Ketu do gjeni te gjithe patriotet qe kan marre pjese ne historine e kombit tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Drejtues
Poste: |
4572 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
I nderuemi Z. President – Ilir Meta! A duhej dekorue dhe vendosë kunora lulesh te Vorri edhe i At Shtjefën Gjeçovit Në 100 vjetorin (1920 - 3 shtator - 2020) e Luftës Heroike të Vlonës kundër hordhive italjane?
NDERIMI I AT SHTJEFËN GJEÇOVIT(i biri i Kosovës) - ASHT NDERIM EDHE PËR KOSOVËN MARTIRE Mos HARRO President Meta ta dekorosh At Shtjefnin: Me rastin e 91 vjetorit të vrasjes mizore nga Beogradi! - Rasti për ta dekorue më 14 tetor 2020
Pjesa e I-rë HARRESA asht FYEMJE ndaj At SHTJEFËN GJEÇOVIT - zotni PRESIDENT ILIR META!
Kontributi i At Sh. Gjeçovit në Luftën e Vlonës k/fashistve italjan në 1920
- Në 14 prill 1920 At Gjeçovi transferohet në Kishën Katolike në Vlorën e pushtuem nga italianët.
- Sapo emnohet meshtar At Gjeçovi në Kishën Katolike të Vlorës, së pari përzen kapelanin(eprorin e kishës) e ushtrisë pushtuese italjane nga kisha.
- At Gjeçovi për I.Qemalin shkruen:  
“Filluan luftën të peshtetun në shpresë të ndihmës së Perendisë e të bashkimit vllaznuer, e paten sosë a me mbetë të gjithë në lamë të luftës, ose me shperthye dyert e hekurta e ledhet e çelikta të armiqve… e nuk durojnë që ti vurgnoset ftyra e asajë shqypje dhe ati flamuri, që e pati ngul dora e prarueme e të pa harruemit Plak, zotit Ismail Qemali, të cilit i qoftë lumnija, e nder kangë e valle ju kendoftë emni…”
- Vlonjatët për At Gjeçovin: Kontributi i Gjeçovit në Luften e Vlorës 1920, u respektue dhe u çmue nga vlonjatët. Me datën 3 shtator kur luftëtarët hynë në Vlonën e çliruem, vlonjatët e nderojnë AtGjeçovin duke e vënë në krye të vendit. Ai së bashku me atdhetarin Ahmet Lepenica lartësoi flamurin kombëtar në varrin e I. Qemalit qe ne ate vit ishte në Kaninë të Vlonës.
- At Gjeçovi për Vlonën shkruen: “Rroftë bashkimi!…Kënaqu e gëzohu o qytet i Vlonës, se pernjimend paske qenë fatlumë tuj ushqye ksi farë zotnish-djem në prehnin tand. Knaqu e madhnohuni o nanat e vlonjatëve se pernjimend paskeni pasë në gji e rritë djem petrita”. - ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------…
"At Shtjefën Gjeçov Kryeziu, në Luftën e Vlorës 1920 dhe një foto e rrallë". Kurt Farka on August 21, 2020 Nga: Jaho Brahaj 21 gusht 2020 Në vitin 1920 Gjeçovi transferohet në Vlorën e pushtuar nga italianët. Vlora pothuajse nuk ka fare popullsi katolike latine, por në këtë qytet ruhej një kishë katolike më shumë për nevojat shpirtërore të të huajve, konsuj, tregëtar etj. Në këtë kishë ishte vendosur gjatë atyre viteve të pushtimit kapelani (prifti ushtarak) italian.
At Shtjefën Gjeçov Kryeziu. Sapo shkon Gjeçovi në Vlorë, së pari përzen kapelanin e ushtrisë pushtuese nga kisha. Gjeçovi ishte me karakter i prerë për problemet e traditës e pasurisë shpirtërore shqiptare, nuk lejonte futjen e hundëve të të huajve në problemet tona. Në Vlorën e luftës ato ditë Atë Gjeçovi u bashkua me popullsinë e qytetit e u bë një nga perkrahësit e frymëzues i rezistencës dhe luftës kundra pushtuesit. Si shkruan edhe vetë ai, në Vlorë nuk pati asnjë fanatizëm, dhe ky lëvizte nëpër qytet duke propoganduar madhështinë dhe shenjëtërinë e luftës çlirimtare. Gjeçovi shkoi me këmbë në verën e vitit 1920 edhe në fshatrat e Vlorës si bashkëluftëtar i ngazëllyer me heroizmin e luftëtarve, që luftonin kundra dhunuesve të Flamurit e të Lirisë.
