit të Don Kolec Prennushit ndaj kësaj çështje. Mbas Don Dedës, përgatitët për meshtar nga Imzot Ernesto Çoba dhe shugurohet prej tij në dhjetor të 1961, fshatari nga Samrishi Don Marini.
Asht i vertetë piksynimi i Imz Çobës per shtimin e elementit të rij si dhe, gjetja e pershtatëshme e këtij elementi të traditave shekullore Shqiptare.
Veprimtaria e Tij u shtrij deri në thellsitë Malore, tue mos u gabue në këte pergjedhje të mrekullueshme, e cila kje vertetë një mrekulli i Shek. XX.
Në vitin 1967, Kleri akuzohet se kryen vepra të ndalueme “antikushtetuese”, pagëzon fëmijë, kunorëzon të martuem, vojon të sëmurë. Fillon ndjekja dhe survejimi. Sinjalizohet për arrëstim edhe Don Marini, dhe më 14 nandor 1968, arratiset me gjithë farë e fisin në Jugosllavi, tue pre Bunën përballë shtëpisë ku ishte lindë në Samrishë. UDB-ja jugosllave bie në marrëveshje si gjithmonë me Sigurimin e shtetit shqiptar dhe mbas pak ditësh që arratiset, priftin bashkë me të gjithë njerëzit e familjës e dorëzojnë në duert e katilëve të Sigurimit shqiptar, më 17 nandor 1968.
Torturohën mizorisht të gjithë. Dosja përmban edhe një proçes të gjatë ku Don Marini, kërkon me shfajsue një nuse të vëllaut të tij, e cila ishte shtatëzanë, së cilës nuk i kanë tregue se ku po shkojnë për mos me rrezikue jetën e sajë. Hetuesi nuk merr parasyshë asgja edhe pse një mjek i maternitetit lëshon raportë për mos ndjekje penale të kësaj grueje derisa të lindin. Ajo dënohet 10 vjet burg dhe lindi fëmijë në Sigurim të Shkodres.
Me datën 5 mars 1969, trupi gjykues i përbamë nga Kryetar Jorgo Dhroso; anëtarë, Xhemal Gramshi dhe Gita Baci; prokuror Kostaq Shandro, hapin gjyqin kundër “armikut të popullit, tradhëtarit të Atdheut” Don Marin Shkurti me familjen e tij prej 17 vetësh, dhe mbyllin dosjën me vëndimin, për Don Marin Shkurtin, me vdekje, me pushkatim. E nëse analizojmë sot vendimin e gjykatës së Shkodres “del haptas urrejtja per Klerikun e pafaj!”
Pjesa ma e madhe e familjës dënohet mbi 10 vjet burg. Mbi 20 vjetë dënohen të katër vëllaznit e tij. Vëndimi i dhanun për ekzekutimin e Don Marinit nuk u ndryshue as nga Gjykata e Naltë, as nga Kuvendi Popullor. Në fjalën e fundit Don Marini tregon se, arësyeja e arratisjes ishte pamundësia me shërbye në punën e tij shpirtnore si meshtar mbrenda Shqipnisë, dhe frika e arrëstimit për shërbimet fetare që kishte krye. Don Marin Shkurti nuk ka as veprimtari spijunazhi, as shërbim në favor të një shteti të huej. Në tri ditët e mbajtuna në Jugosllavi ai nuk asht pyet dhe as nuk ka dhanë ndonjë informatë ushtarake në dam të Shqipnisë, atëherë, pse u pushkatue Don Marin Shkurti?
Ai deklaron: “ Kur isha fëmijë tue pa figurën e priftit tonë Don Kolecit, kur vdiq Ai, mue më thirri një za: Marin, katundët janë pa Prift! Shkova tek Don Deda dhe i tregova dëshirën por, dhe vëndimin që kishe marrë. Ai më tha: Edhe pse ndoshta mund të burgosin dhe të torturojnë si Don Kolecin dhe Meshtarët tjerë, mos u tremb! Forca e Krishtit asht ma e madhe se e djallit, të lumtë! Unë vëndosa me u ba Prift dhe jam i lumtun që po vdes për Fenë e Krishtit! Mësimet që kam marrë nga Don Deda, për mue janë kenë aq të mëdhaja sa e tham pa frikë, Ai më ka mësue me vdekë si ka vdekë Ai vetë!”
Vendosmënia e Don Marin Shkurtit ishte një provë e gjallë e deshtimit të plotë të politikës antikombtare ngaj Popullit Shqiptar. Asht folë e shkrue vetem per “suksese të PPSh”, po e verteta e deshtimeve të programeve të saja dihet dhe njifet mirë jo vetem nga Populli Shqiptar, po edhe Europa!
Që Shqipnia asht Shteti ma i padiskutueshem i kontinentit Europjan, këte e dijnë mirë të gjithë, por tashti koha nuk pret ma: Europë hapi dyert!
Thanja e Shen Papës Gjon Pali II: “Europa duhet t’a dij se ajo që ka ngja në Shqipni, shqiptarë të dashtun, nuk ka ngja asnjëherë në histori!” (1993), asht shpjegimi ma i sakti që tregon se kush kje dhe kush asht ky Popull, per të cilin fliste i madhi Gjon Pali II, dhe lutej per Te Nanë Tereza?
Dhe mbylljen e materialit këte herë do t’ ja japin Don Marin Shkurtit:
“Ju, mendoni se me këtë “Revolucion” do të fitoni mbi Fenë tonë katolike, por, mos harroni, se gjaku i jonë që derdhët tash dymijë vjet rrëkajë ndër thëmelët e Kishave, ai prap do ti rindërtojnë këto Kisha, që ju po prishni!”
E koha provoi ate që tha Don Marin Shkurti! Fjala e Tij para pushkatimit jo larg prej asaj kohë u ba realitet! Ky ishte Martiri Don Marin Shkurti!
Don Marin Shkurti asht Zamaku i Tretë i Kishës së Dajçit Bregut të Bunës.
Melbourne, 11 Korrik 2022.


Nga Fritz RADOVANI :
Pjesa Nr. 47.
Zamak i Flamurit Kastriotit…

AT KLEMENT MIRAJ O.F.M.
(1882 – 1956)

At Klement Miraj asht le në Selcë të Kelmendit me 1 Tetor 1882, nga Luca e Roza Miraj. Asht pagzue me emnin Fran. Në Shekullin XX u vendosen n’ Lezhë. Frani studjoi në Kolegjin Françeskan të Kallmetit. Në vitin 1914 ka shkue me vazhdue studimet e nalta n’ Austri. Ka vazhdue studimet e nalta teologjike e filozofike në Grac. Asht Shugurue meshtar me 1 Shtator 1907.
Mbas Shugurimit meshtar rikthehet në Atdhe. Në 1920 asht në Pejë. Aty At Klementi i kushtohet problemeve të gjuhës Shqipe si dhe botimeve të reja.
Bie në sy të shovinistëve serb dhe në 1921, arrestohet prej tyne dhe nuk ndryshon trajtimi nga kafshët, po edhe torturohet mizoririsht. Në vitin 1925 ata nuk e lejojnë me vazhdue sherbimin fetar atje, po e dëbojnë jashta Jugosllavisë. Fillon sherbimin në Shkoder dhe tri herë asht definitor i Françeskanve. Aty kishte dhe detyren e drejtorit të Muzeut Arkeologjik të Fretenve. Ka sherbye edhe në Rubik dhe në Laç të Kurbinit, gjithashtu në Bizë t’ Ishmit. Ishte një prej personaliteteve të rralla të Fretenve Shqiptar.
Një françeskan me vizion të gjanë, etnograf dhe folklorist i formuem tue theksue se ishte edhe letrar i shquem. Kudo ku ka sherbye si meshtar njihej si klerik i devotshem dhe korrekt. Ajo sjellje e miqësoi perjetsisht me disa prej meshtarve ma në za të kohës tue fillue nga At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, At Marin Sirdani si dhe, figurave të tjera të randsishme atdhetare e të formueme që punuen vazhdimisht per idealin e njohun “Fe e Atdhe”.
At Klement Miraj asht kenë kerkues i palodhun i toponomastikës së gjashtë fshatrave të Kurbinit, prej ku ka botue disa pjesë shumë të randësishme.
Në Shqipni ka kenë famullitar i Dushmanit, i Rubikut dhe i Laçit Kurbinit, ku ka ndertue edhe një Kishë në vitin 1929, që asht në kambë edhe sot.
Në vitin 1951 edhe pse firmoi “Statutin e Kishës”, mbeti Ai At Klement që kje, dhe në vitin 1955 At Klementin e arrestojnë dhe e torturojnë shumë keq e pa pikë mëshire si klerik katolik. Po nuk mjaftohen me kaq, e Sigurimi i shtetit tue grumbullue edhe disa shpifës të vet e dënon me 20 vjet burg.
Me 22 Nandor 1956 At Klement Miraj, në moshen 74 vjeçare vdes Martir, si pasojë e torturave e vuejtjeve të Burgut Burrelit ku, edhe u vorros.
***

Shkrimtarët gjithnjë kerkojnë të veçanten nder shkrimet e Tyne. Mendoj se asht mirë që Shqiptarët të njihen me këte mendim per At Klementin, botue në librin e Dr. Pjeter Pepës, “Tragjedia e Lavdia e Klerit Katolik...” V.II. 291.
Dëshmi:
“Njeriu që u paraqit në udhëkryqin e jetës sime: Një françeskan shqiptar, një ëngjëll ngushëllues që më kapi përdore, për të më drejtuar në rrugën e ëndrres sime të coptuar. Nuk e kam harruar kurrë, edhe në ditët më të rënda. U struk, por nuk u shua në thellësi të shpirtit tim, sepse kur shuhet mirënjohja dhe falënderimi, atëherë shuhet shpirti. Ky njeri, ky meshtar katolik, ky atdhetar i ndershëm, i dënuar me 20 vjet burg, i vdekur si martir nga torturat në burgun e Burrelit, ky burrë i vërtetë quhet Klement Miraj.
...Duke mbajtur një trastë bezeje në dorë, zbrita, atë ditë shtatori të vitit 1940, në Laç. Dielli si një tepsi e përflakur bakri, preku dhe filloi të lagej paksa në det, përtej moçalishtës së zymtë. Me të shkuar në Laç, arrita tek shtëpia e priftit. Ndrojtjen dhe turpin ma lehtësuan dy motrat e tij të moshuara, Tonja dhe Terezja, që më ftuan në shtëpi, duke treguar se po më prisnin. Por, nuk kishte kaluar shumë pas përshëndetjeve, kur në oborr gjëmoi kori i fëmijëve: “Erdhi frati!” Brofa në këmbë, zbrita shkallëve e u gjeta në oborr. Prifti sapo kishte zbritur nga kali. Ishte shtatlartë. Zhguni i gështenjtë, rrethuar me litar të bardhë në mes, fundet e të cilit vareshin të lidhur nyje në këmbë, i kishin hije.
“Mirë se të pruni Zoti, o mësues!” Dhe më shterngoi dorën.
Atënatë kam qenë mysafir i tij. Sa bukur e qartë më foli për shkollën Normale të Elbasanit e mua, nxënësin e saj, më bëri të ndjehem krenar.
Vetitë burrërore e humane të këtij malësori të thjeshtë për nga origjina, por tejet europjan nga mendësia, vizionet moderne kulturore dhe tërë veprimtaria e tij e bukur në dobi të njerëzve, që nuk bëri asnjë dallim për shkak të besimit fetar, do të linin tek unë, që në fillim, shenja habije e më pas, gjurmë të pashlyeshme nderimi.
Ai u rrit pranë fshatarëve. U njifte hallet. U mësonte virtytin. I këshillonte. U hynte jepte besë e t’u pajtonte gjaqet. U jepte edhe këshilla bujqësije.
U blente ilaçe. U gjendej kudo e në gjithçka. Zotëronte pesë gjuhë të hueja e gjithnjë gjente kohë të studionte.
...Tani, jo ngjarja kryesore që desha të kujtoj. Unë qendroja i heshtur, shpirt varur, sepse më ishte nëpërkëmbur ëndrra e jetës sime. Ai e kishte dëgjuar historinë time në konkurs, nga një mësues i Normalës. Kuptonte se më kishin vrarë shpirtin, por bente sikur nuk dinte asgjë. Më afronte, më studionte dhe priste çastin e duhur të ndërhynte, si një psikolog i matur. Më thërriste në Kishë o në shtëpi. Më vinte në shkollë. Më shtynte në punë.
Synonte të krijonte një gjendje të re shpirtërore, të mirë, të gëzuar.
Kërkonte të më zgjonte interes dhe ia doli... Një ditë, kur për nevojat e nxënësve shkova e u ktheva 2-3 herë nga ai, nuk e dij as vetë sesi mu kujtua “perpetum mobile”, muzikë aq virtuoze, e shkathët, e shpejtë, teknikisht e tensionuar, që kerkonte zgjidhje, gjithashtu të shkathta. Po u korrigjoja detyrat e fëmijëve. Në ato detyra kishte filluar të më joshte diçka. Diçka e çiltër po lulëzonte mes vështirësish. Po më terhiqte timbrika e botës fëminore që, edhe pse me nuanca të lehta, kishte filluar të më bënte për vete, ishte kjo pjesë prezioze e botës po aq të dlirë kristiane.
“Mirë se të gjeta, mësues!”, më solli në vete meshtari.
“Mirë se erdhe e mirë se të ka prue Zoti!”, ia ktheva unë i knaqun.
Takimi me Padër Klementin ishte një çast që më përtërinte jetën. Çast që edhe sikur të dua, nuk mund ta harroj kurrë, falë qiellit, i këndoj haleluja!
Edhe sot, kur ndodh të shoh diellin, si një tepsi të përflakur që sheh kaltërsinë e detit, më këndon shpirti në heshtje për Padër Klementin, mikun e shtrenjtë të kohës sime më të vështirë e përshpëris nga zemra, me një ndjenjë të thellë mirënjohje: “Ave Padër!” Mustafa Krantja, dirigjent.
***

Kalojmë në faqen tjetër. Aty ku edhe fletët e Dosjeve janë shpue nga plumat.
Tiranët tanë nuk u ngopën asnjëherë me Gjak, dhe as me krizma plumash.
Ah, e shkreta Shqipni! Nen sundimin e kujt ka ra?!
Dalto nëpër Europë Përmendore të Nderueme, me kulturë Europjane, dhe pikrisht në Ato qendra, me ato Dyer të lustrueme, shprazen armët barbare të diktatorve antieuropjan. Kjo ishte çveshja nga kenja Njeri e tyne!
E këta bisha të gjakosuna komuniste, ende nuk janë ngopë me Shqiptarë!
O tradhëtarë, të shitun e pa asnjë pikë Gjak Shqiptari! Po si dëbohet rinia!? Po ku keni pa Atdhe pa lule të freskëta e të bukra o bisha, që vetem mendoni me e vorfnue dhe me plaçkitë si mos ma keq at vend, o hajdut vrastarë!
Keni harrue Lutjen e Nanës Tereza!Ja kush asht mallkimi! Qeverisja sotme!
Ndonse, Zamakët e Flamurit Kastriotit nuk vyshken as nuk thahen!
Ata i perkasin Qytetnimit dhe vetem: Asaj Europës Perëndimore!
Melbourne, 14 Korrik 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 48
Zamak i Flamurit Kastriotit …


VDIQ Në KAMPET E ZHDUKJES

DON ANTON DOÇI
15 Qershor 1915- Maj 1973

(FOTO MUNGON)

Don Anton Doçi, ishte djali i Pjeter Preçit dhe Mrika Markut prej Malaj. Antoni asht le me 15 Qershor 1915. Në vitin 1930 ka shkue per studime në Seminarin Papnuer të Shkodres. Në vitin 1938 ka vazhdue vitet e fundit në Kolegjin Urban të Propaganda Fides në Romë, në degët filozofi e teologji.
Në vitin 1942 asht kthye në Shqipni. Nga fundi i vitit 1942 rinisi prap atë rrugë Shpirtnore, prej së ciles kje shkëputë pak muej perpara në Romë.
Me 24 Prill 1943 Shugurohet meshtar nga Imz. Vinçenc Prennushi në Kishë të Durrësit. Në 1943 – 44 asht ndihmës famullitar i Don Shtjefen Kurtit.
Në vitin 1944 – 45 asht ndihmës famullitar në Malaj i Don Mati Fishtës, dhe vazhdon në Kishen e Prosekut deri në vitin 1958, në famullinë e Prelatit. Ma vonë ka edhe Kishen e Rrëshenit dhe të Suçit në Mat. Asht nder meshtarët e besueshëm të Don Shtjefen Kurtit dhe Imz. Vinçenc Prennushit.
Me daten 27 Korrik 1966, në festen e Delbinishtit Don Ndoc Sahatçia bani një ndryshim të vendqendrimeve të klerikve të asaj zonë, që vazhduene me sherbye nder vendet e reja deri me diten e Rrëshajve të vitit 1968, datë në të cilen Kishat u mbyllën me “Revolucionin Ideologjik e Kultural”. Menjëherë fillon edhe Kalvari i pafund i burgjeve, atëherë kur edhe Don Anton Doçi arrestohet dhe në vitin 1971 dënohet 13 vjet burg dhe punë detyrueshme.
Po, per nga shëndeti Don Antoni, ishte shumë i lodhun dhe i pafuqishem. Kujtojnë bashkvuejtësit sesi njëditë Don Antoni tue kenë i lodhun ra dhe nuk mund të çohej nga balta, ndersa rojet nuk lejojnë me e ndihmue tjerët, por e lanë ashtu permbys pa i dhanë asnjë ndihmë shoqnore e mjeksore.
Në muejn Maji të vitit 1973, Don Anton Doçi vdes tue dhanë Shpirtin e Tij nder baltat e Zejmenit. Ndonse, Don Antoni nuk ishte i pari që vdiq aty.
Fatkeqësisht, mbas dënimeve per arsye “politike”, mbasi arsye tjera nuk kishte per prangosjen e klerikve katolik, Sigurimi i shtetit shqiptar, dihej se drejtohej nga injoranta dhe vetem anadollakë të persosun me vra njerzë.
Po të studjohen me kujdes vrasjet dhe mbytjet nder balta e kneta, kemi me u ndollë para fakteve të studjueme dhe të aplikueme me aq kujdes, sa kurr nuk do të jemi të sigurtë se “ky rast vdekje apo mbytje”, ishte i rastit apo i menduem dhe i realizuem me mjeshtrinë ma të madhe vrastare. Sigurimi i shtetit në Shqipni ka realizue të gjitha arrestimet, dënimet, dhunimet si dhe vrasjet, mbytjet e zhdukjet ma të mësheftat ashtu si i ka parashikue ai!
Asnjë vrasje apo zhdukje as sot e asnjëherë, nuk asht ba e llogaritun gabim.
Sot, vertetë që ne i kujtojmë me dhimbje të madhe të gjitha zhdukjet dhe vrasjet e bame nder Trojet tona Shqiptare, po asnjëherë nuk duhet që të harrojmë, Zamakët e Bardhë të Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 18 Korrrik 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 49.
Zamak i Flamurit Kastriotit…

VRITET DON ANTON ZOGAJ
Image
(1905 – 1948)

Don Anton Zogaj ishte djali i Lekës dhe i Marijes, dhe asht le në Kthellë të Burrelit në vitin 1905. Prindët shkuen me jetue në Gjakovë të Kosovës, ku u munduen me rritë një djalë me virtyte të mira. E sollën në Shkoder tek një konvikt “Malet tona” dhe, prej aty kaloi në Seminarin Papnuer, të cilin e ka krye me rezultate të shkelqyeshme në vitin 1920. Vazhdoi studimet e nalta në Austri, në degen teologjike të qytetit Trauning. Asht Shugurue meshtar me 26 Prill 1932. Rezultatet në studimet e Tij e sollën që të emnohet pranë Imzot Vinçenc Prennushit si sekretar i Argjipeshkvisë së Durrsit e Tiranës.
Asht dallue në qendrimin e Tij besnik dhe korrekt. Ishte i përgatitun në disa gjuhë të hueja, të cilat i ka perdorë me lehtësi dhe kujdes. Binte në sy si nga përgatitja e Tij kulturore dhe per sjelljen korrekte si meshtar i zellshem.
Ajo që e bante edhe ma të dukshem në veprimet e Tij ishte korrektesa. Ishin të gjitha cilsi që i binin në sy fatkeqsisht edhe Sigurimit të shtetit komunist.
Në se do ti referohemi Dosjes nr. 1245, të hapun me dt. 29 Gusht 1947, nga hetuesi i njohun i Sigurimit Muharrem Vasiari, kunder Don Anton Zogaj, do të kuptojnë kjartë se në cilat pozita u gjet Kleri Katolik Shqiptar perballë kasapve të Sigurimit terrorist të shtetit shqiptar, ku asnjëni nuk kishte ma të voglen dëshirë me nxjerrë në shesh të vertetën, perveç shpifjeve të veta.
Në kjoftëse njeriu ka dëshirë me dijtë se ku i fillonte trillimet ky Sigurimi i shtetit dhe se ku perfundonin ata, ku dashje ose padashje lexuesi sa vjen e bindet se “asht e pamujtun me kenë disa qinda faqe proces – verbal fallco”, vetem si e si me vue në rreshtin e të pushkatuemve edhe një klerik tjeter, që as nuk ka të bajnë me vargun e pafund të akuzave të hetuesisë kriminale.
Aq shumë duhet të jetë torturue Don Anton Zogaj, sa mund të tham me një bindje të plotë se pak klerikë kanë aq shumë akuza, sa ka Don Antoni, në një prej volumeve të Dr. Pjeter Pepës, tek “Tragjedia dhe lavdia...” Vol. II.
Sikur, të mërrihej me u konsiderue të verteta akuzat dhe të dokumentueme nga Sigurimi i shtetit ashtusi i kanë shkrue aty, tue ua veshë të gjithve ba e paba, po tue i detyrue me firmue preceset si dhe tue i pranue shpifjet me firmat e tyne, me siguri numri i të pushkatuemve do ti kalonte 15 vetë.
Asht një mrekulli e vertetë mospranimi me nenshkrue dhe me pranue gjithë ato fletë fallco plot shpifje, që hetuesia kishte përgatitë per grupin e madh që mendonte me formue me klerikët e Tiranës, kohë në të cilen as nuk do të kishte asnjë mundësi me shpetue asnjëni prej tyne, tue mos perjashtue dhe Don Shtjefen Kurtin, per të cilin ç’prej asaj kohe asht mendue vrasja e Tij.
Asht kenë një fat i madh edhe mprehtësia e Don Antonit, i cili porsa ulej në karrigat e torturave të hetuesisë, binte në sy forca e madhe e qendresës së Tij, perpara atyne bishave që shpeshë kanë mërrijtë edhe me i shkye sa e sa vetë, që tue kenë të pafajshem mbyllnin jeten në duert e këtyne katilave.
Asht fat i madh qendresa e shumë vetve që nuk pranojnë akuzat fallco. Kjo e vetem kjo, i shpeton të akuzuemit nga një shfarosje e plotë prej Sigurimit.
Këtu tek Dosja 1245 e Don Anton Zogaj, kemi të bajmë edhe me një qellim indirekt që hetuesia tue akuzu Don Antonin, mendon me randue edhe ma shumë Imz. Vinçenc Prennushin, i cili mendoj, se “asht krejt’i pafajshem”, mbasi pjekunia dhe eksperienca e Tij janë kenë të pakundershtueshme.
Imzot Vinçenc Prennushi ishte nder drejtuesit e Klerit Katolik që binte në sy per eksperiencën e madhe që kishte dhe, kryesisht mos me ra nder disa prej gabimeve që, Sigurimi i shtetit punonte aq shumë me i vertetue. E kur bahet fjalë per Sekretarin e Tij Don Antonin, merret me mend cila ishte ajo perpjekje e atyne per me e njollosë madje, tue kenë plotsisht i pafajshem.
Don Anton Zogaj me qendrimin e Tij burrnor dhe të pjekun, i kupton mirë dredhitë e Sigurimit të shtetit prandej, Ai ishte i gatshem me sakrifikue pa asnjë mëdyshje jeten e vet sesa me akuzue Imz. Prennushin, per të cilin nga dita e parë e arrestimit Don Antoni vendosë me u vetsakrifikue nder tortura po, asnjëherë emni i nderuem i Tij mos me kenë shkak i zhdukjes Imzotit.
Edhe pse hetuesia perveç torturave perdori të gjitha mënyrat e veta ma të rrafinuemet dhe djallzore, me rrezikue jeten e Imz. Prennushit, ajo nuk ia mërrijti qellimit të saj, e kjo vetem në saje të qendresës së Don Anton Zogaj.
Sot ndoshta asht e sigurtë analiza që i bajmë Imz. Prennushit, Don Shtjefnit apo Don Antonit, po kur ata ishin të pranguem rreziku nuk mund të dihej.
Askush nuk mund të parashikonte qendresen e Don Anton Zogajt, që ishte i vetmi gur graniti i pathyeshem e që, hetuesit barbar vrastarë nuk arrijtën asnjëherë me mjetet e torturat mizore me i hjekë të pakten një lesker. E sot ndoshta, qendresa e Don Antonit e rreshton Até, nder ma të pathyeshmit.
Në të gjitha fletët e Dosjes së Don Antonit, na do të gjejmë perpjekjen e të gjithë hetuesve me njollosë nëpermjet Don Antonit, cilindo që Sigurimi e ka pikë dyshimi ose ma keq, tue mendue se ky apo ai tjetri nga torturat, do të pranojnë me vue firmen per me mbyllë kapitullin e vuejtjes e të mjerimit. Po, fatmirsisht, sejcili asht i gatshem me u sakrifikue por, jo me njollosë me shpifje shokun ase eprorin per të cilin asnjëni nuk ven gojë në Te. Aq asht e vertetë kjo, sa në fund të leximit të Dosjes nr. 1245, njeriu pyet: “Po cila ishte arsyeja e vertetë e ekzekutimit Don Antonit, nga Sigurimi i shtetit?”
Edhe kjo pyetje e ka përgjegjen e vet: “Don Anton Zogaj ishte i pafajshem, po edhe Trim i pathyeshem!” Ai ruejti veten dhe Eprorët të paster e vendosi me vdekë 43 vjeç, si Martir i Kishës Katolike tue u rreshtue me Herojt’ e Saj, edhe si Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 21 Korrik 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr.50.
Zamak i Flamurit…

