Cdo gje mbi diktaturen komuniste boterore dhe krimet e saj ne vende ish komuniste
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 34 postime · Faqe 4 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Prift Angelo Masafra- shërbtori i Pushtetarve dhe i Italisë
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pjesa e II-të
Vllazëria e feve( 4.2.2019) - Repart i tmerrshëm i Mazonerisë - Akt i Pjesmarrjes në Realzimin e Vaksinimit të popujve me mikroçipe ne trupë 2020
Imazh
Dy djajtë e Globit - Anti-Zot-Anti-Njeri!

”Myslimanë e të krishterë lutje, agjërim dhe bamirësi drejtuar Zotit”
Imazh

Nga Radio Vatikani
Komiteti i Lartë i Vëllazërisë Njerëzore (Higher Committee of Human Fraternity), themelue mbas takimit historik të Papa Franceskut me Imamin e Madh, Shejhun e Ez’herit Prof. Dr. Ahmed el Tajjib, të cilët u takuen para një vjeti në Abu Dhabi me dt. 4 shkurt 2019 për të firmosur
Dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore, i ka propozue Papa Françeskut, që besimet e ndryshme, më 14 maj, të bashkohen shpirtnisht në një ditë lutjeje, agjërimi, dhe veprave bamirësie, që Zoti ta ndihmojë shoqërinë njerëzore për të kapërcyer pandeminë e koronavirusit.
Papa Françesku dhe Shejhu i Ez’herit Prof. Dr. Ahmed el Tajjib e kanë pranue me gëzim këtë propozim të këtij komiteti, i cili përfaqëson besimin e Krishtenë, Islam dhe Hebre.
Nisur nga ky propozim, kësaj thirrjeje i bashkangjitet edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipnisë, i cili nxit dhe i ban thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë, të krishtenë, e të tjerë në Shqipëri, që me dt. 14 maj t’i drejtohen Zotit me lutje, agjërim dhe vepra bamirësie, që Ai, Zoti Krijues, të bekojë, shpëtojë dhe mbrojë popujt e Tij dhe të kthejë me mëshirë shikimin e Tij drejt nesh në këto kohë sprove.
Në lidhje me këtë ngjarje botërore, Papa Françesku tha: “Meqenëse lutja asht një vlerë universale, unë mirëpres thirrjen e Komitetit të Lartë për Vëllazëri Njerëzore, që besimtarët e të gjitha feve të bashkohen shpirtërisht më 14 maj në një ditë lutjeje, agjërimi dhe bamirësi, në mënyrë që t’i lutemi Zotit, që ta ndihmojë njerëzimin të kapërcejë pandeminë e virusit Corona.”

Ndërsa Prof. Dr. Ahmed el-Tajjib, tha në një postim të tij në Twitter: “E mirëpres ftesën njerëzore të vyer të cilën e ka shpallë Komitetit i Lartë i Vëllazërisë Njerëzore për t’i ftue të gjithë njerëzit anekend botës për t’u lutë, falë dhe për të kryer vepra të mira me qëllim që Zoti ta ngrejë Covid 19 nga familja jonë njerëzore e përbashkët.
Ftoj të gjithë të marrin pjesë në këtë thirrje, me përgjërim dhe sinqeritet t’i drejtohen Zotit për ta largue këtë pandemi dhe t’i japë sukses mjekësisë dhe shkencëtarëve për të arritë një ilaç, i cili do të mposhtë këtë virus.”
Organizata e Kombeve të Bashkuara ishte e para, qe e mirëpriti dhe iu bashkëngjit kësaj fushate, ndërkohë i janë bashkangjitë dhe dhjetëra shtete e institucione ndërkombëtare, si dhe presidentë e qeveri të shteteve të ndryshme të botës.

Zoti ju ndihmoftë e bekoftë të gjithëve.