Për këto ditë Gjeçovi shkruan: “Filluan luftën të peshtetun në shpresë të ndihmës së Perendisë e të bashkimit vllaznuer, e paten sosë a me mbetë të gjithë në lamë të luftës, ose me shperthye dyert e hekurta e ledhet e çelikta të armiqve… e nuk durojnë që ti vurgnoset ftyra e asajë shqypje dhe ati flamuri, që e pati ngul dora e prarueme e të pa harruemit Plak, zotit Ismail Qemali, të cilit i qoftë lumnija, e nder kangë e valle ju kendoftë emni…” Kontributi i Gjeçovit në Luften e Vlorës 1920, u respektua dhe u çmua nga vlonjatët. Me datën 3 shtator kur luftëtarët hynë në Vlorën e çliruar, vlonjatët e nderojnë Gjeçovin duke e vënë në krye të vendit. Ai së bashku me atdhetarin Ahmet Lepenica do lartësoi flamurin kombëtar në varrin e I. Qemalit qe ne ate vit ishte në Kaninë. Ky ishte dhe momenti kulmor i kremtimit të fitores historike. Ishin patriotët, ushtarët e lirisë, nanat vlonjate që humben djemt e burrat, ishin motrat që mbetën pa vllezër nga lufta e shenjët, që nderonin këtë burrë nga Janjeva shqiptare, duke ja lënë në dorë Flamurin Kombëtar ta lartësonte në këtë vend të shenjët për shqiptarët, si një mesazh per Plakun vlonjat. Këtë amanet simbolik e percjell Gjeçovi në Kaninën e lashtë, që edhe emrin në letrat shqipe në ato vite e mbante “Komnen Kanina”. Nuk e kemi tekstin e fjalës së tij në këtë rast, por pas pak ditësh shkruan: “Rroftë bashkimi!…Kënaqu e gëzohu o qytet i Vlonës, se pernjimend paske qenë fatlumë tuj ushqye ksi farë zotnish-djem në prehnin tand. Knaqu e madhnohuni o nanat e vlonjatëve se pernjimend paskeni pasë në gji e rritë djem petrita”.
At Shtjefën Gjeçovi, Tol Arapi, Ahmet Lepenica dhe Dom Mark Vaso në Kaninë tek Varri i Ismail Qemalit, me 3 shtator 1920.
Vlonjatët nuk e harrojnë Gjeçovin, i kerkojnë që të shkruante historinë e kesaj epopeje të lavdishme, por kjo nuk u realizua se Gjeçovi u nis për atu ku kerkohej e ishte më shumë i nevojshem." U morë nga Gazeta Shqiptare https://www.shqiperia.com/blog/at-shtje ... -e-rralle/
E pregatiti - Bep Martin Pjetri E shtunë, 5.IX.2020 Vazhdon
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4572 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Pjesa e II
Kush ishte At Shtjefën Gjeçovi?
Vrasja mizore nga serbët e At. Gjeçovit - Parlamenti i 1929 “Shqypnia asht vendi ku kena le e na jena vetëm shqiptarë".At Shtjefën Gjeçovi:
Më 14 tetor 1929 vritet mizorisht Atë Shtjefën Konstandin Gjeçovin, në vitin 1929 në fshatin Zym të Hasit të Prizrenit.