DON NIKOLL LASKAJ
(1898 – 1948)
(Foto Mungon)

Ashtusi shumë familje të tjera Shqiptare që nga komunizmi barbar humbën njerzit e tyne ma të shtrenjtë dhe të dashtun, ashtu edhe Familja Mirditore e Laskajve humbi djalin e saj Don Nikoll Laskaj (1898 – 1948). Asht kenë le në Kashnjet dhe erdhi në Shkoder, me perfundue shkollen per Meshtar kur nuk pritej, nga gjendja kautike e vitit 1906 që kishte pushtue Shkodren. Nuk shkoi gjatë dhe gjithshka u mbulue me tymin e zhurmat e topave malazezë, që sulmuene me pushtue qytetin në të kater anët, tue mos harrue gjylet që binin edhe mbi tavanet e Kishave, ku ishte strehue qytetaria e pambrojtun.
Kamngulja e Tij ishte me ia pasë lakmi per qendresen në vendimet jetike.
E mos harroni se as pushtuesi turk nuk kishte vdekë ende plotsisht, mbasi kur ju prekshin interesat i vazhdonte barbarizmat si pesë shekuj perpara.
Nuk ishin të pakta rasat e “ringjalljes”, në qytetin martir të Shkodres sonë!
Dy kolegjet e hapuna nga Jezuitët dhe Fretnit vazhdonin punen rregullisht.
Pranë Kolegjit Saverian vazhdon studimet dhe bije në sy inteligjenca e këtij djali të Mirditës, që miqësohet me të gjithë studentat e atij kolegji. Dergohet nga eprorët e vet per me vazhdue studimet teologjike në Austri, pikrisht në pragun e Luftë së Parë Botnore. Ka perfundue universitetin per teologji dhe filozofi në Insbruck dhe porsa filloi Lufta, vjen me sherbye n’ Atdheun e Tij.
Ishte shumë i pasionuem per me ndihmue njerzit e vuejtun t’ Atdheut vet, dhe nuk kursehet per asnjenin. Edhe pse ishte i porsa ardhun prej jashtë dhe njifte pak njerzë, me veprat e Tija baritore Ai mbeti i paharrueshem.
Ruente virtytet e krahinës Mirditore tue personifikue mendjen e hollë dhe urtësinë, nder ambjentet familjare nder fshatet ku sherbente. Fillimisht ka shkue me detyrë në Ungrej në vitet 1939 – 1942. Ka vazhdue në Blinisht ku, qendron deri në vitin 1944. Vazhdoi veprimin fetar me knaqësi nder ato krahina të vorfna të Mirditës, tue mos u kursye deri ka fundi i vitit 1946.
Dihet shumë pak per jeten dhe veprimtarinë e Këtij Meshtari, që i perket me të gjitha virtytet asaj epoke të lavdishme të Klerit Katolik Shqiptar.
Ishte 50 vjeç kur mbyllet gjithshka në veprimtarinë e Atij Meshtari të urtë.
U akuzue me motivacionin ma aktual e të pavertetuem të komunizmit, ma kriminal e gjakbasë të Sigurimit shtetit, në Shqipninë e masakrueme per ma shumë se 47 vjet rresht si: “Ushtar’ i Krishtit që ka luftuar antinjeriun!”
Gjykata e Shkodres e dënon me dy vjet burg heqje lirije, punë të detyrueme.
Ishte viti 1947 kur të burgosunit dergoheshin në kampe pune të randa. Ishte i njoftun aso kohe në Shqipni kampi i famshem i Bedenit, ose i shfarosjes, ku as sot, nuk dihet e saktë shifra e të vdekunve nga mundi dhe keqtrajtimi.
Aty n’ atë baltë dha Shpirt edhe Don Nikoll Laskaj, i cili u mbulue aty per mos me u ngritë kurrma plot 50 vjeç, kur Atdheu e Feja pritshin prej Tij.
Asht varrosë krejtësisht mësheftas aqsa askush nuk e dinte gropen e Tij. Sot ndoshta, njerzit mendojnë ndryshej nga e verteta e vdekjes dhe e varrimeve të Atyne fatzezëve që zhdukeshin nder Gropat paemen? Ma sakt flet koha, ajo dishmitare e pakundershtueshme që kushedi sa vetë mbuloi në baltën e pameritueme, e jo aq pak, sa me u harrue ndoshta edhe pergjithmonë!
Edhe pse vdekja e Don Nikoll Laskaj ishte e papritun dhe vertetë aq shumë e dhimbëshme per Ata që ishin me Te, Ata u treguen shumë të kujdesëshem dhe mujtne me ruejtë në kujtesen e vet, Gropen paemen që e pat varrosë një grup policësh të kampit shfarosjes së Bedenit, ku njerzit aty zhdukeshin.
Njëditë, pa e kuptue askush shokët e tij besnikë mujten me e nxjerrë prej asaj Gropet paemen dhe me e dergue në fshatin e Tij “atë thes” me Eshtnat e Don Nikoll Laskaj, dhe me i varrosë n’ Atë Tokë të Bekueme, per të cilen Ai sakrifikoi jeten e vet. E ndoshta asht në të paktit që nuk pat rrezik humbjen e perjetshme, gja që nder burgjet e kampet komuniste ishte e perditëshme.
Trajtimi i keq i të burgosunve dhe ushqimi minimal i perditshem vinin dhe ndikonin vazhdimisht në të burgosunit që kishin humbë qendresen e tyne.
Po, edhe pse vujtjet e tyne shtoheshin per çdo minut dhe orë, nuk i mungon brumosja me rrezistue ndaj së keqes së Sigurimit shtetit, që vetem punonte me zhdukë intelektualët, klerikët dhe njerzit e nderuem n’ atë skëterrë. Ata vuejtës ishin koshient që Gropat paemen thithin njerzit ma të mirë perditë, prandej edhe Atyne të burgosunve që kishin shndetin ju duhej me mbajtë në çdo minut mendjen e kjartë, dhe me kontrollue veprimet e policisë burgut.
E po mos t’ ishte edhe ky kujdes i perditshem, kushedi sa viktima zhdukej!
Sa shumë vlerë ka per t’ afermit e Viktimës ruejtja e Atij thesi me Eshtna!
E, sot nuk janë pak Ata, që perjetsisht ngushllohen tek Ai grumbull kocka, tue kujtue t’ afermit e dashtun që, në Rininë e Tyne ua thane Lulet e jetës.
E një prej Atyne Zamakve të Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, që nuk u hap asnjëherë, i mbuluem me baltë ishte edhe Don Nikoll Laskaj!
Melbourne, 25 Korrik 2022.

Prej 29.4.2009 - e hanë, 25.7.2022 - Nr. 644.292
e enjte, 25.7.2022 - 28.7.2022 - Nr. 644382
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

IMZOT FRANO GJURAJ Nr.54 VDES MBAS TORTURASH

Postby Laert » 28 Jul 2022, 15:49

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr.51.
Zamak i Flamurit Kastriotit…

DON VLASH MUCAJ
1892 - 1963
Foto Mungon

Ishte e shkrueme në murin e WC së burgut: “Unë, Don Vlash Muçaj, këtu, me 22 Korrik, piva urinen teme për mos me vdekë prej etjet.” (1946)

Shumë kohë ka me kalue per me mërrijtë njeriu me i besue të gjitha ata, se shka asht shkrue nga dora e prangueme nder këta vende të pabesueshme…
E pra, Ky djalë asht le në Krujen e Gjergj Kastriotit, në Mallkuq në 1892. Kur misionari At Pazi po largohej nga Mallkuqi, Vlashi ishte 10 vjeç. Askush nuk do të mujte me marrë me mend se Ai djalë, do t’i kushtohej me aq zell e pasion Seminarit Jezuitve të Shkodres dhe, do të kryente të naltat n’ Itali.
Atje Vlashi u Shugurue meshtar dhe menjëherë u kthye n’ Atdhe. Kujtohet per perkushtimin e Tij Shpirtnor, mbasi në 1924 atje hapi shkollen e Selitës.
Nga viti 1922 – 1946, Don Vlashi ka sherbye në Selitë per një çerek shekulli.
Kur Don Mikel Lezhaj u keqsue nga shndeti, atje nder ata fshate sherbente Don Vlash Muçaj, që ka lanë pershtypjen ma të mirë nder ato krahina.
Ishte viti 1946, kur Don Vlash Muçaj arrestohet me akuzat e njohuna që aso kohe nuk i banin ma askujt pershtypje: “I ka qendrue besnik besës së Shejtë të Shqiptarit!” I fillon torturat si të gjithë të tjerët. E masakrojnë si pak nga ata që ishin të veshun me veladon e zhgun, dhe i pranguem torturohet aqsa torturat mizore në vitin 1963, Don Vlash Muçajn e zhdukun nga kjo jetë.
Asht e vështirë me e kuptue dhe me u bindë se “Kleriku Katolik Shqiptar, kur ka fillue sherbimin fetar, Ai kishte dhe detyrimin e pandamë atdhetar.”
Dashunia per Popullin e Tij ishte e lidhun pikrisht me brezin e rij, per të cilin Kleriku porsa mërrinte në një fshat, mendonte hapjen e shkollave. E po ti shtrohemi një studimi per këte çeshtje, do të gjejmë një galeri pafund të shkollave ma të vjetra që ka studjue At Donat Kurti O.F.M. Ata studime sot janë themeli i vertetë i arsimit dhe i kulturës sonë Shqiptare.Fatmirsisht të gjitha botimet nga Shoqnia “Bashkimi” në Shkoder, saktësojnë jo vetem në mënyrë shkencore themelin e betonuem të atyne shkollave, po edhe sot Ata shkolla, mbesin të padiskutueshme dhe të pakundershtueshme per Atë brez kulturor e arsimor që i kanë dhanë Atdheut tonë Shqipnisë. Sot duhet të rikujtojmë jo vetem shkollat e Tyne në Shkoder, po edhe ambjentet e tyne rrethuese, teatrot e para, orkestrat e para, fushat e para sportive, piktorët dhe arkitektët e mëdhaj e deri tek Profesorët e perjetshëm, që u brumosën dhe i lane aq shumë thesare Atdheut, sa mbas aq shumë të vramish dhe të pushkatuemish, Shkodra edhe sot vazhdohet me u luftue per zhdukje dhe per shfarosje, nga qeveritarët aktual vrastarë, tiranë e kriminela të pashoq!
Rueni sahatat me diell! Rueni se shumë shpejtë do t’ orientoheni me ata! Të gjithë sahatat e Kishave të Shkodres ku janë, pse nuk i ktheni në Shkoder?!
Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut nuk shuhen kurrma!
Melbourne, 28 Korrik 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 52.
Zamak i Flamurit Kastriotit…
Image
VLLA GJON PANTALIA S.J.

(1887 – 1947)


Ngjarjet e trishtueshme mbas vitit 1944 në Shkoder, jo vetem ishin të një kohe që vështirë se persëriten, po edhe aq të mnershme sa as nuk kujtohen.
Gjithshka e programueme nga Sigurimi i shtetit komunist, sikur nuk kishin se shka me ba ata bisha mizore, perveç masakrimit të popullit pafajshem.
Moter Gjyzepina Radovani punonte infermjere në Spitalin e burgut në 1946. Dy polic kishin çue të mbështjellun me një batani një person, që thohej se ai kishte ra nga kompanjeli i Fretenve të Gjuhadolit, në një natë perpara, se gjoja kishte dashtë me u arratisë kur kuvendi ishte kthye në burg. I smuri nuk fliste fare se ishte në gjendje të randë nga thymjet e kockave të kambve.
Të nesermen kishte mujtë me i tregue se Ai asht Vlla Gjon Pantalia, dhe se e kanë hjedhë nga kompanjeli mbrenda Kishës dy polic, se nuk kishte pranue me firmue akuzat që i bante hetuesi. Ishte kenë deri në mbylljen e Kishës së Jezutve atje, mandej kishte ardhë tek Fretnit e Gjuhadolit, e punonte aty.
Mbas dy a tre ditve ishte keqsue dhe, kur ishte në dhomë me At Çiprian Niken, atë natë e kishte zgjue dhe i kishte kerkue me u rrfye, se ndihej keq. Prej dritet njena dorë i kishte mbetë mbi komodin ku, kishte shkrue vetem emnin e vet “Vlla Gjon Pantalia”, kur e mbylli jeten. Dokumentat kishin dy data: “2 Qershor 1887 – 31 Tetor 1947”. Dihet se dinte shumë po, nuk foli!
Sot e rreshtojmë me Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 1 Gusht 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 53,
Zamak i Flamurit Kastriotit …

DON PREK NIKçI


(1921 – 1974)


Asht le në Gurz të Durrësit me 2 Nandor 1921, prej familjes së Gjonit dhe të Lena Nikçit. Në pragun e mbylljes së kuvendeve të Shkodres, i kerkon Imz. Vinçenc Prennushit, me vazhdue rrugen e meshtarisë, dhe në vitin 1946 shugurohet meshtar në Tiranë. Caktohet me sherbim në Rrëshen. Aso kohe ka mosmarrveshje me Don Ndoc Sahatçinë dhe Don Ndere Lufin. Në 1952 e transferojnë prap sepse Don Preka kishte hapë dy zyre, një fetare dhe një tjeter shtetnore, gja që ishte në kundershtim me ligjet kishtare, mbasi një klerik kryesisht duhet marrë me problemet e Fesë. Per këte çeshtje edhe pse flet haptas Don Ndre Lufi, mendimet e Tija i bijnë ndesh kryeministrit Mehmet Shehu, mbasi vendimet e kishës nuk ka sesi me i pranue M.Shehu.
Don Ndre Lufi per kambnguljen e Tij dënohet me disa vite burg mateper.
Ajo që bjen në sy të publikut asht se Don Prek Nikçi, krejt jashta kohës ra haptas në pikpamje socialiste, dhe gati pranohej me vështirsi një dishka si kjo, edhe nga publiku ku ai sherbente si klerik katolik.
Veprimet e Don Prekës ishin të papranueshme edhe per arsye se aso kohe edhe mosmarrveshjet e Klerit Katolik, sa vinin e acaroheshin me shtetin komunist, që as ai nuk kje aspak i knaqun mesa kishte ba deri atëherë.
Asht 1967 kur diktatori tiran Ever Hoxha, shpallë botnisht “Revolucionin Ideologjik e Kultural të vitit 1967”, Revolucion i tipit kinez.
Gjithkah mbledhje të PPSh, të BRPSh, organizatave profesionale, të grues dhe të çdo skute ku strukej kjoftë edhe një komunist, i cili do të tregonte publikisht “solidarizimin” e vet dhe të kolektivit, me “mbylljen e të gjitha objekteve të kultit”, ku përfshiheshin Kishat, Xhamijat, kuvendet dhe deri tek të gjitha ndertesat ku kishte banue kjoftë edhe një pensionist i smurë.
Ky “Revolucion” përfshinte çdo person të çdo besimi mbrenda Shqipnisë!
Ishin ba mbledhje të klerikve pranë Komiteteve Ekzekutive të Rretheve, qyteteve e fshatrave, per njohjen e vendimeve të reja të këtij “Revolucioni” dhe, do të vazhdonin deri në pafundsi hapjet e atyne vendimeve që, do të realizonin “Shqipninë komuniste ateiste”të tipit kinez 1967, i vetmi në Botë!
Viti 1967 ishte viti ma i ngarkuemi me aktivitete antifetare në Shkoder.
Organizohet një mbledhje me shkrimtarë, artista, piktorë e skulptorë të gjithë Shkodres, në Shtëpinë e Kulturës nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv i Rrethit Bilal Parruca. Tema ishte e dijtun prej të gjithve: “Feja në Shkoder”.
Tema vertetë ishte e dijtun, po mbledhja ishte krejt e papritun per të gjithë!
Bilal Parruca e hapë mbledhjen me një ngjarje në zyren e vet, ku kishte thirrë një prej aktivistave ma të njoftun, i cili gjithëherë ishte tregue edhe i gatshem me i sherbye pushtetit ashtusi ndonjëtjeter i besimit mysliman apo ortodoks, kjoftë per probleme të randsishme e jo shumë të publikueme.
Bilali kerkon nga Don Prek Nikçi, pjesmarrjen nder mbledhje që kishin ndermend me organizue ato ditë në Shkoder, per mbylljen e Kishave të Shkodres, tue fillue nga Kathedralia e Madhe, ku ishin vendosë Flet-rrufetë dhe pritej dorzimi i çilsave nga Imzot Çoba ose Sekretari Don Mark Hasi.
Krejt papritmas Don Preka kundershton kerkesen e Bilalit, tue deklarue haptas: “Deri sot këtu, unë kam kenë me ju, tue mendue se keni mendim per një tjeter perfundim, po në kjoftëse keni mërijtë këtu, dhe kerkoni me i mbyllë Kishat Katolike perfundimisht, këtu perfundimisht ndahem edhe unë me ju! Nuk mund të pranoj kurrsesi me marrë përsiper një turp po, por dhe një mëkat të tillë të pashlyeshëm kunder besimit, Kishës e besimtarve!”
Qendrimi i Don Prekës jo vetem ishte i papritun, po per shumicen e atyne që ishim në mbledhje, kje gati edhe i pabesueshem, ndonse fjala e Bilalit ishte e kjartë dhe shumë e saktë në lidhje me qendrimin e Tij të vendosun.
Mbasi Don Preka ka dalë nga mbledhja, nuk asht pa në Shkoder, po ka ikë dhe asht vendosë pranë kushrinjve të vet në Fushë Krujë, ku mbas pak ditësh ka fillue edhe punen në fabriken e çimentos, si puntor aty.
Në 1974, me 15 Mars u hap fjala se Don Preka, u dogj në kazanin e çimentos e humbi jeten pergjithmonë, ndonse e verteta e asaj vdekje nuk dihet as sot.
E hodhen të tjerët Don Preken, apo kje aksident? – Asgja s’asht e sigurt!