''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Jehovaj(Vetflijimi) dhe Mendimi i Keti Bazhdarit, Posted 06 Korrik 2020, 18:06
”Deshmitaret e Jehovait jane njerez te mire! ”

ImazhImazh


autore - Keti Bazhdari,
data 4. korrik 2020, ora 18.54 •
(E di qe do te me paragjykoni, por e marr persiper koston)

Marr shkas nga tragjedia e fundit e ndodhur, si dhe per borxh moral ndaj disa personave me vlere, qe une kam njohur ne jeten time, te cilet kane zgjedhur ta shohin Zotin permes besimit Jehova. Zgjodha posacerisht ta pergjithesoj titullin, si kundepergjigje ndaj atyre qe zgjedhin te asociojne nje besim te tere me nje rast tragjik te ndodhur. Tradicionalisht edhe une i perkas nje besimi fetar, por personalisht kam zgjedhur ta besoj dhe njoh Zotin ne formen time. Me kete dua te them qe jam besimtare, por jo praktikante e rregullt e ndonje feje dhe s’kam asgje ne kundershtim me praktikat fetare, perkundrazi mendoj sa me shume te tilla te jene, aq me shume do te predikojne dhe shtyjne njerezimin drejt prosperitetit shoqeror. As nuk diskutohet qe ne permbajtjen e paster te seciles doktrine fetare qendron toleranca dhe respekti, keshtu qe cdo lloj ekstremizmi eshte puro egoist dhe i lidhur me interesa e shtysa, te cilat s’kane ne qender Zotin as dashurine. Ne keto raste, pervec distancimit , jam per nderhyrje te forte te ligjit.
Gjithsesi pa dashur te analizoj fatkeqesite e njepasnjeshme te familjes Josifi si dhe shkaqet, qe mund t’i kene shtyre ato zonja te shkreta te ndermarrin nje sere veprimesh radikale me jeten e tyre, dua te ndaj me ju refuzimin tim per te pranuar se promotor i ketyre akteve te dhimbshme mund te jete besimi Jehova. Disasocimi konitiv (depersonalizimi dhe derealizmi) njihen ne psikologji dhe jane probleme qe lidhen kryesisht me periudha katastrofash apo traumash te renda individuale, ku njeriu humbet kontaktin me realitetin, prandaj nuk eshte e drejte t’i atribuohen nje besimi fetar, pa prova e fakte, vetem e vetem se zonjat ne fjale kane qene praktikante. Sa katolik, musliman e ortodoks vrasin veten ne vit ne Shqiperi?! Po ne bote?! Pandemia eshte nje prej motivuesve kryesor te vetvrasjeve ne bote, kohet e fundit, dhe kjo pikerisht per disasocimin konjitiv dhe demet qe shkakton ne psiken e disa njerezve me te ndjeshem. Sa i perket sfondit fetar, nuk ka vdekje aq tragjike sa vetvrasja, qe nuk e permban ne nje forme apo tjeter, por kjo nuk permbush dot nje prove per te akuzuar nje doktrine fetare apo komunitet te tere si bashkepuntore. Kush merr persiper te kryeje nje akt kaq te rende ka gjithmone nevoje per nje motivim madhor, i cili nuk lidhet me Token, sepse perndryshe nuk do te ishte nevoja te arrinte deri aty. Gjithmone ne fakt mundohem te analizoj fenomenet dhe te mos nepergoj personat, aq me teper te gjykoj dike qe zgjedh t’i jape fund jetes se vet dhe te jem une ne pozitat te them se si e pse e beri, por rasti i fundit eshte paksa delikat, pasi pervec drames se kesaj familje, disa po mundohen ta perdorin per te inkriminuar nje forme besimi, kur zgjedhja dhe praktimi i tij ne Shqiperi eshte i lire. Kjo familje eshte perballur me fate vertete tragjike, vdekja e burrit, vdekja e dhendrrit, vdekja e vajzes,e ku rradha e fatkeqesive zgjatet aq shume, sa nis e behet paperballueshme nga anetaret e tjere edhe sikur te ishin nga mendjet me te kthjellta. Edhe njerezit me normal te mundshem, vjen nje pike e dorezohen duke terhequr njeri tjetrin brenda ne drame. Situata arrin deri aty, sa nuk kuptohet me ku mbaron tmerri e ku nis jeta. Dhe kjo nuk ka lidhje me fantazite e shumta qe kam lexuar keto dite ne media, qe jo deshmitaret e Jehovait thone se 144 mije vete do te shpetojne, jo sillen gjithe diten rrugeve pa pune, etj. Keto muhabete jane per kur nuk ke me cfare merresh . Deshmitaret e Jehovait besojne dhe predikojne Biblen, identike me ate te feve te tjera te krishtera, e cila s’permban definime te tilla. Besimi Jehova ndryshon nga besimet e tjera vetem ne rang procedure. Nuk kane piktura si te katolikeve, priftat martohen si ortodokset, nuk festojne ditlindje, qe me duket e cuditshme, nuk marrin pjese ne cerimoni dasmash pa celebrim ligjor, qe edhe kjo me duket e cuditshme, nuk pranojne gjak, pervec nje versioni fiziologjik, ka nje shpjegim shkencor ky, por qe s’e njoh mire si argument dhe tentojne te martohen mes tyre, qe edhe pse nuk e ndaj, nje gje te tille tentojne ta propagandojne te gjitha fete.
Pra keto jane gjerat me te “tmerrshme” te deshmitareve te Jehovait. Asgje me shume. Sa i perket punes, une njoh shume praktikante te besimit Jehova, te ndershem dhe teper te dedikuar. Vete forma se si funksionon bashkesia e tyre, sepse e kemi diskutuar shpeshhere, ka nje model, qe jo cdokush mund ta perballoje. Qe do te thote se nje deshmitar jo vetem nuk paguhet nga bashkesia, por ai paguan nje perqindje mujore nga paga e tij per te mbajtur kishen me gjithe infrastrukturen e saj. Plus duhet te dali ne sherbim(predikim dere me dere i Bibles) cdo dite, dy ore dhe kete duhet ta beje te gjithe jeten vullnetarisht. E pikerisht ky vullnetarizem aspak tipik per boten e sotme, i sit njerezit qe ne filllim dhe lejon te afrohen vetem ato me te devotshmit ndaj Zotit e besimit.
Une personalisht u kam rekomanduar shume shpesh miqve te mi, sidomos kur kishin pune ekonomike me ceshtje besimi te larte, qe t’i perfshinin edhe deshmitaret e Jehovait, kjo jo per te gjykuar e paragjykuar ne baze te besimit, por sepse personalisht kam patur eksperience shume te mire bashkepunimi dhe gezoj teper respekt per ndershmerine e tyre. Them kur keta individe i perkushtohen Zotit pa asnje interes dhe vetem japin nga vetja e vet, pse do t’i bekan njeriut keq?!
E di, ju dukem naive, por jam totalisht kunder ketij lloj lincimi ne media, aspak te drejte, qe behet kryesisht per klikime vetem sepse emertesa deshmitar i Jehovait, zgjon kuriozitet. Forma te tilla, te rrembyeshme, pa argumenta e prova reale dhe ku te gjithe vrapojme ta drejtojme gishtin si majmune, nxjerrin ne pah karakteristikat tona primitive dhe paragjykuese, te cilat i kemi sot e gjithe diten, por te pakten per fasade te mundohemi t’i fshehim!