Protesta e Parlamentit në 1929 Deputetët në Parlamentin shqiptar protestuen në 1929 për vrasjen barbare të shkenctarit atdhetar duke i tërheq vërejtjen mbi plojat mizore dhe dhunimet kundër shqiptarëve të Kosovës me kërkesë pranë Qeverisë së Beogradit që t’i ndërpresë këto mizori. Edhe vrasja e atdhetarit Atë Shtjefën Gjeçovit u diskutue nga Parlamentin shqiptar në mbledhjen e njëmbëdhjetë më 11 nanduer 1929 nën kryesinë e kryetarit të Parlamentit, Pandeli Evangjeli. 1. Deputeti i Korçës, Tefik Mborja – Relatori i Vrasjes te At Shtjefnit tha në parlament:” “Nëse nuk do të interesohen parlamentarët shqiptarë si përfaqësues të popullit për këtë çështje jetike, atëherë duhet të jemi të vetëdishëm se populli shqiptar nuk ka për të ekzistuar, andaj e kemi detyrë të shiqojmë çka po ngjet, jo për qëllim ndërhyrjeje në punët e brendshme, por të shiqojmë se çka ndodh me bashkëkombasit tanë që jetojnë në Mbretërinë jugosllave.” 2. Deputeti i Dibrës, Fiqri Rusi: ” i ban apel shtetit jugosllav që, në qoftë se dëshiron marrëdhënie fqinjësore me Shqipninë dhe t’i kontribuojë paqes në Europën Juglindore duhet t’i ndalojë këto mizori, sepse në të kundërtën, pra nëse vazhdon me zhdukjen e shqiptarëve, shteti shqiptar do ta ngrejë zanin ku të jetë e nevojshme, sepse një gja e tillë nuk mund të durohet.” 3. Deputeti i Dibrës, Kolë Mjeda shprehu mendimin se At Shtjefni kishte kontribue në favor të vjeljes së folklorit shqiptar dhe se ishte zbatues i ligjeve, i ndërgjegjes dhe i ndjenjave kombëtare. 4. Deputeti i Dibrës, Jashar Erebara, i cili fillimisht u shpreh se serbët nuk dëshirojnë të dëgjojnë për elementin shqiptar. Veprat e Jugosllavisë nuk janë shembull miqësie. Në vijim zoti Erebara paraqiti mjaft të dhana faktike mbi mizoritë serbe në Kosovë. Në fund të fjalës së tij zoti Erebara shpreh mendimin se për fat të keq, serbët nuk duen ta kuptojnë se shqiptarët nuk paraqesin pengesë për ta, por, megjithatë, ata dëshirojnë zhdukjen e të gjithë elementit shqiptar në Jugosllavi. 5. Deputeti i Korçës, Xhafer Ypi propozoi të Protesohej pranë Lidhjes së Kombeve(OKB e sotme). 6. Rauf Fico, ministër i Punëve të Jashtme, i dergoi notë proteste Ministris Jashtme të Mbretnis Jugosllave per Vrasjen Mizore të At Shtjefnit. 7. Deputeti i Korçës, Tefik Mborja propozoi parlamentarëve që të mbanin pesë minuta pushim heshtje në kujtim të shpirtit të At Shtjefën Gjeçovit. 8. Deputeti i Kosovës, Bahri Begolli deklaroi se, nuk ishin të kënaqshme shpjegimet e ministrit të Jashtëm. Ai, si përfaqësues i popullit, e veçanërisht si përfaqësues i Kosovës, kërkoi nga Qeveria që të merreshin masa shumë energjike, jo vetëm për At Shtjefën Gjeçovin, por edhe për të gjithë vllaznit shqiptarë që jetojnë në Jugosllavi, duke shprehë mendimin se Jugosllavia duhet ta ketë të kjartë se edhe miza asht e vogël, por e turbullon stomakun. Me diskutimin e deputetit Bahri Begolli mori fund kjo çështje. (U morën disa të dhana nga ”Diskutimi i vrasjes të Gjeçovit në Parlamentin e Shqipërisë- 1929”, Nga: Lush Culaj, 5 dhjetor 2017)
Pjesa e III-të
Atë Shtjefën Konstandin Gjeçovi (12.7.1874 ne Janjevë – 14.10.1929) - Martiri i Ndjenjave të Atdheut - Pishtar i ndriçimit të historisë dhe i Rilindjes së kulturës së kombit
1. Veprimtaria meshtarake Shërbeu meshtar kryesisht në Shqypni; Atë Shtjefën Gjeçovi ishte meshtar 22 vjeçar në; Laç-Sebaste të Kurbinit në 1899, Gomsiqe të Pukës në 23 korrikut 1908, Rubik, Pejë, Zarë, Sapë, Theth në 1916, Troshan në fillim të 1919, Prekal, Vlorë më 21 prill 1920, ku nuk pritet mirë nga autoritetet italjane, Shkodër, Gjakovë e Zym të Prizrenit, ku u vra pabesisht dhe mizorisht!
Atë Shtjefën Konstandin Gjeçovi-Monument i gjuhës e i kulturës së Kombit Shqiptar; Atë Shtjefën Konstandin Gjeçovi ishte; mësues, historian, arkeolog, etnograf, shkrimtar e gjuhëtar dhe teolog.
Disa Vepra; Atë Shtjefni ka botue këta libra: “Përkrenarja e Skënderbeut”, “Dashnia e atdheut”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Trashëgime trako-ilire”, “Mark Kuli Kryeqitas” (1905), “Agimi i qytetnis”,(1910), “Atil Reguli” (përkthim i lirë i dramit me tri pamje të Pjetër Metastasit) (1912), “Vajza e Orleans-it ase Joana d’Ark” mbas A.F. prej Bergamos, (1915), “Atil Reguli” (1912), “Moisi Golemi”, ”Sebasti n’Arbeni ose n’Armeni” në 1921, dhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (1933).