Dihet e sigurtë që Don Prek Nikçi, nuk e mbylli jeten me turp ashtusi, edhe mund të ngjante sikur të aktivizohej në mbylljen e Kishave Katolike.
Ai mujti me përballue momentin ma delikat tue kundershtue njollosjen e vet me mbylljen e Kishave. Mos pjesmarrja e Tij nder ato mbledhje turpi dhe qendrimi burrnor në çastet e fundit, e rreshtojnë klerikun e njoftun Don Prek Nikçi, nder Martirët e Kishës Katolike ku akti i fundit, e rreshton Perjetsisht si, Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.
Melbourne, 4 Gusht 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa e 54
Zamaku i Flamurit të Kastriotit

DON RROK FRISKU

FOTO MUNGON
(1892 – 1956)


Asht le në Mirditë në fshatin shumë të permendun Spaç, me 21 Mars 1892.
Ishte pinjoll i një fisi shumë të njoftun në atë krahinë. Prindët e sjellin me studjue në Seminarin Papnuer të Shkodres per meshtar. Sudimet e nalta teologjike dhe filozofike Don Rroku i ka perfundue n’ Austri. Asht shugurue meshtar dhe meshen e parë e ka thanë në Kathedralen e Shkodres.
Meshen e dytë e ka thanë n’ Orosh, ku ishte i pranishem edhe Imzot Doçi, aso kohe shumë i njohun si Abat i Mirditës.
Ka sherbye si meshtar nder zonat e Veriut, ku binte në sy pershpirtnia e tij, dhe pjesmarrja e frutëshme në pajtimin e gjaqeve dhe mosmarrveshjeve.
Per pak kohë ka sherbye si meshtar n’ Orosh, në vitin 1917. Ka vazhdue me sherbye mandej në Qafë të Malit per 24 vjetë, ku nuk harrohet asnjëherë në shtëpijat e atyne besimtarve që e respektuene aq shumë. Don Rroku ishte shumë i përgatitun dhe komunikues me fshatarët e atyne zonave malore.
Në fillim të vitit 1940 transferohet në fshatin Vig të Mirditës ku qendroi aty rreth tri vjetve, tue ju gjetë pergjithshka atyne fshatarve, të cilët e nderonin per gjithshka, po mbi të gjitha ishte prania nder sofrat e tyne të pajtimit.
Sigurisht, bie edhe në sy të Sigurimit shtetit komunist, kur ishte me detyrën e Tij në Mnelë, ku me 24 korrik 1947 e arrestojnë me motive politike.
U dënue me akuzat e njohuna si armik i pushtetit me 12 vjet heqje lirije dhe konfiskime pasunije etj., si zakonisht që vazhdonin pafund nder dosje.
Pasojat e torturave të bame mbi trupin e Tij ishin të pafund e pasherim.
Rreth vitit 1956, në moshen 64 vjeçare, tue mos tregue ma të voglin kujdes ndaj Don Rrok Friskut, në Burgun e Burrelit vdes dhe vorroset dikund pa e dijtë askush fundin e jetës së Tij, si zakonisht veprohej nder ata vende.
Jo vetem sot, po asnjëherë as nuk ka me dijtë kush se ku ishte grumbullue nder ata bisha që thirreshin agjenta të Sigurimit të shtetit komunist, ajo që thirrej urrejtje apo mëni kunder popullit dhe figurave që jetonin në gjiun e vorfnisë dhe persekucionit tij. Cilido kjoftë Ai intelektual që kishte mujtë me perfundue shkollen e naltë në Europen Perëndimore, edhe në kjoftë se të gjitha shpenzimet i kishte pasë vetem nga familja e vet dhe askush tjeter, Ai shikohej me synin e “armikut popullit”, edhe tue mos kenë aspak i këtillë madje, me rasen e parë që një prej tyne shikohej me synin e Sigurimit, atij i plotsohej dosja dhe i bahej gati edhe fletë-arresti, tue i përgatitë dhe qelinë apo birucen ku pa shkue mirë fillonin masakrat e torturat mbi trupin e tij.
Ndersa per Klerikët katolik gjithshka ishte gatëshme, edhe “revolveri”!
Edhe Ata ishin të gatshem me dhanë jeten e vet per Idealin e Fesë, gja e cila i rreshton me Zamakët e Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 8 Gusht 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 55.
Zamak i Flamurit Kastriotit…

VDES MBAS TORTURASH

IMZ. FRANO GJURAJ

(1893 – 1947)

Në një dishmi të mbesës së Tij Lizabeta Gjuraj Ljarja, shpjegohet persa vijon: “Kur erdhi si Prift nga Austria, i vetmi kujtim i Tij ishte një orë xhepi me figurën e Krishtit, që e kishte sjellë prej andej dhe që e ruente me kujdesin ma të madh, si edhe librat e shumtë që i merrte me vedi, kudo që shkonte.
Mbasi e nxorën nga hetuesia, erdhi në shtëpi në një gjendje shumë të randë shndetsore, fizikisht i dërmuem, i trembun, nuk donte të takonte ma njeri.
Kur trokiste dera trembej se mos po vijshin me e marrë prap.
Vdiq menjëherë, mbas dy muejsh. N’ atë kohë thuhej se ka kenë në listen e klerikve që janë helmue.” (Dr. P.Pepa, Tragjedia dhe Lavdia e Klerit, I,)
Imzot Frano Gjuraj ishte nga një familje e njoftun Shkodrane, i lemë në këte qytet në 1893 nga prindët Jak’ e Luçia Gjuraj, tek Arra e Madhe. Ndersa një vlla i madh i Tij Gjoni, deri në 1937 ishte perkthyes në legaten franceze.
Ndersa Frani ishte shumë i rij kur i dedikohet rrugës së Meshtarisë, atëherë kur studjonte në seminarin Jezuit të Shkodres. Vazhdon studimet n’ Austri, n’ Insbruck, ku thotë edhe Meshen e Parë atje. Kishte lidhje fisnore me Imz. Pjeter Gjuraj (1873 – 1939), personalitet i njohun i klerit katolik n’ Shkoder.
Don Frano porsa u kthye nga Austria, ka sherbye si famullitar në Xhajt, Pult – Dukagjin, ku ka lanë mresa të pashlyeshme nder ato krahina malore. Asht respektue per formimin e Tij kulturor, mbasi zotnonte mirë disa gjuhë të hueja, per të cilat kishte dhe një pasuni të madhe librash të vetit personal.
Shugurohet Ipeshkëv në Shkoder, tue fillue njëherit edhe “Udhen e Kryqit” në Famullinë e vet, e cila dhunohet ashtusi të gjitha tjerat në vitin 1947, nga Sigurimi i shtetit terrorist i Ever Hoxhës, i cili kishte kthye të gjithë vendin tue fillue nga Alpet e Veriut e deri poshtë në kufi me Greqinë: “Një Kalvar i vertetë”, ku nuk mungonin as xhullijtë dhe as Kryqzimet e perditëshme!
Në momentet e arrestimit të Imz. Frano Gjuraj, sigurimi i shtetit i merr të gjithë librat dhe fjalorët, i shkatrron ditarët aq me vlerë dhe askush nuk di asnjëherë perfundimin e tyne, ashtusi nder famullitë tjera ku hynin ata, që në të gjitha kohët silleshin si bishat e egra me cilindo njeri të kulturuem.
I kerkohej mohimi i Zotit, po qendrimi i Tij nuk perkulej. E sollen në heuesi të Shkodres, ku masakrat e bame në “Burgun e Kishës së Fretenve” nga Elez Mesi me shokët e tij, edhe sot janë të panjohuna nga shumë kush. E lente me ditë të tana pa ngranë dhe kur e mesa i shkonte me ushqime, Elezi tue u qeshë i thonte para se me ata ushqime të ngopte zagart e sigurimit: “Jam tue të mbajtë axhen si edhin në drrasë!”, dhe mbas tre muejsh aty në ate hetuesi e lirojnë per me vdekë në shtëpi, ku mbas dy muejsh dha Shpirtë.
Vllazen e Motra të Shqipnisë së vertetë!
Klerikët katolik Shqiptar, jo vetem torturoheshin mizorisht po, as nuk ju mungonin gozhdimet e vazhdueshme vetem se, nuk pranonin me mohue n’ asnjë moment as Zotin dhe, as Krishtin, perkundrazi thirrnin me sa forcë që kishin: Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Shqipnia!
Asht e vertetë se shumë nga Klerikët Katolik Shqiptar, sot nuk kanë as Vorr dhe as një Shenjë tek koka. Sigurisht, as nuk bahej fjalë per një ceremoni të thjeshtë Vorrimi. Shumica jo vetem u vrane pa asnjë faj, po edhe u zhdukën Trupat e Tyne, në mënyren ma të mnershme dhe të pabesueshme edhe sot.
Mbi gropat e Tyne pa Emna, u vendosën të gjitha mjetet per me zhdukë aty të gjitha gjurmët e mundëshme të ruejtjes së vendvorrimeve, tue ndertue mbi Ata Gropa pa Emna, edhe shtëpia per agjentat besnikë të sigurimit. Tue
lexue këta pak rreshta ka edhe prej atyne që fillojnë me dyshue, po pjesa e madhe nuk i beson ato ngjarje që bishat e sigurimit shtetit komunist, kanë ba mbi trupat e intelektualve dhe të klerit katolik Shqiptar në Shek. XX-të.
Mbi të gjitha mbizotnonte urrejtja Fetare e pakufi! Kishte kafshë hetuesa që nuk ngopeshin as me gjak dhe as me mish njeriu, e pse? Vetem se viktima e pafaj kishte mbarue shkollat Perëndimore, zotnonte gjuhë të hueja dhe, Ai Njeri, deklaronte haptas se: “Populli Shqiptar asht besimtar i Zotit!”.
Per bishat e sigurimit të shtetit ishte e pabesueshme se tue perfundue një a dy universitete jashtë Atdheut, Ata Shqiptarë, jo vetem formoheshin nga një kulturë e vjeter Europjane, po ajo që ishte e papranueshme prej tyne ishte mënyra e mirëkuptimit ndermjet Besimeve Fetare, kerkesa e tyne kryesore ishte zhdukja e fanatizmin fetar e perçamja që filloi me dominue shtetin. Ja pra, të gjitha “arritjet e sotme të “Rilindjes së komunistit Edvin Rama”, sot janë realizim i Asaj “Udhë Kryqi” nga 1941, që janë mendue nga komunizmi.
Po. mos harroni se edhe para 1989 vjetësh Krishti kishte një Vorr! Pasuesit e Tij njëditë mbi Ata Gropa pa Emna, do të shohin me sytë e Tyne, tue lulzue ma të bukur se asnjëherë, pikrisht tek Ata stomije t’harrueme nen ferra: Zamakët e bardhë si bora të Flamurit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut!
Melbourne, 12 Gusht 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

DON NIKOLL GJINI - Nr. 60 - Fritz Kolë Rado

Postby Laert » 16 Aug 2022, 05:52

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 56
Zamak i Flamurit Kastriotit …

VRITET DON SHTJEFEN KURTI
Image
DON SHTJEFEN KURTI
(1898 – 1971)

“Asht pushkatue nga shteti komunist diktatorial i Ever Hoxhës,
vetem, pse ka Pagzue një fëmijë Katolik.”(1971)


Shtjefen Jak Kurti asht le në Ferizaj nga prindët Jak’e Katrina Kurti në vitin 1898, me 24 Dhetor. Ishte familje me gjendje të mirë dhe e njohun atje.
Mbasi i filloi studimet e nalta teologjike n’ Austri i perfundoi n’Itali, kje shugurue meshtar dhe u vendos në Gurz. Ishte klerik me horizont të gjanë dhe i përgatitun mirë gja që, gjithnjë e ven nen shenjestren e shtetit.
Kjo ishte edhe arsyeja që edhe u emnue shpejt me sherbim në Tiranë, ku kje nder figurat me autoritet fetar. Me 5 Maji 1930 i drejton me dy meshtar tjerë një peticion Gjenevës, per gjendjen në kaos asokohe të Shqipnisë.
Në kohen e okupacionit fashist qendrimi i Don Shtjefnit nuk pajtohej me pushtimin e Shqipnisë. Ardhja në qeverisjen e vendit e komunistave ishte një okupacion tjeter me vendosjen e diktaturës sllavokomuniste, me të cilen Kleri Katolik Shqiptar nuk asht pajtue asnjëherë, sepse diktatura kje kudo barbare dhe e pashoqe n’ Europë. Vrasjet dhe gjyqet kishin fillue me kohë në Shkoder. Burgu i Kuvendit të Fretenve ishte modeli i plotë i terrorizmit dhe i barbarizmit komunist. Shkodra e 26 burgjeve komuniste kishte hapë një histori të panjoftun dhe aq kriminale në Ballkan, sa do të kalonte një gjysëshekulli nen thundren e kriminelave Ever, Tito, Stalin dhe sot, mbas 30 vjetësh pothuej nuk asht tue ndryshue asgja. Shembulli i vllavrasjes së tyne po ruhet me fanatizem nga mbasardhësi i “ringjalljes komuniste”.
Në vitin 1946 Don Shtjefen Kurti, arrestohet nga komunistët në Tiranë, dhe po të lexohet me kujdes Dosja, as sot nuk kuptohet sakt shkaku i arrestit ndersa, per “dënimin me 20 vjetë burg”, as nuk bahet fjalë se kuptohet gja.
Sejcili klerik katolik per sllavokomunistët ishte agjent i Perëndimorve. E kjo akuzë vazhdonte me prangue perditë atdhetarët e klerikët e pafaj, deri njëditë kur të shoqnohej me shpifjet tjera që rrezikonin jeten e tyne.
Grupi i t’ arrestuemve të Tiranës, perbahej nga Don Shtjefen Kurti, At Pjeter Mëshkalla, Imzot Irene Banushi dhe Rrok Abati. Don Shtjefen Kurti
edhe pse lirohet mbas 20 vjetësh, në vitin 1966 tue e dijtë mirë se ishte i dënuem pafaj dhe, se vuejti në burgun e mnershem të Burrelit, Sigurimi i shtetit tue mos heshtë per asnjë moment vazhdoj perndjekjen, shoqnue me plotsime dosjesh plot shpifje e thash’ethanje tjera, dhe jo shumë larg nga arrestimi i parë, Don Shtjefni arrestohet heren e dytë në vitin 1970.
Arrestimi i Don Shtjefen Kurtit, në periudhen e 1967, pra heren e dytë u ba në një kohë shumë ma të rrezikshme se arrestimi i parë, mbasi tashti Ai edhe i kishte kalue të 70 vjetët dhe, ishte e vështirë me perballue torturat.
Në qershorin e 1970, Don Shtjefni arrestohet se “ka Pagzue një fëmijë”!
Grupi armiqësor ishte krijue me kujdes dhe nga persona të njoftun, po që në fakt u ishin ngarkue akuza ku dënimet u dhane të randa, mbi 10 vjetë.
Sigurisht per Gurzin nuk ishte asgja e panjoftun, mbasi të gjithë ishin prej atyne krahinave dhe njifeshin per qendrimet e tyne korrekte e të mira.
Sigurimi mërrijti me aprovue Dosjet dhe me i ba t’ arrestuemit me pranue në pergjithsi akuzat me ndonjë perjashtim të vogel. Me daten 22 Korrik 1971, trupi gjykues dha vendimin e gjykatës, ku Don Shtjefen Kurtit, ishte 74 vjeç, ju dha dënimi me vdekje, me pushkatim, “se ka Pagzue një fëmijë”!
Po kaloj në material një pjesë të procesit dhe shikoni sa larg së vertetes ka qendrue akuza e gjykatës, që ka vetem një piksynim: “Pushkatimin e Tij”.
“Relacion mbi të dënuarin me vdekje Shtjefën Jak Kurti”. “I mbrujtur me armiqësi të thellë kundër pushtetit, menjëherë mbas masave revolucionare të marra kunder fesë, ay përsëri është hedhur në një veprimtari armiqësore të tillë. Në biseda me të gjykuarit dhe me dëshmitarët e pyetur nga gjykata ai ka errësuar realitetin socialist dhe ka bërë fjalë për nivelin e ulët të jetesës tek ne, veçanërisht për gjendjen e varfëruar të fshatit duke konsideruar si shkaktar të saj sistemin kooperativist bujqësor. Ai thoshte se në vendin tonë nuk ka liri, se masat e marra kundër fesë janë një “mohim i grimcës së fundit të lirisë” dhe, njëkohësisht ka mburrur jeten në vendet kapitaliste. Duke dëshiruar rrëzimin e pushtetit popullor, Shtjefen Kurti ka përshëndetur të ashtuquajturën “Pranvera e Pragës” dhe ka uruar që ajo të përshëndeste sa më parë dhe vendin tonë.”
Në materialin përfundimtar të parashtruem në Gjykatën e Lartë të RPSSH thuhet se: “Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, mbasi dëgjoi relacionin e anëtarit dhe prokurorit për lënien në fuqi të vendimit dhe mbasi shqyrtoi e analizoi çeshtjen në terësi: Vëren “Vendimi i Gjykates ështe i drejtë dhe si i tillë duhet lenë në fuqi.” Me 20 Shtator 1971 edhe një Martir i Kishës Katolike, i shtohet Zamakve të Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, e Ky Zamak asht Don Shtjefen Kurti.
Melbourne, 16 Gusht 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 57.
Zamak i Flamurit Kastriotit…

DON LEC SAHATÇIA
(1906 – 1986)

Don Leci asht prej Familjes së njohun të Sahatçive të Shkodres, që i ka dhanë disa klerikë katolik atij qyteti të nderuem në vitet 1800 – 1900.
Don Leci asht le në Shkoder, në Dhjetor të 1906. Ka ndjekë shkollen fillore dhe të mesme në Kolegjin Saverian po në Shkoder, dhe ka vazhdue edhe studimet e nalta teologjike në Padova t’ Italisë, ku binte gjithnjë në sy edhe atje, per natyren e Tij të prirun nga e mira dhe kamngulja per shkollë e dije.
Asht shugurue Meshtar në vitin 1931 dhe rikthehet me sherbye në Shqipni.
Emnohet famullitar i Abatsisë së Oroshit të Mirditës. Ma vonë emnohet në Blinisht, ku qendron deri në vitin 1942. Mbas vitit 1949, kur vdes në hetuesi Don Jak Bushati, atëherë Don Leci shkon me sherbye në fshatin Gziq. Ishte koha kur n’ Abatcinë Mirditës kishte shumë pak meshtarë, mbasi atje jo pak u arrestuen dhe u zhdukën, tue mbetë edhe pa drejtues mbas Imz. Gjinit. Don Leci mbas vitit 1965 shkon me sherbin në Nderfanë të Mirditës.
Atje qendroi deri në vitin 1967, që mbyllen perfundimisht të gjitha Kishat. Mbas mbylljes së Kishave në Shqipni, erdhi dhe qendroi në Shkoder deri me 17 Shtator 1976, që arrestohet nga Sigurimi i shtetit komunist. Qendron nën tortura dhe masa të rrebta të Sigurimit plot 225 ditë, ku trajtimi i Tij nuk ka asnjë ndryshim nga ai i viteve 1946, me të gjitha barbarizmat e veta.
Gjoja se asht kenë takue me të arratisun, kur ishte kah Mirdita, randohet perveç agjitacionit e propagandës kunder pushtetit, dhe tue i shtue edhe dozen e shpifjeve si gjithmonë, Sigurimi e dënon me 25 vjet heqje lirije.
E dergojnë Don Lecin, krejtësisht pafaj me ba dënimin në burgun e Tiranës. Aty rrinte pothuej krejtësisht i vetizoluem. E kishte shumë të kjartë sepse ishte arrestue dhe, per çfarë arsyeje ishte dënue me aq shumë vite burg.
Kenja e Don Lecit ndër famullitë e Mirditës, dhe qendresa e Tij gjatë të gjithë asaj kohe në hetuesinë e Tiranës, pa pranue asnjë akuzë, vazhdonte me kenë një nyje e vjeter e pazgjidhun e Sigurimit të shtetit, që me të gjitha masakrat e torturat e bame mbi trupin e Don Lecit, nuk arrijtën gati per një vit me e ba jo vetem me pranue po, as me tregue asgja per çka i kerkohej.
Dij të saktë se nder kontrollet e shtëpisë së Tij në Shkoder, kerkoheshin kopjot e letrave që Imzot Frano Gjini, Abat i Mirditës, që i kishte dergue me anën e ambasadave të hueja direkt Vatikanit. Edhe sot ato letra mbetën jo vetem të panjohuna, po edhe të padijtuna per mbrendinë e tyne dhe, ajo që kerkohej me kambngulje ishte rruga me të cilen u komunikue me Vatikanin gjithashtu edhe, ato letra perfundimisht “ku ndodhen sot?”.
Prej kerkesave të Sigurimit të shtetit, i cili nuk kishte kursye asgja per me dijtë perfundimin e atyne letrave me të cilat jo vetem, Imz. Gjini, po kush e di sa vetë do të hynin në Dosjen e Imz. Frano Gjinit dhe, me siguri do të pushkatoheshin si “bashkpuntor me Delegatin Apostolik të Vatikanit”, u kishin mbetë jashtë organeve barbare e terroriste të Sigurimit shtetit, po ajo “ma e pashpjegueshmja” ishte se: Nuk ishin aq pak ata që dinin sakt, jo vetem permbajtjen e letrave, po edhe rrugen e mërritjes në Vatikan” e, ajo ma e panjohuna që ishte dhe mbetet edhe sot: “Përgjegja e Papës Piu XII”.
E njeni prej ma besnikëve t’ asaj kohë kur nuk tregoi asgja per “Letrat” asht kenë pikrisht Don Lec Sahatçia, që u arrestue, u torturue dhe vazhdoi me ba xhiro në oborrin e Burgut të Tiranës, edhe i dënuem 25 vjet, e pa tregue edhe sot asgja që i kerkonte brigada terroriste e Sigurimit të shtetit.
Më tregonte një bashkvuejtës i Don Lecit, në burgun e Tiranës komuniste:
Ishte njëditë shumë e bukur pranvere, kur po shetisnim rreth oborrit si zakonisht tue bisedue me kalue kohen. Bisedat tona me Don Lec Sahatçinë zakonisht gati asnjëditë nuk mbylleshin, po do të vazhdoheshin prap ditën e ardhëshme e kjo tregonte pafundsinë e atyne ngjarjeve që kalonim kohen.
Vetem pak minuta para se të hynim mbrendë u ndigjue një za: “Ndihmë, ndihmë bre Burra, se dishka i ka ra Don Lecit!”... U afrueme po, ishte fikë gjithshka! Don Leci e kishte mbyllë jeten e vet perfundimisht. Një klerik tjeter Ju afrue dhe i bani sherbimet e fundit.” U shperndame nder dhoma dhe vazhdueme me bisedue deri kah mesnata per Don Lec Sahatçinë...
Ishte data 4 Prill 1986: Ajo ditë kur edhe Don Lec Sahatçia, u rreshtue me Zamakët e Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 19 Gusht 2022.

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 58
Zamak i Flamurit Kastriotit …

MARTIRI I KATERT ISHTE DON MIKEL BELTOJA

Image
DON MIKEL BELTOJA
(1935 – 1974)