https://www.facebook.com/bazhdariketi/p ... __tn__=K-R




”LARG sekteve protestante heretike e grupeve tjera jokatolike !”

Data 6 korrik 2020, ora; 16:02, e hanë - Autori - Zef Helmíca

Sapo lexova vdekjen tragjike të nanës e bijës prej Permetit, banues në Tiranë, pjesë të kishës ungjillore, apo simbas nji dishmije tjetër, pjesë e dishmitarve të JHV, të dyja sekte protestante heretike. Mjerisht, në kto funde të tmerrshme çojnë praktikat djallzore e të çmenduna sektare (me ndejë pa hangër, për me rinjallë nji personë të vdekun !!!) ... Simbas motrës së mbijetueme, Blertës, motra e saj e dekun, Anisa, asht mbajtë në shpi 15 muej, me shpresë se rinjallet, dhe ishte e posedueme prej djallit... E posedueme apo jo, kush luen me djallin, që mshehet në sektet heretike e shoqnitë e tjera jokatolike, heret a vonë ka me u djegë, si vetë djalli. KUJDES ! Nuk luhet me djallin ! Nuk kam njohuni se sektet protestante heretike predikojnë vetvrasjen ; megjithaté, kto sekte novatore protestante nuk janë themelue prej Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, por prej njerzve mkatnorë, liderat e t'cilve kanë përfundue jeten në mnyrë të tmerrshme... LARG sekteve heretike e jokatolike !
VETEM Besimi hyjnuer Katolik tradicional, i themeluem prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, e që asht praktikue zyrtarisht prej Vatikanit deri në vitet 60', përpara se me u pushtue ma vonë prej judeo-masonerisë dhe modernistave postkonçiljarë antikatolikë, mundet me lumturue njirin, jo vetëm mbas vdekjes, por edhe qysh në kyt jetë toksore tranzitore :
"Kisha Katolike, vepra e pavdekshme e nji Zoti të mshirshëm," shkruen Shejtnija e Tij, Papa Leoni XIII në Letren e tij inciklike mbi shtetet kristjane, "megjithse si qëllim kryesuer ka shëlbimin e shpírtnave dhe lumnínë e përjetshme të Qiellit, nep aq shumë të mira në kontekstin e mirëkênjes materjale, saqë edhe sikur t'ishte themelue vetëm për me sigurue mirëkênjen e ksaj jète toksuere, ajo nuk do t'kishte mujtë me dhânë mâ shumë në kyt drejtim."
Për me kênë tânsisht i lumtun, nevojat e ligjshme të shpirtit dhe të trupit duhen me iu plotsue, dhe n'familje ashtu si edhe n'shoqní, njíri duhet me gjetë rregull, pâqe dhe gzim. Ashtu si u shprehte me të drejtë Papa Leoni XIII, qëllimi krysuer i Kishës Katolike âsht me shêjtnue njírin, me anen e reformimit të moralit dhe jetës së tij fetare, e kshtú me e drejtue até drejt lumnísë së përjetshme të Parrízit. Por âsht evident fakti se tue e ndihmue njírin me kontrollue pasionet, me reformue dhe perfeksionue shpirtin, tue i tregue atij arsyet e përballjes me vdekjen dhe mbajtjen e kryqeve të ksaj jete kalimtare me durim, për hater t'jetës t'përjetshme, Kisha Katolike kontribon fuqimisht në mirëkênjen toksore të njírit. "Sa e admirueshme âsht Féja e Krishtêne," thotë Montesquieu, " sepse, megjithse duket se nuk ka qëllim tjetër përveç lumnís së jetës së përtèjme, ajo na bân të lúmtun edhe në kyt jetë."