Vepra teologjike; “Jeta e shë Luçis, pajtores s’arkidieçezit të Durrsit” (1904), “Shna Ndou i Padues” (1912), “Shpërblesi i botes ase Jeta e Jezu Krishtit. Akademia e Gjermanisë i akordoi At Shtjefën Gjeçovit çmim akademik Universiteti i Lajpcigut i dha titullin "Doktor i shkencave in honoris causa" për ”Kanunin e Lek Dukagjinit”. Akademia e Japonisë e studjoi dhe e çmoi ”Kanunin e Lek Dukagjinit”.
U pregatitë nga Bep Martin Pjetri - E shtunë, 5 shtator 2020
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Drejtues
Poste: |
4572 |
Antarësuar: |
28 Janar 2009, 13:10 |
|
Autori - Bep Martin PjetriAmaneti i Faik Konicës i 1913 për Shenjtrimin e Famullis së Gomsiqes!
Famullia e Gomsiqes ishte dhe mbeti Djepi i Qytetnimit të Mirditës! Ishte Djepi i Akademisë ku leu "Kanuni i Lekës" dhe i shum veprave! Famullia u shndrrue në nji Katedër Albanologjike-Juridike me mbi 2000 faqe shkrime studimi juridik mbi " Kanunin e Lekës", apo vepra tjera prej At Shtjefën Gjeçovi(12.VII.1874 - 14.X.1929).
Ndër tjera shkruen F.Konica për Atin e ”Kanunit të Lekës” – At Gjeçovin: ”Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u ritur – dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqipëtarësisë.” Në vjetin 1913 kalëroi 7-8 orë Konica sbashkut me At Gj. Fishtën nga Shkodra në Gomsiqe te miku i tyne për vizitë te At Shtjefni(ku ndenji në Gomsiqe prej majit 1907 deri – 1917). Gomsiqja - fshat mirditor i skajit perëndimor. Gomsiqja - Porta e Qytetnimit të Mirditës! ”Gomsiqja…i pari katûnt i Mirditës mb’udhë nga Shkodra n’Orosh. (Faik Konica). Gomsiqja nën mburojën e maleve, dikur e vetmuem, e vorfën, e strukun nga harresa e qellimshme, nji famulli akademik e nji ngrehinë gurit, e pastër, larg kullave sikur vetë jeta e asaj kohe e trishtë dhe plotë dritë veprash, shenjoi në historinë e saj nji nga lisat ma inkandeshente e ditunis, e atdhetaris dhe i martirizimit; At Shtjefën Gjeçovi, qi jetoi, shërbeu, shkruejti vepra si dhe kryeveprën ”Kanunin e Lekë Dukagjinit”.
Gomsiqja e harrueme edhe sot në 2020 i At Gjeçovit dhe i Famullisë! Pa muze, pa asnji vizitor te kulla akademike e Gomsiqes. Ku janë patriotët, shoqatat, historjanët, klerikët katolikë mirditorë? Ku janë burrat dhe burrneshat e Mirditës? Ipeshkvi i Mirditë Gjergj Meta asht i xanun me përkthimet e liturgjisë të gegëvë të mdhaj në dialektin toskë simbas udhzimeve të beogradit dhe të tiranës enveriste-sllave! Akademia, bashkia dhe ministria e kulturës merren me tjetërsimin e vlerave kombtare, merren me dhurimin e instrumentit Lahutë – banorit barbar të Uraleve etj!
Amanetin jua la Konica - mirditorve Amanetin jua la Konica - mirditorve për Famullinë e Gomsiqes për ta shndrrue në MUZE, VEND NDERIMI për Famullinë dhe At Gjeçovin!
A do të bahet realitet amaneti i Faik Konicës për ta shenjtrue Famullinë e Gomsiqes në nji vend pelegrinazhi për shqyptarët dhe të huej? Me nji muze të plotsuem me kanunin dhe veprat qi i shkruejti aty për 10 vjet. A thue asht zbehë apo fshi nga KUJTESA autori i vendlindjes së "Kanunit të Lekës" nga mbarë Mirdita?
Mirdita asht borxhli dy herë ndaj At Sh. Gjeçovit; 1. Famullinë e Gomsiqes e shndrroi në Akademinë e Mirditës! At Gjeçovi hapi Shkollën aty në 1907 me msues - meshtarin Jakin Serreqi. 2. I kushtoi veprën monumentale birit mirditor At Gj. Fishtën - vepren "Agimi i Gjytetnis"! E premte, 30.X.2020
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri "Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta "Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
|
|
|

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë
|
|
Copyright ©2008 phpBB Group.
|
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 01 Mars 2021, 23:38
|
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
|
|
|