Don Mikel Beltoja (Gjergji) asht i katërti Martir i Kishës së Dajçit Bregut të Bunës. Asht le më 17 prill 1935. Edhe ky u shugurue meshtar bashkë me Don Marin Shkurtin, nga Imzot Ernesto Çoba në dhetor të vitit 1961. Ka shërbye në Dajç të Bregut të Bunës dhe ma vonë në Barbullush. Në njëkohë asht kenë me sherbim edhe në malësitë e Shllakut, mbasi kam njohtë rasësisht djalin e një komunisti, që Don Mikeli e ka pagëzue mësheftas.
Vëprimi i tij fetar mbas mbylljes së Kishave, trimnia në predikimin e Ungjillit, forca e fjalës së tij në brezin e rinj, gjithmonë në ballin e luftës kundër ateizmit dhe komunizmit enverian e anadollak, edhe Don Mikelin e rreshtojnë në vargun e Martirëve të Kishës Katolike. Don Mikeli arrëstohet me datën 19 prill 1973 dhe, mbas tre muejsh hetuesi dënohet me vdekje, me pushkatim, vetëm pse mbron Fenë Katolike dhe, nuk kursehet dhe vën gojë në diktatorin tiran Ever Hoxha, publikisht para gjyqit haptë në Shkoder.
Sigurisht, ky nuk ishte veprim i pakontrolluem i Don Mikelit! Perkundrazi!
Për kohën që ishte i dënuem me vdekje, flet haptas kjo letër e Laura Keçit:
“Kur isha ende pa u arrestue kisha ndigjue se një prift i rinj predikon pa frikë për Jezu Krishtin dhe ban shërbime fetare, edhe pse Feja ishte ndalue me ligj. Kur u zhvillue gjyqi ai u dënue për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për propagandë fetare, tue vue gojë në vëprimet e shëmtueme të diktatorit Ever Hoxha kundër Fesë.
Këta “faje” komunistët kërkonin me i la me gjakun e tij prandej edhe e dënuan me vdekje. Populli i Shkodrës u trondit shumë nga ky vëndim kundrejt një njeriu të pafajshëm që me qëndrimin e tij burrnor, ringjalli në opinionin publik edhë njëherë kujtimin e Martirëve të Fesë.
Isha 16 vjeç kur u arrëstova dhe shprehja e parë që ndigjova porsa më futën në hetuesi ishte: Ç’ti bësh, po të ishte pak më e madhe në moshë do ta pushkatoja pamëshirë me priftin që sonte dhe, më futën në një birucë aty afër tij. Dua të tregoj si e torturonin njeriun e Zotit:
Komandanti Basri Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambësh e duersh me sixhir në birucën e tij, ku priste vëndimin e Tiranës për pushkatim. Gjella si dukët ishte shumë e ngrohët mbasi nga djegëja e sajë ndigjohej virrma e Priftit që nuk mund të kapërdihej. Kur mbyllte gojën dëgjohej krizma e tasit të aluminit që rrokullisej nëpër çimento mbasi ia hidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati çdo ditë ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik, vinte me çizmët e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, veç, kur ndigjohej krizma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i binte të shkretit Prift. Goditjet ishin aq të forta sa që sot, betohëm, se kam ndigjue me veshët e mij kockat e Don Mikelit tue u thye...
Njëditë, përsonaliteti dhe vëndosmënia e tij e friksoi antikatolikun Shyqyri Qoku, i cili shfreu dufin e tij patologjik prej sadisti tue e torturue aq shumë fizikisht Don Mikelin, sa, kur, më mori mue fillë mbas tij në zyrën e hetuesisë, u tmerova dhe gati nxora zorrë e mushkni nga goja, kur pashë një bluzë të bardhë me të cilën na mbështillnin gjatë torturës, të lame me gjakun e pastër të Martirit dhe me njolla ngjyrë jeshile të bame nga vjelljet, prej shqelmave të tyne. E mbajta vedin, u kapërdiva dy-tre herë për mos me kënaqë xhelatin e përbashkët të tonin dhe komandantin që ishte aty me te. Kur i pashë fëtyrat e tyne të zverdhuna si fëtyra të vdekuni që zbulonte ndërgjegjën e tyne të randueme me krime e, që, shpesh edhe i kalonte në bisha të pavetëdijshme, m’u duk sikur, po analizonin pafajsinë e Don Mikelit dhe peshën e randë të “fajeve” të mija, që nuk isha aspak ma shumë se 16 vjeçe. Mora zemër nga qëndrimi i mpimë i këtyne dy kafshëve të tërbueme e, u thashë: Shihni vehtën në pasqyrë! Shihni si jeni ba! Moralisht jeni të dy të mposhtun nga Don Mikeli, ju jeni si të vdekun para tij, Ai ka fitue mbi ju edhe pse fizikisht ndoshta, Ai asht i shkatrruem, ju jeni të shpartalluem në ndërgjegjën tuej mbasi nuk dini se për çka e torturoni Ate. Kjo asht dëshmia ma e kjartë e fitorës së Jezu Krishtit përmes dyshepullit të tij Don Mikelit, i cili, ju ban ju, me pa me sy praninë e Jezusit në tokë, kenjën e fuqisë së Zotit këtu, që na jep ne forcë për me përballue torturat tueja mizore. Përgjegja e tyne kje vetëm kjo: Prandej asht tue ju ndihmue.
Kur pashë gjunjëzimin e tyne mora edhe njëherë zemër dhe ju thashë: Pse, ndihmë e vogël ju dukët ju lutja e tij, ju e torturoni dhe Ai lutët për shpirtin tuej të kacafytun me djallin.
Ai i lutët Nanës së Jezusit për shpëtimin tuej nëpërmjet të Birit të saj dhe ju e gjakosni, ju i bini me shqelma e, Ai, vazhdon me ju tregue ju se keni kohë me u pendue për çka jeni tue ba!
Pse, a ndihmë e vogël ju duket ju, që unë një vajzë e re, nuk frigohëm aspak para jush? Hë, pse nuk keni forcë me na mposhtë?
Ku asht forca e atij kryexhelatit tuej? Veç, një virrëm qeni ndigjova: Dil jashtë, jashtë! Aq shumë ishte torollosë sa kishte harrue se unë nuk kisha si me lëvizë, se isha e lidhun për karrigë. Kur u kujtue komandanti më zgjidhi, urdhnoi policin që ishte mbas dere me më çue në birucë. U shtrina përtokë si zakonisht por e kënaqun, fjeta pak. Mbas pak kohe më doli gjumi nga zani i fuqishëm i predikonjësit të Ungjillit. Don Mikeli ishte zgjue para meje dhe po bante lutjen e përditëshme për shpëtimin e shpirtit të torturuesve të tij: Mos torturoni vëllaun tuej. Jam tue u lutë për shpëtimin tuej edhe pse ju më torturoni mue, kërkoni falje Jezusit, se Ai asht aq i mëshirëshëm sa ka me i falë gjynahet tueja. Mos kini turp me ju drejtue Nanës së Tij, Virgjinës Mari, Ajo asht Nana e gjithë njerëzimit, asht edhe Nana e juej prandej, pendohuni për çka keni ba sa nuk asht vonë. Zemra e Nanës Mari asht e hapun për të gjithë bijtë e sajë, asht e hapun edhe për ju, që keni humbë arësyen e jeni lidhë me djallin. Pendohuni! Lypni falje! Keni humbë logjikën, mos humbni Shpirtin! Krishti do të ju mëshirojë, o vëllaznit e mij, Ai ka mëshirue kryqëzuesit e vet, Ai do të ju falin edhe ju!
Tregoni edhe Hoxhës e Shehut, se edhe ata që nuk kanë lanë gja pa ba mbi kristjanët dhe besimtarët e Zotit, edhe ata kanë dyert e hapuna tek Zemra e Nanës Mari, tregoni se ndëshkimi i Zotit asht aq i madh për krimet që kanë ba sa, as fundi i shekujve nuk ka me i shpëtue.
Tregoni atyne që me krimet që kanë ba kanë shkretnue familjet shqiptare dhe kanë vorfnue edhe kombin tonë. Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve, vëllazënve tuej, mos veshni zi nanat, motrat e gratë shqiptare që tash sa vjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë! I thoni damave të tyne mos u kënaqni me vrasjët e gjakun e bijve e bijave të Shqipnisë!
Keni harrue se jeni tue vra Shqiptarë! Shkatrruet Atdheun!
Ndigjova se u hap biruca numur 3, ku ishin dy përsona për çështje ordinere dhe u futën në birucën ku ishte tue predikue Don Mikeli. Filluen me i ra me shqelma mbasi torturat që i banin ata Priftit, ishin mjet lehtësues për vuejtjen e tyne. Shpesh ata i çonin në dhomën e tij për me e zgjue, nga dremitja e agonia e vuejtjes së vazhdueshme.
Këta predikime filluan me kenë një mjet forcimi për të gjithë ne, që ishim ndër ato biruca ku vuejtja ishte e përgjithëshme.
Erdhi një kohë që zani i tij ndigjohej ma rrallë, filluen me i ba gjylpana për me e vue në gjum. Tashti e kuptoj se i banin gjylpana se, kur fillonte me ikë efekti, ndigjohëshin gjamët e dhimbjeve e si nëpërgjum fliste: Ah, moj nanë, nuk kam kockë të pathyeme! Ah, sa janë kah më dhambin eshtnat!
Mbas pak minutash që zgjohej hynin xhelatët e torturonin dhe prap nuk ndigjohej ma zani i Tij.
Kishin kalue disa muej që Ai vuante pandërpremje e bashkë me te edhe unë, që ndigjojshe me veshë dhe, shpesh, nga një vrimë e vogël e derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue e këthye nga zyrat e tmerëshme të hetuesisë ku, vuejtjet ishin ma të mëdha se ata të fundit të ferrit.
Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye me kambët e veta në birucë, por gjithmonë zharg. Përballë birucës numur 1 ku isha unë, në ditët e caktueme vinte bërberi që shërbente në degë të mbrendshme. Vërejta njëditë një burrë me trup mesatar, pak zeshkan, me sy të zezë, i parruem prej shumë kohe dhe me një ngjyrë të bardhë të fëtyrës së papame nga dielli. E shikova pak me kurreshtje mbasi bërberi që ishte një spiju i ndytë i Sigurimit të shtetit, në fund i tha: Tashti, Prift, të kam ba gati për dhandërr! U sigurova se po shihja me sy Martirin e Fesë. I ngula sytë në atë vrimë të vogël të derës sime, që nuk kisha si me e ba ma të madhe e, me kapë e me e pré në fyt me briskun e tij atë bërber, që për dy pare të ndyta, po tallej me një Predikonjës të pafajshëm, vetëm se ishte Prift.
Mbas pak ditësh, nuk mora vesh sësi isha zhytë në një gjum deke. Po shihja andrra të llahtarëshme, vuejtje, tortura, gjak, një tmer i vërtetë më kishte pushtue, u dridhësha si thupra në ujë nga frika, një frikë që nuk e kuptoja nga vjen. Isha mbushë me vajë, vajë frike apo dëshprimi nuk e kuptoja, një tmer i vërtetë, isha e lame në djersë. Disi u skapullova kur pashë se jam në birucë por, sidukët, ndër andrra kisha lëshue ndonjë thirrje, veç kur pashë sportelin e hapun të derës prej ku, shihej fëtyra e kriminelit Alush Bakalli, që me gisht vërtikal para gojës lëshoi një sh sh sh, t!!, shenjë me të cilin urdhnonte heshtje. Një lëvizje rojesh jo e zakonëshme në atë orë. Nuk dija çka ka ndodhë. Edhe zhurma që më zgjoj ndryshonte, mujta me dallue zanin e katilit Shyqyri Qoku, që i vërriste Don Mikelit: Pusho, pusho, po të tham! Këtë herë dallohej se nuk ishte vetëm. Në atë lamsh mendimësh përzi me zhurmën e vargojve ndigjova zanin e Don Mikelit, e zemra m’u mbush me vajë. Ishte mjedis disa kafshëve të egra që donin ta shkynin, e thërriste:
“O Jezu Krisht! Zoti em, më jep forcën e fundit, o Shenjtja Mari, Nana e eme e përjetëshme për të fundit herë po të kërkoj, fali vëllaznit e mijë, kij mëshirë për ta se, nuk dinë shka bajnë! Fali o Krisht!
O Zot ndihmoje Shqipninë me shpëtue nga këta kriminelë komunistë. Zoja e Bekueme, Nana e Krishtit dhe e gjithë Botës, lutju Birit tand Zotit tonë Jezu Krishtit, që të më pranojnë në Mbretninë Qiellore, në duert Tueja të Bekueme ardhët Shpirti em! Rrnoftë Shqipnia, Rrnoftë Krishti!”
Zani i tij sa vinte e fikej derisa nuk u ndigjue ma!.. U mbyllën edhe shulat e dyerve, edhe dryjt. Isha me sy nga dritaria tue vështrue nëse ndigjohet prap zani i tij por, kuptova ma vonë se isha ngritë kot për një kohë të gjatë, derisa, u kujtova se iku! Ai iku në Mbretni të Qiellës!..
Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin, mbasi e morën atë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin Ndue. Ai më pat tregue se janë nisë për Tiranë dhe rrugës i kanë ba një ingjeksion dhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë).
Mendonte se ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, nga studentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës.
Atëherë, dhe sot, që ka kalue një çerek shekulli nga kjo ngjarje, i drejtoja dy pyetje vehtës për këtë njeri që torturohej aq mizorisht nga kriminelët komunistë: 1. Pse e torturonin ndryshej nga të tjerët dhe, 2. Ku i merrte forcat Don Mikeli për me përballue ato tmere vuejtjesh?
- Gjithmonë e njajta përgjegje: E para, vetëm pse ishte Prift Katolik dhe e dyta, Ai fliste me Jezu Krishtin çdo çast që goditej nga kriminelët.
Vetëm Ai e forconte Até dhe mue.
Gjithmonë kam besue se Don Mikeli asht Shenjt i pashpallun në Mbretninë e Qiellit! Ai asht i përjetëshëm në kujtimet dhe lutjet e mija!
Shkodër, 15 shtator 2000 Bashkëvuejtësja e Tij, Laura Keçi d.v.
***

●Shënim(FR): Letra asht kopjue nga origjinali që më ka dërgue Zonja Laura pa ndryshime. Janë hjekë ato pjesë që kanë karakter përsonal, si, përshëndetjet apo opinjonet e Zonjës Laura, për torturuesit etj. Kam kopjue me kujdes ligjëratat e drejta dhe fjalët e Martirit për të cilat e kam falnderue Zonjën Laura, që i ka rikujtue me saktësi në këtë kohë, kur shumica e bashkëvuejtësve të këtyne Heronjve nuk kujtohën ma për ta, ose ma keq, edhe i kanë harrue. E këte po e provon koha edhe sot.
●Laura, nuk më ka shkrue asnjë rresht për vuejtjet e saja. Na që kujtojmë kohën e arrëstimit të Laurës, duhët të jemi ma të kujdesëshëm në shkrimet tona mbasi edhe 16 vjeçaria Laura, zë vend në vargun e vajzave të nderueme shkodrane që janë masakrue nga sigurimi i komunizmit gjakatar.
Gjyqi i kësaj vajze aso kohe trandi Shkodrën!
Me atë rasë edhe e falnderova Zonjën që me letrën e sajë, më ka nderue tue pranue botimin e sajë prej meje dhe, njëkohësisht i kërkova të falun që ndër ato 17 faqe letër të shkrueme me dorën e Saj, e kam ba me rikujtue atë kohë të mjerueshme që Ajo, ka kalue në birucat e Sigurimit komunist në hetuesi të Shkodres, kur Ajo, ishte pa mbushë 16 vjet. Fatkeqsisht as Ajo s’rrnon! Kujtimet e të Ndjemes Laura Keçi, e rrestojnë edhe Ate me Martirët tonë.
Vertetë kanë kalue vite po, sytë e Laures kur fliste per hetuesinë dhe ato vuejtje të mnershme që kishte kalue aty, per mue janë të paharrueshem.
Don Mikel Beltoja deklaroi para gjyqit se, jo vetem asht i Pafajshem, po dhe:
“JAM USHTAR I KRISHTIT, I KËTILLË DO TË JEM DERI NË VDEKJE!”
U pushkatue më 10 shkurt 1974, tue u rreshtue me Martirët e Fesë e të Atdheut, po edhe i paharrueshem dhe i perjetshem në kujtesen e Atyne Shqiptarve të Nderuem, që do ta rreshtojnë Don Mikel Beltojen gjithnjë me
Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 22 Gusht 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 59
Zamak i Flamurit Kastriotit
Image
DON PJETER GRUDA
(1922 – 1989)

Asht le në Grudë, (tashti zonë jugosllave) po gjithnjë ka banue në Shkoder, ku ka vazhdue shkollen në Kolegjin Saverian. Studimet per meshtar i ka krye si Don Lazer Jubani në mënyrë të mësheftë e, asht shugurue meshtar nga Imz. Gjergj Volaj në muejn Gusht 1946 në Shkoder. Meshen e parë e ka thanë në Kathedralen e Shkodres, dhe menjëherë asht emnue në Shkrel.
Asht arrestue me 13 Shtator 1946, porsa ka shkue në Shkrel. Si të gjithë klerikët tjerë asht mbajtë në hetuesi dy vjet e mandej asht dënue me burg.
Asht kenë klerik i talentuem si rregjizor dhe kujtohet kur ka vue në skenë pjesen teatrale “Flija e Atdheut”. Mbas daljes nga burgu ka shkue prap në Shkrel, ku ka qendrue deri në 1967, kur u zhvillue “Revolucioni Kultural”.
Punoi disa kohë në kooperativen e Bushatit, deri në vitin 1974 që arrestohet prap dhe dënohet me 20 vjetë heqje lirije, si agjent i Vatikanit. Dergohet në Ballsh e ma vonë në kampin e Sarandës, ku mbas 15 vjetësh burg, e mbyllë jeten e vuejtjeve me 13 Janar 1989, tre muej para lirimit klerikve nga burgu.
Ata që e kanë njoftë afer ruejn kujtimet ma të mira per Don Pjeter Gruden.
Asht konsiderue gjithnjë Martir i Klerit Katolik, tue u rreshtue me Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Kishen Katolike të Shqipnisë.
Melbourne, 25 Gusht 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 60
Zamak i Flamurit Kastriotit …


DON NIKOLL GJINI
(1911 – 1987)

Nder të paktit Martir të Kishës Katolike në Shqipni, që nuk gjeta material të shkruem për vdekjen e dhunëshme të Tij, prej Sigurimit shtetit komunist.
Koha nuk duhet të vijnë tue fshij Emnat e lavdishem, po tue na i rikujtue!
Shkrimi i zj. Vera Malshyti, na solli në kujtesë këte Martir të Pavdekshem:
“Don Nikolla e kemi thirrë gjithmonë të gjithë t’ afermit e Tij. Qyshë nga dita e parë e shugurimit si meshtar e ka thirrë vetën Ushtar i Krishtit dhe i sherbei besnik deri ditën e fundit.Ashtu e prezentoi vetën në gjyqin e parë në vitin 1952, dhe në mes të tjerave i thotë gjyqtarit ti mundesh me më dënue po kurrsesi me më gjykue. Gjykimin tem dhe të shokve të mij e ban i Lumi Jezu Krisht, të lumët na për Ta. E jo nji partizan i sapo ulun prej malit pa kurr’ i klasë shkollë. Mbasi bani 20 vjet burg u lirue nga burgu e filloi jeten me ne, me vllaun e Tij Shtjefën Markun, Gjyshin tem. Filloi me Pagzue fëmijë, kunorzime e sidoemos pjesen ma të madhe të natës e kalonte në dhomen e Tij, tue çue meshë për Shpirtë të burgatorëve. Nuk e pati shumë të gjatë jetën me ne jashtë telave se, të burgosun jemi kenë të tanë.
Në vitin 1979 e arrestuen prap për të dyten herë. Prap në gjyq u prezentue si Ushtar i Krishtit, e dënuen 12 vjet në moshen shtadhetë vjeçare. Ka kenë e dijtun se nuk del i gjallë prej burgut. Por i gjallë e i paherruem kujtimi i Tij dhe i gjithë Martirve të dënuem dhe të pushkatuem nga rregjimi komunist. Emni i vertetë i Don Nikollit ka kenë Kol Mark Gjinaj, prej Gjinajve të Planit. Me respekt, Nipi i Tij, P. Hila.”
Mujta me gjetë edhe këto pak shenime në internet:
“Don Nikoll Gjini, u le në Pult Dukagjin Shkoder 1911. Mbasi kreu shkollen e ultë në Shkoder, ka krye studimet e nalta teologjike në Romë Itali.
Arrestohet në vitin 1952. Bani 20 vjet burg. U lirue në 1970.
Në 1979 arrestohet për të dyten herë e dënohet edhe 12 vjet burg.
Në vitin 1987 vdes në Kampin e punës së detyrueshme.”
Edhe një Martir i mbytun nga sistemi barbar komunist në Shqipni.
Populli Shqiptar sot Don Nikoll Gjinin e rreshton me Martirët e Kishës si,
Zamak i Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.

Shenim F.Radovani:
Mungesat e fotove në disa materiale asht mirë të plotsohet. Na ndihmoni!
Mungesa e emnave tek materialet, dy klerikë të pushkatuem, dhe një i vdekun në bug ka vetem një shkak: Pamundësinë e studimit “Dosjeve” tyne nga ana ime. Po të shkruhej per Ata, kjo do të krijonte pasaktësi materiali. Sigurisht këte gja nuk e kerkoni as Ju prej meje. Ju falemnderës, Autori.
Melbourne, 27 Gusht 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

Torturave të Institutit Studimeve të Krime Nr. 65 Fritz Rado

Postby Laert » 29 Aug 2022, 13:18

Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 61
Zamak i Flamurit Kastriotit …
Image
IMZ.LAZER SHELDIJA
(1928 – 1988)


Lazer Kol Sheldija asht le në Sheldijë të Shkodres në 1928. Asht kenë në grupin e pare të nxanësve të Don Alfons Trackit. Dhe mandej ishte mësues nga krahina e Malësisë së Madhe, prej ku kaloi në Jugosllavi mbas 1944 dhe mandej kaloi n’Itali. Atje ka krye studimet e nalta teologjike dhe filozofike dhe Shugurohet meshtar në Romë. Në vitin 1960 emnohet në Brazil, ku ka sherbye per 10 vjetë deri në vitin 1972. Prej vitit 1972 transferohet në USA, në qytetin New York, deri në vitin 1988, ku sherbimet i ban anglisht-shqip. Gjithnjë ruen në zemer dashuninë per Ardhe, tue u largue gjithmonë nga të gjitha ndikimet jugosllave. Flitet per majtjen e një ditari me vlerë, po per fundin e tij mbas vdekjes nuk ka ende burime të sigurta.
Ka shkrue materiale me vlerë historike per Martirët e Kishës Katolike në Shqipni, në vitin 1967, dhe në “Buletinin Katolik Shqiptar”, që asht botue asokohe nga Gjon Sinishta, ku Don Lazri perdori pseudonimin Mark Kolaj. Pseudonimin e perdori per mos me pasë pasoja nga komunistët n’ Atdhe, ku kishte edhe krejt Fisin e vet, nen shtypjen barbare të Sigurimit të shtetit.
Asht nder klerikët e nderuem dhe të paharrueshem per ndihmat që i ka dhanë Shqiptarve që arratiseshin dhe nuk kishin asnjë njeri në Amerikë.
Asht nder rastet e veçanta që disa shqiptarë t’ arratisun kur Ky ishte në Bronx dhe New York, të cilët u mundue me të gjitha mjetet me i ndihmue materialisht, tue kerkue edhe vende pune, shkolla e banesa per ta. Mërrijti me marrë në qelen e Tij edhe tre t’ arratisun nga Shqipnia në 1988.
Një ngjarje jo vetem e mnershme po edhe e trishtueshme me u mendue.
Ishin tre refugjat nga Veriu, njeni prej tyne ishte prej Shkodret, që kishte shkue në qelen e Don Lazrit per me lypë ndihmë. Në Shtatorin e vitit 1988, këta të tre shkojnë rishtas per ndihmë, dhe një natë krejt pabesisht, në disa rrethana misterioze vrasin bamirsin e vet meshtarin Don Lazer Sheldija.
Fillimisht mendohet se ngjarja lidhet me vjedhjen e qelës së Don Lazrit. Por fakti i këtij krimi të shemtuem vertetohet se asht organizue nga Sigurimi i shtetit komunist të Tiranës, i cili i tregoi Botës se, “ujku ndrron qimen po, asnjëherë vesin”! Dhe, asnjëherë ky akt tradhëtar i barbarizmit komunist nuk do të ndryshojnë nga veprat barbare të “rilindjes së tiranit Edi Rama!”
Po t’ ishte vetem akt vjedhje të hollash, vrasja mbyllej prej tyne vetem me “mbushjen e xhepave”, po jo me vepra të pandigjueme mbi një trup të pafajshem kleriku, që vetem u mundue me i ba mirë atyne agjentave.
Kujtoj asokohe shumë mirë sesa me vështirsi besohej nga njerzit atje, një akt krejt i pabesueshem i vrasjes së një bamirsi, “me urdhën nga lartë!”.
Ishte vetem nderhymja e Nanë Terezes në Gjykaten Amerikane, që i shpetoi vrastarët nga karriga elektrike. Vetem që ata mos me mbetë në “Histori”!
Sot, ne jemi para një fakti që verteton njenin prej krimeve të pafalshme që Shqiptari, ka krye kundrejt një Kleriku Katolik Shqiptar ashtu si gjithnjë Sigurimi shtetit barbar komunist në Shqipni, ka krye me disa mija vetë prej Atyne Atdhetarve tanë, që sot nuk kanë as Vorre dhe asnjë Shenjë tek koka.
Rinia Shqiptare sot, ka një detyrim të Pashlyeshem ndaj të gjithë Atyne të Pavdekshemve Atdhetarë, që rane nën shpaten e diktatorit tiran dhe të njohun si kriminel e tradhëtar i Atdheut, vrastarit ordiner Ever Hoxha, të pasuesit skile Ramiz Alia dhe kobres së shqiptarve Nexhmije Hoxha.
Heshtja sot asht vetem mjet me fshij krimet e atyne vrastarve, që ndersa Shekuj nuk do të harrohen per gjakun e derdhun e të pafaj të Shqiptarve!
Lumej Gjaku kanë rrjellë prej 1944 nga Bjeshkët e Nemuna të Veriut!
Asht vazhdue vllavrasja e pamëshirshme per vite e vite nder të gjitha anët e krahinat e Shqipnisë, vetem si e si me zhdukë tiparet Burrnore t’ Atyne krahinave që sakrifikuene aq shumë per Atdheun e vet Shqipni.
A e dini o Vllazen e Motra Shqiptarë, se Historia e vertetë dhe e saktë sot, jo vetem nuk asht e shkrueme, po asht e fallsifikueme dhe e tjetersueme tue fillue nga aktet ma të vjetra e heroike e deri tek ma të rejat? Ajo që ngjet në Trojet Shqiptare, asht e pakrahasueshme me asnjë nga vendet e Europës!
Dhe, arsyeja kryesore sot asht fshimja e Emnave të Nderuem të At Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit, Don Nikoll Kaçorrit, Imzot Luigj Bumçit, Arshi Pipës, Imz. Frano Gjinit, At Mati Prennushit, Abatit Mirditës e të sa e sa të tjerve që krahas Burrave të Hotit e të Grudës, të primë nga i Madhi Ded Gjo’ Luli, shkruene me Gjakun e Tyne Historinë e Lavdishme të Shqipnisë së Lirë! Vazhdimsia në gjurmët e turpit të mbas 1944, ka vetem një emen në Histori: Tradhëti! E ajo “tradhëti”, sot ka dalë haptas perfushë n’Atdhe!
E, Populli Shqiptar sot, duhet të kujdeset Perjetsisht, me ruejtë të paprekun në Malet tona Visaret e Shtrenjta të Atyne Shkambijve të lamë me Gjak:
Ata Zamakë të Bardhë e të Bukur të Flamurit Kuq’e Zi të Heroit Kombtar, Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 29 Gusht 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 62
Zamak i Flamurit…