https://www.facebook.com/zef.helmica/po ... d_activity
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Letra e II-të e Ipeshkvit Carlo Maria Viganò drejtue Trump-it
Imazh


Letër e Hapun Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Zotit, DONALD J. TRUMP

E Diel, 25 Tetor 2020

Solemniteti i Krishtit Mbret

Z. President,


Më lejoni t'ju drejtohem në këtë orë në të cilën fati i të gjithë botës po kërcënohet nga një komplot global kundër Zotit dhe Njerëzimit. Unë ju shkruej si Kryeipeshkëv, si Pasardhës i Apostujve, si ish Nunci Apostolik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Unë po ju shkruaj në mes të heshtjes së autoriteteve civile dhe fetare.

Mund t'i pranoni këto fjalë të mia si "zani i një që bërtet në shkretinë" (Gjn 1:23).

Siç thashë kur ju shkrova letrën time të parë, në qershor 2020, ky moment historik sheh forcat e së Keqes të rreshtuem në një betejë pa çerek kundër forcave të së Mirës; forcat e së Keqes që duken të fuqishme dhe të organizuara ndërsa u kundërvihen fëmijëve të Dritës, të cilët janë të çorientuar dhe të paorganizuar, të braktisur nga udhëheqësit e tyre të përkohshëm dhe shpirtëror.

Çdo ditë ne i ndiejmë sulmet që shumëfishohen nga ata që duan të shkatërrojnë bazën e shoqërisë: familjen natyrore, respektin për jetën njerëzore, dashurinë për vendin, lirinë e arsimit dhe biznesit.

Ne shohim krerët e kombeve dhe udhëheqës fetarë që i drejtohen kësaj vetëvrasjeje të kulturës perëndimore dhe shpirtit të saj të krishtenë, ndërsa të drejtat themelore të qytetarëve dhe besimtarëve mohohen në emën të një urgjence shëndetësore që po zbulohet gjithnjë e ma shumë si e dobishme për krijimin të një tiranie çnjerëzore pa fytyrë.

Një plan global i quajtun Rivendosja e Madhe asht në proces. Arkitekti i saj asht një elitë globale që dëshiron të nënshtrojë gjithë njerëzimin, duke vendosur masa shtrënguese me të cilat kufizohen në mënyrë drastike liritë individuale dhe ato të popullatave të tana. Në disa kombe, ky plan asht aprovue dhe financue tashmë; në të tjerët asht ende në një fazë të hershme. Pas liderëve botnorë të cilët janë bashkëpunëtorë dhe ekzekutues të këtij projekti skëterrës, ka personazhe të paskrupullt që financojnë Forumin Ekonomik Botëror dhe Ngjarjen 201, duke promovue axhendën e tyne.

Qëllimi i Rivendosjes së Madhe asht imponimi i një diktature shëndetësore që synon vendosjen e masave liridashëse, të fshehuna mbas premtimeve joshëse për sigurimin e një të ardhure universale dhe anulimin e borxhit individual.
Çmimi i këtyne koncesioneve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do të jetë heqja dorë nga prona private dhe respektimi i një programi vaksinimi kundër Covid-19 dhe Covid-21 i promovuem nga Bill Gates me bashkëpunimin e grupeve kryesore farmaceutike. Përtej interesave të mëdha ekonomike që motivojnë promovuesit e Rivendosjes së Madhe, vendosja e vaksinimit do të shoqërohet nga kërkesa e një pasaporte shëndetësore dhe një ID dixhitale, me pasojë gjurmimin e kontaktit të popullsisë në të gjithë botën. Ata që nuk i pranojnë këto masa do të mbyllen në kampe paraburgimi ose do të vendosen në arrest shtëpiak dhe të gjitha pasunitë e tyne do të konfiskohen.

Z. President, unë imagjinoj që ju jeni tashmë të vetëdijshëm se në disa vende Rivendosja e Madhe do të aktivizohet midis fundit të këtij viti dhe tremujorit të parë të vitit 2021. Për këtë qëllim, planifikohen bllokime të matejshme, të cilat do të justifikohen zyrtarisht nga një supozohet vala e dytë dhe e tretë e pandemisë. Ju jeni i vetëdijshëm për mjetet që janë përdorë për të mbjellë panik dhe për të legjitimue kufizimet drakoniane të lirive individuale, duke provokue artistikisht një krizë ekonomike në të gjithë botën. Në synimet e arkitektëve të saj, kjo krizë do të shërbejë për ta realizue rekursimin e kombeve në Rivendosjen e Madhe të pakthyeshme, duke i dhanë kështu goditjen përfundimtare një bote, ekzistencën dhe kujtesën e së cilës ata duen ta anulojnë plotësisht.
Por kjo botë, Z. President, përfshin njerëz, afeksione, institucione, besim, kulturë, tradita dhe ideale: njerëz dhe vlera që nuk veprojnë si automatikë, të cilët nuk binden si makinat, sepse janë të pajisuna me një shpirt dhe një zemër, sepse ata janë të lidhun së bashku nga një lidhje shpirtnore që tërheq forcën e saj nga lart, nga ai Zot që kundërshtarët tanë duan të sfidojnë, ashtu siç bani Luçiferi në fillim të kohës me "jo shërbimin" e tij.

Shumë njerëz - siç e dimë mirë - janë të tronditun thellsisht nga kjo referencë në përplasjen midis së Mirës dhe së Keqes dhe përdorimit të ngjyrave "apokaliptike", të cilat sipas tyne i acarojnë shpirtnat dhe mprehin ndarjet. Nuk asht për t'u habitë që armiku zemërohet kur u zbulua pikërisht kur ai beson se ka arritë në kështjellën që kërkon të pushtojë i shqetësuem. Ajo që asht për t'u habitë, megjithatë, asht se nuk ka kush të japë alarmin. Reagimi i shtetit të thellë ndaj atyne që denoncojnë planin e tij asht i prishun dhe jo koherent, por i kuptueshëm. Pikërisht kur bashkëpunimi i medias kryesore kishte arritë të bante kalimin në Rendin e Ri Botëror pothuajse pa dhimbje dhe pa u vënë re, të gjitha llojet e mashtrimeve, skandaleve dhe krimeve po dalin në dritë.

Disa muaj ma parë, ishte e lehtë të shpifej si "teoricienë konspiracioni", por ata që denoncuen këto plane të tmerrshme, tash po i shohim se po kryhen deri në detajet ma të vogla. Askush, deri në shkurtin 202, nuk do të kishte mendue kurrë që, në të gjitha qytetet tona, qytetarët do të arrestoheshin thjesht sepse dëshironin të ecnin në rrugë, të merrnin frymë, të donin të mbanin biznesin e tyne të hapur, të donin të shkonin në kishë te dielen. Megjithatë tani po ndodh në të gjithë botën, madje edhe në Itali me kartolina që shumë amerikanë e konsiderojnë si një vend të vogël të magjepsur, me monumentet e tij antike, kishat, qytetet e saj simpatike, fshatrat e tij karakteristikë. Dhe ndërsa politikanët janë barrikadue brenda pallateve të tyne duke shpallur dekrete si satrap Persianë, bizneset po dështojnë, dyqanet po mbyllen dhe njerëzit pengohen të jetojnë, të udhëtojnë, të punojnë dhe të luten. Pasojat katastrofike psikologjike të këtij operacioni tashmë po shihen, duke fillue me vetëvrasjet e sipërmarrësve të dëshpëruem dhe fëmijëve tanë, të veçuar nga miqtë dhe shokët e klasës, të cilëve u thuhet të ndiqnin klasat ndërsa ishin ulur në shtëpi vetëm para një kompjuteri.