DON MATISH LISNA

(1924 – 1958)


Historia e pashkrueme e epokës ma barbare dhe kriminale që vazhdon me kenë Historia e qytetit Shkodres nga viti 1944 – 1991, asht dishmia e saktë e “komunizmit ma antinjerzor e terrorist që asht provue në një popull prej 28.000 banorësh, në Token ku shkeli Shën Pali në vitin 56 t’ Epokës së Re, dhe sot, ajo histori asht e panjohun jo vetem nga kontinenti Europjan, po e tham me bindje të plotë se asnjë shtet komunist n’ Botë nuk e ka provue.”
Shkodra kje dënue me vdekje e shfarosje nga sllavokomunizmi! Pushkët e para të shprazuna mbi kokat e shkodranve ishin sinjali i terrorit komunist, të cilin e drejtonte krimineli anadollak Ever Hoxha, që nuk u mjaftue me 26 burgjet e birucat në të gjitha anët e qytetit, por edhe vorfnimin e familjeve që kishte Shkodra atëherë, me mbylljen e dyqaneve të Pazarit, me tatimet dhe burgosjet e tregtarve, me shtetizimet e shtëpijave e, mbi të gjitha me shpalljen e “qendres së reaksionarve” të cilët, për shfarosjen e këtyne qytetarve “sollën në qytetin Verior llomin e të gjithë Shqipnisë së posadalun nga lufta, vetëm për varrosjen përfundimtare të qytetnimit.”
Mbrenda katër vitësh jugosllavët jo vetëm, plaçkitën magazinat e tregtarve Ulqinaku, Rroji, Nikshiqi, Ademi, Tahiri, Muzhani etj., por vetëm, nga torturat e mnershme që vuejti i ndjeri Man Tepelia, dorëzoi 13 teneqe vojit gurit, me napolona ar të vetat që kishte të groposuna në fshatin e Kuçit.
Në Beograd e në Moskë dihet se janë tregtue mallna me firmen “Ulqinaku”.
Fatkeqësia ma e madhe e një Populli e provueme nga historia e Shqipnisë ishte atëherë ashtusi dhe sot, kur shteti i tij qeveriset dhe drejtohet nga vagabondët, kusarët, gjaksorët, drogaxhijët, mashtruesit tradhëtarë dhe të shitunit agjenta, që për dy pare të flliqta kryejnë të gjitha veprat e trathtisë ndaj Popullit e Atdheut të vet, për hirë të kolltukut. Qellimi kryesor atëherë ashtusi sot, ishte zhdukja e brezit kulturor Europjan, zhdukja e themeleve të Françeskanve Shqiptar, shrranjosja e Atdhetarizmit Verior dhe plaçkitja e pronave të tyne me kulm e themel, tue fillue nga bibliotekat personale.
Po, me trashigimtarët e tyne çfarë ndolli? –Shumica u arrestuen si element i “paknaqun” ndërsa, ata, që vuejten interrnime e papunsi, përfunduen ndër ferma e rruga ura, dhe, pothuej asnjë nuk kishte të drejtë me vazhdue shkollat e mesme, me përjashtim të disave në shkollën pedagogjike.
Me elementin e deklaruem “armik” lufta ishte e haptë dhe e vazhdueshme, sigurisht, tue u mbështetë në parimet e diktaturës së proletariatit nën të njohunen formulë marksiste antinjerzore të “luftës së kllasave”.
Kujtoj si sot një thanje të Prof. Kolë Alimhillit, kur e pata takue para pallatit Prefekturës: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajt e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin e vendosun nga diktatura.” Kujtoj mirë aso kohe arrestimin e mësuesës së nderueme zj. Ida Lezhja në shkollën pedagogjike e, sa si Ajo, të tjerë si Ruzhdi Çoba apo, intelektuali Injac Baqli, i cili, jo vetëm hetohët nga vetë krimineli Hilmi Seiti, po, masakrohet deri aty sa vdes në podrumet e spitalit të burgut e, pse ? – Vetëm, se Injaci i shkretë s’ pranon me nënshkrue deklaratë bashpunimi me sigurimin e shtetit (dosja nr. 1989), e prëgatitun nga hetuesi Fahri Kraja, që tashti duhet të jenë dekorue nga presidenti “nderi i kombit”, mbasi edhe ky, “ka mbytë edhe një katolik ma shumë në Shkoder”.
Edukimi antikombëtar në favor të shovenistve sllavo – aziatikë kishte fillue që në janar të vitit 1945, kur inspektori i arësimit, partizani Shaban Arra, erdhi në fshatin Dajç të Bregut të Bunës dhe na komunikoi në shkollën atje se, “nuk duhet këndue ma Hymni i Flamurit i shkruem prej At Fishtës!”.
Me datën 16 Shtator 1949 Ever Hoxha erdhi në Shkoder. Kur ai foli në balkonin e Prefekturës, në krahun e tij të majtë, pra në krahun e “zemres” nëse kishte, mbante “shokun e shtrenjtë, birin e denjë të kllasës puntore të Shkodres, Tuk Jakovën.” Pa kalue as dy a tri vjet, Tukut i rrëshqiti kamba e thej qafën, pikërisht, nga “shoku i armëve” Ever Hoxha. Kur filloi me botue veprat e tija bash Everi e akuzon Tukun në lidhje me klerin katolik dhe, nxjerrë helmin e vet të fanatizmit antikatolik që ndryente bashkë me vnerin e tij në shpirtin e katranosun, se gjoja miku i tij Tuku, ka ndihmue indirekt me mënyrat e veta klerin katolik. Një rrenë aq e madhe sa kjo shpifje e krijueme nga ai ndër vepra, nuk zen vend në asnjë rast që kriminelat komunista janë tregue “njerzorë” të pakten “njëherë” në një veprim të tyne.
Mbizotnonte në të gjitha veprimet shtetnore urrejtja per Veriun. As nuk mund të mendohej një kriminel vrastar si kryetari i degës së mbrendshme të Shkodres, që mbasi torturoi e pushkatoi klerikët katolik Shqiptar, shoku Ever e gradoi edhe gjeneral. Dhe kjo gradë turpi ju dha pikrisht kur zhvilloi në Shkoder gjyqin fallco të Don Ejell Kovaçit. E mjerisht, as sot gjykatat nuk kanë ba asnjë veprim me ndryshue proceset mashtruese t’ sa pushkatimeve. Asnjëherë Shkodra nuk harron qendrimin Burrnor të At Florian Berishës SJ., At Leonard Shajakut dhe At Marjan Prelës, të cilët, vetëm, pse nuk pranojnë “me kallxue Rrëfimin”, vuejtën sa vite interrnimi e burgje nga dëshira për zhdukjen e Tyne nga krimineli Hilmi Seiti, i cili me ato krime kërkonte me u veshë në spaleta gjeneralësh vrastar tue krijue simpatinë tek anadollaku Ever Hoxha, sherbëtor i shovenistve sllav e oriental deri ditën e ngordhjes së tij që, pa kursim për hirë të kolltukut ndihmohej nga Ramiz Alia dhe grupi servil dhe kriminal terrorist i byrosë politike të PPSh.
Duhet shkrue dhe mos me heshtë asnjëherë ndaj asaj së vertete që ka kalue dhe po vazhdohet edhe sot, per shfarosjen mizore që po organizohet edhe nder ditet tona tue shkombtarizue Shqipninë, me largimin e dhunshem të rinisë e veprat tjera të pajustifikueshme si e si me zhdukë Trojet e Arbënisë.
Kujtoj mirë mësuesin e rij t’ asaj kohe Matish Lisna, kushrini i xhakonit të njohun Mark Çuni, kur sherbente në Barbullush dhe, njëditë vetem kur u hap lajmi se Matishi, kishte vendosë me ndrrue krejtësisht drejtimin e Tij të jetes dhe, me Ju kushtue rrugës shpirtnore të meshtarisë, nën kujdesin e të Nderuemit e të perkushtuemit Ipeshkvit Shkodres Imz. Ernesto Çoba. Ai u shugurue në vitin 1956 dhe ishte vertetë një klerik model jo vetem në dukje të parë, po edhe si predikatar i shkelqyeshem, që me një oratori të rrallë nga predikatoria e Katedralës së Shkodres në pragun e 100 vjetorit të saj, ka thithë mbarë popullin e Shkodres me rrethet e saja, po në mënyrë shumë të veçantë binte në sy dëshira e rinisë Shkodrane me ndigjue predkun e Tij.
Ishte një kohë shumë e shkurtë ajo që e bani Don Matish Lisnen me kenë jo vetem i kerkuem, po edhe i dishruem e i pranishem nder ambjentet tona.
E ky ishte një kandveshtrim i papelqyeshem per qeveritarët antinjerzorë.
Nuk mungonin as dashakqijtë e Sigurimit që ishin të gatshem per veprime.
Po ato ditë kur Hilmi Seiti, pushkatoi Don Ejllin organizon dhe zhdukjen misterioze të Meshtarit të rij Don Matish Lisna, i cili vdes nga helmatisja, vetëm se, “fjala e Tij kishte arritë me elektrizue shpirtin e masakruem” nga ideologjia marksiste të Rinisë Heroike Shkodrane! U mjekue disa ditë në një repart të spitalit civil të Shkodres, po pa rezultat. Don Matish Lisna u nda jeta me 20 Tetor 1958, në moshen ma të bukur të jetes së Tij dhe asht i vorrosun në Rrëmaji. Seksioni Katolik i Sigurimit shtetit zbatonte detyrat.
Don Simon Jubani shkruente: “Don Matish Lisna ishte një gjeni, që e kishte të rrallë shokun. Predket e Tij në muejn maji të 1958, me efekt të madh në popull s’ kishin si mos të shqetsonin pushtetin diktatorial, ndaj në këto raste merreshin të gjitha masat që të eleminohej një njeri i tillë.”
Dhe me të vertetë ashtusi tha Don Simon Jubani u veprue me të gjithë Ata që me veprat e veta Atdhetare dhe Fetare, pa kursye as jeten kur ishte rasti: I kanë sherbye Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 2 Shtator 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 63
Zamak i Flamurit Kastriotit …

E MBYTNE EDHE DON LAZER JUBANIN
(1925 – 1982)

Lazer Jubani asht le në Shkoder nga prindët Zef e Çile Jubani, me daten 23 Prill 1925. Asht rritë jetim mbasi Baba i Lazrit vdiq i rij. Shkollen fillore dhe gjimnazin e vazhdoi në Seminarin Papnuer të Shkodres, ku perfundoi dhe liceun klasik e filozofik. Binte në sy pergatitja per meshtar, po edhe landa e historisë tregon një prirje të jashtzakonshme. Asht shumë i rij kur filloi me bashkpunue me revisten “Aucrora Onsurgens”. Në muejn Prill 1946 asht i detyruem me nderpre shkollen, se mbyllen nga shteti deri në Janar 1947.
Gjatë kësaj kohë vazhdon studimet per meshtar me At Mark Harapin S.J., Don Anton Muzaj dhe Don Dedë Maçaj. Të gjithë perfundojnë Martirë!
Nga shenimet biografike të Dr. P. Pepës, mësojmë se me 8 Shtator 1946, Ai Shugurohet meshtar nga Imzot Frano Gjini. Në vitin 1947 Don Lazrin e marrin ushtar, dhe mbas pushkatimit të Don Dedë Maçaj të pafaj edhe Don Lazri fillon Kalvarin e pafund me arrestime, dhunime, tortura dhe dënime. Në vitin 1950 Don Lazrin e arrestojnë me një grup ushtarësh shkodranë se, gjoja kanë dashtë me rrëzue pushtetin, dhe e dënojnë 15 vjet heqje lirije.
Mbas 10 vjetësh e lirojnë nga burgu po, e interrnojnë në Gradisht të qytetit Lushnje, prej ku lirohet mbas pesë vjetësh. Don Lazrin e njoha kur hyni në punë në fermen “Perlat Rexhepi”, perballë fabrikës së Pelhurave, ku punojshe unë. Në vitin 1967 njëditë veç kur u hap fjala se shoku i punës i kishte dhanë Atij me ngranë një mollatartë në mengjez, që ishte kenë e mbushun me arsenik, dhe mbas disa ditësh që u mbajtë pa mjekime të duhuna në spitalin e Shkodres, Don Lazri u nda nga kjo jetë nga helmatisja.
Një meshtar aq fisnik dhe i përvujtë, mbytet nga Sigurimi i shtetit barbar.
E pra në Shkodren e masakrueme nga komunizmi ka ngja edhe kjo ngjarje;
Shumë shkodranve mund ti duket çudi sësi dy vllazën pa pasë asnjë të keqe njëni me tjetrin Don Lazri e Don Simoni, për 35 vjet nuk kanë folë kurr bashkë, tue kenë të një oxhaku. Askush nuk mund të kuptojnë se këta dy vllazën janë dy Klerikë Katolik të nderuem. Sikur të lexonim një libër apo të kishim mundësi me pa një film me jetën e këtyne dy vllazënve, në fund do të thonim me vete: “Çfarë fantazije kanë artistat, apo çfarë ideje i ka lindë atij regjizori me sajue film me këta dy vllazën, pavarësisht se “kjo asht fantazi”, se në jetë mbrena një shtëpije nuk mundet me ngja kurr dishka kështu!”
Shqipnia asht shumë e vogël. Shkodra edhe shumëherë ma e vogël! Shtëpija ku asht zhvillue ngjarja as nuk krahasohët me asnjenën, prandej edhe asht e vështirë me u besue se kjo asht ngjarje e vërtetë e ndodhun, madje, edhe në një Shqipni të izolueme nga Bota, ku njerzit me vështirsi qarkullonin nga një qytet në tjetrin se, përjashta Shqipnie as nuk bahej fjalë fare e, sidomos, për Klerikët as nuk mund të mendohej aspak kjo përveç arratisjes.
Shkodra dhe historia e saj janë kenë subjekt i shumë ngjarjeve tronditëse në histori, prandej edhe populli i saj me të drejtë krenohet për të kaluemen e lavdishme. Komunizmi sadist everian në Shkoder ka eksperimentue të gjitha thanjet e fantazitë e Leninit, Stalinit, Mao Ce Dunit, Pali Miskës, Hekuran Isajt, Lenka Çukos apo Ramiz Alisë me shokë tiranë si veten.
Lenini në 1922, thonte: “Të asgjësojmë qëndresën e priftënve dhe të murgeshave me një mizori të tillë që t’a mbajnë mend me dekada të tana!”
Çdo gja që i nevojitëj Sigurimit me zbatue këte thanje e ke gjetë në Degën e Mbrendshme të qytetit Martirë të Shkodres, madje, edhe pak ma zi se i ka shkue mendja këtyne “klasikve” të marksizëm – leninizmit, apo pasuesve të tyne kriminel’ e gjakatarë të pashoq sëpse, aty u grumbulluen sherbëtorët e shovenistëve sllav, fanatikët antikatolikë, të gjitha fundrritë e padijes së Toskënisë dhe rrënuesit fshataresk të antiqytetnimit Evropjan Përendimor, që mbartë mbrenda vetës doktrina regresive e vrastare komuniste, përballë Përparimit t’Atdheut dhe kulturës Europjane Perëndimore Perparimtare!
Ja dhe fakti që vërteton se kjo ka ndodhë në një qytet me ma pak se 28.000 banorë në vitin 1946, ku kishte 26 burgje të diktaturës barbare komuniste.
Në Shkoder ku ishte edhe Seksioni Katolik pranë Degës së Mbrendshme ku, punonin edhe disa dhjetra hetues terroristë kriminelë e amoral analfabet zhvillohet pikrisht kjo ngjarje në rrugën Ballabane të qytetit, në shtëpinë e vjeter të qytetarve shkodranë shumë të nderuem Zef e Çile Jubanit.
Nana Çile detyrohet deri në pleqni me përballue jetesën tue rrah me dhjetra orë tezgjahun, për me rritë tre djelmë jetima, dy prej të cilëve zgjedhin rrugën e Meshtarisë, si Lazri ashtu dhe Simoni.
Don Simoni ishte tri vjet ma i ri, le me 5 Mars 1928. Në vitin 1946 kur mbyllet shkolla e Jezuitve nga komunistët nuk mërrinë me e përfundue, kështu punësohet si infermjer pranë dispenserisë së qytetit. Aktivizohet me sportin dhe asht ndër futbollistët ma të mirë të klubit “Vllaznia” në Shkoder, por gjatë kësaj kohe ndryshon drejtimin e rrugës së jetës, edhe pse i vëllai asht i burgosun vetëm pse ishte Meshtar.
Simoni ndjekë mësheftas studimet e duhuna dhe me datën 4 Maji 1958, Shugurohet Meshtar nga Imzot Errnesto Çoba. Shugurimi i Tij ishte një pranim me vetdije të plotë i një Martirizimi që do t’a ndiqte gjithë jetën. Asnjë pikë mëshire nuk do të kishin terroristët komunist ndaj Klerit Katolik Shqiptar në asnjë periudhë të kenjes së tyne në pushtet, gja e cila ishte e kuptueshme për kedo që ia hynte asaj rrugë. Ndërsa, për Don Simon Jubanin ishte edhe e provueme me vëllaun e Tij Don Lazrin, i cili asokohe kalbej burgjesh e kampesh të shfarosjes. Kur Don Simoni ka lanë Shkodren dhe asht ba Meshtar iku në Mirditë në vitin 1963, Don Simoni arrestohet, kur vëllai i Tij Don Lazri, u lirue nga interrnimi, kështu, Don Simoni i akuzuem, i hetuem, i dënuem, i masakruem e i ridënuem, i spijunuem, e tue u dënue herë dhjetë e herë njëzet vjet, kalon jetën 26 vjet në një nga burgjet historike të komunizmit, në Burrel, ku Ai aty, tashti kishte edhe “birucën e Don Simonit” e njohun nga të gjithë ata që kanë vuejtë në atë burg.
Lirohet me amnesti të imponueme nga jashtë në vitin 1989. Kishte 7 vjet që i vllai Don Lazri kishte vdekë, pra nuk jetonte ma.
Ishin plot 35 vjet që dy vëllaznit Meshtar të një oxhaku nuk ishin takue kurr me njenitjetrin, nuk kishin ngranë një gostë apo darkë bashkë, nuk kishin asnjë mundësi komunikimi as konsultimi për hallet apo idhnimet e jetes së Tyne, që filluen në vitin 1947 dhe vazhduen deri në vitin 1989.
Don Lazri në moshën 57 vjeçare e mbylli “dosjen” e hapun në vitin 1947, si shumë shokë të Tij, të cilët as sot nuk kanë as vorreza.
Por historia e Don Simon Jubanit nuk mbyllet këtu! Meshtari “i pabindun”
siç, e kanë quejtë komunistët barbar, vazhdon me ecë shpejtë si gjithmonë edhe mbas atij burgu të tej zgjatun gja e cila, krijon dyshime tek Sigurimi, i cili me 13 janar 1990, në pragun e Asaj ngjarje të madhe që do të lëkundin thëmelët e komunizmit edhe në Shqipni, pikërisht, atë natë Don Simoni do të arrestohet me shumë shkodranë tjerë, që me datën 14 Janar 1990 kishin organizue një Demostratë të heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres. Aty mendohej se “edhe mund të rrëzohej monumenti i Stalinit”, për këte arësye xhelati Zylyftar Ramizi me urdhën të diktatorit gjakatar Ramiz Alia, bani ata arrestime që u pasuen me masakra dhe tortura nga të cilat, ata që i provuen me ditë të tana nuk kanë muejtë me u çue në kambë. Por Don Simoni asht i pafaj. Lirohet, ndërsa, djelmët e rijë dhe organizatorët e Asaj Demostrate dënohën me shumë vite burg. Edhe kur gjithë Europa kishte marrë pamje tjeter kryesisht nder demokracitë komuniste të Lindjes.
Asht pikrisht ajo kohë kur ngjet edhe vrasja e Djaloshit Pëllumb Pllumbaj në tentativë arratisje, që ishte prap një tradhëti e re ndaj Popullit tonë, mbi ligjin e aprovuem “me gjobitje” për ata që kapën në kufi tue ikë.
Sigurimi shtetit dhe UDB-ja jugosllave vazhdojnë së bashku lojën e vjetër të mashtrimit dhe të dorzimit të atyne që mund të mendonin me u arratisë. Askujt nuk i shkon mendja se funerali i Pëllumbit të Ri do të jetë një revoltë e Atyne Burrave që banin mbi sypet e tyne arkivolin e Atij Djali. Porsa korteu mërrinë tek komiteti i partisë së Shkodres, shpërthen dufi i një Populli t’vujtun që ka ndrye në zemër për 47 vjet urrejtjën për komunizmin, Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën, ndersa vazhdon thirrja e Atyne trimave gjatë gjithë Fushës së Çelës, nga Rusi e deri tek vorret e Stom Golemit, ku me arkivol në krah bahën thirrje për rrëzimin e komunizmit.
Mbas kësaj ngjarje në muejn korrik, duket sikur koha po ecën ma shpejtë. Afrohet muej i Purgatorve, Nandori i 1990. Zakonisht në Shkoder asht tregue shumë kujdes për rregullimin dhe zbukurimin e vorreve në këte muej. Siduket, kur i Ndjeri Gjon Kamsi pat mërrijtë me shpëtue nga shkatrrimi Vorrezat e Rëmajt, ka parandi dishka për Atë ngjarje aq të Madhe që do të ngjasin Aty, me datën 4 dhe do të pasohet me datën 11 Nandor 1990, tue u ba Dita e Fitorës së Demokracisë në Shkoder, simbol i mbarë Shqipnisë. Nën një shi e fortunë vjeshte në mes Atyne selvijave të nalta Don Simon Jubani thotë Meshën e Parë, mbas plot 23 vjetësh të “Revolucionit Ideologjik e Kultural 1967”, të cilin e pat drejtue atëherë në Shkoder, “bilbili” i PPSH, tirani Ramiz Alia. Ndonse, në vitin 1985, pak ditë mbas datës 11 Prill kur pat ardhë në Shkoder, pat lanë porosi: “shoku Ever na la, armiqtë e partisë kanë për të kërkuar për të prishë unitetin tonë, do të kërkojnë për të gjetur mundësinë e realizimit të qellimeve të tyre të këqija ndaj partisë, prandaj, të jemi vigjilent, sidomos me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë partinë. Ata në këte situatë kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të partisë sonë. Por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël mos prisni, por sinjalizoni partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit.” Ky pra, ishte krimineli Ramiz Alia!
Dhe, me të vërtetë nga data 4 Nandor e deri me 10 në darkë, mund të thohet se disa apartamente karrshi Vorrezave të Rëmajit kishin aq arsenale armësh në katët e sipërme, sa ndoshta po të përdoreshin, njerzit që do të vriteshin do t’ishin ma shumë sesa të varrosunit aty në 100 vjet që janë hapë Ata Vorre. Vagona të tanë me sampista e ushtarë. Gadishmeni nr.1 në të gjitha repartet ushtarake të Veriut. Telefoni i Ramiz Alisë për orë të tana të datës 10 të së shtunës, i jepte urdhna sekretarit të parë të PPSH Shkodres Xhemal Dymbyles, sesi me ba gjakderdhje e terror me datën 11 në Rrëmaj, nëse Don Simon Jubani do të guxonte me thanë Meshën e paralajmërueme nga Ai vetë, që me datën 4 Nandor ora 12.00.
E po mos t’ ishte i madhi Javier Pérez de Cuéllar me burrninë dhe guximin e Tij të paharrueshem, kushedi si do të mbyllej Ajo Meshë historike. Vetem e vetem nderhymja e Tij direkte telefonike tek skilja Ramiz Alia, shpetoi Shkodren nga gjakderdhja e organizueme e komunizmit barbar.
Ndoshta, ishte edhe një shkak per me realizue thanjen e Sulltan Muratit, që “në Shkoder nuk duhet të mbesin gjallë asnjë Shkodran!” E tirani barbar Ramiz Alia mbas Everit, ishte shumë i perkushtuem me shfarosë Shkodren.
Aty nga ora 10.45’ jam nisë me shkue me të gjithë familjen ndër Vorre. Kur ishe bash tek dera e Vorreve, vërejta shumë Musliman jashta Vorreve të grumbulluem tek dera. Unë për një çast dyshova për ndonjë keqkuptim, pse nuk kanë hy përderisa ata ishin në rrugë jashta Vorreve.
Njoha një ndër Ata të perafert me moshen time dhe e pyeta se, pse keni ndejë përjashta? Ai më tha: “Ju hyni e shihni Meshë, nëse do të ndërhyjnë forcat speciale dhe ushtarët që janë ndër vagonat e trenit kundër jush, na do të futemi menjëherë mbas tyne dhe do të përdorim armët që kemi në trup dhe mbas këtyne apartamenteve ndër makina. Rrini të qetë se vëllau në ditë të ngushtë njihet, na nuk largohemi prej këtu pa përfundue Mesha. Jemi ma shumë se 500 vetë të gjithë t’ armatosun!”.
Uniteti i Popullit të Shkodres në datën 11 Nandor 1990 dhe, tek Xhamija e Plumbit me datën 15 Nandor, asht Modeli i Vllaznimit të Muslimanve dhe Katolikve Shkodranë, që i bashkonte një Truell i Vetëm që quhët Shqipni, e lame me Gjakun e Martirve të Saj: Ndue Pali, Caf Meta, Paulin Pali, Muzafer Pipa, Kolë Prela, Qemal Draçini, Bardhosh Dani e Mark Cacaj e mija, mija të tjerë që lindën, luftuen dhe ranë Heroikisht të gjithë bashkë po, pranë Atyne Vorreve, ku ishin Betue mbi gurët e Tokës gjakosun të Nanës Shqipni.
Rinia e sotme Shkodrane, duhet të përulet me Nderim para Gurve të Zallit të Kirit dhe Pendës së saj dhe, të mundohet “vetëm” per me rikujtue se: “Pse vdiqën sëbashku Këta Vëllazën e Motra Shqiptarë?!”
Në vitin 1938 shkruen Don Kolec Prennushi: “Unë e dij se, falemnderës Zotit, e shumta e popullit i beson e i mban këto të verteta. Por armët kundra versuljeve t’ anmiqëve, sidomos në këte kohë kur mortaja e komunizmit ka prâ (pushtue) atmosferen e pergjithshme i duhen popullit me i pasë për doresh e kundra të zakonshmeve, e kundra atyne mâ të hollave qi kanë hijen e ditunisë, të cilat edhe në mos paçin mbërri ndër né, do të vijnë, si mbeturina rrenojash qi hjedh dallka e detit në bregoret tona.”
Kurr mos harroni thanjën e një filozofi të madh Shqiptar, i paharrueshmi At Anton Harapit tha: “Lumninë e jep deka, Kunorën e ven Vorri!”
Me 11 Nandor edhe Don Simon Jubani mbi Ata Vorre vuni një Kunorë dafinash! E, unë e pashë me sytë e mijë Atë Burrë me dorë të drejtueme nga një gropë e hapun në Rrëmaj, kur, i tha atij komunizmit gjakatar e vrastar:
“Hi ke kenë e, hi ke me u ba!”, dhe asnjëherë mos mendoni se “ringjallet”!
Perpjekjet e Edi Ramës me shokë asnjëherë nuk do të realizohen, se Gjaku i Martirve të Atdheut nuk mund të dhunohet nga një grup vrastarësh që po mundohen me trashigue pikrisht me qytetin Martir të Shkodres, të gjitha veset ma kriminale të paraardhësve të vet, tue fillue nga një shfarosje dhe zhdukje me rrajë të traditave të Perjetëshme të Rozafës së Shkodres. Kurr mos harroni se Shqipnia nuk asht vetem me 6000 gropa pa Emen, po Ata Martir të Perjetshem që dhane jeten per Atdhe nga 1944 e deri në 1991, janë
mbi 42.000 vetë deri në vitin 1972. Shfletoni dokumentat e Arkivit sekret.
Bash nder ato kaçuba ferrash Nanat tona, ndezën dikur kandilat e vojit e qirat, në kujtimin e Atyne Martirve Shqiptarë që nuk vdesin kurrma!!
Ata dhane jeten pra, gjanë ma të shtrenjtë të njeriut! E sot na i kujtojmë me dhimbje të madhe, pikrisht pranë atyne zallishtave ku ndezeshin qirat...
E Flaka nder ato kaçuba nuk shuhet asnjëherë se t’ jenë jeta e Shkodranit!
Jo, Jo, Aty, Aty, ku lindi përjetësisht: “Liria dhe Demokracia Shqiptare”, Aty ku çilën dhe lulzuene sëpari nder kaçuba ferrash, nder ato ditë të zymta Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut! Rrnoftë Shqipnia!
Melbourne, 4 Shtator 2022.