Në Shkrimet e Shenjta, Shën Pali na flet për "atë që i kundërvihet" shfaqjes së misterit të paudhësisë, kathèkon (2 Thesalonikasve 2: 6-7). Në sferën fetare, kjo pengesë ndaj së keqes asht Kisha, dhe në veçanti papati; në sferën politike, janë ata që pengojnë vendosjen e Rendit të Ri Botëror.

Siç asht tashmë e kjartë, ai që zë Kryetarin e Pjetrit(papa françesk shen. jem 3.11.2020.) ka tradhtue rolin e tij që nga fillimi për të mbrojtë dhe promovue ideologjinë globaliste, duke mbështetë axhendën e kishës së thellë, e cila e zgjodhi atë nga radhët e saj.

Z. President, ju keni deklarue kjartë se doni të mbroni kombin - Një Komb nën Zotin, liritë themelore dhe vlerat e panegociueshme që mohohen dhe luftohen sot. Jeni ju, i dashtun President jeni "ai që i kundërvihet" shtetit të thellë, sulmit përfundimtar të fëmijëve të errësirës.(Grabitja, pedofilia dhe përdorimi i organeve të synit për të mbetun të rinjë pleqtë kryeglobalista=satanista – shen. jem).

Për këtë arsye, asht e nevojshme që të gjithë njerëzit e mirë të binden për randësinë epokale të zgjedhjeve të afërta: jo aq për hir të këtij apo atij programi politik, por për shkak të frymëzimit të përgjithshëm të veprimit tuaj që mishëron ma së miri - në këtë kontekst të veçantë historik - atë botë, botën tonë, të cilën ata duan të anulojnë me anë të bllokimit. Kundërshtari juaj asht gjithashtu kundërshtari ynë:
ai asht Armiku i racës njerëzore, Ai asht "një vrasës që nga fillimi" (Gjn 8:44).

Rreth jush janë mbledhë me besim dhe guxim ata që ju konsiderojnë garnizonin përfundimtar kundër diktaturës botnore. Alternativa asht të votohet për një person të manipuluem nga shteti i thellë, i kompromentuem randë nga skandalet dhe korrupsioni, i cili do t'i bajë Shteteve të Bashkuara atë që,
Papa, Jorge Mario Bergoglio po i ban Kishës,
Kryeministri Conte në Itali,
Presidenti Macron në Francë,
Kryeministri Sançez në Spanjë, dhe kështu me radhë.
Natyra e shantazhuem e Joe Biden - ashtu si ajo e prelatëve të "rrethit magjik" të Vatikanit - do ta ekspozojë atë për t'u përdorë në mënyrë të paskrupullt, duke lejue që pushtetet e paligjshme të ndërhyjnë si në politikën e brendshme ashtu edhe në ekuilibrat ndërkombëtarë. Asht e kjartë se ata që e manipulojnë atë tashmë kanë gati dikë ma të keq se ai, me të cilin do ta zëvendësojnë atë sapo të krijohet mundësia.

E megjithatë, në mes të kësaj tabloje të zymtë, shfaqet ky përparim i dukshëm i pandalshëm i "Armikut të Padukshëm", një element shprese. Kundërshtari nuk di të dojë dhe nuk e kupton se nuk mjafton të sigurosh të ardhura universale ose të anulosh hipotekat në mënyrë që të nënshtrosh masat dhe t'i bindësh të markohen si bagëtia. Ky popull, i cili për shumë kohë ka durue abuzimet e një pushteti të urryer dhe tiranik, po rizbulon se ka një shpirt; po kupton që nuk asht e gatshme të shkëmbejë lirinë e saj me homogjenizimin dhe anulimin e identitetit të saj; po fillon të kuptojë vlerën e lidhjeve familjare dhe shoqnore, të lidhjeve të besimit dhe kulturës që bashkojnë njerëzit e ndershëm.
Kjo Rivendosje e Madhe asht e destinuem të dështojë sepse ata që e planifikuan atë nuk e kuptojnë se ka ende njerëz të gatshëm të dalin në rrugë për të mbrojtë të drejtat dhe të dashunit e tyre, për t'u dhanë një të ardhme fëmijëve dhe nipërve të tnre. Çnjerëzimi nivelues i projektit globalist do të prishet fatkeqësisht përballë kundërshtimit të prerë dhe të guximshëm të Fëmijëve të Dritës.
Armiku ka Satanin në krah, Ai di vetëm të urrejë.
Por nga ana jonë, ne kemi Zotin e Plotfuqishëm, Perëndinë e ushtrive të mbledhun për betejë dhe Virgjëreshën Ma të Shenjtë, e cila do të shtypë kokën e Gjarprit antik. "Nëse Zoti asht për ne, kush mund të jetë kundër nesh?" (Rom 8:31).

Z. President, ju e dini shumë mirë që, në këtë orë vendimtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen si muri mbrojtës kundër të cilit asht çlirue lufta e shpallun nga mbrojtësit e globalizmit.
Vendosni besimin tuaj te Zoti, i fuqëzuem nga fjalët e Apostullit Pal: "Unë mund të baj gjithçka në Atë që më forcon" (Fil 4:13). Të jesh një instrument i Providencës Hyjnore asht një përgjegjësi e madhe, për të cilën me siguri do të marrësh të gjitha hiret e shtetit që të duhen, pasi ato po kërkohen me zjarr për ty nga shumë njerëz që të mbështesin me lutjet e tyne.

Me këtë shpresë qiellore dhe sigurinë e lutjes time për ju, për Zonjën e Parë dhe për bashkëpunëtorët tuaj, me gjithë zemër po ju dërgoj bekimin tim.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

+ Carlo Maria Viganò

Tit. Kryeipeshkvi i Ulpianës

Ish Nunci Apostolik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

--------------------------------------------------------------------------------....


Letra e Dytë e Kryeipeshkvit për Presidentin Donald Trump
Abp Viganò paralajmëron Trump për komplotin e ‘Rendit të Dytë Botnor’ ’për të‘ nënshtrue Njerëzimin ’, dhe për të shkatërrue LIRINË totale.

Kryeipeshkvi, Abp Viganò;

'Jeni ju, i dashtun zoti President, që jeni' ai që kundërshton 'gjendjen e thellë, sulmin përfundimtar të fëmijëve të errësinës,' shkruen Shkëlqesia e Tij.
'Vendosi besimin te Zoti'.

Nga Kryeipeshkvi Carlo Maria Viganò

30 tetor 2020
- Shkëlqesia e tij Kryepeshkvi Carlo Maria Viganò i ka shkrue edhe një letër tjetër të hapun Presidentit Donald J. Trump.

***
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Donald Trump ju ka mundur! Artan Gjyzel Hasani, Posted 10 Nëntor 2020, 22:19
Artan Gjyzel Hasani:
Donald Trump ju ka mundur!
Imazh