Nga Fritz RADOVANI
Pjesa e 64.
Zamak i Flamurit Kastriotit:

KU I KANË VARREZAT KËTA ZAMAKË..?!


1.■At Anton Harapi (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946),Gene Kortsha tregon: “P.Freeman ishte komandant i skuadres se pushkatimit: Kur i pushkatuem tre te bugosunit, dy prej tyne kane ra perdhe, ndersa At Antoni asht zhdukë nga pamja i rrethuem prej nji rejet. Oficeri në komandë ka shkue afer trupave të shtrimë perdhe. Aty ishte Lef Nosit e Maliq Bushatit. Trupi i At Anton Harapit qendroi i padukshem, i rrethuem prej nji reje . U deshten disa minuta që të zhduket Reja, dhe të shihej prap At Antoni.”
2. â– At Lek Luli O.F.M. Pabesisht u vra dhe humbi edhe Trupi i Tij.
3.■Don Lazer Shantoja (2 Shtator 1892 – 5 Mars 1945) Meshtar i njohun nder predikatarët ma të mirë. I sharruen kambët me sharrë druevari. Ishte në moshën 54 vjeç, kur asht vra në brigjet e lumit Lana në Tiranë.
4.■Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë.
5.■At Papa Pandi (1910? –Tetor 1945), mbytet në Korçë, në mënyrën ma shnjerzore. I prenë koken me spatë në pyll, dhe ia vune mbi gjoks pranë Kryqit.Ishte klerik katolik që punoi per unifikimin me Kishen Ortodokse.
6.■Imz. Frano Gjini (1886 – 11 Mars 1948). Asht i pari Shqiptar Rregjent i Delegacionit Apostolik të Vatikanit në Shqipni, klerik katolik Shqiptar. Trim dhe guximtar i pashoq. Ka deklarue para se t’ arrestohej: “Unë nuk do t’ a ndajë kurrë grigjen time nga Selia e Shenjtë!”
7.■At Mati Prennushi (2 Tetor 1882 – 11 Mars 1948). Asht kenë bashkpuntor i Dedë Gjo’ Lulit në 1911, për ngritjen e Flamurit. Në qelen e Tij u mblodh kuvendi i Malësisë, per “Memorandumin e Gerçës, “faje” per të cilat, Krajl Nikolla kerkoi me e varë në litar. E dënoi edhe Ahmet Zogu me vdekje por, u ekzekutue nga terroristi Ever Hoxha, me 11 Mars 1948, kur ishte Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë në Shkoder.
8.■At Çiprian Nika (19 Korrik 1900 – 11 Mars 1948). Ishte rektor i Françeskanëve të Shqipnisë. Figurë e shqueme Atdhetare dhe trim që nuk i tutej syni nga vdekja per “Fé e Atdhé”. Ishte françeskan shumë i pergatitun. Asht pushkatue se nuk pranoi me akuzue vllaznit e vet “per futje armësh në kishë, një shpifje e Sigurimit të shtetit komunist, në vitin 1946”.
9.■At Josif Papamihajli (23 Shtator 1912 – Tetor 1946?) Po në tetorin e 1946, mbytet mizorisht. Ishte nga Elbasani. e çuen në kampin e shfarosjes së Bedenit. E mbyten në baltë përsëgjalli.
10.■At Gjon Shllaku O.F.M. (1905 – 1946). I paisun me një kulturë të gjanë në universitetet e Holandës, Belgjikës dhe Sorbonës. Duhej “zhdukë” bashkë me themelet e Françeskanëve të Shqipnisë. Kështu, “kishte, urdhnue qeveria sllavokomuniste e Beogradit!”
11.■Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë.
12.■At Giovani Fausti S.J. (1901 – 1946). Ishte profesor i teologjisë dhe filozofisë në Seminarin Papnuer të Jezuitëve në Shkoder. Erdhi në Shqipni porsa perfundoi studimet në Bresia, Itali.
3.■At Daniel Dajani S.J. (1916 – 1946)Rektor i Jezuitëve. Drejtues i Revistës “Lajmtari i Zemres së Krishtit”. Pushkatohet i pafaj si vllaznit.
14.■Imzot Nikoll Deda (1892 – 11 Mars 1948). Asht torturue aqsa i tha një shokut vet që nuk e njohu në qeli: “Mos harro, se kam pasë kenë Don Nikoll Deda!”. Ka vdekë si burrat, ishte i pafajshem.
15.■Don Dedë Maçaj (5 Shkurt 1929 – 28 Mars 1947). E marrin ushtar. Me 28 Mars 1947, para togës së pushkatimit deklaroi: “Po vritem per shkak t’ urrejtjes ndaj besimit Katolik. E them këte pa hidhërim apo urrejtje per ata, që mbas pak, do të më vrasin!” Vdiq si Burrat!
16.■Don Aleksander Sirdani (1891 – 31 Korrik 1948)Dijetar dhe studjues i folklorit dhe i etnografisë. Masakrohet në hetuesinë e Koplikut të Shkodres, dhe e mbysin nder pusat e zezë të asaj hetuesi.
17.■Don Pjeter Çuni (9 Korrik 1914 – 31 Korrik 1948) Asht masakrue me Don Aleksandrin e asht groposë në pusat e zezë t’ hetuesisë bashkë me Té, tue thirrë: “Rrnoftë Krishti, tek Ai, po shkoj.”, me 31 Korrik 1948.
18.■Imzot Ernesto Çoba (1930 – 1980)Fjala e fundit: “Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!”.
19.■Imzot Nikoll Tusha (1895 – 14 Nandor 1946). Asht kenë mik dhe bashkpuntor’ i Cafo Beg Ulqinit, në ngritjen e Flamurit të Pavarsisë në 1940 n’Ulqin. Per këte akt Atdhetar, e pushkatojnë malazezët me 14 Nanor 1946.
20.■Imz. Gjergj Volaj (1905 – 3 Prill 1948) Ishte ipeshkëv i Sapës. Predikatar i njohun dhe me kulturë të gjanë. Asht torturue aqsa, ndoshta, pak kush ka kalue vuejtje e tortura në sigurim si Ai. E pushkatuen komunistat në 1948.
21.■Imz. Jul Bonatti (1874 – 5 Maji 1951). Dijetar dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të hueja. I njohun në Shqipninë e Jugut si Meshtari që u adhurue nga vlonjatët. Dënohet, dhe e çojnë në manikomjo të Durrësit, atje me 5 Maji 1951 e shkyjnë të “çmendunit”.
22.■Don Mark Bici (1909 – Nandor 1946), mbytet në tortura në hetuesinë e Mirditës. Sigurisht nuk ishte i pari!
23.■Don Nikoll Gazulli (1893 – 1946) Me 23 Mars 1946 vritet në Vrith ashtusi vrasin gjithnjë komunistat: Tradhëtisht.
24.■Don Zef Marksen (1901 – 16 Nandor 1946). Misionar gjerman. Pa asnjë fakt, dënohet 2 vjet burg. Ka shpetue disa “komunistë” nga kampet naziste. Per këte, si “shperblim” merret mësheftas nga burgu i Tiranës dhe në rrugen e Kukësit pushkatohet me 16 Nandor 1946.
25.■At Bernardin Palaj (22 Tetor 1894 – 2 Dhjetor 1946) Dijetarin e mbyten në tortura. E varrosën naten tek qershija, ku e masakruen te konvikti “Malet tona”. Vendvorrimi asht i saktë i treguem nga baskvuejtësi Loro Vata.
26.■Don Luigj Prendushi (8 Janar 1896 – 24 Janar 1947) Arrestohet dhe pushkatohet pa faj me daten 24 Janar 1947, tue u kujtue gjoja i fisit tjeter të Martirve Prennushi. U pushkatue pa asnjë fakt.
27.■ Don Anton Muzaj vdiq në vetmi në vitin 1948. Policia e Sigurimit shtetit e mori dhe e varrosi në një Gropë paemen dhe në një vend të mësheftë.
28.■Don Nikoll Shelqeti (1892 – 1947) E torturuen, po nuk u thye. I dhane një dënim, dhe e nisën në kampin e shfarosjes së Kavajës. Atje e mbyten tue e zhytë nder baltat e kënetës së Bedenit.
29.■Don Ejëll Kovaçi (5 Prill 1920 – 10 Nandor 1958) Torturohet dhe vishet me akuzat ma të pabesueshmet per Shqiptarin e vertetë. Pushkatohet se nuk ka pranue me nenshkrue Statutin e Kishës Katolike të vitit 1951.
30.■Don Dedë Plani (1889 – 30 Prill 1948) Meshtari i Dukagjinit që e mbysin nder tortura. Zhdukun dhe dosjet e hetuesisë sigurimit se janë “pa firmë”, mbasi Don Deda nuk ka pranue asnjë akuzë.
31.■At Serafin Koda (25 Prill 1893 – 11 Maji 1947) Nuk pranon me ju shpifë askujt, per këte, torturohet derisa vdes i masakruem. Ishte 54 vjeç.
32.■At Palë Dodaj (1880 – 5 Shtator 1951) Frati që shpetoi Ahmet Zogun, nen zhgunin e Tij në Rubik. Historian dhe demokrat që nuk pajtohet me asnjë diktaturë. Atdhetar i flaktë. Guximtar dhe luftar i vendosun per bashkimin e Kosovës me Shqipni. Vdes në burgun e madh të Shkodres në 1951.
33.■At Gasper Suma (1897 – 1950) Meshtar i vendosun me vdekë pa njollosë zhgunin e Shen Françeskut me akuza fallse ndaj vllazenve të vet, edhe pse Ata, ishin të pushkatuem. Vdes në burg 14 Prill 1950.
34.■At Karlo Serreqi (26 Shkurt 1911 – 4 Prill 1954) Asht frati që nuk pranoi me kallëxue Rrëfimin që i kerkohej nga Sigurimii shtetit. Per këte qendrim kaloi jetën burgjeve. Vdiq në burgun e Burrelit më 4 prill 1954.
35.■Don Ejëll Deda (1917 – 1948) Torturohet në burgun e Kishës së Fretenëve. Nuk perballon vuejtjet, vdes në spitalin e burgut në 1948.
36.■Don Jakë Bushati (1890 – 12 Shtator 1949)Torturohet në hetuesi të Lezhës. Nuk pranon asnjë akuzë. Vdes nga torturat dhe zhytja e trupit në ujë të ftohët per disa muej në vitin 1949.
37.■Don Alfons Tracki (1892 – 1946). Vjen nga Breslau dhe edukon një brezni të tanë Atdhetarësh Shqiptarë. Pothuej, të gjithë u pushkatuen nga komunistët si Mësuesi i Tyne gjerman Tracki, me 18 Korrik 1946.
38.■At Bernard Llupi (7 Shkurt 1886 – 25 Nandor 1946) Me 25 Nandor 1946, pushkatohen në Prizren i pafaj me t’ ashtuquejtunit “antarë të Katoliçeskaja Banda”, kryesue gjoja nga At Llupi. Në fjalen e fundit në gjyq Ai tha: “Vdekja si kjo, vdekja per Shqiptarizem, asht kup’ e artë!”
39.■Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969). U shugurue meshtar në 8.12.1961. U arratis se donte me vazhdue sherbimet fetare mbas 1967. E kthyen miqtë e sigurimit shtetit, UDB jugosllave, dhe e vranë me 1 Prill 1969.

40.■At Klement Miraj (1 tetor 1882 – 22 Nandor 1956) Ishte figurë e spikatun e klerit në lamen e letrarit, etnografit e folkloristit. Asht një nga Atdhetarët e shquem. Me 22 Nandor 1956, vdes në burgun Burrel.
41.■Don Anton Doçi (1915 – 1973) “Ky rast vdekje apo mbytje”, ishte i rastit apo i menduem dhe i realizuem me mjeshtrinë ma të madhe vrastare?!
Gjithshka e mendueme dhe e zbatueme me “kujdesin” e Sigurimit të shtetit.
42.■Don Anton Zogaj (1905 – 9 Mars 1948). Ishte sekretar i Imz. Vinçenc Prennushit, Argjipeshkëv i Durrësit, pushkatohet në Durrës me 9 Mars 1948, mbasi nuk pranon me akuzue Argjipeshkvin dhe as shokët e grupit.
43.■Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi me mbyllë Kishat në 1967. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë.
44.■Don Nikoll Laskaj (1898 – 15 Maji 1948). Vdes nga stermundimi, urija dhe vuejtjet në kampin e shfarosjes së Bedenit të Kavajës në 1948.
44.■Don Vlash Muçaj (1892 – 1963) Ishte nga Kruja. Arrestohet dhe vdes nga torturat dhe etja per ujë se, nuk pranon akuzat e Sigurimit të shtetit.
45.■Vlla Gjon Pantalia S.J. (2 Qershor 1887 – 31 Tetor 1947). Mbas largimit jezuitëve italian nga Shqipnia, shkoi në Kuvendin e Fretenëve, ku u arrestue dhe u masakrue si pak kush,”dinte shumë po, nuk fliste!”
46.■Don Rrok Frisku (21 Mars 1892 – Dhjetor 1956) Torturohet dhe tue kenë jo mirë me shndet dënohet formalisht, dhe vdes në burgun e Burrelit.
47.■Don Shtjefen Kurti(1898 – 1971) Bani shumë vite burg. Pushkatohet me 21 Shtator 1971, me akuzen se “ka Pagzue një fëmij Katolik”.
48.■Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Frano Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit dhe dokumenta tjera. Po, as Ky nuk i dorzon.

49.■Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Ky asht Kleriku që ka vue gojë kunder diktatorit barbar Ever Hoxha. U pushkatue me daten 10 Shkurt 1974, per sëvdekuni, mbasi i shkyen gjymtyrët tue shkue në Tiranë.
50.■Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue vetem se ishte klerik katolik në vitin 1952. Një Kalvar i pafund që mbyllet dy muej para plotsimit të dënimit. Vdes në kampin e shfarosjes së knetës Zejmen në 1987.

Shenim F.R.:
DERI KUR PA VORREZA KËTA KLERIKË KATOLIK SHQIPTARË!
CILËS KOMBËSI I PERKASIM NA? A JEMI EUROPJANË APO JO?!
E pra, Presidenti, Kryeministri, Kuvendi Popullor, Gjykatat dhe kryesisht Ministria e Punëve të Mbrendshme e Republikës së Shqipnisë, të gjithë i dijnë “Vendgroposjet” apo “Gropat paemna” të Këtyne Martirëve të Kishës Katolike Shqiptare! Moskallzimi asht vetem vazhdimësi e URREJTJES !
URREJTJA ndaj atyne “GROPAVE PA EMNA”, JO VETEM E DHUNON HARMONINË FETARE, PO MJELLË PERÇAMJEN NDER SHQIPTARË?!
Melbourne, 7 Shtator 2022.


Nr.65

Torturave të Institutit Studimeve të Krimeve në Shqipni
i shtohen edhe këto tortura që ju bane Klerikve katolik:

Image
Skicë nga F.Radovani, simbas dishmisë gojore të Don Mark Hasit. 1991.
:
1.Don Mark Hasit: I mberthehet gjuha me thikë per tavolinë nga hetuesi Nesti Kopali, derisa nga hemoragjia mbeti pa ndjenja. (1947).
Kam pa me sytë e mij vizen horizontale në gjuhen e Tij.

2. Në hetuesinë e burgut Fretenve At Frano Kiri, lidhet në një tra dhe lehet në diell derisa mbetë pa ndjenja. Zbritet tue u perplasë me ftyrë pertokë
dhe, mbasi gjakoset tortura persëritët porsa vjen në vete. (1947).

3.Disa klerikë u mbytën të gjallë në baltat e knetave të disa kampeve të zhdukjes, tue u varrosë nder gropa të padijtuna ku janë edhe sot.
E vdekjet nder kampet e punës nuk janë aq pak sa kujtojnë disa.

4. Don Lazer Shantojës i sharrohen kambët me sharrë druevari. 1945.
E lanë në një birucë të zhytun nder nevojat personale derisa pushkatohet.

5. Nga etja per ujë, ka pasë klerikë që u detyruen me pij urinen e vet… 1946.
At Frano Kiri ka lëpij rrasat e nevojtores së burgut fretenve kur ishte në hetuesi. Dishmi gojore në vitin 1964. Po ashtu edhe Don Vlash Muçaj.

6. Një ditë At Frano Kirin e lidhin ftyrë per ftyrë me një të vdekun dhe e lanë tri ditë të vdekunin siper. Diten e dytë langjet e të vdekunit fillojnë dhe i kullojnë mbi ftyren e At Frano Kirit. (1947). At Franoja humbi ndjenjat, e kur erdhi në vete, vazhdoi edhe diten e tretë torturen.., derisa nga era e keqe dhe langjet u rrezikue edhe jeta e At Franos.

7. Dy Klerikë katolik Dom Aleksandër Sirdani (1887-1948) dhe Dom Pjeter Çuni (1914-1948), të dy dijetarë, katilat e Sigurimit i mbysin në xhirizin e Degës së P. Mbrendshme të Koplikut në vitin 1948.

Këtyne torturave u shtohen edhe 36 torturat e Institutit Studimeve.


36 llojet e torturave të tmerrshme që u përdorën gjatë diktaturës komuniste
September 4, 2022
Rrahje me dru, shpim i mishit me tel të djegur, futja e kripës në mish, lënia në ujë të ftohtë, lënia pa bukë deri në vdekje, varje me kokëposhtë, shtrëngimi i gjinjve me pinca, maçoku në tumane, mbushja e gojës me kripë , futja e jashtqitjes në gojë…
Kjo listë e hartuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, bazuar në një dokumentacion të gjerë arkivor dhe dëshmi gojore nga ish të persekutuar, cilësohet si lista zyrtare e torturave të përdorura gjatë regjimit komunist nëpër qelitë e hetuesive, zyrat e ish Sigurimit të Shtetit dhe rrethana të tjera represioni, gjatë viteve 1945-1991 në Shqipëri.
kujto.al e sjell të plotë listën e torturave si më poshtë:
Llojet e torturave
1-Rrahje me dru, deri në shkaktimin e plagëve
Është torturë klasike e përgjithshme e bërë në hetuesi nga oficerët e Sigurimit e ndihmësit e tyre. Kjo torturë konsiston në goditjen me dru ose thupra (drunj të vegjël) të të pandehurit në kokë ose pjesë të trupit. Është përdorur masivisht kundër të gjithë të pandehurve apo personave të kapur sekret nga Sigurimi. Kjo lloj torture konsiston në goditjen e drejtpërdrejtë e të menjëhershme me një mjet të fortë. Ka qenë një torturë e “thjeshtë” që nuk kërkonte shumë kushte apo mjete.
2-Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru
Zhvillohej kur kishte avancuar faza e torturës dhe kishin filluar të zinin kore. Nga kjo torturë e rëndë ka vdekur në vitin 1947 Loni Adam, ish funksionar i ambasadës amerikane, ndërsa trupin kishin filluar ta hanin krimbat. Kjo lloj torture mund të kalonte deri në çmendjen e personit nga dhimbja e madhe.
3-Shpimi i mishit me tel të djegur
Ka qenë torturë barbare e përdorur sidomos vitet e para. Personit i ngulej një tel i nxehur në mish e cila depërton lehtësisht mbi mish e nga kjo kalon drejtpërdrejt në kockë. Prekja e kockës kishte pasoja të rënda sepse kalonte në humbjen e jetës, ose pasoja të rënda në shëndet, por edhe në çmendje. Nga përdorimi i kësaj torture ka vdekur avokat Muzafer Pipa në tetor 1946.
4-Përdorimi i rrymës elektrike në veshë e në trup
Ka qenë teknikë e përdorur nga Sigurimi dhe hetuesia. Përdorimi i madh i kësaj metode ka çuar në çmendje shumë persona. Rryma elektrike kalonte në trupin e personit të marrë të pandehur, në mënyrë që ai të thyhej për të pranuar procesin ose treguar gjëra në kurriz të të tjerëve.
5-Futja e kripës në mish
Përdorej për të acaruar gjendjen e të pandehurit. Kjo lloj torture përdorej në rastin kur plagët kishin përparuar. Përdorimi i kësaj torture kishte efekte psikike të forta, duke kaluar shpesh edhe në çmendje.
6-Lënia në ujë të ftohtë apo në fuçi uji
Ishte koha kur i pandehuri nuk pyetej. Trupi i lihej në një pellg me ujë në dimër në mënyrë që të kishte pasoja në shëndet. Pasojat ishin në dobësim zemre, mushkëri të sëmura, etj. Po ashtu personi vendosej në një fuçi uji. Kjo metodë përdorej kryesisht kur ishte gati ta zinte gjumi si dhe në orën e gjumit.
7-Lënia pa bukë deri në vdekje
Është një torturë e përdorur në hetuesi, por në raste speciale edhe në burgje. Ka ndodhur p.sh. me ish kryeministrin Kostaq Kota që vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1948.
8-Lënia pa bukë për disa kohë
Përdorej në hetuesi dhe në izolim në burgje. Përdorimi i kësaj torture synonte thyerjen e të pandehurit në mënyrë që ky të mendonte se jetën e kishte të shkurtër.
9-Lënia zhveshur në të ftohtë
Përdorej në hetuesi dhe pothuaj në burgje si masa disiplinore. Kjo lloj torture kishte edhe efekte psikologjike për nga fotografimi i pamjes kur i dënuari lihej të shikohej nga të burgosur të tjerë.
10-Jeleku
Përdorej si mjet ndihmës për të rritur efektin e torturës. Muço Sali deklaronte: “Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve dhe të këmbëve vareshin në dy stola, gjë që i bënte njerëzit si breshkë, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha”. Jepej ideja sikur njeriu ishte vendosur në hell për t’u pjekur.
11-Dinamit në trup
Vendosja e dinamitit në trup kishte efekt në zemër dhe në tru. I pandehuri kërcënohej se do hidhej në erë. Oficeri i Sigurimit vazhdimisht mbante shkrepsën në dorë duke dhënë përshtypjen se mund ta ndizte fitilin. Rriste stresin dhe ankthin me shpejtësi të madhe, duke kontribuar në sëmundje të rënda e të pashërueshme.
12-Shtrëngim i gjinjve me pinca
Një torturë e përdorur te meshkujt, linte pasoja në lëkurën e mishit të personit që torturohej. Përdorej sepse gjinjtë si gjëndra lëshonin efekt të fortë dhimbjeje.
13-Futja e të pëgërëve (jashtëqitjes) në gojë
Kryhej shumë vitet e para sidomos ndaj klerikëve që mbanin mjekër. E kanë përdorur ndaj Sheh Ibrahim Karbunarës. Jo vetëm që të shkaktonte dhimbje nga era e keqe, por grumbullonte edhe mizat.
14-Varje me kokë poshtë
Është përdorur rëndom ndaj personave të akuzuar për krime shumë të rënda politike. Ka qenë ndër torturat më rraskapitëse e cila linte pasoja të mëdha mendore.
15-Lidhje me lin
Lidhja me fijet e linit shkaktonte vija në trupin e një njeriu. Kjo lloj lidhje shkaktonte deformime, të cilat i shiheshin personit gjatë gjithë jetës.
16-Lënie në diell
Përdorej si torturë për të burgosurit e për të paraburgosurit, në degë të punëve të brendshme ose në kampe pune. Nuk përdorej në burgje. Në kampe, i dënuari lihej në diell, kryesisht muajt e verës, në vendet ku punohej. Kjo jo vetëm për t’i shkaktuar torturë, por edhe për të shërbyer si shembull për të tjerët.
17-Maçoku në tumane
Përdorej kryesisht ndaj femrave. Maçoku futej brenda tumaneve të femrës dhe pastaj goditej me dru nga jashtë. Përpjekja e maçokut me thonjtë e tij për të dalë nga kjo gjendje, shkaktonin dhimbje të mëdha te femra që kishte veshur tumanet.
18-Përgatitje e varrit
Përdorej në dy forma: e para, para një varri të hapur ku bëhej gati improvizimi i vrasjes së të dënuarit dhe e dyta, kur i pandehuri hapte vetë varrin ku mendohej se do varrosej.
19-Arma në gojë
Mjet presion që zhvillohej shpesh gjatë hetuesisë. I pandehuri kërcënohej se do vritej nëse nuk tregonte.
20-Tentativë për çnderim të vajzës
I bëhej drejtpërdrejtë personit të pandehur ose shërbente si mjet presioni ndaj tij, kur i sillnin një femër të familjes si gruan, vajzën, etj.
21-Djegia e organeve seksuale
Përdorej djegia me benzinë, e provuar ndaj Alfred Ashikut nga oficeri Cole Bashari.
22-Rrahja me kamxhik
Përdorej me kamxhikët e kafshëve. Kamxhiku i lëshohej në qafë të pandehurit në formën e një gjarpri që mblidhet shpejt rreth një peme. Por përdorimi i kamxhikut përdorej edhe si rrahje e drejtpërdrejtë në vend të drurit. Pasojat ishin të mëdha si, dëmtim i mishit, i enëve të gjakut, etj.
23-Lëshimi i pikës së ujit në kokë
I pandehuri lidhej në një tavolinë dhe nga tavani i lëshonin periodikisht pika të forta uji që binin rëndë në kokë.
24-Vendosja e mangallit në vapën e gushtit
I futej në qeli të pandehurit në kulmin e vapës, në temperatura të larta të verës (dëshmi e Xhevat Xhafës). Kjo lloj torture i shkaktonte të burgosurit një siklet të madh, djersë pa fund e dobësim të mëtejshëm.
25-Lënia në këmbë
Përdorej për të lodhur e sëmurë të pandehurit. Shkaktonte sëmundjet e kockave, mesit, etj.
26-Lënia për të fjetur mbi çimento
Përdorej në hetuesi dhe në biruca gjatë vuajtjes së masës disiplinore.
27-Shkaktimi i etjes dhe mbushja e gojës me kripë
Përdorur nga hetues Irakli Kocani.
28-Lidhja me hekura në mur e lënia për disa ditë ashtu
Është përdorur nëpër qeli ndaj të paraburgosurve. Ka shkaktuar dhimbje kockash e organesh të brendshme.
29-Detyrimi për të kënduar natën
Vendosej muzika për të zhdukur zhurmat ose shumë të pandehur detyroheshin të këndonin natën.
“Detyroheshin të këndonin si gjela dhe të kakarisnin si pula, siç i është bërë Islam Radovickës, nga Sigurimi i ushtrisë”.
30-Futja në biruca të errëta
Dëshmi: “Futnin nëpër biruca të errëta nga një njeri dhe në mesin e natës një tjetër ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër”.
31-Lyerja me marmelatë
Dëshmi: “Janë lyer me marmelatë në sy, veshë e hundë dhe kanë vënë një tjetër për t’i lëpirë”.
32-Shurdhimi
Vënia në stres të përgjithshëm, duke shkaktuar zhurma të pandërprera. Kjo torturë është provuar e kryer në burgun e Burrelit.
33-Përdorja e tymit brenda qelive
Shkaktohej nga djegia e materialeve të ndryshme e futja e tymit të tyre nëpër qeli. Provuar e kryer në burgun e Burrelit.
34-Futja në arkivol
Mjet presioni për të pranuar procesverbalin e hetuesisë. I pandehuri mbyllej brenda arkivolit për disa minuta ose orë, duke i krijuar përshtypjen e vdekjes.
35-Goditja me pëllëmbë e me shqelma
Ka qenë tortura më e përhapur dhe fillestare. Ajo ushtrohej nga hetuesit si fazë e parë e torturës psikologjike. Hetuesi e përdorte për të thyer të pandehurit e dobët, në mënyrë që të pranonin sa më shpejt procesin.
36-Hedhja nga lartësia
Torturë e përdorur shpesh në hetuesi, sidomos ndaj moshave të thyera. Shpesh herë prej kësaj torture, të proceduarit kanë vdekur.
Shenim FR: 36 torturat e tmerrshme janë botue tek VOAL, me 4 Shtator 2022. Botohen këtu pa asnjë ndryshim nga origjinali. Tëgjitha këto tortura janë ba në 26 hetuesitë e burgjet e Shkodres.
Melbourne, 10.IX.2022
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

ZAMAK I FLAMURIT - GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT

Postby Laert » 12 Sep 2022, 05:37

Nga Fritz RADOVANI:
Nr. 66

PAPA E POPULLI SHQIPTAR

Image
PAPA GJONI XXIII
(1881 – 1963)

Kujtesa e Papës Gjoni i XXIII – ishte shpnesa ynë!
Në Diten e Pashkëve të vitit 1959, në pershndetjen që Papa Gjoni XXIII i drejton Popujve të të gjithë Botës, që quhet “Mesazhi i Paqës”, per të paren herë në historinë e kësaj Feste të Madhe, u ndigjue nga goja e Papës në Kishen e Shën Pjetrit, në gjuhën Shqipe: “Per shumë mot Pashkët!”
Sot ndoshta, kjo nuk çuditë asnjë njeri! Po, per né që e kemi jetue dhe ndigjue në radio, tue kumbue zani i Papës Gjoni XXIII nder dhomat tona të mbylluna hermetikisht që nga viti 1944, kjo ngjarje mbetet e paharrueshme dhe e përjetshme në kujtesat tona të dhunueme nga diktatura komuniste.

Papa Gjoni XXIII asht Papa që ka folë Shqip!

Image
Papa Pali VI perkujton Gjergj Kastriotin me Shqiptarë...
PAPA PALI I VI ME RASTIN E 500 VJETORIT TË VDEKJES SË
GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT FOLI NË VATIKAN


Me 17 janar 1468 kaloi në amshim Heroi Kombëtar Shqiptar, i pavdekshmi Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (1405 – 17 janar 1468), “Atleti i Krishtit”, i cili për 25 vjet me radhë e ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, tue ruejtun e mbrojtun Shqiptarët dhe vendlindjen nga sundimi i huej. Për me përkujtue këte figurë të madhe, në ditën e vdekjes, po e sjellim fjalimin e Papa Palit VI, i cili e konsideron Popullin Shqiptar mik të Selisë së Shenjtë, kurse Gjergj Kastriotin një personifikim i virtyteve ma të nalta të Popullit tonë.

Image
Vatikan, e ejte, 25 Prill 1968.
“Bij fort të dashtun Shqiptarë! (Lexue në shqip Gegnisht, shtatë rreshta)


Po Ju sjellim ju nji mirëseardhje të veçantë, mbasi kenkeni mbledhun për të kujtue Pesëqindvjetorin e Gjergjit Kastriot Skanderbegut, fatosit të Kombit t’uej e të Krishtenimit, pranë kësajë Selije Apostolike, të cillën mundeni t’a njehni si shtëpinë t’uej.
Na po ju shohim ma të kënaqun, sepse e dijmë se Shpirti me të cillin ju e kujtoni ketë rasë âsht Shpirti i hershëm i fisit t’uej, i cilli gjith’ herë përmi çdo interresë ka vuemun vlerat e trashigueme të besës, të nderës e të burrnísë. Të tilla virtyte i ka ba nji me vehten e vet fatosi Skanderbeg, e juve ua ka lanun trashigim; bashkë me lidhëninë e pandame me miqt’ e vjetër të Atdheut t’uej, ndër të cillët kjo Seli Apostolike gëzohet tue ju radhitun, mbasi njehet ndër ata qi kurr nuk ju kanë lanë në baltë.
Këta virtyte Gjergj Kastrioti ua ka lanun porosi në Atdhe, edhe në kurbet e në mergim. Mirëse historia ju ka pamë të shtypun e të shpërndamë, por dora e dashtun e Perendisë ka ba qi ju e gjithë gjaku i juej i shprishun, me gjallni qi keni me të lemë, e me të njoftuna të fitueme, u bâtë urë miqësish e bashkpunimesh, ku keni dalun parardhësit e ekumenizmit modern.
Urimi i ynë në ketë rasë, pra, për ju e për gjithë Shqiptarët, asht qi vuejtja të bashkohet në ju përherë me shpirtin t’uej heroik, që keni nga të Parët e të ju japë rasën të shërbeni porsi element bashkëkuptimi e paqe mes fisesh e gjuhësh të çame ndër veti. Do t’vërtetohet kështu testamendi i Skandërbeut, e do të shkëlqejë me meritime të reja Atdheu i juej, të cillin na e kemi kaq shumë për zemër dhe e Bekojmë me gjithë shpirtë.

PAPA GJON PALI II ME RASTIN E VIZITËS SË TIJ NË SHQIPNI
Image
PAPA GJON PALI II
SHKODER – 25 PRILL 1993

Në Token e Bekueme Shqipni, Atdheun e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, n’ Atë shkamb ku Shqipja Dykrenare me kthetrat e veta ka shkrue Epopenë ma të lavdishme të qendresës sa shekullore të Atdhetarizmit Shqiptar dhe të Fesë Katolike, perballë Gjenocidit osman para 1912 e atij sllavokomunist mbas vitit 1944 e deri në vitin 1991, atëherë, kur Bota rrotullohej ndaj një Ylli ndriçues polak me emnin Karol Vojtila, i njohun si Papë në Vatikan me emnin e Shenjtë Gjon Pali II, edhe Atdheu i Shqipeve ndriçohej me lutjet e Tija të vazhdueshme dhe me një perkushtim të veçantë. Janë uratët e një bashkvuejtësi si na, nën zgjedhen e pashpirtë të diktaturës komuniste.
Ai ka provue diktaturen naziste, komuniste, atentatin e Mehmet Ali Agxha, me daten 13 Maji 1981. Ai ka vizitue mbi 180 shtete të Botës po nuk ka harrue asnjëditë Shqipninë e Martirizueme nga Gjenocidi sllavokomunist i osmanllinjëve Ever Hoxha e Ramiz Alia, të njohun si terroristët ma vrasës e perbindësh barbar të Shek XX në Europë.
Koha provoi gjithnjë se njeriu ma i kërcnuem i shekullit XX ishte Gjon Pali II, se Ai luftoi totalitarizmin, vorfëninë e Botës së tretë, kerkoi edukimin e arsimimin e fëmijëve të kontinenteve të shtypuna nga kolonizatorët, Ai punoi në mënyren ma të guximshme per shpartallimin e Perdes së Hekurt, dhe u angazhue per transformimin e Europës Lindore komuniste në vende të lira dhe demokratike. Ai kishte forcë dhe pushtet në politikë pa hy në politikë. Ai luftoi abordin dhe ishte i premë në qendrimet morale.
Në të gjitha takimet me rininë botnore Ai predikoi rrezikun dhe pasojat e shemtueme të drogës, imoralitetit, korrupsionit dhe mënyren se si rinia duhet të luftojë per të Drejtat e Njeriut, demokraci e liri të vertetë.
Atë ditë me 25 Prill 1993, kur Papa Gjon Pali II, po hynte fitimtar në Katedralen e rindertueme të Shkodres, asht ajo ditë në të cilen Ai puthi Token Shqiptare.
Ishte Toka e rijtun nder shekuj me gjakun e Shenjtë të mija Martirëve Shqiptarë. Na dukej e pabesueshme se jemi tue pa me sy Burrin ma të madh të Shekullit që me doren e Tij, po na bekonte e po na ringjallte Fenë në zemrat tona! Ishte po, Ai Papë, që në qershorin e vitit 1991, Burrnisht kishte refuzue kerkesen e tradhëtarit dhe zbatuesit të “Revolucionit Kultural e Ideologjik” Ramiz Alia, në vitin 1967 në Shkoder, per me vizitue Vatikanin, me shpresë mashtrimi per me vazhdue me ruejtë postin e presidentit.
Ai Papë ishte që porsa mërrijti i dhuroi Qytetit të Shkodres Fuguren e Zojës së Këshillit të Mirë dhe e vendosi me doren e Tij, tue e bekue edhe Gurin e rindertimit të Kishës së Zojës brijë Kalasë Rozafat, që për të treten herë kje e shkatrrueme mbas 1967 nga anadollakët terrorista komunista.
Mesazhi i Tij ishte: “T’i kthehet vendit dhe Popullit Tuej paqa, një jetë ma e mirë dhe zhvillimi social simbas traditave njerzore e fetare të kësaj tokë”. Ai erdhi Papë me ide, bindje, qellime të kjarta e guxim për me i zbatue ata.
Ai ishte gjenialitet i rregullimit të një Bote të trazueme ku mbet simbol i një Epoke të Re, me mjetet ma paqsore, ku “Liritë dhe të Drejtat e Njeriut” triumfuen mbi diktaturat, sepse Papa Gjon Pali II, ishte antikomunist, progresist, iluminist, humanist, kundershtoi me forcë kapitalizmin e eger, vorfninë perballë pasunimit të pandershëm, diskriminimin e njeriut, tue fillue nga muret mbrenda familjes, u perball me komunizmin dhe e shembi até tue këputë telat me ferra rrethues e bashkë me ta, tue rrëzue edhe Murin e Berlinit. Asht ai moment historik i shoqnisë njerzore të robnueme në Evropën Lindore, kur Vojtila i zbërthen prangat e tiranisë komuniste me tri fjalë të vetme: “NON ABBIATE PAURA !”, “MOS KENI FRIKË !” se, Ai njeh parimin filozofik të historisë: “Kur një Popullit i ikë frika, shpejt Atij i vjen LIRIA !” Ai erdhi në Selinë botnore dymijvjeçare të Katoliçizmit në Vatikan, tue sjellë me vete sekretin e madhështisë së Tij, sekret të cilin, askush nuk mujti me e kuptue para Tij: “Komunizmit totalitar Ai i zbuloi anën shpirtnore të Njeriut”. Suksesi i madh qendron në zberthim dypalësh: Të ndergjegjes ndrydhun e, shpartallim të prangave të tiranisë komuniste.

PAPA GJON PALI II DHE NANË TEREZA NË SHKODER 1993.


Image
Ballëperballë me Gjergj Kastriotin – Tiranë 1993.


Papa Gjon Pali II Ju drejtue Popullit Shqiptar në Sheshin Skenderbeu: “Kam ardhë këtu për me ju shpreh nderimin tim Vllazënor edhe komunitetëve të ndryshme fetare që bashkjetojnë këtu prej shekujsh: Komunitetit Kristjan Ortodoks dhe Komunitetit Mysliman, të cilve, u sjellë një përshëndetje të përzemërt.
Kam ardhë për me i shfaqë çdo Shqiptari admirim dhe mbështetje në këte fazë delikate të kalimit historik dhe, të të shumë së dishruemes ringjallje shoqnore e shpirtnore.
Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë t’a mbroni me forcë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë sikur edhe vetë ky shesh na e kujton u shque Figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar.
Ju keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë. Populli i juej kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste. Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerzore nën rregjimet totalitare si ai që ju keni njohë, ku njeriut i mohohej një nga të drejtat ma thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e ndërgjegjës. Mohim ky, që shpesh merrte formën e një shtypjeje të tmershme. A ka gja ma të randë sësa mbyllja e Tempujve të çdo besimi dhe, a nuk u dënuen me vdekje priftërijtë, vetëm pse guxuen të ushtronin rritët fetare? A nuk u përsekutuen besimtarët tue u burgosë ose tue u fye me të gjitha mënyrat? Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e katakombëve të lashta kristjane dhe t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat. Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste. Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje tue i mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo, rreptësisht e dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”. Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja, nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv.
Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë ishte fjala për shtet i cili në emën të një feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit. Kurse këtu, shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues. E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerzoria”, liria e tyne.
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë!
Dhe në fakt ky duhët të jetë pikësynimi sot, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen.
Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikëthye tek të njajtat gabime të përlotuna dhe, asht shtegu ma i mirë për një proçes pajtimi të vërtetë. Por, kjo liri besimi fetar të cilën Ju, ma në fund po e shijoni, nuk asht vetëm një dhuratë e çmueshme e Zotit për ata që kanë hirin e Fesë, por asht një dhuratë për të gjithë, sëpse ajo, asht thëmeli i garancisë për çdo shprehje tjetër të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë cep të Shenjtë dhe të padhunueshëm që asht ndërgjegja, ku, kenja njerëzore takohët me Krijuesin dhe fiton ndërgjegje të plotë të dinjitetit të vet. Nga një liri e tillë, e trajtueme ashtu siç duhet, nuk ka përshka ti trembemi asnjë shrregullimi njerzor. Besimi i çiltër në Té nuk i përçanë njerëzit por përkundrazi, i bashkon me gjithë veçantitë e tyne.
Si na e mëson edhe Feja, nëse kemi një Krijues të perbashkët që të gjithë jemi Vllazën. Kështu, që Feja, asht një kështjellë mbrojtëse kundër totalitarizmit dhe një kontribut vëndimtar për një vllaznim human.
Liria e vërtetë fetare i shpëton ngacmimëve të intolerancës e të sektarizmit, dhe ofron mënyra dialogu të respektueshëm dhe konstruktiv.
Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Rruga që do të bash nuk asht aq e lehtë. Endè ka plagë të pambylluna.
E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës.
E madhe asht detyra që të pret për të cilën tashma e ké fillue punën më një zell të lavdrueshëm. Në përpjekjen për rimëkamjen ekonomike asht e domosdoshme që të gjithëve t’ u garantohët puna e, ajo që asht ma esenciale për me jetue me dinjitet, lé ti bashkohët edhe vullneti për t’ a konsolidue demokracinë tuej të ré. Kjo nuk arrihët pa çmue si duhët disa vlera thelbësore tue fillue sëpari nga dinjiteti i jetës njerëzore. “Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun e të fshehtë, si na e tregon historia.”
■Dhe unë, sot po persëris prej Shejtnisë së Tij: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni... Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan! ” E pikrisht per këte dhane jeten:
Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Melbourne, 12.IX.2022.


Nga Fritz RADOVANI:
Pjesa 67

ZAMAK I FLAMURIT - GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT

Image

Shqiptarët nga i madhi Gjergj Kastrioti Skenderbeu, trashiguen Emnin Shqiptar, po edhe Flamurin me Shqiponjen dykrenare dhe identitetin e vet si Shtet Europjan. Po, janë Zamakët e Tij, që dhane jetën per “Atdhe e Fé”!
Ishte shpata dhe ajo perkrenare që perjetsuen në Trojet tona Ilire emnin Shqiptar. Ishin Shqiptarët që pa iu tutë syni nuk kanë kursye gjakun e vet, me shkrue Epopenë e Pavdekshme të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
Janë edhe sot gurët e Kështjellave heroike Shqiptare të daltuem me tehun e shpatave të Atyne Burrave trima, që per Lirinë e Atdheut vdiqën si me lé per Idealin e naltë: “Atdhé e Fé”!
Janë mburojet e pathyeshme ku u perplasen luftat ma të rrebta e ma mizore që ka njohë historia ynë, per me thye dhe me mposhtë Trimin e pashoq të Kështjellës së Krujës sonë Heroike.
Janë Trojet tona të njomuna me gjakun e Atdhetarëve, të pathamë edhe sot!
Janë gurrat e lumejëve, të prrojeve, e janë edhe shpellat e errta të maleve tona ku edhe sot, gurgullojnë vijat e pashterrshme të Gjakut të Shqiptarëve, e prap sot, nuk thirren “kufijë” të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit!
Janë shtatoret e Trimit të Krujës, të ngrituna nder Shtetet ma të njoftuna të globit, e prap ka nga tradhëtarët tanë që kerkojnë me e mohue historinë!
Janë pasuesit e Atij Burri që me shpaten e vet, i tha otomanëve: “Ndal! E jo, ma ndej!”, dhe, po prap mbi gjurmët e Tij, Shqiptarët vazhduen luften per mbrojtjen e Lirisë së trojeve tona, e kur ua kerkoi Atdheu, per Até dhane edhe jeten. E pra, nuk janë aq pak sa me u “harrue”, ose ma keq...
E ku janë Vorret e Tyne të bekueme!?
Ku janë Emnat e luftarëve të asaj historie Shqiptare plot lavdi e dafina?!
Jo bré, kështu! Të mos e shuejmë Gjakun e Tyne me “harresë”, apo me një “vrasje” të dytë edhe ma mizore se e para!
Per ké dha jeten Gjergj Kastrioti?! Per ké dha jeten Dedë Gjo’ Luli?!
Per ké dha jeten Shqiptari i Bjeshkëve të Nêmuna, i Maleve t’ Hotit, Grudës, Dardanisë, Maqedonisë, Çamërisë, Vorio Epirit?!
E Shteti Shqiptar, prej kujt mori jetë?! – Askush nuk di me tregue!
Per ké dha jeten Prekë Cali!? Per ké dha jeten Trimi i Hotit Gjelosh Luli?!
E Zalli i Kirit pranë Rrëmajit “heshtë” ku, gurtë e tij janë të skuqun nga një Gjak i freskët dhe i paster i derdhun në mengjesin e një epoke gjakatare, të ardhun naten per hanë e groposë aty nga sherbëtorët e sllavokomunizmit, gjithnjë të etshëm dhe t’uritun si ujqit e para pesëqindvjetëve, që erdhën nga pyjet e Kaukazit, si t’ ishin bash vllavrasësit e katilit Ever Hoxha.
Ku janë bré, trojet e harrueme të Atyne Trimave që në vitin 1911 trandën Stambollin, e sot Emnat e Tyne nuk i gjenë as nder librat e shkollave?!
Kush mundet me mohue Emnat e Atdhetarëve tanë që gati mbas 500 vjetësh, i thanë turqëve e malazezëve “shporruni këndej” në Hot dhe në Memorandumin e Gerçës, e sot këta Emna nuk permenden fare tue fillue nga Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Palok Traboini, Sokol Baci i Grudës, Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit, Col Dedi i Selcës Këlmendit, Tomë Nika i Shkrelit, Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit, Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Gjeto Marku i Hotit, Martin Preka i Shkrelit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës, Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas, Bash Bajrami, Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. Memorandumi pat jehonë në të gjitha Trojet tona tue perfshi edhe Arbëreshët e Italisë. (Marrë nga Revista L.E.K.A. 1937).

Të pranishem aty ishin edhe Klerikët Katolik Shqiptar të atyne krahinave, tue fillue nga i zoti i shtëpisë At Mati Prennushi, organizator i këtij takimi me Ipeshkvijtë e njohun Imzot Luigj Bumçi e Imzot Lazer Mjedja, që kanë ndihmue edhe në përgatitjen e tekstit.
Aprovimi ishte marrë edhe nga Imz. Jakë Serreqi, Argjipeshkëv i Shkodres. Ishin aty të pranishem Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Kiri e Pamvarësi.
Memorandumi ju dorzue perfaqsuesit turk në Cetinë me 25 qershor 1911 nga Këta Perfaqesues të Kuvendit: Ded Gjon Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dod Preçi (Kastrat),Prekë Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder). Nga Kujtimet e Imz. Luigj Bumçit kemi një dokument me randësi që tregon se kur “Perfaqsuesi” turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Dedë Gjo’ Lulin se, “a i dueni për vete a për gjithë Shqipninë pikat e “Librit të Kuq”?
– I Madhi prijës i Kryengritjes së Malësisë Dedë Gjo’ Luli i ishte pergjegjë: “Ato pika që janë në Librin e kuq i dona ma parë për vedi, e mandej, për Shqipninë mbarë!” E fjala mori dheun.
Sot, pjesa ma e madhe e Këtyne Emnave të nderuem nuk zehen me gojë!
Fatkeqsisht mohohen veprat e Don Nikollë Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Bajram Currit e të sa e sa Herojë dhe Heroinave Shqiptare, që nderuen me veprat e veta të pavdekëshme Emnin e Gjergj Kastriotit.
***

Me daten 17 Janar 1468, Gjergj Kastrioti vdiq në Lezhë. Mendohet se asht varrosë në Kishen Katedrale të Shen Kollit, që ishte ma e madhja e atij vend e rindertueme prej Tij. Besniku i Tij Imzot Pal Engjëlli, nga historianët tregohet se ndodhej në Romë, ku me të mërrijtun lajmi i vdekjes së Prijsit të Arbënisë atje, Gjergj Kastriotit, u nis për Shqipni “per me marrë nga e veja dhe i biri i Skenderbeut të drejten e mbrojtjes, me garnizone venedikase, të Krujes e të kështjellave tjera.” (Fan. S. Noli, “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” fq. 148)Ma vonë iku dhe e veja Donika e Gjoni, në Mbretninë e Napolit per mos me u kthye ma!
Në vitin 1478, “dhjetë vjet më vonë, kur pushtuan Lezhen, turqit hapën dhe varrin e tij, që të merrnin copëra të kockave të tija, si hajmali.” (F.S.Noli.)
Sebeliku na informon se “valle vajzash shqiptare, midis buçitjes së betejës dhe zhurmës së armëve barbare, mblidheshin rregullisht çdo tetë ditë mbi kështjellat, ku kishte mbretëruar Skenderbeu, për t’i kënduar hymne Herojt të tyre të vdekur.” (F.S.Noli, fq. 149)
Iku Imzot Pal Engjëlli, iku e veja Donika dhe i biri Gjon Kastrioti, ikën gjeneralë, klerikë e laikë nga Arbënia, ikën e vazhdojnë me ikë edhe sot. Kam lexue dhe jam interesue edhe per shkrime që nuk njihen endè në Shqipni, të dijetarëve dhe shkencëtarëve Fan S. Noli, At Athanas Gegaj, At Marin Sirdani, Milan Shufflay, At Zef Valentini S.J., At Gjergj Fishta, At Justin Rrota, At Daniel Gjeçaj, Prof. Zef Mirdita, Prof. Aurel Plasari e deri tek At Konrrad Gjolaj, dhe nuk kam mujtë me gjetë askund të shkrueme: “Tue dijtë të gjithë çka kam permendë ma siper se kur turqit do të pushtonin Lezhen, puna e parë e tyne do t’ ishte me shkatrrue kulm e themel Kishen Katedrale të Shen Kollit, si asht e mujtun që askush nuk shpjegon se çka u mendue dhe si asht veprue me Eshtnat e Heroit tonë Gjergj Kastrioti, per mos me i lanë me u dhunue nga turqit?!”
Emni i Gjergj Kastriotit asht Emni ma i Shejtë e ma i bekuemi per Shqiptar! Ai vazhdon me kenë i gjallë edhe sot në boten e perjetëshme t’ Atdheut të vet, në boten e pavdekshme të Shpirtit Atdhetar Shqiptar.
E bashkë me Gjergj Kastriotin sot janë edhe Zamakët e bardhë të Flamurit Tij të lavdishem Kuq i Zi, të cilët dhane jeten per “Atdhe, Fé e Perparim”!
AT GJERGJ FISHTA: çOHI T’ DEKUN


Ah! M’ kambë, Shqyptarë! E mos t’ u lshojë, jo, zemra,
Pse Perendija s’ ka me u lanë me u thye.
T’ u bijë nder mend, se fort ma e randë asht themra
E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m’ krye.
Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka lé,
N’ mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t’ hijë n’ dhé!
E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mni,
Qi flije t’ bahet ndo ‘i Shqyptar m’ therore,
Qé, mue tek m’ kini, merrni e m’ bani fli
Per Shqyptari, me shue çdo mni mizore. –
Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë
E nami i sajë per jetë u trashigoftë!
Po: Rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’ Dri
E porsi krandja e that n’ nji flakadâ,
U shoftë me arë, me farë me mal me vrri
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me zâ,
Kushdo Shqyptar, qi s’ brohoritë me uzdajë
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i Sajë!
(Pjesë nga “Lirikat”, botue në vitin 1941)
AT PJETER MËSHKALLA S.J. KA THANË:

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjetë robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.
Përsa i përket qëndrimit të ndonjenit që e kanë ligështue në tortura të pashembullta, si Don Ejllin e ndonjë tjetër, nuk duhet me harrue fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956, që pat thanë se po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit hungarez as nuk mund të krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar.
Dikush nuk ka gjetë forca për me përballue, dikush po.
Unë për vedi po të diftoj çfarë me ka ndodhë kur jam arrëstue në fillim. Kur hetuesi po më pyeste, unë i kundërshtova. Ai më ra një shputë dhe unë rashë përtokë.., m’u duk se m’u hap qiella dhe i kërkova ndihmë Zojës së Papërlyeme: O Zojë, më ndihmo me bajtë këto tortura, më forco mos të ligështohem, me ruej nën dorën Tande!
Ndoshta, askush nuk e beson, por asht fakt që gjatë gjithë hetuesisë mue vetëm një shputë më kanë ra, e ç’prej asaj ditë që Ju mbështeta Zojës, nuk më ka prekë ma kush prej tyne me dorë
!”.

Sa shumë Zamakë të bardhë të Flamurit Kastriotit kishte kjo Shqipni!!
Melbourne,e diel, 18.IX.2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

I PAHARRUESHMI IMZOT ERNESTO KOCI

Postby Laert » 14 Oct 2022, 13:09

Nga Fritz RADOVANI:
I PAHARRUESHMI IMZOT ERNESTO KOCI
Image
(6.VII.1870 – 23.II.1926)

Imzot Luigj Bumçi u ngarkue me detyren e Kryetarit të Delegacionit të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris. Mbas takimit me Papen Benedikti XV, i cili mori persipër me bisedue me Presidentin e ShBA Wilson, per ruejtjen e Shqipnisë nga coptimi nga shtetet fqinjë, me 12 Nandor 1920, Papa Benedikti XV ngarkoi Imzot Ernesto Kocin (Kozzi), me detyren e Delegatit Apostolik në Shqipni.

IMZOT ERNESTO KOCI, asht Delegati i Parë Apostolik i Vatikanit, që ishte Shteti i parë, që njohu Shtetin Shqiptar në 1920. Imzot Ernesto Koci jo vetem e njihte mirë Popullin Shqiptar, po Ai kishte një dashuni të madhe per popullin e Gjergj Kastriotit, gjuhen e të cilit e njifte mirë, e per të cilen që në vitin 1900 ai punoi dhe la vepra me një vlerë të madhe etnologjike në Shqipninë e Veriut. Imzot Ernesto Koci vertetë ishte nga Trentoja, italo – austriak si origjinë, po ishte një albanolog i perkryem dhe shumë i aftë, e kjo vertetohet me veprat me vlerë që Ai na ka lanë per kulturen e panjoftun Shqiptare jo vetem atëherë por edhe sot.
Imzot Ernesto Koci asht marrë kryesisht me të drejten zakonore, edhe pse gjuha shqipe nuk ishte e shkrueme, po me anë të komunikimit gojor me popullin e disa krahinave në Malësinë e Madhe, Mirditë, Zadrimë, Postribë dhe Dukagjin, Ai ka mërrijtë me lanë një studim të plotë të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, në një kand tjeter shikimi prej At Shtjefen Gjeçovit, vlera e të cilit asht e pakrahasueshme.
Imzot Koci edhe pse erdhi kur Shqipnia vazhdonte me kenë nen thundrat e turqëve, Ai me një kujdes të madh mori rrugat e vështira të Malsisë, ku la vepra me vlerë të pashlyeshme baritore e kulturore, per të cilat ka shkrue edhe Edith Durham (1863-1944) si edhe personalitete të tjera shqiptarë dhe të huej, që nuk kanë kursye asgja per të miren e Shqipnisë.
Veprimtaria e Tij asht e gjithanëshme dhe i paraprinë studjuesve shumë të njohun edhe pse të huej si, At Zef Valentinit, At Jak Gardinit etj., që përjetsisht do të kujtohen nga Populli Shqiptar per veprat e Tyne me aq vlerë në të gjitha drejtimet e jetës.
Imzot Ernesto Koci asht le me 6 Korrik 1870 dhe, ka vdekë papritmes në Bari me 23 Shkurt 1926. Por, ajo që do të theksoj asht “deshira e Imzot Ernesto Kocit me u vorrosë në token Shqiptare”. Dhe ashtu u veprue.
Ai asht vorrosë në Kishen Kathedrale të Shkodres, e Vorri i Bekuem i Tij, ka mundësi që asht zhdukë me “revolucionin kultural të 1967”, atëherë kur ua shkatrruen vorret e vjetra të gjithë klerikve të vorrosun në Kathedrale.
Me këte rasë po ju kujtoj thanjet e Papës Gjon Pali II në Tiranë, përballë Heroit tonë kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu: “… Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurr në historinë e njerëzimit…Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!. E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës… “Një demokraci pa vlera, – këte e kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia…”. (25 Prill 1993).
A nuk e verteton këte fakt “rilindja komuniste” sot në Shqipni?!
Dhe unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni…Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europian!”
Imzot Ernesto Koci erdhi në Shqipni në kohë pasigurije, po Ai, me një kujdes të madh mori rrugat e vështira të Malsisë ku la edhe gjurmët e veta.
Kalimi i Tij në Malsi nuk ishte i paparashikuem, madje Ai atje, la vepra të pashlyeshme baritore e kulturore, per të cilat kanë shkrue edhe shumë personalitete të tjera shqiptarë dhe të huej.
Ajo që Imzot Kocin nuk e ka shkelqye me ndriçimin e duhun të Veprave të Tij diplomatike, asht kenë pikrisht mentaliteti i politikanve tanë, që asnjëherë nuk kanë mujtë me shlye nga koka e vet fanatizmin anadollkak antikatolik, apo sllavokomunist, ashtusi sot, që janë tue vazhdue me lanë Ambasadan Shqiptare në Vatikan pa Ambasador!
Ajo që per shqiptarë ka mbetë e pashlyeshme asht çeshtja e Gjuhës, per të cilen i Madhi Dom Ndre Mjeda në poezinë “Gjuha shqipe”, që ia kushtoi albanologut Gustav Mayer, më 1892, pat kjartësinë ta vlerësonte gjuhën si përbase kryesore për formimin e kombit Shqiptar: “Gegë e toskë, malci, Jallia janë nji komb, m’u da s’duron: Fund e maje nji a Shqypnia, E nji gjuhë t’gjith’ na bashkon.”
Një nder çeshtjet kryesore që i ka terhjekë vemendjen dhe nuk ka kenë aspak indiferent as Imzot Koci asht kenë: “Toleranca fetare e Shqiptarëve në zhvillimet e historisë”. Sigurisht kjo asht një nga problemet ma kryesore.
Toleranca fetare e Shqiptarëve e mështetun në trinomin klasik besë, bujari, burrni, mbetë monument i kenies së kombit Shqiptar dhe i Atdhetarizmit.
Ambasaadori i Parë i Vatikanit në Atdheun e Gjergj Kastriotit, Imzot Ernesto Koci, ishte dhe mbetë nder Figurat ma të Nderueme të Historisë sonë të lavdishme dhe të Pavdekshme nder Shekuj. Ai me të vertetë ishte një dijetar i vertetë, po ajo që e bani të perjetshem në Token Shqiptare Imzot Ernesto Kocin, ishte Burrnia e Tij e nderthurun thellë me kulturen Europjane Perëndimore Perparimtare.
Gjithshka që Ai Burrë e la në Token Arbnore, Ai e kishte detyrë Shpirtnore që perjetsisht Vepra e Tij me kenë mbi Themelet e Europës Perëndimore!
E pikrisht kjo, asht ajo që e ban sot në Shqipni të Paharrueshem dhe të Pavdekshem të Madhin Ambasador Imzot Ernesto Koci.
Melbourne, e premte më 14 Tetor 2022.


Nga Fritz RADOVANI:
10 VJET PA NIK PAVACIN

Në vitin 2012, mora lajmin e vdekjes së antikomunistit nderuem të Shkodres Nik Pavacit, ish Kryetarit të Shoqatës së të Perndjekunve dhe të Persekutuemëve Politikë të Shkodrës.
E njofta shumë të ri, nga lidhja shoqnore me vllajn e Tij, Gjovalinin, kur ishim në bankat e shkollës pedagogjike në Shkoder, dhe jo larg me shtëpija njeni me tjetrin.
Të dy palët ishim shirokas të ramë në Shkoder. Në vitin 1956 na e kishim marrë maturen kur ngjau ngjarja ma e madhe mbas Luftës së Dytë Botnore në njenen nga republikat e nderueme të kampit të Lindjes komuniste, të okupueme nga BRSS, në Hungarinë Europjane, ngjarja që zgjoi nga zgjedha stalinjane komuniste “të gjitha demokracitë popullore”: Revolucioni i Hungarisë. Gazetat zyrtare shqiptare në faqet e para lajmonin “Kunder revolucionin...” dhe mbas pak ditësh Hrushovin e zemruem tue rrahë grushtat në podin e sallës së Kremlinit, dhe shumë shpejt mbas Fitores pakditore të Popullit Hungarez në Budapestin e Lirë, u veniten shpresat nga tanket sovjetike që rroposen Lirinë nen sixhirët e tyne. Imbre Nagi u tradhëtue nga ambasada e revizionistit Tito, i rilidhun me KGB e Hrushovit... Amerika nuk u ekspozue në skenen hungareze tue lanë në “fuqi”Marrveshjen e Jaltës. Hungarezët shpejtë rifilluen robninë sovjetike, gjykatat ushtarake e interrnimet në Siberi. Nuk shkon shumë kohë dhe dëgjohet se në Tiranë, Nik Pavaci dhe studentët e Liceut Artistik Ndrekë Bazhdari dhe Karlo Çefa, të tre nga Shkodra, janë arrestue me një akuzë si “armiqë të Popullit”.
Nuk mund të percaktoj data per mungesë dokumentacioni, por Nana ime më tregoi një ditë se Roza Pavaci, Nana e Nikës, i kishte tregue se ia kanë dënue djalin për politikë dhe se Nika, ishte në spitalin e burgut në Tiranë. Per arsye të shndetit, e kishin “privilegjue” dhe e kishin çue një ditë në burgun e Burrelit. Ndreka dhe Karlo u derguen nder kampe pune dhe shfarosje, ku qendrimi i Tyne ishte shembullor.
Ky grup të rijësh nga Shkodra, i tradhëtuem, ishte arrestue dhe dënue se të tre kanë mendue se edhe Shqipnia një ditë duhet me ndjekë rrugen e Hungarisë, tue kerkue kjoftë edhe me sakrficen e jetes së Tyne, “Lirinë dhe Drejtësinë”, të dyja të perdhosuna nga rregjimi diktatorial e terrorist i Enver Hoxhës...Grupi u quejt “kunder Revolucionar”, prandej edhe dënimet ishin të randa dhe me pasoja edhe mbas lirimit të tyne nga burgu.
Kujtoj që per Niken më kanë tregue tre vetë se “shpetimi i Tij nga vdekja kur Ai ishte në burgun e Burrelit, asht konsiderue një Mbrekulli nga Zoti, mbasi lanja e Nikës në kohë dimni gjatë hetuesisë në një dhomë i zhytun deri në bel në ujë të pistë dhe pa asnjë ushqim perveç bukës së thatë, i kanë shpartallue mushknitë me një proces tbc...” për të cilin dr. Ali Spahija, bashkvuejtës, “nuk kishte asnjë shpresë jete”, ndersa Lin Martini, më shpjegonte që “Nika kishte mërrijtë edhe mos me njoh as shokët e dhomës...kur pranë Tij rrinte me orë edhe pa gjum tue lutë Zotin per shpetimin e jetes, At Pjeter Mëshkalla.”
Këta tre djelmë, bashkë me familjet e të afermit, edhe mbas lirimit nga burgjet, u perfshine gjithë jeten në “luften e kllasave”...mbeten puntorë per “kafshatën e gojës”.
Asnjëherë nuk kam dëgjua nga asnjëni emnin e denoncuesit të grupit! Kur pata pyetë Niken një natë tue shkue në shtëpi per një njeri që “dyshojshe” mos i ka tregue ai, Nika më preu fjalen dhe më tha: “Fritz, unë e kam falë, mbasi ate e ka torturue me doren e vet Hilmi Seiti në mënyren ma shtazore...por edhe si Katolik ai më ka kerkue të falun, thellësisht i penduem per vuejtjet që më ka shkaktue. Nuk due me zanë në gojë emnin e tij, prandej të lutem asnjëherë mos e thuej se tashti na janë rritë edhe fëmija”.
Një nder modelet qytetare e fetare të qytetarit Shkodres ishte edhe Nika! U zgjodh Kryetar i Shoqates së të Persekutuemëve në Shkoder...Dy figura që kanë pasue njenitjetrin Ernest Perdoda dhe Nik Pavaci...të dy të smurë perjetsisht nga burgjet... Një ditë heret në mengjez, sambistët e sigurimit komunist i nxjerrin nga një Grevë që Shoqata organizoi në Shkoder, dhe per disa ditë Nikës dhe Ernestit i kanë vazhdue në trup shenjat e shkopijëve nga rrahja mizore prej kriminelave të sigurimit shtetit.
Po a u terhoqen Ata burra nga Lufta per Liri, Demokraci dhe Drejtësi?
Jam i sigurtë se edhe nder varreza Ata nuk janë të qetë per si e lane Shqipninë!
Per këte jam shumë i sigurt!
Besoj, Shkodranët nuk e harrojnë Nik Pavacin, kur po zhvillohej fushata e vitit 1996 per zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë së Shkodres, në kinema Republika.., dhe mbas meje mori fjalen Nika...Sa filloi me folë per rolin e së Djathtes së Bashkueme Shkodrane, na u fikën dritat, dhe gjithë salla ushtoi uuuuuuu. Nika çoi zanin dhe tha: “E dijshe se do të ngjasin kjo punë, prandej ju lutem mos u merzitni dy minuta!” dhe nxori nga xhepi dy qira dhe shkrepsen e vazhdoi fjalen e Tij. E njëkohësisht vazhdonin duertrokitjet!
Ata dy qira sot vazhdojnë me kenë të pashuem ashtu si nuk do të harrohet kurrë nga Shkodra dhe Shqiptarët dashunia e sakrifica e Tij per Liri, Demokraci dhe Drejtësi.
Kujtimi i i Nik Pavacit asht i perhershëm!
Melbourne, e hanë 12 Dhetor 2022.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
User avatar
Laert
Drejtues
 
Posts: 4430
Joined: 28 Jan 2009, 13:10

PreviousNext

Return to Diktatura Komuniste

Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest

cron