E hene, 09.11.2020, 09:47 PM
E sulmuan nga të gjitha anët akoma pa u bërë president i Amerikës.
Me shpifje, sajesa, intriga tipike të krijuara nga mendje kriminale dhe perverse të cilat u rrëzuan të gjitha në dyert e gjykatave.
4 vjet sulme të një agresiviteti Kriminal mbi Donald Trump.
E sulmuan Mediat e Rreme të cilave ua nxorri bojën dhe i quajti me emrin që meritojnë: FAKE MEDIA.
U sulmua dhe u tall deri në ndyrësi nga pedofilet e Hollywood dhe bota perverse e Showbiz.
U tradhëtua dhe sabotua nga FBI, CIA dhe pothuajse të gjitha agjencitë e shërbimeve inteligjente amerikane.
U tradhëtua jo rrallë në 4 vjet nga persona të afërt të stafit të tij.
E sulmuan hienat e demokratëve amerikanë me në krye monstrën Pelosi.
E sulmuan me impeachment me akuza monstruoze të sajuara dhe dolën bllof.
E sulmuan me prostituta që vinin nga jeta e mëparshme si qytetar i thjeshtë amerikan.
Pastaj i vërsulën Pandeminë e cila rezultoi Plandemi AntiTrump, Virusin Kinez për të cilin u shpikën aq shumë emra…
E sulmuan anarkistet idiote te kolegjeve dhe universiteteve.
I vërsulën sipër njerëzit e keqpërdorur e të çoroditur të BLM marksiste.
I vërsulën të droguarit injorantë dhe leninistë të ANTIFA-s.
E sulmuan krerët e Europës me Merkel dhe Makron në krye të cilëve Trump u tregoi se koha kur ata mund të keqpërdornin Amerikën dhe taksapaguesin amerikan kishte marrë fund.
E sulmoi Axhenda Globaliste e perverseve e shfytyruar pa identitet dhe Djalli mbi Tokë me emrin George Soros.
E sulmuan në mënyrën më brutale duke i mbyllur gojën me çensurë dhe propagandë DEMONET E DJAJTE MILIARDERE te Silicon Valley, Gates, Zuckerberg, FACEBOOK, GOOGLE, TWITTER etj..
E sulmoi Big Pharma, miliarderët e industrisë së ilaçeve të cilëve me uljen e gjigande të çmimeve u uli fitimet astronomike mbi kurriz të taksapaguesit amerikan.
E sulmuan miliarderët dhe korporatat e shitjes së armëve njeriun që 4 vjet mbylli luftërat ekzistuese dhe nuk filloi asnjë luftë të re.
Liruan të burgosit kriminelë për t’i përdorur si skalion të vijës së parë të sulmit.
Dogjën Amerikën per te rrezuar Trump
Plaçkitën Amerikën per te rrezuar Trump
Vranë amerikanë per te rrezuar Trump
Vranë Policinë per te rrezuar Trump
Rrezuan Statujat e Baballareve te Kombit Amerikan dhe Historine Amerikane per te permbysur Trump.
Vranë fjalën e lire.
Vranë lirinë e mendimit.
Dhe pas tërë kësaj kryqëzatë të pashembullt kriminale kundër një njeriu të vetëm, prapë se prapë, PRAPË SE PRAPË, nuk arritën ta mundnin.
NUK ARRITEN TA MUNDNIN!
Edhe pse përdorën tërë urrejtjen e mbledhur në aleancën e qelbësirave të planetit, prapë se prapë nuk e mundën dot.
Nuk mjaftuan as miliardat, as zjarri e hekuri, për të mposhtur një njeri të vetëm, një njeri krejt të ndryshëm nga maskarenjtë e Establishment dhe Njerëzit e Axhendave.
U desh TE VIDHNIN VOTIMET si arma e fundit e një botë pa moral, pa din e iman, pa familje, pa atdhe e pa Zot.
Politika është një bordello dhe politikanët prostituta dhe Donald Trump nuk ishte politikan. Prandaj e urryen.
Dhe prapë nuk e kanë mundur dot!
Unë uroj që kur gjykata Supreme të bëje drejtësi dhe drejtësia të flaës proTrump, ai pikërisht atë ditë të japë dorëheqjen dhe t’ia lërë postin Mike Pence, dhe të shkojë në jetën e tij të mrekullueshme private si një Fitues i Madh, Kalorësi i Fundit në një botë zvarranikësh.
Atëherë do të çmenden! Do të çmenden sepse nuk do kenë mundësi të merren as me flokët e Trump, as me gojën e duart e tij, as me mënyrën se si flet, qesh apo ecen. Nuk do të merreshin më as me taksat e tij, siç nuk u morrën 4 vjet më rrogën presidenciale që Trump e dhuroi dhe nuk pranoi ta merrte kurrë.
Por Trump nuk ekspozoi vetëm anën e ndyrë amorale të Establishment dhe këlyshëve të Soros.
Ai zbuloi miliona njerëz të thjeshtë me shpirt të madh, trima dhe të mençur që iu kundërvunë të Keqes me fjalën, veprimet dhe votën e tyre pro Amerikës, Familjes, Jetës dhe Zotit.
Dëshmoi që në të vërtetë nuk ka qenë i vetëm, por i mbuluar nga dashuria dhe i mbrojtur nga besimi i asaj gjysme të amerikanëve që besojnë të veprat e fjalët e një njeriu që nuk foli kurrë politikisht korrekt hipokrizinë e mirësjelltë të Establishment, por foli ashpër me zërin e tyre të ndershëm.
Ishte i Vetmi, por jo i vetëm.

http://www.zemrashqiptare.net/news/5544 ... undur.html

Fritz Radovani:
Çdo pikë e presje e vumë në vendin e vet.
"Ishte i Vetmi, por jo i vetëm." Nje mbyllje klasike!
Ju falemnders!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 34 postime · Faqe 4 prej 4 · 1, 2, 3, 4
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Dhjetor 2020, 21:55
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari